Ish-të burgosurit, Berisha: Mos çoni benzinë tek greva. Ruci: S'duan lëmoshë

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Partinë Socialiste se ka shtyrë ish-të burgosurit politikë të hyjnë në grevë urie për interesa politike.
“Ju që me deputetët tuaj dërgoni shishe benzine në cadrat e tyre, ju merrni pjesë në ekzekutimin e tyre. Shishe mos merrni më. Mos i nisni prapë, ju urdhëroj. Doni të shkoni, çoni,çoni shishe benzine, por ju po i ekzekutoni”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit duke reaguar rreth situatës së ish-të dënuarve politikë që ndodhen në greva urie prej 20 ditësh.
Kryeministri theksoi se PD ka pasur gjithmonë në vëmendje shtresën e të përsekutuarve politike, porse një pjesë e tyre kanë qenë kundërshtar të PD që në fillimet e saj.
“Kjo parti i ka pasur dhe i ka aleatë kryesorë të përndjekurit politik që në themelimin e saj. Por, që në themelimin e saj, një grusht ka qenë kundërshtar të kësaj partie. Pra ne i kemi respektuar dhe i respektojmë”
Berisha më tej bëri një pasqyrim të parave që janë janë dhënë nga qeveria si dëmshpërblim për burgun politik që kryen ish-të burgosurit dhe veçanërisht për Gjergj Ndrecën dhe Pal Shqevin, që sipas kryeministrit i vuri zjarrit Ndrecës.
“Cili ka qenë ndikimi ynë në një Shqipëri mjerimi, përpjekjet më të jashtëzakonshme për të normalizuar sadopak jetën e tyre. Do marr disa fusha, gjatë viteve 96-97, lekë privatizimi me letër me vlerë dhe lekë shqiptare janë dhënë ndarë, mbi 100 milionë dollarë në dorë. Grupi që bën grevën politike ka marrë lekë privatizimi dhe lekë në dorë rreth 256 mijë dollarë dhe nuk llogaritur këtu 4 apartamente se po të shtojmë dhe ato apartamente që morën, ajo shkon afërsisht 400 mijë dollarë, plus çfarë kanë përfituar ata me letrat me vlerë në sipërmarrjet dhe i meritojnë plotësisht”.
“Por atij të cilit iu vu flaka për kauzën tuaj, kush është ai që i vuri flakën, ai zotëria, (Gjergj Ndreca) me paratë, që mori privatizoi fabrikën e miellit në qytetin e Laçit, dhe kjo nuk i mjaftoi, dhe nuk mjaftoi kjo iu dha kredi e butë për të blerë fermën e mbarështimit të derrit. Nuk mjaftoi kjo, u prish me ortakun, doli mori kredi ndërtoi fabrikë të re mielli. Falimentoi se nuk e menaxhoi, ia konfiskoi banka. Kjo është historia e zotërisë që i vunë zjarrin në shtëpinë e vet”.
Ndërsa për Shqevin, Berisha tha: “Cili është zjarrvënësi? Ai ka 2 emra, Pal Shqevi, ai është Shqevi, nuk është Pal, është Perikli. Pse i ka ndryshuar emrin shpirti e tij ia di. Por, se ja vuri zjarrin këtë do e saktësojmë drejtësia. Dhe ai e mori shumën e kërkuar dhe është aksioner në shumën e 400 mijë dollarëve, të sipërpërmenduar. Në kohën kur vazhduan një javë rresht, duke mashtruar se nuk kane marrë një qindarkë nga kjo qeveri. Dhe ai që ka marrë 3 dhoma e kuzhinë se ka bërë be e rrufe se nuk ka marrë asgjë nga qeveria, i kontrolluar nga ju. Cila është dita që ka shpërblyer ditën e burgut. E kemi shpërblyer me 18.6 dollarë. Cila ishte rroga e një kooperativisti në muaj, në kohën e Enver Hoxhës, 30 cent apo 40 cent, 10 herë më e vogël”, tha me tej Berisha.
Berisha u bëri thirrje familjarëve të nxjerrin njerëzit e tyre nga greva dhe të mos i lejojnë të përdoren nga politika për qëllime të tjera.
“I bëj thirrje familjarëve të tërheqin njerëzit nga greva. I respektoj në mënyrë absolute. Kërkojnë shumë rrëzimin e armikut të tyre, Berisha dhe unë kam mirëkuptimin e kërkesës së tyre. Kërkojnë ligjin e lustracionit të cilin një nga hijet që u gjendën mbrapa nuk e firmosi, dhe ju votuat kundra”.
Ruci: Grevistët s’duan mëshirë, djegia bëri xhiron e botës, reflekto Sali!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci mori fjalën menjëherë pas kryeministrit Berisha. Duke e ndalur vëmendjen tek rekomandimi për statusin që KE i dha dje Shqipërisë, Ruci tha se ky nuk mund të shihet si flamur suksesi, por si vendim që kërkon reflektim.
“Mënyra se si u interpretua rekomandimi për statusin, si një flamur për të vrapuar, nuk mu duk i drejtë. Unë ju them të ulemi e të bëjmë detyrat e shtëpisë se ka pak kohë. Falënderoj BE se ne si opozitë jemi koshientë se Shqipëria jonë ka probleme me demokracinë, ne e dimë se kemi probleme me drejtësinë, probleme të rënda me kriminalitetin, prandaj e falënderojmë komisionin për rekomandimin e bërë. Ne do jemi këtu për të luftuar që demokracia të vendoset në binarë, këtu deri në 2013 për të bërë zgjedhje të lira, të shpëtojmë kapjen nga fyti që i keni bërë institucioneve”, tha Ruci.
Ai i kujtoi kryeministrit Berisha se progres-raporti ndër të tjera kërkon të jepet përgjigje për ngjarjet e 21-janarit. “U vanë 4 njerëz zoti kryeministër, nuk mund ta kapni këtë proces, BE do transparencë”.
Ruci foli më tej edhe për grevën e ish-të përndjekurve, nga të cilët sic shtoi ai, PS nuk kërkon kredo politike. “Mungesa e maturisë suaj i coi ata njerëz në vetëflijim. Ata nuk digjen për lëmoshë, ata duan të vlerësohen, jo t’i zhvlerësoni, kjo që bëni është turpi juaj”, tha Ruci.
Kreu i Grupit të PS, i bëri edhe njëherë qeverisë apel për të reflektuar në lidhje me situatën e ish-të përndjekurve.
“Apel, asnjëherë s’është vonë për të reflektuar, dy u dogjën, bënë xhiron e botës, hiq dorë nga akuzat për opozitën, edhe sikur opozita të kishte dorë ata nuk na pyetën as mua as ty për grevën. Po pate argumente shko e thuaja në sy, mos u fshi. Nuk duan mëshirën tonë, ata po djegin veten, mëshirën e neveritin, nuk kanë nevojë për rrogën tonë, duan të negociojnë me ju”, iu përgjigj Ruci Berishës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» "Ligjet", Berisha: Ju pres deri më 20 Nëntor. Ruçi: Je në hall, kërkon alibi
» Paketa fiskale, Berisha: PS voto 3 ligjet. Ruci: Mirato propozimet tona ekonomike
» IDRIZ MORINA:Lirak liroji të gjithë të burgosurit! Le të dihet, Kosova është parajsë për të burgosurit për krime të rënda!
» Benzinë sintetike për luftën
» S’duan lëmoshë, kërkojnë respekt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi