Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings?

Shko poshtë

Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings? Empty Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2015 8:42 pm

Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings?


Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings? Largea__co-pilot-andreas-lubitz1427390662


Në ëndrrat tonë më të këqija nuk na e merrte mendja një gjë të tillë, tha shefi i Lufthansas Carsten Spohr. Më parë ai kishte konfirmuar para medieve se piloti i dytë qe mbyllur në kabinë për të nisur rrëzimin e aeroplanit.
Andreas Lubitz, piloti i dytë në aeroplanin e Germanwings ishte një njeri që i pëlqenin shakatë. “Të qeshësh sa të të paralizohet fytyra” ishte një faqe që e preferonte ai në Facebook.
Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Die Welt”, pilotit 28 vjeçar i pëlqenin shakatë që i kalonin pak kufijtë dhe e shkelnin disi etiketën e mirësjelljes. I pëlqente p.sh. që burrat të silleshin si çuna të mëdhenj dhe pilotët si kokëkrisur me zgërdhirje të vazhdueshme në buzë.
Po a kishte Andreas Lubitz edhe një anë tjetër, të errët? Probleme private për momentin nuk janë të njohura. Edhe nëse mungon ende siguria për rrjedhën e katastrofës, pyetja tjetër që shtrohet është a vuante piloti i dytë vuante nga sëmundje psikike. Shkollimin si pilot, që e pati nisur gjashtë vjet më parë në Bremen (Gjermani) dhe në Phoenix, Arizona (SHBA), sipas Lufthansas ai e ndërpreu për disa kohë.
“Për shkak të problemeve psikike?”, pyetën përfaqësuesit e shtypit në zyrën e Germanwings-it.
Një përgjigje për këtë koncerni nuk dëshiron të japë.
“Në bazë të ligjeve gjermane janë vetëm autoritetet e ndjekjes penale ato që mund të shohin kartelën mjekësore. Ky informacion i nënshtrohet detyrimit për të heshtur të mjekut ‘edhe pas vdekjes’”, thanë përfaqësues të koncernit.


Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings? 0,,18343557_403,00Konferenca e shtypit e Carsten Spohr nga Lufthansa për tragjedinë


Por pas ndërprerjes së shkollimit si pilot, Andreas Lubitz i ishte nënshtruar sërish një testi shëndetësor dhe një testi nëse ishte i përshtatshëm si pilot. Dhe këtë test e kishte kaluar me sukses.
“Ai ishte 100 për qind i aftë për të fluturuar. Rezultatet e tij në fluturim ishin shumë të mira, asgjë nuk të tërhiqte vëmendjen”, u tha sot medieve shefi i Lufthansas, Carsten Spohr.
Përvojat e para si pilot, 28 vjeçari i pati bërë me aeroplanë pa motor, që rrëshqasin në ajër të shtyrë nga era. Faqja e klubit të sporteve ajrore Montabaur në Westerwald, ku mësoi ai, për momentin është jashtë sistemit të internetit.

“Ai deshi ta shihte të realizuar ëndrrën e tij, fluturimin”, e përshkruajnë atë shokët e klubit. Kjo ëndërr është kthyer me sa duket në zhgjëndërr të tmerrshme paraditen e 24 marsit në Alpet franceze.


Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings? 0,,18343680_403,00
Klubi i fluturimit në Westerwald, ku Andreas L. mori orët e para të fluturimit.


Kërkimi i gjurmëve sapo ka nisur. Vështirë është të përfytyrohet si e ndiejnë veten të afërmit e viktimave, tani që mësuan për tragjedinë. Gjithashtu është e vështirë të përfytyrosh si ndihen prindërit e Andreas Lubitz, në shtëpinë e të cilëve në Montabaur, midis Frankfurtit dhe Këlnit, lindi më 1987 Andreas Lubitz.
Policia e ka bllokuar rrugën që çon në shtëpinë e prindërve të Andreas Lubitz me automjete policie, të vendosura tërthorazi. Për të penguar automjetet e tjera të kalojnë. Shumë ekipe kameramanësh përpiqen të arrijnë në këtë zonë, për të folur me prindërit. Por banorët janë tërhequr në shtëpitë e tyre. Disa shohin nga pas perdeve ose grilave gjysmë të ulura të dritareve. /DW/


Cila ishte ana e errët e pilotit që rrëzoi aeroplanin e Germanwings? CBCYS-4UYAAe_Rv
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi