Revolta e pilotëve: Ne nuk fluturojmë më. Të hënën avioni kish patur probleme
Faqja 1 e 1

Pikëllim dhe trishtim pas rrëzimit të avionit gjerman A320 në Alpet franceze. Asnjë nga pasagjerët nuk ka mbijetuar. Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet.
(I plotësuar) - Avioni i rrëzuar dje në Alpet e Francës është ndalur disa orë të hënën në Dyseldorf për një problem teknik. E ka deklaruar vetë Lufthansa. Arsyeja e ndalimit, një problem në “Nose landing door” – “Derën e përparme”.
“Një problem që është kapërcyer tërësisht – ka thënë zëdhënësja e Lufthansas – aq sa në 10 të mëngjesit avioni është kthyer të vazhdojë me shërbimet e rregullt”. “Nose landing door” është një sportel i palosshëm i trupit të avionit, që hapet e mbyllet kur ai shtyhet apo tërhiqet. Avioni ka qëndruar jashtë shërbimi për disa orë. Tragjedia në Francë ka provokuar menjëherë një reagim proteste nga ana e personelit të Germanwings: kompania u detyrua të anulojë të paktën 30 fluturime, nga të cilët 7 niseshin prej Dyseldorfit, sepse ekuipazhët refuzuan të fluturojnë. Këtë gjë e ka komunikuar zëdhënësja e Lufthansas duke shpjeguar se “ekuipazhet nuk ishin të plotë”, pa saktësuar nëse refuzimi ka qenë i pilotëve, apo asistentëve të fluturimit.
REAGIMI
Refuzimi për të fluturuar nga ana e disa ekuipazheve të Germanwings nuk duket se i ka habitur drejtuesit e filialit të Lufthansas: “E kuptojmë këtë vendim”, ka komentuar Thomas Uinkelmann, drejtor i përgjithshëm i Germanwings, në një deklaratë. Për shkak të zgjedhjes së ekuipazheve, dhjetëra fluturime u anuluan në Dyseldorf, Shtutgart, Këln, Berlin dhe Laipcig.
Rrëzimi i avionit, rinis operacioni i kërkim-shpëtimit
Një ekip policor e ka kaluar natën në mal dhe në mëngjes i janë bashkuar disa hetues të cilët do të kërkojnë mes mbetjeve të avionit, në zonën ndërmjet Digne dhe Barcelonnette.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky operacion mund të zgjasë disa ditë, ndërkohë që liderët e Gjermanisë, Francës dhe Spanjës pritet të vizitojnë vendin e përplasjes.
Mendohet se në bordin e avionit Airbusit A320 kishte pasagjerë gjermanë, spanjollë, australianë, turq, danezë, holandezë dhe belgë.
Të martën, autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.
Rrëzimi i aeroplanit, nuk besohet se ishte sulm sulm terrorist
Ministri i brendshëm i Francës ka thënë se një nga kutitë e zeza të aeroplanit është gjetur në vendin e rrëzimit, ndërsa ajo do të inspektohet menjëherë.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk duket që rasti të jetë si pasojë e një sulmi terrorist.
Lufthansa që e ka në pronësi agjencinë e fluturime me çmime të lira, Germanwings, beson që fjala është për aksident.
Policia franceze në vendin e rrëzimit të aeroplanit, rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit, ka thënë se asnjë nga personat në bord nuk i ka mbijetuar aksidentit.
Të njëjtit thonë se është shumë e vështirë që të nxirren trupat e pajetë nga aty për shkak të terrenit të vështirë, borës dhe stuhive që pritet të nisin sot.
Tragjedi ajrore në Alpet e Francës, 150 viktima nga rënia e avionit
Asnjë nga 144 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk ka mbijetuar nga rënia e aeroplanit të kompanisë gjermane, “Germanwings” ka thënë Alen Vidali nga ministria e Transportit të Francës.
Aeroplani i kompanisë gjermane ka fluturuar nga Barcelona për në Duseldorf është rrëzuar rreth orës 11 në pjesën jugore të Alpeve franceze.
Sipas informatave të para të ekipeve të shpëtimit, aeroplani është shkatërruar plotësisht dhe pjesët e tij janë shpërndarë në rreth dy kilometra.
***
Gjenden “Kutitë e zeza”, mes viktimave 16 nxënës gjermanë dhe një foshnje
Operacioni i kërkim-shpëtimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings” dhe përreth saj vazhdon me intensitet.
Autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.
Ndërkohë “La Provence”, një media lokale në Francë raporton për një person të mbijetuar. Mësohet gjithashtu se në bord ndodhej një foshnje dhe 16 nxënës gjermanë që po ktheheshin nga Spanja në vendlindje pas një udhëtimi për shkëmbimin e programeve mësimore.
Më herët kancelarja gjermane njoftoi udhëtimin drejt vendngjarjes për të mbikqyrur një hetim të përbashkët mes autoriteteve franceze dhe atyre gjermane. Merkel tha se është një ditë zie për gjithë gjermanët.
Në Francë mbërriti edhe Mbreti Felipe VI. Ai u prit në zyrat e Ministrisë së Brendshme franceze nga presidenti Francois Hollande.
Dy këngëtarët udhëheqës të operas, Maria Radner dhe Oleg Bryjak, janë dy nga 150 viktimat
***
Një aeroplan i shoqërisë bijë të Lufthansës, Germanwings, është rrëzuar këtë të martë në jug të Francës. Avioni ishte duke udhëtuar nga Barcelona për në Düsseldorf. Shoqëria ajrore Germanwings ka konfirmuar se në avionin e rrëzuar në Francën Jugore sipas të dhënave të deritanishme ndodheshin të paktën 142 pasagjerë dhe 6 punonjës të ekipazhit.
Sipas shoqërisë ajrore Germanwings 67 nga viktimat janë gjermanë, ndër ta edhe një klasë me nxënës nga qyteti Haltern në landin Nordrhein-Westfalen (NRW), të cilët kishin qenë në Spanjë për një kurs të gjuhës spanjolle. Këtë e njoftoi zëvendëskryeministrija e landit (NRW), njëkohësisht ministre e Arsimit Sylvia Löhrmann (të Gjelbrit) në stacionin WDR.
'France Info' pohon se avioni është rrezuar ne 2.000 metra lartesi, ne komunen e Méolans-Revel, nje zone e izoluar me nje terren teper te ashper malore qe veshtireson se tepermi perpjekjet e ndihmes. Lista e pasagjereve po verifikohet, por nderkohe zevendeskryeministri i Spanjes deklaroi se 45 prej tyre jane shtetas spanjolle, ndersa Hollande pohon se shumica ishin gjermane.
Sherbimi Meterologjik i Frances thote se kushtet atomsferike kane qene relativisht te mira ne momentin e aksidentit dhe se qielli ishte pothuajse krejtesisht i hapur. 400 xhandare, zjarrfikes dhe punonjes te nderhyrjes se shpejte jane mobilizuar per operacionin e ndihmes, por eshte temrresisht e veshtire te mberrihet ne vendin e aksidentit.
Sipas nje zyrtari lokal ne resorten e skive te Val d`Allos, Gilles Gravier, ne fshat rrezimi nuk eshte degjuar. Shefi ekzekutiv i Lufthans-as, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin Twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shkroi ai.
Shkaku i fatkeqësisë më të madhe ajrore në Evropë prej vitesh, është fillimisht i paqartë. Avioni është nisur paradite nga Barcelona dhe rreth 100 kilometër në veri të Nicës është rrëzuar. Sipas të dhënave të policisë franceze nuk ka të mbijetuar nga aksidenti ajror. Gjetja e trupave të pajetë do të vazhdojë ndoshta me ditë të tëra për shkak të rajonit tepër të vështirë. Zona e rrëzimit të avionit ndodhet në Alpet franceze në një zonë me borë, të pakalueshme për makinat.
Merkel shkon të merkurën në vendin e aksidentit
Qeveria gjermane ka ngritur ndërkohë një shtab krize. Kancelarja Angela Merkel, e cila anulloi të gjitha takimet e ditës së sotme, shprehu tronditjen e saj të thellë për aksidentin. Ajo do të shkojë nesër (25.03) në vendin e rrëzimit të avionit në Francë.
Rrëzimi i avionit me më shumë se 140 njerëz në bord është një shok, një pikëllim i thellë për ne në Gjermani, për francezët dhe spanjollët." Ajo tha se nuk ka shumë informacione për shkakun e rrëzimit. Çdo spekullim duhet t'ia ndalojmë vetes. "Tani është momenti, kur ne ndjejmë pikëllim të thellë." Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi në Berlin se qeveria gjermane është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze. Steinmeier u shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të pasagjerëve dhe të anëtareve të ekuipazhit: "Në këto orë të vështira mendimet tona janë tek të gjithë ato, që kanë frikë se të afërmit e tyre mund të ndodhen në mesin e pasagjerëve, apo të anëtareve të ekuipazhit."
***
Raportet më të reja thonë se aeroplani i rrëzuar sot në Alpet franceze, i kishte 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Më herët është thënë se ishin 142 udhtarë me 6 anëtarë të ekuipazhit.
Aeroplani i tipit Airbus A320, që operohej nga Germanwings i kompanisë Lufthansa, fluturonte nga Barcelona (Spanjë) për në Dizeldorf (Gjermani).
Presidenti francez, Francois Hollande, ka theksuar se “kushtet e aksidentit, që ende nuk janë qartësuar, na çojnë të mendojmë se nuk ka të mbijetuar”.
Kompania Lufthansa ka deklaruar se “nëse shqetësimet tona konfirmohen, kjo është ditë e errët” për ne.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thanë se ishin të “shokuar” nga rrëzimi i aeroplanit.
Duke mos e pasur parasysh Rusinë dhe vendet e tjera ish-sovjetike, rrëzimi i fundit i aeroplanit në Evropë ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur aeroplani i kompanisë Spanair, doli nga pista gjatë ngritjes në aeroportin Barajas në Madrid, me ç’rast humbën jetën 154 njerëz.
****
Avioni “Airbus A320”, i kompanisë "GermanWings", është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjerë, ndërsa kishte në bord 2 pilotë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Presidenti francez, Françoise Hollande, nëpërmjet një fjalimi në televizionin shtetëror, ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ky aksident tragjik dhe se mes viktimave ka shumë shtetas gjermanë.
Ka zëra se avioni i 'GermanWings', i rrëzuar në jug të Francës, po udhëtonte shumë ulët. Sipas 'France Info', avioni është përplasur në kuotën e 1800 metrave, ndërkohë që lartësia e malit ku është rrëzuar arrin në 3 mijë metra.Vendi i aksidentit është i vështirë për t'u mbërritur, pasi është një zonë me terren të ashpër. Sipas ministrisë së Brendshme franceze, operacioni i ndërhyrjes së shpejtë do të zhvillohet në kushte tepër të rrezikshme.
'Le Figaro' njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.
Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.
Presidenti francez Francois Hollande, tha se nuk besohet të ketë mbijetuar ndonjëri nga 142 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në avion.
Presidenti Hollande tha se zona ku ka ndodhur rrëzimi është e thellë dhe ende nuk dihet nëse ka pësuar edhe ndokush në terren. Ai beson që një pjesë e viktimave janë gjerman.
“Kjo është një tragjedi në tokën tonë”, tha presidenti Holande duke shtuar se do të flasë edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Shefi ezkekutiv i Lufthansas, Carsten Spohr, shkroi në rrjetin twitter se “ende nuk dihet çfarë ka ndodhur”, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve të personave që ndodheshin në avion.
“Nëse frika jonë konfirmohet, kjo është një ditë e zezë për Lufthansan. Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar” shkroi ai.
Edhe kompania Airbus, tha se ende nuk dihet asgjë për shkaqet që mund të kenë çuar në rrëzimin e avionit që thuhet të ketë qenë 24 vjet i vjetër.
Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se autoritetet nuk e dijnë ende çfarë mund të ketë nxitur rrënien e avionit, dhe se marrë parasyshë rrethanat e rrënies, edhe ai dyshon se mund të ketë ndonjë të mbijetuar.
Operacioni i kërkim-shpëtimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings” që i mori jetën 150 personave ka rinisur mëngjesin e së mërkurës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sa kohë që ka patur sekrete të vyera, ka patur edhe spiunazh
» Besnik Dizdari: Revolta “popullore” kundër Kombëtares...
» Rrëzohet avioni në autostradë, dy të vdekur në Gjermani
» 196 trupa nxirren nga avioni i rrëzuar malajzian
» Avioni i Erdoganit aterron në Stamboll

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi