Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN!

Shko poshtë

AGIM GASHI - DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN! Empty AGIM GASHI - DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2016 3:52 pm

AGIM GASHI - DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN! 12821629_10153488234189077_6644598208161069626_n
AGIM GASHI

DISA RRESHTA NËNËS PËR 8 MARSIN!

URIME FESTA E NËNËS


Nënë, nënë e lumja nënë!Sa emër i bukur, sa emër fisnik, sa emër i shtrenjët i cili na përcjell në çdo hapë të jetës. Edhe kur ske bukë thua oh nënë, edhe kur ke dhimbje thua of nënë, edhe kur ke çaste të rralla lumturie thua oh nëna ime...! Ky emër dyrrokësh por madhor shkrin akullin e zemrës, shkrin duar të ngrira nga acari i kurbetit dhe na mbush mrekulli e lumturi duke i dhënë shpirt jetës.
Nëna, kjo pranverë e zemrës, kjo lule lumturie, është etëri, drita dhe jeta i çdo fëmije, i çdo njeriu, është fjala më e artë e çdo gjuhe të kësaj bote.Kudo që të jesh prania e saj të mbush jete,gjallëri, shpresë e dritë. Nëna na e dha jetën ta jetojmë, na e dha bekimin për jetë të lumtur e pa brenga duke i përballuar edhe çastet e dhëmbjes së jetës në rrotullim. Nënat vuajnë për ne, kanë dhimbje për dhimbjet tona, për fatin tonë...Ajo jeton me frikën për ne, me shpresa të thyera për kurbetçarin, për ata që nuk janë më, për të humburit! Kur je pranë saj dhe kur mbështet koken në gjoksin e saj, kur ia ndien trokitjet e zemrës, thua me vete: ja këto janë trokitjet më të ëmbëla nga dera e zemrës së nënës. Nëna edhe e vdekur mendon për xhevahirët e saj që i lindi e që bashkë me Zotin ua fali jetën.
Nëna, thesar i çdo zemre, gjëja më e ndritur e jetës është edhe pasqyra ku mund ti shohim gabimet tona të jetës, andaj kjo fjalë i është shkruar në shpirtin e çdo fëmiu, në shpirtin e çdo njeriu,fjalë e cila tak-tak troket në zemrat tona duke e pasë gjithnjë strehë të jetës për të na mbrojtë nga rreziqet,fatkeqësitë, nga sëmundjet...Përqafimi i saj është ilaq jete që të mbush lumturi, ti largon brengat e jetës, ta pastron shpirtin nga vuajtjet.
Ah nënë! Sa herë përmend emrin tënd luaj nga vendi sepse emri yt më mbush dashuri për Ty e për atdheun, për miqët dhe Zotin, për jetën!
Një fajlë e vetme e shqiptuar nga goja e nënës dhe një përkdhelje e saj , do ta bënin çdo njeri me krahët hapur dhe gadi për të fluturuar e pushtuar qiellin. Askush në botë nuk ka fuqi ti harron përkdheljet e nënave, buzqeshjet e ëmbla që ta mbushin shpirtin me aromë jete e puhizë dashurie në flladet pranverore.
Nënë! Ti je shpresë e jetës, ti je dritë e shpirtit, ti je bukuri prrallore, ti je ajo që pa trokit hyn e del nga zemra ime. Nënë! Të dua shumë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi