Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Krasn iqi:Në LDK sot janë llaskucët, ata mendojnë se Rugova ishte supremen

Shko poshtë

Milazim Krasn iqi:Në LDK sot janë llaskucët, ata mendojnë se Rugova ishte supremen Empty Milazim Krasn iqi:Në LDK sot janë llaskucët, ata mendojnë se Rugova ishte supremen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 11, 2014 11:41 pm

Në LDK sot janë llaskucët, ata mendojnë se Rugova ishte supremen



09.01.2014

Milazim Krasn iqi:Në LDK sot janë llaskucët, ata mendojnë se Rugova ishte supremen 633_400_09_01_14_16377_a
Foto e vitit 1989: Ibrahim Rugova, Milazim Krasniqi dhe Jusuf Buxhovi, tre nga themeluesit e LDK-së

Milazim Krasniqi, njëri nga ish themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se fansat aktual të LDK-së, dëshirojnë ta ndryshojnë historinë e themelimit të kësaj partie, e cila sipas tij ishte projekt historik. 

Këta “fansa” sipas tij, janë njerëz të ulët që u intereson vetëm pasurimi i tyre dhe asgjë tjetër. 

Më poshtë lexoni reagimin e Milazim Krasniqit, postuar në rrjetin social Facebook:  

Ne themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kemi hequr kurrë dorë nga historia e projektit tonë hisorik. Ne jemi themeluesit e saj dhe kjo kurrë nuk mund të ndryshojë, sepse nuk mund të kthehet më kurrë 23 dhjetori i vitit 1989, që ta ndryshojë dikush atë histori. Mirë a keq, aty atë ditë kemi qenë vetëm ne. Rugova ka qenë kryetari ynë, por ne kemi qenë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. 
Kemi bashkëpunuar, por shumë herë edhe nuk jemi pajtuar. Pas çlirimit të vendit kemi ndjekur rrugët tona të ndara, gjë që është krejt normale për njerëzit e gjallë. Nuk kemi qenë dogmatikë, as të zënë peng nga ndonjë paudhësi. 
Ajo që nuk është normale, është përpjekja e tashme për ta fshehur a falsifikuar historinë dhe për të njollosur figurat intelektuale që krijuan për këtë vend një projekt të pavarësisë e të lirisë. 
Çuditërisht, ne themeluesve të LDK-së, më së shumti na shajnë fansat e tashëm të LDK-së. Kjo tregon se ata janë ca llaskucë, që duan të zhvatin diçka, por pa asnjë respekt për historinë e LDK-së. Ata e duan një LDK pa histori, pa kujtesë. Dhe një Rugovë në rolin e supermenit. Por, Rugova nuk ka qenë supermen, por vetëm njëri prej nesh. Llaskucëve kjo nuk u pëlqen. Ata duan ta kenë një Rugovë për interesat e veta të ulëta, si një figurë plasteline, që t’ia bëjnë hundën si të duan. Kjo tregon sa imoralë janë. 
Ndërsa ata që mua nuk më duan, për shkak të bindjeve të mia politike dhe fetare,i këshiloj që e kanë më mirë të qetësohen e të mos vuajnë kaq shumë nga urrejtja, meqë në historinë e shtetndërtimit të Kosovës dhe në historinë e ndërtimit të shoqërisë sonë të re me vlera të reja, këtu do të më kanë gjithmonë. Veprat e mira nuk zhbëhen. 



Ndersa kue ika nga LDK në qershor të vitit 2000 dhe u shit si din të shitet ai, ata që e shanin, tani e quanin shkrimtar i shquar.
Ja se çka shkruajnë Sherradinat në faqen e tyre:


Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë UÇK-në 

Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, i pakënaqur me politikën diletante të Ibrahim Rugovës, në qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bën të njohura në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000. Ai para gazetarëve vuri në pah se “njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontestin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UÇK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës, për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UÇK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës” - ka thënë Milazim Krasniqi. 

Ma tutje Milazimi villte zjarr kunder Dr.Rugove duke e quajtur smirëzi:

“Siç e dini, Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie, madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë, por ka vazhduar në mënyrë fanatike t‘i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara”. - thekson bindshëm Milazim Krasniqi. Sipas tij, ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës, është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës. 

“Nëse një parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheqë popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimensioni moral se a ia vlen të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja”, thotë z. Krasniqi. 

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova! 

Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovën, kishin filluar, atëherë kur ai ishte përpjekur të ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të mbrapshtë të Ibrahim Rugovës për UÇK-në.“Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”, thotë para gazetarëve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Millosheviqin pa prani ndërkombëtare më 15 maj të vitit 1998. 

Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e 
qeverisë së përbashkët 

Në konferencën me gazetarë Krasniqi shpërfaq edhe veprimet e dëmshme të Rugovës gjatë vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorësh për dialog me Serbinë duke shpërfillur kështu rolin e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me kët rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarëve, si vijon:“E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane, për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve. E dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UÇK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve, tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshje për formimin e një qeverie të përbashkët (në krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj, mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie”. 

LDK-ja, parti private e Rugovës, e cila punon me programin e vitit 1990! 

Milazim Krasniqi, më pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak: “Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them, ajo mund të quhet parti private e Rugovës”. 
Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë, duke rikujtuar se“statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm, ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t’i propozojë vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë”. 

Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur “se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990”, nga i cili program citoi një fjali, “LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim”, dhe më pastaj theksoi “se ky është programi zyrtar i LDK-së”. 

Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vetë. “Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës, i cili harton lista, dërgon njerëz nëpër departamente, krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutor për të marrë vendime”. 

Smirëziu Ibrahim Rugova! 

Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri në pah edhe faktin se ,në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së, që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur marshimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin për ditën e çlirimit të vendit, vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij. 
Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremte të 12 qershorit në Prishtinë, e quajti disfatë totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajëson z. Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij, ku thotë se “ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë. Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kësaj deklarate të z. Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar”- përfundon Milazim Krasniqi, njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe! 

“Sekreti i parë për të ditur me folë në shoqëri, qëndron në të diturit për të dëgjuar” - thotë H.G. Watson. 

Duke u bazuar në këtë thënie, për temën që po shtjelloj, shtrohet pyetja: 

- A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t´i dëgjoi deri në fund, kur i flisnin njerëzit e oborrit të tij?! 

Bashkëpunëtorët e tij të brendshëm thonë JO, katërcipërisht JO! Për të argumentuar këtë JO, po marrë një shembull konkret. 

Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njëri nga bashkëpunëtorët shumëvjeçarë i „presidentit historik“ Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë revistës “Kombi“, flet shumanshëm për politikbërjen e Rugovës, gjatë viteve kur ishte pjesë e oborrit të tij politikë. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi