Dibran Demaku:IKJE NGA VDEKJA
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku:IKJE NGA VDEKJA
IKJE NGA VDEKJA
Dibran Demaku
Tregimi i së dielës në diasporë
Pas varrimit të trupit të së dashurës ai nuk u pa më në fshat.U zhduk pa nam e pa nishan siç thuhet shpesh.Në fshat filluan thashethemet.Nga ato më të thjeshtat e gjer tek ato më të pabesueshmet.
Dikush tha se dashnori i dëshpëruar nga vdekja e së dashurës ishte nisur për diku larg e që atë largësi nuk e dinte as ai vet. Ikja e tij në largësi do të thoshte se ai nuk do të kthehej më në jetë të jetëve. Plakat e fshatit kur dëgjonin këto fjalë bënin kryqe dhe i luteshin zotit që pas kësaj të pabëre mos të dërgonte më furtunë tjetër. Edhepse sipas tyre një furtunë shkatërruese fshati i tyre e meritonte. Një aso furtune që do të shkatërronte gjithçka mbi fytyrë të tokës!
Ndonjë tjetër thoshte se të gjitha thashethemet që fliteshin për dashnorin e dëshpëruar,nuk ishin të vërteta.Ai thëniet e tij i arsyetonte me faktin se shumë ditë pas varrosjes së vajzës dhe zhdukjes së dashnorit të dëshpëruar,kur të gjithë e dinin të zhdukur,në një mbrëmje vere,në një nga ato mbrëmjet me freski të këndshme e kishte takuar atë.Bile edhe kishte biseduar me të.Por edhe kjo mund të futej në ato thashethemet e rëndomta,sepse kur njerëzit kureshtarë e pyesnin se çfarë kishte biseduar me dashnorin e dëshpëruar,ai si i zënë në faj nuk dinte të thoshte asgjë.Vetëm përsëriste fjalët se ai kishte biseduar me të,por se për çfarë,nuk i kujtohej.
Ndërkaq ajo që e tronditi fshatin dhe e la pa frymë ishte dëshmia e priftit të fshatit.Ai në një nga mbrëmjet kur fshatarët tuboheshin nëpër oda fshati,kishte thënë:Dashnori i dëshpëruar nuk ka shkuar askund.Ai ka shkuar tek dashnorja e tij fatkeqe dhe fatin e jetës e ka lidhur me të.Fjalët e priftit kishin shkaktuar murmurima mbytëse në odë.Aso murmurima që shkaktojnë frikë,tmerr,vdekje!Ndërkaq prifti as që donte të dinte për ato murmurima të fshatarëve.Ai vazhdonte me rrëfimin e tij tronditës,mbytës...
...Në mbrëmjen e ditës së varrimit të vajzës unë po endesha nëpër varrezë.Në mendje ende e kisha varrimin e vajzës dhe dëshpërimin e fshatarëve.E sidomos dëshpërimin e familjes së vajzës.Dhe po mendoja se pse zoti e kishte dënuar fshatin tonë me një ngjarje kaq të rëndë.Çfarë kishte bërë ajo vajzë e padjallëzuar që kishte vdekur aq papritur?!Çfarë kishte bërë me te edhe ai dashnori i dëshpëruar?!Dhe pse dhe si në të vërtetë kishte ndërruar jetë vajza?!...
Duke menduar kështu në mendje më shkoi ideja se mbi varrin e vajzës duhej të ndizja qirinj.Hyra në dhomë ku i kisha qirinjtë dhe i mora.Me qirinj në dorë u nisa drejt varrit të ri,mbi të cilin nxinte dheu i shkrifët i prashitur vetëm pak orë më parë.I ndeza qirinjtë dhe i vendosa aty tek koka e vajzës së pafat.Nga drita e qirinjëve të ndezur u ndriqua gjithçka.Tash dheu mbi varr nuk e kishte më atë ngjyrë të zezë,të frikshme.Nën dritën e qirinjëve ai dukej disi si në ngjyrën e kafesë.Dhe nderisa po shikoja atë dhe grumbull të varrit,vërejta se andej nga këmbët e së varrosures sikur ishte larguar një pjesë e dheut.Nën dritën e qirinjëve dërrasat nga ku ishte larguar dheu dukeshin të bardha.Tmerrësisht të bardha.Dukeshin si qefini i të vdekurës.Nga ajo bardhësi ndjeva frikë.Dhe njëherë mendova të largohem me vrap.Pastaj e frenova vetën.Dhe mendova:Pse mos ta mbuloj atë pjesë të dërrasave me dhe?Mbase varrtarët nga shpejtësia apo nga pakujdesia atë pjesë e kishin lënë të pambuluar si duhet.U afrova dhe fillova ta grumbulloj mbi dërrasa dheun që ishte aty për rreth.Sa i hodha grushtet e para të dheut m`u bë se nga brendësia e varrit sikur vinin zëra.Sikur vinin të qeshura.Mua sa nuk më pushoi zemra nga frika.Desha të ikja me vrap,por frika m`i kishte këputur të dy këmbët.Andaj nuk më mbetej tjetër vetëm të dëgjoja zërat që vinin nga thellësia e varrit!...
Në fillim fjalët vinin disi si të këputura dhe të paqarta.Pastaj dalëngadalë ato vinin të kthjellta dhe të qarta.Nga zërat e atyre që flisnin e kuptova se brenda në varr nuk ishte vetëm vajza e varrosur,por edhe dikush tjetër.Dikush tjetër që nga ngjyra e zërit kuptohej se ishte mashkull.Edhepse me një frikë të madhe në zemër,se mos po bëja mëkat që po dëgjoja seç flitej atje në thellësi të varrit,megjithate vendosa që ta dëgjoja bisedën e tyre.Gjithnjë duke iu lutur zotit që të më falte nëse me këtë veprim timin po bëja mëkat!Siç thash edhe pak më parë me kalimin e kohës zërat nga fundi i varrit po vinin të kthjellët dhe të qartë.Unë po e kuptoja gjithë bisedën e tyre.Nga biseda e tyre e kuptova se vajza në të vërtetë nuk kishte vdekur,por e kishte pirë një pije që atë e kishte shtënë në gjumë dhe ne duke e menduar të vdekur e kishim varrosur.I dashuri i saj e kishte ditur këtë dhe pasi kishte rënë mbrëmja kishte vajtur atje dhe pasi kishte skajuar njërën nga dërrasat e varrit kishte hyrë brenda.Dhe kishte përqafuar të dashurën e vet që ne e dinim të vdekur!
Të pranishmit në odë të habitur dhe të tronditur nga rrëfimet e priftit kishin zgurdulluar sytë dhe kishin murmuritur zëra që shfaqnin mosbesim.Bile një zë që vinte andej nga fundi i odës i qartë dhe i kthjellët thoshte se prifti ishte marrosur.Kishte humbur mendjen.Ai bile shfaqte edhe habinë se si prifti nuk kishte frikë nga zoti për ato që përralliste.Apo prifti kishte lënë rrugën e zotit dhe ishte lidhur me vetë djallin.
Ndërkaq prifti edhepse i dëgjoi qartë këto akuza që vinin nga fundi i odës,nuk e prishi fare terezinë,por vazhdoi:Kur i dëgjova,pra,zërat e tyre,që vinin nga fundi i varrit,të dashnorëve të pafat,të them të drejtën më kaploi një dhimbje.Një dhimbje e pashpjegueshme.Fill pastaj më përfshiu një frikë tjetër.Një frikë vdekjeje.Për ata të dy që gjendeshin në varr aty në këmbët e mia.Të futur në dhe për së gjalli!Në mendje më vetëtoi pyetja:A thua do të mund të mbijetonin?!Ishin thell nën dhe në një varr të ngusht ku të zihet fryma edhe sikur varri të jetë i hapur e lëre më që varri ishte i mbyllur dhe me tërë atë dhe përmbi!Dhe si një i çmendur,apo si njeriu kur ndodhet nën ethet e zjarrit fillova ta largoj dheun nga atje ku supozoja se duhej të ishin kokat e tyre.Nuk e di se sa gjatë ka vazhduar përpjekja ime për largimin e dheut,vetëm e di se kur kam ardhur në vete e kam kuptuar se kisha larguar fare pak dhe.Duart e mija kishin larguar fare pak dhe nga ku dukej fundi i dy dërrasave të bardha të varrit.Mbase fare pa vetëdije kisha vepruar në mënyrë të ngadalshme dhe të heshtur duke dashur që duart e mija të mos dëgjoheshin nga ata që shin brenda në varr.Kur e kam parë se tek fundi i dërrasave mbi varr ishte formuar një vrimë e vogël nga ku mund të hynte ajri,kam ndjerë një letësi dhe gëzim në zemër.
Dikush andej nga fundi i odës i paduruar nga rrëfimi i pambarimtë i priftit duke ngritur zërin,në ngjyrën e të cilit kishte edhe frikë edhe mosbesim tha:-O prift i marrë,kur do ta përfundosh këtë rrëfim të fantazisë tënde?!
Prifti e dëgjoi zërin e rrebtë dhe të egër që i vinte nga fundi i odës,por as që e ktheu kokën e të shikonte se cili ishte ai që po shfaqte mosbesim dhe kërcënim në të njëjtën kohë.Nuk donte të dinte se cili ishte ai që i kërcënohej në atë më nyrë.Thënë të drejtën ai e dinte se rrëfimi i tij siç ishte i pazakonshëm në të njëjtën kohë ngjallte frikë dhe mosbesim.Por,kjo gjë aq i bënte atij.Me një zë të dridhur që i dilte nga buzët e që edhe ai nuk e dinte psenë,vazhdoi:
I gëzuar nga fakti se ata të dy të ngujuar aty poshtë nën dhe tashmë do të kishin ajër të mjaftuar e që do të ju shkonte nga vrima që kisha hapur,më bëhej se fluturoja.Më bëhej se për këtë që kisha bërë më falenderonte edhe vetë zoti!Pas këtij lehtësimi që ndjeva në shpirt dhe në zemër mendova që edhe për pak çaste të dëgjoja bisedën e tyre,që vinte e kthjellët dhe e qartë.Dhe nga biseda e tyre e kuptoja se ata ishin të lumtur që ishin bashkë edhepse në varr!Pastaj duke menduar se nëse edhe më tej do ta dëgjoja bisedën e tyre do të bëja mëkat,jam larguar nga aty.Kam shkuar në dhomën time.Kam rënë në shtrat,por e kam gdhirë pa shtënë gjumë në sy.
Pasi ka aguar jam ngritur me vrull nga shtrati dhe kam shkuar tek varri i tyre.Doja të mësoja se a jetonin ende dashnorët e pafat?!Më kishte kapluar një frikë e pashpjegueshme dhe mezi i hidhja hapat.Frikësohesha se mbase ata të pafat nuk kishin mbijetuar dhe nuk do t`i gëzoheshin ditës së re.Nëse do të kishte ndodhur më e keqja unë nuk do të gjeja qetësi deri në fund të jetës sime të mbetur.Do ta gjykoja vetën time në jetë të jetëve për gabimin që kisha bërë!Nëse nuk kisha arritur që t`i ndihmoja,se paku pse nuk kisha qëndruar tek varri i tyre deri në mëngjes.Në mendje më sulmonte një mendim që më dërmonte të tërin:Mbase ata të mbuluar me tërë atë dhe dikur gjatë natës do të kenë kërkuar ndihmë.Do të kenë kërkuar që dikush t`i ndihmonte që të iknin nga vdekja!Dhe pasiqë askush nga të gjallët nuk ka arritur që t`i ndihmojë,ata kanë ikur të dëshpëruar nga kjo botë.Dhe nëse vërtetë do të ketë ndodhur kështu,atëherë pse unë duhet të bëj hije mbi dhe?!...
Me këto mendime që po më dërmonin në shpirtë dhe në zemër,tashmë kisha arritur pranë varrit.Në mëngjesin e hershëm,kur ende nuk kishte lindur dielli,në varrezë nuk dëgjohej asnjë zë,asnjë piptimë.Gjithandej ishte heshtje varri.Mbi varr dheu i shkrifët i prashitur vetëm një ditë më parë.Nga thellësia e tij gjithashtu vetëm qetësi.Qetësi varri!-“Do të kenë vdekur të shkretët!“-më vetëtoi në mendjen time të lodhur.
Duke vërejtur dheun e varrit me dëshpërim dhe pikëllim të thellë e vërejta se njëra nga dërrasat ishte hedhur anash.Dheu në vendin nga ku ishte hequr dërrasa ishte ulur.Ishte rrafshuar me tokë.Ndërkaq dheu tjetër mbi dërrasa ngrihej si një pirg i zi.E kuptova se ata të dy kishin ikur nga varri.Kishin ikur nga vdekja!-e përfundoi rrëfimin prifti me një zë në të cilin ndihej lodhje.Lodhje nga rrëfimi i gjatë.Nga rrëfimi i gjatë dhe i tmerrshëm.Nga rrëfimi i pabesueshëm!E ngase edhe nga pagjumësia.Edhe të pranishmit e tjerë ndjenin lodhje.Rrëfimi i pazakonshëm i priftit i kishte dërmuar që të gjithë aq sa i kishte lodhur edhe nata e kaluar pagjumë! Nga xhamat e dritares të odës po hynte tisi i hollë i agimit të ditës së re...
Pas rrëfimit të pazakonshëm të priftit në fshat pushuan thashethemet.Ata të cilët kishin llapur poshtë e lartë sikur dinin diçka më tepër për zhdukjen e dashnorit të pafat,pas rrëfimit të priftit,i ulnin kokat dhe nuk bëzënin.Ca ditë pas rrëfimit të priftit u sqarua edhe e tërë ngjarja.Vajza e kishte dashuruar djalin,por familja e saj nuk ishte pajtuar me këtë dashuri.Bile vajzës i ishin kërcënuar se po u lidh me atë djalë,do ta vrisnin me duart e veta.Vajza e shkretë e zënë ngusht dhe në mes dy zjarresh pasi kishte biseduar me djaloshin kishin vendosur të vepronin në atë mënyrë të pazakonshme.Që ta kurorëzonin dashurinë e tyre ata kishin ikur edhe nga vdekja!
Se nga kishin shkuar pas ikjes nga varri dhe nga vdekja nuk e dinte askush.Nuk e dinin as dy familjet e tyre që nga kjo ndodhi e pazakontë kishin rënë në zi...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:Ikje nga Vdekja
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Poezi nga Dibran Demaku
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Dy gjysmat
» Poezi nga Dibran Demaku
» Poezi nga Dibran Demaku
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi