Arbër Gashi:“Ata që mendojnë si Kadri Veseli ta dinë se Kosova përfaqësohej në arenën ndërkombëtare nga Dr. Rugova”
Faqja 1 e 1

“Ata që mendojnë si Kadri Veseli ta dinë se Kosova përfaqësohej në arenën ndërkombëtare nga Dr. Rugova”
Analizë e Arbër Gashit
Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lufta paqësore e Ibrahim Rugovës nuk jepte rezultate. Ish shefi i shërbimit informativ të Kosovës tha se Serbia nuk pranonte bisedime paqësore dhe se kjo ka sjellë rezistencën ushtarake.
“Ibrahim Rugova ka bërë një formë të rezistimit. Por, dihet se kjo nuk funksiononte pasi që Serbia nuk pranonte paqësoren. Shembull ishte Kroacia dhe Bosnja, ku Arkani dhe kriminelët serbë - pasi bënin masakra - vinin e bënin xhiro në Kosovë. Kjo ka qenë arsyeja pse filluan luftën”, ka thënë Kadri Veseli.
Rreth kësaj deklaratë të Veselit, analisti politik Arbër Gashi ka thënë se edhe ai një kohë ka menduar sikurse Kadri Veseli.
“Të jemi të sinqertë para opinionit është detyrë, sepse Konferenca e Dejtonit më bëri dhe mua asokohe të mendoj për nja dy-tre muaj njësoj sikurse flet Kadri Veseli sot. Megjithatë, tani ka ardhur koha kur jo vetëm Kadri Veseli, por edhe të gjithë ata që mendojnë si ai ta pranojnë faktin që e nxjerrin në dritë dëshmitë e shumta materiale, se Kosova e viteve të 90-ta në arenën ndërkombëtare përfaqësohej përmes një lideri tepër karizmatik, të cilin bota demokratike e vlerësonte me notë maksimale dhe identifikohej plotësisht me të”, thotë Gashi për gazetën “Bota sot”.
Pra, sipas tij me politikën e presidentit Rugova identifikohej një botë e tërë e liderëve politik në lindje e perëndim, sepse ai prezantonte asokohe vlerat dhe synimet që gradualisht dhe me shumë sakrifica po bëhen themel i institucioneve më prestigjioze për ruajtjen e paqes në arenën ndërkombëtare.
“Lëvizja e rezistencës paqësore kundër pushtimit serbomadh e iniciuar nga Rugova ishte arma më e fortë që posedonte Kosova e atyre viteve. Koha po e dëshmon, se presidenti Rugova ishte i vetëdijshëm për realitetin armiqësor që e rrethonte, ishte njohës shumë i mirë i mentalitetit tonë, i njihte në detal dobësitë e shtetit shqiptar të kohës dhe pasojat që kishte lënë atje lufta vëllavrasëse, sistemi komunist dhe izolimi i plotë gjysmëshekullor. Mbi të gjitha, Rugova e njihte shumë mirë historinë e Kosovës, kontributin e saj dhe luftën shekullore për çlirim e bashkim me Shqipërinë”, thekson ai.
Gashi pohon se, Rugova ishte shumë mirë i informuar edhe mbi tradhtinë që ishte bërë ndaj institucioneve politike dhe ushtarake të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat e bashkuara komuniste serboshqiptare.
“Presidenti Rugova kishte parasysh viktimat e panumërta të popullit shqiptar të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, viktima të cilat sot e kësaj dite nuk i përmend dhe përkujton asnjëherë Kadri Veseli me shokë. Qëllimi i Rugovës pra, ashtu siç e nxjerrin faktet që disponojmë, ishte shmangia me çdo kusht e ripërsëritjes së historisë tragjike për Kosovën dhe shqiptarët. Përballë kësaj përpjekje titanike të presidentit Rugova dhe mbështetësve të tij për internacionalizimin e çështjes së Kosovës, në krahun tjetër kishte edhe organizime, përpjekje dhe veprimtari që synonin përgatitjen e rezistencës së armatosur”, thotë Gashi.
Më tej Gashi thotë se, në këto organizime të rezistencës së armatosur spikatnin dy rryma; njëra ishte përpjekje institucionale e shqiptarëve të Kosovës dhe rryma tjetra që posedonte përkrahjen e parezervë të komunistëve të Tiranës dhe të cilët kërkonin marrjen e pushtetit përmes infiltrimit të kuadrove në institucionet e atëhershme dhe rrëzimin e presidentit Rugova.
“Pra, në atë kohë kemi të bëjmë me dy organizime ushtarake, njëra institucionale dhe e drejtuar ekskluzivisht kundër okupatorit serbomadh dhe tjetra që synonte deklarativisht dëbimin e Serbisë, por parësore kishte marrjen e pushtetit me çdo kusht. Pjesë e luftës për kapjen e pushtetit me çdo kusht ishte edhe Kadri Veseli, ish shefi i SHIK-ut dhe kryetar aktual i Parlamentit të Kosovës”, thotë analisti politik Arbër Gashi. Bota sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milazim Krasn iqi:Në LDK sot janë llaskucët, ata mendojnë se Rugova ishte supremen
» Familja Rugova i bëri atentat Presidentit Rugova për së vdekuri me Kadri Veselin – kreun e SHIK-ut, ekzekutor!
» Kadri Veseli anëtarësohet në PDK
» Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
» Kadri Veseli kryetar i PDK-së!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi