Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKSH për ditëlindje, shfaqet publikisht

Shko poshtë

AKSH për ditëlindje, shfaqet publikisht Empty AKSH për ditëlindje, shfaqet publikisht

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 13, 2011 11:59 pm

AKSH për ditëlindje, shfaqet publikisht 220px-AKSh_logo.svg

AKSH për ditëlindje, shfaqet publikisht


Drenas, 13 prill - Pa u trembur fare, me një qëndrim të rreptë ushtarak dhe me një krenari të veçantë, pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), me uniforma dhe maska kanë defiluar para një numri të qytetarëve të Drenasit, të mërkurën, në shënimin e 7-vjetorit të daljes publike. Në një nga restorantet në Drenas, ku ishin mbledhur shumë qytetarë, kryetari i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar për Kosovë, Ismail Bajraktari tha se pikërisht para shtatë vjetëve “trimat e AKSH-së zbritën nga malet e Kosmaqit për të mbrojtur dhe rikthyer atë që shqiptarëve i është marrë prej shekujsh”, raporton Zëri.

Sot, AKSH, siç tha ai, vepron në mënyrë të rregull, me uniformë të re. “Ka ardhur koha që të publikohet hapur ideali i FBKSH-së dhe AKSH-së për ribashkimin e trojeve shqiptare. Do të vazhdojmë deri në fund, derisa të bëhet Shqipëria londineze”, theksoi Bajraktari. Përfaqësuesi i FBKSH-së nga niveli kombëtar, Sali Bytyçi kritikoi Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka bërë sa duhet për vendin. Ai shfaqi brengën e tij për atë që Mitrovica ka mbetur e ndarë në dy pjesë, ndërsa kritikoi EULEX-in për arrestimet ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Aty, në Mitrovicë nuk po bëhet as regjistrimi i popullsisë, çka neve na jep të kuptojmë se e ashtuquajtura qeveri i ka çuar duart nga ky vend. Ende nuk kemi status të definuar të ushtarëve të UÇK-së, po bëhen plot arrestime nga EULEX-i, vetëm për ta dëmtuar luftën e pastër të tyre, që si për qëllim kishin çlirimin nga okupatori”, theksoi ai.
Sipas Bytyqit, Kosova, por edhe Shqipëria kanë një politikë që për synim kanë interesin personal dhe jo atë kombëtar. “Nga politika shqiptare ka humbur ideali gjithëkombëtar shqiptar”, ka konstatuar ai.
Në fund, për vazhdimësinë e veprimit të AKSH-së ka folur Hysni Salihu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi