Benzinë sintetike për luftën
Faqja 1 e 1
Benzinë sintetike për luftën
Benzinë sintetike për luftën
Disponueshmëria e karburantit qe një prej elementëve kushtëzues të konfliktit të dytë botëror. Gjermania naziste Japonia dhe Bashkimi Sovjetik ju drejtuan përdorimit të kësaj teknologjie
"Sot një pikë naftë vlen sa një pikë gjak", tha jo pa të drejtë kryeministri francez Georges Clemenceau në verën e vitit 1918. Në kulmin e ofensivës gjermane dhe në momentin në të cilin fati akoma mund të përmbysej, shoqëria e fuqishme amerikane e naftës Standard Oil, ndërpret furnizimet e saj me karburant. Ky fakt i detyron pak a shumë të gjitha qeveritë aleate që të mendojnë për alternativa të mundshme: protagonistët e ardhshëm të konfliktit të dytë botëror, të mësuar nga sa ka ndodhur, do të nxitojnë në fakt ta përgatisin ndeshjen edhe në planin energjitik. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, përdorimi ushtarak i naftës - për të mos folur për nevojat industriale - rritet me ritmin e zgjerimit gjeografik dhe të intensifikimit të konfliktit. Në periudhën midis viteve 1939 dhe 1945, palët ndërluftuese do të përdorin nga 50000 në 70000 ton benzinë dhe produkte të rafinuara në ditë. Nga ana tjetër, një aeroplan i kohës harxhon rreth një çerek ton karburant me nivel të lartë oktani për 1000 kuajfuqi në orë. Një autoblindë përdor mesatarisht 200 litra benzinë për 100 kilometra, ndërsa një top Tigër gjerman e fundit të konfliktit konsumon më shumë se 500 litra për të njëjtën distancë. Në radhët amerikane, një divizion i mekanizuar në lëvizje djeg 82000 litra në orë. Pa folur për anijet e luftës apo të transportit, me konsumet që variojnë sipas tonazhit dhe shpejtësisë (vetëm për flotën amerikane të Paqësorit konsumi total në semestrin e parë të vitit 1945 në 8 milion fuçi - një fuçi mban 159 litra - naftë). E gjithë kjo të jep masën e përpjekjes njerëzore, por edhe teknike e logjistike që përfaqëson një operacion aerodetar zbarkimi si i Normandisë në qershor të vitit 1944: ka qenë e nevojshme të llogaritet e të parashikohet çdo gjë dhe, për pasojë, të shpërndahen të gjitha materialet dhe të ushqehet çdo element pjesëmarrës. Kryekomandanti i forcave aleate në Europë, Gjenerali Dwight Eisenhower, ndodhej në elementin e tij: nga fundi i viteve Njëzet ky ekspert i jashtëzakonshëm logjistike ishte bërë tashmë i njohur në mjedisin ushtarak, duke organizuar me sukses një sulm automobilistik nëpërmjet Shteteve të Bashkuara.
Sasira të mëdha nafte shërbenin edhe për armatimet, të tilla si flakëhedhëset apo barrierat me karburant, si djegësit, përzierjeve të hidrokarbureve të destinuara për të krijuar një mjegull artificiale (për shembull, me rastin e kalimit të Renit nga ana e aleatëve) apo edhe për të eliminuar mjegullën nga aeroportet. Në fund të fundit, ajo që duhet evidentuar janë satirat fenomenale të kërkuara nga prodhimi industrial në përgjithësi dhe nga industritë e rënda të luftës në veçanti. Për të mos harruar pastaj anijet çisternë që djegin një pjesë të asaj që transportojnë për lëvizjen e tyre dhe që janë objektiva të lehtë të nëndetëseve gjermane. Nga 1500 anije çisternë amerikane, flota më e rëndësishme e botës, 600 do të mbyten në periudhën midis viteve 1941 dhe 1945, një çikë më pak se rreth 600 petrolierat e ndërtuara në Shtetet e Bashkuara midis shtatorit të vitit 1939 dhe korrikut të vitit 1945.
Por ekzistojnë diferenca të thella midis palëve ndërluftuesve, pasi midis tyre ka prodhues, si Shtetet e Bashkuara, dhe ka nga ata që në fakt janë të privuara krejtësisht prej naftës, domethënë fuqitë e Boshtit. Shtetet e Bashkuara gëlojnë me karburant si të brendshëm, ashtu dhe të jashtëm, të importuar nga Arabia Saudite apo nga Amerika e Jugut. Edhe Bashkimi Sovjetik disponon një sasi të madhe nafte. Britania e Madhe e nxjerr të sajën si nga vendet e lidhura me perandorinë e saj, Irak dhe Emirate të Bashkuara, ashtu dhe nga Irani, ku kompania Anglo Persian Oil Company, e ripagëzuar tashmë Anglo Iranian Oil, ndodhet aty prej shumë kohësh. Zotërimi i naftës së Bakusë dhe Kaukazit është në fakt një prej objektivave kryesore të sulmit gjerman kundër Bashkimit Sovjetik të 21 qershorit 1941. Nga ana e tij, Mussolini synon për vendburimet shqiptare. Për sa i përket Japonisë, ajo i ka hedhur duart duke filluar nga viti 1931 mbi Mançurinë, rajon i varfër me naftë, por shumë i pasur me rëra bituminoze të dobishmë për fabrikimin e benzinës sintetike. Fryt i një partneriteti midis shtetit japonez dhe stabilimenteve të çelikut Shova, Manciuria Research Laboratory hidhet në hidrogjenizimin e qymyrit dhe të lëngjeve të djegshme të sintezës. Manciuria Petroleum Company instalon një rafineri të parë në Dairen. Në fillim të vitit 1942 ofensiva japoneze mbi Indonezinë i mundëson Japonisë që të shtjerë në dorë vendburimet e naftës të Royal Dutch Shell, të përdorshme vetëm, pasi i ka riaktivizuar për shkak të sabotimeve të kryera nga hollandezët. Gjithsesi, Perandoria japoneze ka arritur të pushtojë pjesën më të mirë të objektivave të naftës të planifikuara. Kurse aleatët e tyre nazistë në synimin e tyre kundrejt Baksë nuk arrijnë ta kapin objektivin. Armatat e Hitlerit duhet të kënaqen me vendburimet rumune të Ploeshtit, por bëhet fjalë për pak gjë, edhe pse Rajhu në vitin 1935 ishte ruajtur, duke importuar 5 milion ton produkte nafte nga Shtetet e Bashkuara (e pabesueshme të thuash, kompani të ndryshme amerikane do të vazhdojnë ta furnizojnë Berlinin deri në sulmin ndaj Pearl Harbour në dhjetor të vitit 1941!), nga Venezuela, nga Irani, nga Meksika dhe nga vetë Bashkimi Sovjetik (furnizimet e të cilit do të vazhdojnë deri në sulmin gjerman të vitit 1941).
Alternativa në këtë situatë përfaqësohet nga karburantet sintetike. Nëpërmjet hidrogjenizimit të rezervave të qymyrit fosil apo të linjitit, Gjermania, duke filluar nga viti 1939 prodhon 1.5 milion ton karburant dhe vaj lubrifikues. Përpjekja intensifikohet në periudhën e mëpasme. Në afërsi të vendeve të nxjerrjes ndërtohen fabrika transformimi, jashtë nga rrezja e veprimit e avionëve të RAF-it (Royal Air Force) britanik, fillimisht në Renani, në Saar apo në Ruhr. Efikasiteti në rritje i aviacionit britanik do ta detyrojë megjithatë që t'i fusë nëntokë pak e nga pak vendet. Është rasti i Silezisë së Sipërme, me dy stabilimente nëntokësore në Bleckhammerin verior dhe jugor dhe të Odertalit. Në vitin 1942, 12 njësi të reja prodhimi të benzinës sintetike ndërtohen nga Organizata Todt në Gjermaninë Lindore, mjaft larg nga bazat ajrore aleate, por jo krejtësisht të siguruara nga sulmet. Rezultati: prodhimi i karburantit sintetik, që do të duhej të dyfishohej për të arritur 12 milion tonët në vit, ngec në 6 milion ton. Fakt rëndues, Rajhu i privuar natyralisht nga kauçuku, duhet të prodhojë sintetikun, edhe atë me bazë nafte. Kjo detyrë i është besuar kartelit kimik IG Farben, i shoqëruar me krimet më të këqija të nazizmit si fabrikues, veç të tjerash, i gazit Zyclon B, të përdorur në dhomat e gazit të kampeve të përqendrimit. Në vitin 1943, IG Farben do të prodhojë 118000 ton "Buna" (Bu = Butadien dhe Na = Sodium), emri i kauçukut artificial. Për karburantin e sintezës janë në konkurrencë dy procedime. Mund të hidrogjenizohet gazi karbonik në një presion pothuajse të zakonshëm: është procedimi Fischer-Tropsch. Ose, nën presion të fortë dhe temperaturë të lartë, vajrat e katranit të nxjerra nga linjiti, qymyri natyror mjaft i bollshëm përtej lumit Ren: është sistemi i Doktor Bergiusit. Duke i përkitur gushtit të vitit 1913, ky procedim është përdorur nga IG Farben. Në vitin 1939, prodhimi i naftës sintetike arrin 2 milion ton (1.3 milion ton me sistemin Bergius dhe 0.7 me sistemin Fischer-Tropsch). Një total që do të arrijë 5 milion tonët në vitin 1943 (3.7 milion me sistemin Bergius dhe 1.3 me atë Fischer-Tropsch), domethënë në rreth 6 milion (4.6 milion dhe 1.3 milion), përpara se të zbresë me rastin e rënies së Gjermanisë. Është IG Farben që bëhet arbitër i situatës. Në vitin 1943, Wehrmacht varet nga ky kartel që furnizon 100 përqind të vajrave lubrifikues sintetikë, 46 përqind të benzinate me numër të lartë oktani, 33 përqind të benzinave të sintezës. Kuptohet në një kontekst të tillë se, pse RAF-i dhe sidomos US Air Force do të egërsohen për një kohë të gjatë ndaj fabrikave të Ludwighafen-it dhe të Leuna-s. Me 12 maj të vitit 1944, më shumë se 1000 avionë aleatë, fortesa fluturuese dhe gjuajtës eskorte, të pajisur me serbatorë suplementarë, sulmuan kompleksin e Leuna-s, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme, i njëjti operacion më 28 dhe 29 maj. Por britanikët, më pak të prirur nga logjika industriale respektivisht amerikanëve dhe të dëshiruar për t'u hakmarrë për popullsitë civile të Londrës dhe të Konventrit, preferuan që dërrmojnë qytetet gjermane me bomba djegëse, duke u lënë aleatëve të tyre amerikanë detyrën e sulmimit të fabrikave gjermane. Një gabim strategjik i konsiderueshëm, për sa i ofron Albert Speer, ministrit gjerman të Armatimeve, mundësinë që përhapë qendrat.
Në vitin 1944, nafta natyrore mbulon vetëm 40 përqind të konsumit gjerman dhe tashmë 60 përqind e karburanteve dhe e vajrave lubrifikues janë me origjinë sintetike. Blitzkrieg bëhet vetëm një kujtim, sidomos në frontin e Lindjes, ku kali bëhet sërish mjeti i rëndësishëm i transportit ushtarak. Degradim mizor për zotërinjtë e luftës së motorizuar. Përpara se të rrëzohet, Gjermania do të tentojë gjithçka, edhe mobilizimin e krahut të punës së skllavëruar nëpër minierat e qymyrit dhe në fabrikat e hidrogjenizmit. Në maj të vitit 1941, mbështetja ndaj nacionalizmit iraken nuk do të janë asnjë rezultat. Të pamjaftueshme edhe konfiskimet e naftës së pakët të disponueshme në Francë. Zhgënjyes drejtimi për nga gazogjeni: 150000 automjete kundrejt 1800000 në Francë. Pak efikas ndërtimi i fabrikave të sintezës gjithnjë e më shumë të mbrojtura dhe të groposura, nganjëherë faranike si rafineria e Minden-it, e ndërtuar shumë vonë për t'u vënë në shërbim, apo projekti Mittelbau 2 i Leuna-s, me shkallët e tij 50 metra të larta. Njëlloj të kota në vitin 1943 autoblindat me qymyr. Ashtu siç shërben pak vënia e duarve mbi depozitat italiane të karburanteve pas 8 shtatorit të vitit 1943, sepse pak kohë më vonë, pasojnë humbja e naftës shqiptare dhe hungareze. Në gusht të vitit 1944 dezertimi i Rumanisë e privon Berlinin nga një burim thelbësor furnizimesh dhe në fund të vitit ofensiva në Ardenne dështon pikërisht prej mungesës së karburantit. Më 17 dhjetor, tanikstët gjermanë, të keqinformuar nga shërbimet informative, nuk fusin në dorë depozitën gjiganteske të Stavelot-it në Belgjikë, ku do të mund të kishin gjetur karburant për të paktën 10 ditë. Disa orë më pas, janë të detyruar të ndalen.
Përpara se të hynin në luftë kundër Shteteve të Bashkuara, japonezët, më parashikues se gjermanët, qenë pajisur me depozita gjiganteske: 8 milion ton, nga të cilat një pjesë e importuar nga Shtetet e Bashkuara. Duke ndërtuar 5 stabilimente nafte sintetike në Mançurinë e pushtuar kishin avancuar të përdornin të gjithë qymyrin e zonës. Megjithatë, ata nuk do të arrijnë të nxjerrin nga vendi i pushtuar të gjithë satirat e parashikuara. 11 milion ton naftë natyrore të rekuperuara në vitin 1941 në Birmani, në Kore, në Sumatra, Borneo dhe Java. Por superioriteti detar i amerikanëve do të arrijë brenda pak kohe që t'ua presë linjën e furnizimit. Edhe nga ana e tyre, aleatët janë interesuar për problemin e karburanteve sintetike. Katër fabrika në Angli për një prodhim vjetor prej 180000 ton benzinë artificiale në vitin 1939, shifër që do të arrijë 2.5 milion tonët në vitin 1942, duke llogaritur alkoolin dhe benzolin, që mund t'i shtohen benzinës për ta bërë joshpërthyese, por që janë jashtëzakonisht volatilë. Më pak të shtyrë nga nevoja, amerikanët përsosin procedimin Fischer-Tropsch. Në vitin 1942 prodhojnë 5.5 milion ton, përfshi benzolin. Jo shumë larg nga 6.3 milion tonët gjermanë. Pavarësisht ndërtimit të një fabrike gjigante, hidrogjenizimi në vendburimin e gazit natyror të Cathage në Texas dhe të një tjetre në Bruceton të Pennsylvania, fonde të destinuara për kërkimin lidhur me karburantet e sintezës do të bien ndjeshëm pas vitit 1945. Surpriza vjen nga Bashkimi Sovjetik. Vendi i Stalinit hidhet në fabrikimin e produkteve të sintezës. Me 130 milion tonët e qymyrit në vit dhe me 200 minierat e reja të hapura midis viteve 1941 dhe 1945, ka për të prodhuar sasira karburanti si për distilim, ashtu dhe për hidrogjenizim. Pastaj janë torfa, e pasur me katran, i së cilës Bashkimi Sovjetik është prodhuesi botëror, dhe pyjet e pafundme, nga ku rusët sigurojnë substancat që mundësojnë të nxirret uratoli, një konservat për benzinën e aviacionit. Sipas disa burimeve, Bashkimi Sovjetik prodhoi në vitin 1942 nga 9 në 9.5 milion ton karburant sintetik në një total prej 24 milion tonësh. E gjitha kjo ekskluzivisht për përpjekjen e luftës, pasi në Bashkimin Sovjetik, ashtu si tjetërkund, pjesa më e madhe e dijes së akumuluar në 5 vitet e konfliktit të destinohet që të humbasë për mungesë interesi imediat. /AT/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ish-të burgosurit, Berisha: Mos çoni benzinë tek greva. Ruci: S'duan lëmoshë
» Kushtetuesja s’e njeh luftën e UÇK-së!
» 8-vjeçari nga Kosova në luftën në Siri (Video)
» SHIK-u i PDK-së në aksion, nis luftën kundër LDK-së
» FARK-U LEGJITIMOI LUFTËN NË KOSOVË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi