AGIM GASHI:NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE
Faqja 1 e 1

AGIM GASHI
NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE
Me emrin Lavdërim e mbiemrin Muhaxheri, një shqiptar nga Kaçaniku, në njëren dorë mban thiken e në dorën tjter koken e një të riu, dhe kaq mjafton përshkrimi i terroristit shqiptar që në boten e sotme gjendet në top-lajmet e midiave elektronike e të shkruara. Disa mundohen mos me e pranue si shqiptar, por ai është shqiptar, ka gjak shqiptari dhe se fol, shkruen e pren njerz në emrin e shqiptarëve dhe të „All-llahut“ . A ka hije ma të zezë për kombin e atdheun?
Ky jo që i thotë vetes shqiptar, ka shumë idhtar në mbarë tokat shqiptare, ka shumë njerz që e përkrahin mishërisht, disa i bleu me para, rrënjet i futi edhe në qeveri, polici e ushtri...dhe në poret e shumë familjeve shqiptare. Kjo po na qet hije të keqe neve si shteti më ri në botë, që po ia vertetojmë botës thënjet serbe se „shqiptarët nuk dinë me mbajtë shtet“. Kerkojmë me hy në Evropë, ndersa xhamitë tona u bënë qerdhe të terrorizmit ku flitet, lixherohet dhe kerkohet nga rinia shqiptare me shku e me derdh gjakun në tokat ku po u hiqet koka fëmijëve nga xhelatët edhe shqiptar.
Hej, njerz të dashur, motra e vllëzër shqiptar, distancohuni nga ky njeri, denojeni veprimin e tij dhe përkrahësit e tij, kundershtoni hoxhollarët-armiq të kombit që madhërojnë këta njerz e që përkrahin vrasjet...Ska hoxhë e as prift të mirë që përkrahin vrasjen. Ata janë xhind, janë shejtan, janë kriminel...por asesi njerz e as shtazë.
Askund nuk pashë as nuk ndjeva deri sot nga asnjë politikan, qeveri apo parti që zyrtarisht dolen dhe e denuan veprimin e Lavdërim Muhaxherit, denuan grupet shqiptare që ushtrohen në tokat shqiptare për me shku e me pre fëmijë të huaj. Ta dini, se neser, do ua presin edhe kokat edhe fëmijëve tanë.
Sa aksione mori shteti, policia e prokuroritë tona kunder njerzëve që nën vellin e myslimanizmit, xhamisë e kuranit, dhe me emrin e All-llahut, sherbejnë terrorizmin në botë?
Ndihmat për Sirinë që mblidheshin në xhamitë tona dhe ku shqiptari ndante kafshaten e tij, nuk ishin ndihma për fëmijët e Sirisë e as popullin e saj, por për grupet terroriste që prenin e vranin fëmijë.
Terrorizmi nuk luftohet me një fjalë boshe thënë në Bruksel o Kryeministra shqiptar. Bota dhe Evropa do veprim e jo fjalë. Kjo tregon se edhe Ju keni hangër parat me gjakun e fëmijëve të prerë nga Lavdërim Muhaxheri e shokët e tij këtu në Kosovë dhe në tokat arabe.
Dita, ditës emri dhe „fama“ e këtij krimineli po i rritet kudo. Lavdërohet trimëria e tij në oda, xhamia, shkolla, katunde e qytete. Askush nuk doli me iu kundervu ndonjë hoxhe në asnjë xhami derisa lartësojnë figurën e kriminelit. Sa e sa kërcnime morem ne që pak a shumë shkruajmë kunder terrorizmit, sa e sa sharje, denigrime e denime me prerje koke morem nga grupet e tilla? Sa shtëpia u dogjen në Kosovë pse kishin pindje tjera apo pse ndrronte fe dikush?
Unë ua kam derguar disa kercnime edhe policisë së Kosovës por asnjë përgjigje nuk mora asnjëherë sa me e konfirmue marrjen. Kjo të bën me dyshue shumë dhe të mosbesueshme policinë e cila paguhet ng taksapaguesit shqiptar.
Mos harroni se këto gjëra nuk datojnë nga sot. E mbani mend para shumë vitesh i këndohej shqip dhe lartësohej në piedestal figura e kryeterroristit Bin Ladenit. I kendonin atij edhe vajza e edhe djem. Përkrahej terrorizmi këtu para hundëve të Qeveritarëve tanë dhe para ndërkombëtarëve.
Pas luftes në Kosovë ndryshoi çdo gjë. Shqiptari vrapoi të plaçkitë pasuri të atdheut, të uzrpon banesa, fabrika e uzina, ara, livadhe e fusha sportesh, lumej e liqej...e çka jo se? Dhe të gjitha bëheshin në emrin e një „patriotizmi“ idiotesk.Këto plaçktije, haraçe e deri ta vrasjet, bëheshin edhe në emrin e luftës me çka u denigrua lufta, u denigrue liria, u denigrue njeriu shqiptar...!
Sot, në vend që të ngrihen gjyqe kunder terroristëve me mjekrra, nrihen gjyqe kunder „ushtarëve“ të UÇK-së.
O Zot, sa u denigrue atdheu e me të edhe feja, xhamia, dini e pastertia njerzore. Filluan që atdheun e Shqiponjave ta uzurpojnë korbat e zinjë të paguar nga Serbia.Sëpari pantollshkurtët e mjekrroshët që u përngjanin çetnikëve, e pastaj edhe grupe tjera duke uzurpu xhami, duke ndertu ato bashkë me „garnizone e ushtrimore“ për ushtarët e rinjë të xhihadit. Kjo sillte dhe po sjell miliona në Kosovë, para këto të pista edhe nga sektet dhe grupet terroriste gjoja islamike. Me formimin edhe të Pratisë së tyre, ata u forcuen edhe në shtet duke marrë poste ministrash.
Në të gjitha viset shqiptare sot ka nevoj një punë e madhe në edukimin e popullit. Bínduni se ky popull mbeti pa asnjë copëz edukim kombëtar qyshse mbaroi lufta e Kosovës e këtej. Ky banditizëm u reflektu edhe në viset tjera të tokave shqiptare.
Me ardhejne e atyre që se meritonin udhëheqjen e shtetit, denigroi shteti e kombi. Në institucionet e arsimit tonë, herë lejohej e herë nuk lejohej shamia, studentët filluan të falen edhe në oborrin e Rektaoratit të Universitetit të Prishtinës, nxënësit faleshin në shkolla, qytetaret edhe në qendren e Prishtinës e qyteteve tjera.Shkurt e shqip, kjo tokë më si ngajnte tokës së Arbërit.
A duhet ta shpëtojmë atdheun apo ta lëjmë nën këmbët e korbave?
Kjo mvaret edhe nga udhëheqësit e shtetit.
Por, kisha apeluar te qytetarët se ata që e ndjejnë veten shqiptar, ma kudo që gjenden të distancohen nga fara e keqe terroriste dhe nga shkatrruesit e atdheut tonë. Sot e menjëherë, sepse kur të na bëhet vonë, mallkimi nga gjaku i derdhur i shqiptarit do të na rroki keq, neve si popull por edhe atdheun. Edhe ashtu gjatë historisë gjithmonë na mallkonte gjaku ynë!
30.07.14
Düren

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI:NDIHMONE ATDHEUN
» AGIM GASHI - KLITHMA E FUNDIT PËR ATDHEUN
» AGIM GASHI - GËZIM KELMENDI ME BANDAT E TIJ PO E SHKATRRON ATDHEUN
» AGIM GASHI EDHE PLAKUT I HAHET PITJA
» Agim Gashi:Poet ishe dje - poet mbete sot-Në përkujtim të Tahir Deskut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi