Dylaver TARAKU:S'din ka pshurrë pula, e me diplomë fakulteti!
Faqja 1 e 1
Dylaver TARAKU:S'din ka pshurrë pula, e me diplomë fakulteti!
S'din ka pshurrë pula, e me diplomë fakulteti!
Nga veshi në vesh (1)
Shkruan Dylaver TARAKU
Ishin ulur ne një klub dy mërgimtar, kishin marrë nga një pije dhe po bën muhabet.
- A njeve ej? – pyeti njëri nga ata.
- Po çka ashtu o Sylë? – u interesua Lleshi.
- Ish bo njani me fakultet.
- Kush ashtu ej?
- Ai që na shitke bukë pa pjekë!
- Po thuje me emën ore burr se na tranove!
- Po ti nuk je aq i trashë sa mos me e marrën vesh se për kënd e kam fjalën! - vazhdoj prapë Syla me avazin e tij, duke e lënë Lleshin qe të mundohej vet për ta gjetur se për kënd bëhej fjalë.
- Po ai de, ai... Ai që i ndlirke gishtat e këmbëve dhe pa i larë fare duart, na bënte qebaba!
- Eu Sylë, eu. Po gjithmonë e ke pasur ketë zanat të keq, me na qu kodër pas bregu! Po thuaje se kush muti është ai ose le fare këtë muhabet!
- Po ai de, ai… Ai që tash po ju kapet të mëdhenjve si rriqna n’bythë t’kalit!
- Aha… tash e mora vesh se për kën e ke fjalën. Ai përnime, tanë jetë ka vrapu si muqa pas daijve! Po si dreqin u bë ai me fakultet e deri dje s‘ ka diten se kah pëshurrë pula?!
- Nuk asht ai qysh doket krejt i trash prej mendve o Llesh, jo. Ish kann shku n’Shipni për punë tjera dhe atje e kish pas gjetën një pizivenge*. Ti e din se atij edhe arshafin ia ka kajtën gjithmonë. Ajo pizivenga i kish pasën lidhjet kahmos, sepse ish kanën shumë e gjymert dhe nuk i kish pas pritue hiq asaj punës.
- Jo, he burr?! – foli Lleshi si i habitur.
- Po qëbesa. Krejt pahiri kish ra llafi se n'Shipni merrej fakulteti kollaj dhe ky herifi, pa nje - pa dy, i kish thanë se është i interesuar edhe vet me e krye fakultetin.
- Haj medet, haj! Po çka i vyke ej kur s’ka gja n‘krye?! – e ndërpreu prapë Lleshi.
- Po donte me u ba profesor ore burr!
- Dhe …
- Ajo pinivenga ia kish nxjerrën ketij herifit një diplomë fallse të shkollës së mesme dhe e kish pas regjistru në një fakultet privat. Ky paguajke e tjetërkush ia kryjke provimet.
- Eu, sha tokë e qiell, çka s’po nijka njeri n’ditë t‘sodit! – quditej Lleshi.
- Po pasha t'madhin zot. E ka rru dreqi n’tana anët o Llesh! – ia kthej Syla.
- Ani, po thu se e ka kry a? – Pyeti sërish Lleshi nga kurreshtja.
- Po ta merr menja... çka po mendon ti ?! E ka krye dhe tash na duhet me i thanën profesor! – e ngacmoj Syla, se e kishte parë që Lleshi kishte mbetur gojhapur.
- Sha kishën e Sh’nanue, kurr prej gojës teme s’ka me e n‘ie fjalen profesor. Po ai thuhet profesor ati teveqeli ej, pa u hallakat njeri prej menve?! – Foli Lleshi dhe luajti vendit.
- Ani Llesh ani, veç ai shpejt ka me u ba edhe magistër dhe qëbesa edhe doktor shkence ndoshta. E prite tani, kur ta nxanë naj pozitë t’mirë dhe t’bahësh ti miftijaq* për të! – Vazhdonte Syla ta provokonte.
- Pasha n’jat´ Krisht o Sylë, ma para i bij plum vetit se bana miftijaq për atë hajrsuz*! Eu po... ku s’i del flaka n’tana anët, se keq u pishën kjo dynja! – E lëshoj një mallkim Lleshi dhe vazhdonte ta luante kokën në shenjë habie.
Dhe kush e di sa kishte për të vazhduar ky dialog, sikur ata dy të mos punonin të nesërmën. Paguan pijet dhe ikën për të fjetur.
________
*Muhabet - bisedë
*Herifit - përsonit për të cilin bëhet fjalë
*Pizivenga – femër e përdalë
*Miftijaq - nevojtarë
*Hajrzuz – njëri që nuk i shihet hajri
22. 03. 2015
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LD Gjermani: Presidenti po pshurrë mbi Kushtetutën e Kosovës, ne do të kthehemi në LDK, por jo në atë të Sejdiut
» Ambasador pa diplomë!
» Partizan Cene:Lopa dhe pula ...
» Zgjidhet misteri më i vjetër: Pula ka bërë e para vezën!
» Poezi nga Luljeta Pula kushtuar Xhesika Leoni Vules
» Ambasador pa diplomë!
» Partizan Cene:Lopa dhe pula ...
» Zgjidhet misteri më i vjetër: Pula ka bërë e para vezën!
» Poezi nga Luljeta Pula kushtuar Xhesika Leoni Vules
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi