Shoqata "Atdheu" kremtoi 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Faqja 1 e 1
Shoqata "Atdheu" kremtoi 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Miftar Zagragja:Shoqata "Atdheu" kremtoi 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Graz, Austri 14 shkurt 2015
Bashkim Shala, veteran i të gjitha luftërave në trojet shqiptare, z.Artan Kabashi dhe Vehbi Haliti nga Kryesia e Shoqatës Humanitare Kulturore Sportive,,Atdheu" në Graz të Austrisë, në krye me kryetarin e palodhur, z. Bashkim Shala,organizuan manifestim madhështor me rastin e 7-vjetort të pavarësisë së Kosovës.
Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe ttë punohet me dashur e përkushtim për nder e lavdi të atdheut. Salla ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur përplot, kishte mbi 500 bashkëatdhetarë, ku në këtë mbrëmje vërehej atmosferë gëzimi e krenarie. Këngëtarët Smail Puraj e Rovena Stefa. e ngrohën atmosferën me këngët e tyre duke ngritur në valle e gjithë sallën.
Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që pati prezent nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria. Mësuesja e shkollës shqipe znj.Bukurie Limani, nga shkolla shqipe në Graz, "Dituria" ,e hapi programin me ç’rast i përshëndeti të pranishmit në këtë pasdite festive. Pastaj tubimi vijoi me programin e nxënësve të shkollës shqipe. Pati një program të pasur artistik të përbërë nga recitale, vjersha dhe këngë, të përgatitura nga mësuesja e tyre. Me programin e nxënësve u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje. Për këtë 7-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, nuk u la pa u përmendur edhe jeta dhe vepra e Presidenti historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Po ashtu u shfaq një film dukomentar mbi vuajtjet, torturat e kombit shqiptar, për dëbimin i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre e dhunshme në Kosovë, 1878—1912, pastaj për vuajtjet e kombit shqiptar-“muhaxhirëve”, masakra në Çamëri, përmbledhje dokumentesh, që ndodhën gjatë viteve 1944 - 1945 në krahinën shqiptare të Çamërisë e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, vepra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe sakrifica e familjes së tij e deri te Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Kryetari i palodhur i Shoqatës Humanitare Kulturore Sportive ,,Atdheu, z. Bashkim Shala i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi ata për datën e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ai me këtë rast tha: “Jemi përpjekur që të jemi aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive, kemi zhvilluar aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore dhe ato sportive. Posaçërisht kemi qenë bashkë kur kemi shënuar ditët e lavdishme të historisë sonë kombëtare siç janë 28 Nëntori -Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare”.
Për ndër të festës, të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë.Ambasadori Roland Bimo, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit Ai mes tjerash tha: ”Dita e Pavarësisë është një ditë e madhe dhe një motiv për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që ata jetojnë dhe integrohen e tregojnë vlera të jashtëzakonshme të tyre nga burimet shekullore me bazament kombëtar pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e pa tjetërsueshme dhe kjo do jetoj brezave”.
Në manifestim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Austri.
Ymer Lladrovci, konsull, në emër të stafit të Ambasadës së Kosovës i uroi të pranishmit duke thënë veç tjerash se 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës, ka një domethënie të madhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne, me 17 shkurt, Ditës së Pavarësisë së Kosovës,i treguam botës se jemi të aftë të krijojmë e të mbajmë shtet. Historikisht dihet se shoqatat kanë luajtur një rol me rëndësi në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe këtë po e vërteton edhe Bashkim Shalën me shoqatën e tij “Atdheu”për çka e falënderoj”,duke përshëndetur të tubuarit.
Unioni i Shoqatave nga regjioni Stmk. z.Rifat Krasniqi nga Shoqata ,,Mërgimi“, Steyr z.Miftar Zagragjaj, “z. Ymer Aliu, nga shoqata “28 Nëntori” Kirchdorfi, nga shoqata “Kastrioti” Graz, nga shoqata “Belushi” Graz, dhe nga shoqata “Rinia”Graz.Aktivitetet e diasporës shqiptare në Austri kanë qëllim bashkëpunimin e organizatave shqiptare midis tyre si dhe bashkërendimi i aktiviteteve, për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë të diasporës shqiptare.
Pothuajse në të gjitha vendbanimet e Grazit, tash e disa vite jetojnë shumë shqiptarë, në numër më të madh ata nga Kosova, të ardhur në fillim të viteve të 90-ta, si pasojë e dhunës nga pushteti i atëhershëm policor-ushtarak serb i udhëhequr nga politika shoveniste e Milosheviqit. Shqiptarët e përndjekur, kanë gjetur strehim dhe ngrohtësi edhe në qytetin e Grazit më rrethinë në regjionin Stmk.
Shumica e bashkëkombësve tanë që janë vendosur në Graz më rrethinë, këtu kanë ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga Kosova Lindore dhe nga Mali i Zi. Që nga koha kur kanë ardhur e deri tash, këta bashkëkombës kanë arritur të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare. Kurse bashkëkombësit tanë të moshës së re, të gjithë, pa përjashtim ndjekin mësimet në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë këtu edhe studimet.
Shqiptarët që jetojnë këtu, kanë kontribuar edhe për grumbullimin e ndihmave për Kosovën. Në organizimin e Fondit të Trepërqindëshit dhe ai Vendlindja Thërret, “Ndihma për Drenicën”, “Ndihma për Shkollën shqipe”, “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, Fondit të Universitetit të Tetovës, Fondit ,,Liria kombëtare”, Kosovën Lindore, Shoqatës Presheva etj. Por nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombësit tanë nga Grazi.
Integrimi i mëtejmë në jetën dhe shoqërinë austriake, gjithashtu do të jetë pikësynim . Por këtu do të jemi të kujdesshëm që njëherazi të ruajmë edhe identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Sidomos tek të rinjtë këtu në Graz, për t’u marrë me aktivitete të mirëfillta kulturore e sportive.
Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm. Këta njerëz të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre. Ata janë të vetëdijshëm se kështu kanë kryer misionin e tyre për pavarësinë e Kosovës.
http://albwebtv.blogspot.co.at/2015/02/shoqata-atdheu-kremtoi-7-vjetorin-e.html
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shoqata “Kadri Zeka” suksesshëm kremtoi 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
» Hamzë Morina:Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
» VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS
» Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island, dritëz Mëmëdheu për fëmijët e Diasporës
» Hamzë Morina:Shkolla shqipe në Zvicër kremtoi 20-vjetorin
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
» VOAL-ONLINE JUA URON TË GJITHË SHQIPTARËVE ME FAT DY VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS
» Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island, dritëz Mëmëdheu për fëmijët e Diasporës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi