Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN

Shko poshtë

AGIM GASHI - KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN Empty AGIM GASHI - KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2015 4:08 pm

AGIM GASHI - KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n



AGIM GASHI

KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN


Oj Presidente!
Or President!
Or Qeveritar!



AGIM GASHI - KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN 11034298_10152742521264077_9203059349126761738_n

Luftuan shqiptarët në shekuj. Luftuan, u vranë, mbetën invalidë, humbën çdo gjë dhe në fund fituan varfërinë. Luftëtarët që e dashten atdheun dhe u sakrifikue për liri, në fund gjeten përbuzjen, varfërinë dhe mjerimin. 
Kush pra përfitoi nga luftëtarët dhe mundi e gjaku i tyre?
Matrapazët, karaxhozet e pseudo patriotët. Gjithmonë ishte kështu, e gjithmonë do të jetë kështu. Por, në kohrat tona shumë e shumë më keq. Aq keq sa më nuk ka ku të shkon.Kufiri i së keqes iu afrua Arbërisë kudo.
Sot, luftëtarët e vijave të frontit gjeten mjerimin, nënçmimin, varfërinë...
Me mundin dhe gjakun e tyre fituan ata që ishin dhe janë me armikun. 
Në kohen e Enver Hoxhes dhe Titos, luftëtarëve bile u ndanin dekorata.Sot edhe dekoratat u ndahen atyre që kurr nuk shkrepen plumba, atyre që kurr se pane as fronitin e as vijat e frontit, atyre që vjedhin atdheun, atyre që asnjë ditë nuk ishin në kazamatet serbe, atyre që ishin e mbetën tradhëtar.
Në pushtet tani instalohen ata që urrejnë popullin, ata që shajnë popullin, ata që ua ndalojnë jetën e lindjen popullit, ata që shesin dekorata, ata që kurr asnjë mizë nuk e shkelen në emrin e atdheut, spiujt e matrapazët e ngjyrave të ndryshme.
Sot fatkeqësisht, u harruan artistët e këngëtarët e mëdhenjë, patriotët, të përsekutuarit, grevistët e kohrave të rënda, u hrruan të ngujuarit në zgafella, mësuesit e podrumeve, mjekët që falas sheronin popullin, artistët e shkrimtarët....që ishin dhe janë nderi i kombit.
Nderi i kombit sot shpallen tuxharët, tregtarët, profiterët, bashkpuntorët e srebisë e rusisë, milonerët e vjeter dhe ata të mbirë pas lufte si këpurdhat e Agim Baftirit.

Oj Presidente!
Or President!

Or Qeverita!

Po a jeni ju në mend apo edhe juve u la plotsisht, dhe më nuk i njifni se kush ishin e janë nderi i kombit e atdheut? A e dini ju, se sot nderin e kombit e atdheut nuk duhet kerkual në vila luksoze e në poste partish e poste qeveritare? 
Nderin e kombit ju e keni në çajtoret e varfëra, në kafenet e invalidëve e pensionerëve pa pensione, në tregjet e pemëve e plaçkave, në vendet ku shitet fuqia puntore për një kafshatë të fëmijëve që na i shajnë të pa shpirtat e atdheut, në kasolla të mbuluara me kashtë e teneçe.
Shiqojeni këtë foto të këtij veterani të dikurshëm dhe mësoni për atdheun e juaj se kështu edhe sot i keni veteranët, luftëtarët e sotëm e të vjeter, ata të cilët su ndalen asnjë minut për atdheun e lirë që ju të zeni vende të të parëve të shtetit. Nga zyrja e nga gazetat nuk msohen hallet e popullit dhe atdheut. 
Populli shqiptar sot në përgjithësi u la pas dore.U ngriten vetëm bndat partiake e grupet mafioze, ndanë teritoret e ndikimit të tyre për ta plaçkitë e vrarë popullin, dhe për të dekoruar e shpall hero banditët e kombit.

A ju vjen marre ndoj here, apo jeni pajtuar me të kqijat që e kapluan atdheun?
Unë po të isha në vendin e juaj (ju nuk leni njerz të atdheut në krye), nuk do ta lejoja ekzodin e popullit, nuk do ta lejoja hajninë, nuk do ti lejoja mjekrroshat xhihadist të shetisin lirshëm në atdheun e shqipeve e të planifikojnë akte terroriste, nuk do ta kisha shti kafshaten në gojen time poqëse do të kishte vetëm edhe një i uritur në atdhe...e shumë gjëra tjera që ju i toleroni e që për shumë tjera nuk e dini edhe që ekzistojnë.

U hapen vrima të zeza në mbarë atdheun tonë, e ju jeni indiferen ndaj çdo gjëje.
Në hapsirat tona, kjo gjendje e përmasave të mëdha, të sjell një rrëqethje totale, se në tokën tonë asgjë më nuk shkon mbarë. Je i detyruar të kyçesh në këto plagë krejt me qëllim zbutjeje, për t’iu treguar miletit se jemi para një katastrofe kolektive. Më të rënda bëhen plagët kur shtetet shqiptare, jo që nuk ua ndalin hovin, por përkundrazi i cytin akoma banditët që ta dhunojnë çdo gjë kombëtare, duke filluar nga kafshata e gojes, dritat, shkollimi e deri te informimi propogandistik serbo-ruso-islamik. Sot propoganda armike, serbo-ruso-islamike dhe ajo mafiozja e karaxhozëve, po e vjellin edhe vrerin e fundit kundër çdo kujt që nuk mendon si ata. Kur dikur një popull i tërë hipte mbi tanket serbe për ta mbrojtur lirinë dhe nderin dhe për ta shpalosë flamurin kombëtar, sot dalin kriminelët e dhe pshurrin mbi të gjitha të arriturat e kombit, pshurrin përmendoren e Skënderbeut, të Nënës Tereze e ku jo. Ju prap i mbyllni sytë e dekoroni marrzinë e hajninë e atdheut, duke anashkaluar njerzit e varfër, njerzit e pushkës e njerzit e penës.
Kështu edhe Ju e qeveritarët tjerë, po bëheni pjesmarrës në vrasjen e qenjes kombëtare dhe të atdheut. Këndelluni, sepse mallkimi i historisë nuk fal me ryshfet!

2015-03-01 
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi