Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
7. März 2011 um 15:32
ÖffentlichFreundeFreunde ohne BekannteNur ichBenutzerdefiniertEnge FreundeJOAlle Listen anzeigen ...Forumi i Rinise i Lidhjes Demokratike te Kosoves (Faqja Zyrtare)henderson aset protection prishtinashkrimtarGazeta "EUROPA"poete dhe autore tekstesh kengeshCisco SystemsDüren-Umgebungpoete dhe autore tekstesh kengeshshkrimtarGÜNEŞ-ÜMİT YP.EMLK.SAN.TİC.LTD.ŞTİ.henderson aset protection prishtinaRrjedha GjilanShoqata"Miqesi e Bashkepunim me Europen"FamilieDW Deutsche WelleTy dhe UnBekannteZurück
Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
Agim gashi
Një histori e shkurtër e punës sime si mësues
Ishte viti 1973. Atë vit kisha diplomuar në shkollën normale të Prishtinës dhe me diplomën në dorë
konkurova për mësues në shkollën e Janjevës, pikrisht në paralelën e ndarë të
fshatit tim Okllap. Si një i ri e me plot elan për proçesin edukativo-arsimor
iu përvesha punës me nxënësit. Gjatë punës sime shifsha edhe anomalitë dhe
papunsinë që ishte bërë dhe bëhej në edukimin dhe arsimimin e brezave nga disa
mësues që punën e mësuesisë e shiqon si përfitim material dhe mburrje me
titullin, se sa të edukoheshin dhe arsimoheshin gjeneratat tona në frymën kombëtare. Pos kësaj
ishte edhe frika nga përcjelljet e vazhdueshme nga UDB-ja se çfarë mësohej me
nxënësit. Unë dhe gjenerata ime kishim fatin që vitete shtatëdhjeta ishin vite
të një lirie sado pak të avancuar edhe pse duhej kujdes i mëtutjeshëm. Gjatë
punës sime njëmbdhjet vjeçare rashë në shumë sfida të pa pritura. Pos punës
sime si mësues, unë isha edhe këngëtar i RTP-së, merresha me folklorin dhe
studjoja. Të arriheshin të gjitha këto më ndihmonte patjeter vullneti im për
ndryshime në arsim, në jetë dhe në veprimtari. Në fillimi i viteve të tetëdhjeta,
situata në Kosovë filloi të ndryshoj e sidomos pas demostratave të ´81-shit. Këtë
vit për pjesmarrje në demostrata mu denuan dy motrat e mia, por edhe unë
gjurmohesha me këmbëngulje nga sigurimi se a kisha marrë pjesë në demostrata!? Unë
isha pjesmarrës dhe bile aktiv i këtyre protestave të cilat ndryshuan
mentalitetin e rinisë kosovare, e cila ishte infektuar me postere të këngëtarëve
e artistëve serb. Më me ëndje dëgjohej Lepa Brena se sa këngëtaret tona
shqiptare. Disi merrej si modernitet të dëgjoheshin “Bjelo Dugme” e Lepa Brena
se sa Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Shyqeri Alushi etj. Demostratat e vitit
1981 ndryshuan çdo gjë për të mirë. Filloi një levizje gjithë popullore për
liri duke u ngritë në protesta, duke ngritë zërin edhe njerzit e kulturës,
politikës, arsimit eveçanarisht këngëtarët të cilët filluan që me anë të këngës
së tyre të mbillnin ndjenjat e patriotizmit te rinia shqiptare. Sado më tepër që
populli organizohej për ta kundershtuar robrimin, aq më agresive bëhej UDB-ja e
cila çdo ditë vriste, burgoste e masakronte intelektualët tanë me metoda
perfide të tradhëtisë e spiunazhit. Por një popull që do lirinë, nuk mund të
ndalet me dhunë. Tani haptas përkujtoheshin mësuesit e pupullit si Fazli
Graiqevci me shokë që barbarisht u likuiduan nga dora vrastare e UDB-së.
Viti 1983 për mua sjell pikllimin e jetës. Mu këtë vit unë largohem nga proçsi edukativo-arsimor për
mos tu kthyer më asnjëherë në ato klasa me erë të këndshme fëmijësh e me
ditarin tim në dorë. Si i pa përshtatshëm për proçsin mësimor dhe si
nacionalist, i pa pështatshëm dhe armik i popullit, përjashtohem nga arsimi për tu burgosur më vonë
për vepra penale kunder shtetit dhe përgaditje të kontrarevolucionit.
Sot, kur arsimit dhe edukimit shqiptar i duhen mësuesit më shumë se kurr, mendoj se mësuesve të mirëfillt iu është bërë padrejtësi e madhe. Kjo vjen edhe nga neglizhenca e njerzëve
kompetent për ta qitë në binarë arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, e
sidomos ndarja e arsimit në baza partiake. Kjo është padrejtësia më e shëmtuar
që i bëhet popullit në përgjithësi. Prandaj mësuesit e mirëfillt sot qëndrojnë jashtë proçesit arsimor.
Arsmimi dhe edukimi i gjeneratave në mërgatë është një katastrofë e veçant së cilës duhet kushtuar
vemendje të jashtëzakonshme, edhe pse tani është tepër vonë, por që ma merr
mendja se më mirë vonë se sa asnjëherë. Po flas për arsimin në Gjermani ku
kuadri është në përgjithësi i pa kualifikuar (me përjashtime), i pa përshatshëm
për edukim dhe arsimim dhe plotsisht punojnë pa plane konkrete që janë mëse të
domosdoshme.
Ku mund ta edukoj dhe arsimoj gjeneraten e re një mësues i cili në jetën e tij ska dëgjuar asnjë orë
mësimi nga lënda e pedagogjisë, psikologjisë, logjikës dhe medodikës?! Pra
thjesht thënë,se mësuesit në mërgatë janë akoma mësues të caktuar nga shteti
jugosllav, ndersa pas lufte filloi emrimi i mësuesve në baza partiake, mësues që
përkrahnin stalinizmin dhe komunizmin, mësues pa diploma, mësues që blenë
diploma fallso në Prizeren për 100 DM, mësues që mbjellin urrejtje ndaj palës
tjetër duke futur armiqësi në mesin e nxënësve.
Mua përsonalish, para disa viteve më është drejtuar një “mësues” i cili në prani edhe të kater njerzë
njerzëve tjerë më tha:”Pa e vra Ibrahim Rugoven, Kosova nuk shkon përpara.
Unë i mësoj fëmijët ta urrejnë këtë njeri”! Mbeta i shokuar dhe nuk dija si ti
përgjigjem “mësuesit” i cili në shpirt ka vrasjen, ka krimin...urejtjen!
Për të mos e zgjatur,unë si ish mësues apeloj te të gjithë mësuesit shqiptar që përmes edukimit dhe
arsimimit të brezave, të mbjellin faren e dashurisë, ti arsimojnë dhe edukojnë
brezat në frymën atdhetare, që ta duan vendin e ta çmojnë lirinë dhe gjakun e
derdhur për liri, ta zhdukin pëjetësisht urrejtjen ndërvllëzërore, ta zhdukim të
keqen dhe smiren, krejt me qëllim që ardhëria të na gjej me gjenerata të shëndosha,
të arsimuara e të pajisura me kulturë civilizuese për të ecë para në shoqritë e
botës përparimtare.
Në vend të Urimit ua dhuroj një poezi përkujtuese për mësuesin Halit Geci, të vrarë nga barbarët
bajloza serb në klasën e tij të mësimit. Përkujtimi i atyre që u bënë dhe për
ne, është vyrtyt njerzor!
KUR VRITET MËSUESI
(Kushtuar mësuesit Halit Gecit)
Kur vritet mësuesi,
Rrëzës Qyqavicës,
Nxjerr tytën nga mali,
Pushkë e Shotë Galicës.
Kur vritet mësuesi,
Për nder të Atdheut,
Mbin mbi Dhaskal Todhrin,
Shpatë e Skënderbeut.
Kur godasin mësuesin,
Duar gjakatare,
Djemte e UÇK-së
Bëhen Abetare.
Kur vritet mësuesi
Për një pëllëmbë fushe,
Shkronjat n´Abetare
Marrin ngjyrë të kuqe.
Kur vritet mësuesi
Për dritë të lirisë,
Djemtë e UÇK-së
Marshojnë Arbërisë.
1997
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të urimit!
» AGIM GASHI - DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN!
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të Urimit pë 7 Marsin!
» Agim Gashi:Në vend të urimit!
» AGIM GASHI - DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi