Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna?

Shko poshtë

Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna? Empty Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2015 8:37 pm

Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna?


Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna? Largea_largea_bahri-gashi13953491261425117520
Bahri Gashi


Katapultimi‬ i shpejtë mediatik i monstrumit Dobruna në këtë kohë, në prag të themelimit të Gjykatës Speciale kundër pretendimeve të krimeve të luftës dhe përfolja e qëllimshme e z. Haradinaj, është shumë e rrezikshme, që në çdo variant apo një tjetër ta bëjnë dosje të kësaj Gjykate, thotë Bahri Gashi, ekspert për Politikat e Sigurisë dhe zv. Kryesuesi i Departamentit për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë AAK –së.
“Kjo është edhe një tjetër planifikim nga SHIK-u për ti tjetërsuar përgjegjësitë e tyre kriminale. Infiltrimi i ShIK -ut sikurse në periudhën e luftës po ndodhë edhe tani pēr ti sajuar gjurmët e krimeve të tyre në barrë të burrave më meritorë të kësaj lirie”, thotë Gashi.
“Ne ju themi atyre dhe të gjithëve që thurin të tilla truke, nuk dot mund ta penalizojnë pastërtinë e luftës sa z. Haradinaj dhe as të z. Kuqi dhe të gjithë atyre që luftën e bënë të pastër, paguan më së shumti çmimin e lirisë, legjitimuan pastërtinë në Tribunal, dhe akoma të tentohet të privohen nga e drejta të realizojnë dhe ndërtojnë lirinë e Kosovës nga të njëjtit njerëz, struktura dhe subjektet e tyre parapolitike. Kjo situatë intriguese është e papranueshme”, pohon ai.
Gashi në fund thekson se, populli‬ duhet ti kuptoj njerëzit e devotshëm të këtij vendi dhe ti mbështes ata që së bashku ta qojmë amanetin e dëshmorëve për ta ndërtuar sa më mirë lirinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi