Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova më e rrezikuar nga politikat e Thaçit sesa nga ISIS-i dhe Rusia

Shko poshtë

Kosova më e rrezikuar nga politikat e Thaçit sesa nga ISIS-i dhe Rusia Empty Kosova më e rrezikuar nga politikat e Thaçit sesa nga ISIS-i dhe Rusia

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2015 8:06 pm

Kosova më e rrezikuar nga politikat e Thaçit sesa nga ISIS-i dhe Rusia


Kosova më e rrezikuar nga politikat e Thaçit sesa nga ISIS-i dhe Rusia Largea_thaqi-isis1427190290


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për kërcënimet që mund të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se Ballkani Perëndimor po kërcënohet nga ISIS dhe ndikimi në rritje i Rusisë.
Analisti politik, Arbër Gashi vlerëson se, Kosovës rreziku më i madh i vjen nga politika e brendshme për të cilën Hashim Thaçi me shokët e PDK-së i kanë përgjegjësitë e tyre, e tek pastaj mund të flasim për rreziqet që na kanosen nga jashtë.
“Është e vërtetë se ISIS paraqet rrezik real për vendet e rajonit dhe për Kosovën. Por, rrezik ekuivalent me atë të ISIS për Kosovën paraqet edhe politika e agresionit kushtetues të shtetit serb, politika uzurpatore dhe raciste e kishës ortodokse serbe, Marrëveshja e Brukselit, demarkacioni me Malin e Zi dhe tek në fund mund të flasim edhe për rrezikun real nga Rusia”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.
Ai thotë se, që nga rënia e perdes së hekurt dhe armëpushimit të nënshkruar në Kumanovë, Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tash.
“Shkaqet janë të shumta, por aty mbizotërojnë gabimet e politikës vendore për të cilën Hashim Thaçi dhe PDK mbajnë përgjegjësi historike”, thotë Gashi.
Ndërsa, publicisti dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se Kosova nuk rrezikohet nga Rusia drejtpërdrejtë, kurse nga ISIS-i rrezikohen kombet myslimane.
“Ndoshta Thaçi rrezikun prej Serbisë e ka menduar si ndikim rus. Se përndryshe Kosova nuk rrezikohet nga Rusia drejtpërdrejtë përveç se përmes Serbisë. Ndërsa nga ISIS rrezikohen gjithë kombet myslimane e natyrisht edhe kombi kosovar si komb muslimano-katolik”, thotë Spahiu për gazetën “Bota sot”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi