Dibran Demaku: Dy gjysmat
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku: Dy gjysmat
DY GJYSMAT
Nga Dibran Demaku
Këtu e tridhjetë vite më parë një mik imi poet e pat shkruar një poezi shumë interesante për atë kohë.Ai në poezinë e vet që tash më kujtohet vetëm si ide(vargjet i kam harruar),miku im poet thonte se një gjsëm dhe një gjysëm pike bëjnë një pikë.Dhe në mes vargjeve të poezisë kishte vizatuar dy gjsma që kur i bashkonte ato të dyja krijonin një pikë.Ideja e asaj poezie atëherë kishte të bënte me dy gjysmat e atdheut të ndarë të shqiptarëve e që ishin Shqipëria e Kosova.Ato ishin dy gjysëm pikash të ndara dhe kur bashkoheshin përbënin një pikë.Kështu autori i poezisë i bashkonte të dy pjesët e ndara të atdheut në një pikë.Ishte koha kur edhe të ëndërroje një bashkim të tillë të Shqipërisë me Kosovën,do të bëje herezinë më të madhe.Dhe e tërë kjo për shkaqe historike që dihen:Kosova ishte e pushtuar nga një shtet tjetër e që quhej Jugosllavi,ndërkaq Shqipëria për shkaqe ideologjike sikur e kishte zënë peng vetëvetën.
Dhe miku im poet atë poezi e pat botuar në një gazetë të Prishtinës.Ai gëzohej që kishte arritur ta botonte atë poezi,edhepse thënë të drejtën mesazhin e asaj poezie e dinim vetëm një grup i vogël krijuesish që kishim shoqëri me poetin e poezisë në fjalë.Ndërkaq njëri nga miqët tanë(edhe ai poet) ankohej në atë kohë se ideja e asaj poezie kishte qenë e tij,por ai tjetri ia kishte vjedhur.Falë kësaj ata të dy për një kohë të gjatë nuk patën folur e as komunikuar në mes vete.Por,e shkuar e harruar siç thotë populli.
Në këtë pasdite maji të vitit të dhjetë të shekullit në vijim seç m`u kujtuan ato dy gjysma pikash që siç e cekëm edhe më lart simbolizonin dy pjesët e atdheut të ndarë.Atëherë bashkimin e tyre e ëndërronim duke shkruar poezi me simbole e metafora që rrallë kush i kuptonte.Vetëm se për fat të keq këto gjysmat kombin tonë sikur e përcjellin vazhdimisht nëpër shekuj.Siç kemi mësuar nga historia gati në çdo luftë a përpjekje për liri nga armiqtë shumëshekullor,kombi ynë ishte i ndarë në dy gjysma,mu si në poezinë e mikut tim poet.Njëra pjesë e kombit luftonte për liri dhe pëleshej për jetë a vdekje me armikun,ndërkaq pjesa tjetër bënte sehirë dhe llogari se kush do të fitonte dhe pastaj t`i bashkohej fitimtarit,qoftë ai edhe armik dhe pushtues?!(Së paku kështu e gjejmë sot të shkruar nëpër librat tanë të historisë).
Dhe jo vetëm kaq.Kombi ynë edhe në liri si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë vazhdon të jetë i ndarë në dy gjysma që e refuzojnë njëra tjetrën dhe nuk arrijnë kurrë në një pikë si në poezinë e mikut tim poet.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të Shqipërisë që u mbajtën në fund qershor të vitit të kaluar,këto dy gjysma të kombit edhe njëherë u ndeshën me ashpërsinë më të madhe!Kombi shqiptar i Shqipërisë paradoksalisht me votën e vet,vendin e ndau në dy gjysma të barabarta,gjysma këto që në vend se të bashkohen dhe të punojnë për të mirën e atdheut dhe të kombit ato refuzohen gjer në armiqësi?!Dhe e tëra kjo në një të ashtuquajtur demokraci!
Në zgjedhjet e fundit si e djathta ashtu eshe e majta shqiptare fituan vota të barabarta.Dhe sikur Meta me partinë e tij mos t`i bashkonte votat e tij me të djathtën shqiptare(këtu për të mirën e kombit dhe të vendit),vendi do të duhej të shkonte sërish në zgjedhje të reja.Dhe pikërisht pse Meta si i majtë u bashkua me të djathtën shqiptare,plasi sherri.Në fillim Rama dhe partia e tij socialiste,votat dhe rrjedhimisht deputetet e partisë së Metës i numëronte si të vetat dhe ishte i bindur se në atë pat pozicion që ishte krijuar pas zgjedhjeve,i pranoi rezultatet e zgjedhjeve i bindur se në këtë mënyrë vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të reja.Por,kur Meta me partinë e tij ju bashkua Partisë demokratike të Berishës dhe krijuan qeverinë e re,Rama dhe partia e tij zgjodhën strategji tjetër.Vendosën që mos t`i pranojnë rezultatet e shpallura dhe të konfirmuara nga Komisioni qendror zgjedhur,me akuzen se Berisha dhe Meta i kanë vjedhur votat.
Dhe ky avaz vazhdon tash sa muaj.Ai tash sa muaj e ka ngritur në këmbë partinë e vet dhe simpatizantët në protesta të lloj-llojshme.E së fundi edhe në grevën e urisë!
Sot gjysma e Shqipërisë punon dhe bën përpjekje që vendin ta afrojë sa më shumë me Bashkimin Europian,ndërkaq gjysma tjetër proteston!Ajo gjysma protestuese i zë rrugët dhe sheshet e kryeqytetit dhe as që do të ia dijë se me këto veprime i bënë dëme të pariparueshme kombit dhe atdheut.Ndërkaq gjysma udhëheqëse bënë sehirë dhe nuk ndërmerr asnjë iniciativë që kjo krizë e rëndë e politikës shqiptare të zgjidhet!Të dy gjysmat qëndrojnë fort pa kërkesave të veta duke pritur se cila do të lëshojë pe e para për ndonjë kompromis të mundshëm dhe të domosdoshëm.Secfila shpreson se pala tjetër do të jetë e detyruar të lëshojë pe e para.Dhe kështu vendi dëmtohet politikisht dhe ekonomikisht!
Gjysmat e poezisë së mikut tim poet dikur u bashkuan dhe formuan një pikë,ndërsa gjysmat e politikës shqiptare asesi të bashkohen në një pikë për të mirë të atdheut dhe kombit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ftesa
» Poezi nga Dibran Demaku
» Poezi nga Dibran Demaku
» Dibran Demaku: Ekspertët
» Dibran Demaku: Ftesa
» Poezi nga Dibran Demaku
» Poezi nga Dibran Demaku
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi