Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman

Shko poshtë

Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman Empty Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2015 6:02 pm

Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman


Kush ishte piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin gjerman Largea_dreas01-kk7h-u10402591446343sfg-700x394-lastampa-it1427377377


Andreas Lubitz, i cili ka qenë kopilot në aeroplanin e kompanisë “Germanwings” në fluturimin 4U 9525 dhe qëllimisht e ka rrëzuar fluturaken, është 28 vjeçar me shtetësi gjermane.
Lubitz ka jetuar në qytetin gjerman Montabaur dhe në klubin fluturues ishte anëtarësuar shumë i ri në mënyrë që ta realizoj ëndrrën e tij prej piloti, thuhet në sajtin e klubit LPC.
“A e ka realizuar ëndrrën e tij, të cilën e pagoi me jetë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lubitz ishte njëri nga pilotët më të mirë në botë në testet kualifikuese dhe shumë shpejt pas përfundimit të trajnimit ai filloi të punonte.
Lubitz ka qenë i punësuar në kompaninë “Germanwings” nga shtatori i vitit 2013 dhe pas vetes i kishte 630 orë fluturime, ka thënë zëdhënësja e “Lufthansas”.
Siç raporton “Time”, miqtë e tij e njohin atë si “relativisht të qetë, por djalosh të shoqërueshëm”.
Herën e fundit kishte shkuar në qytetin e lindjes në vjeshtën e kaluar për ta vazhduar lejen për varkë me vela dhe aso kohe nuk kishte treguar asnjë shenje se ai mund të ishte në depresion.
“Ka qenë i lumtur për shkak të punës në kompani dhe i shkonte mirë. Gjithmonë ta jepte përshtypjen e njeriut të lumtur dhe kënaqur”, ka thënë kolegu i tij nga klubi aeronautik, Peter Recker.
Të dhënat nga kutia e zezë treguan se kopiloti ka mbetur i mbyllur në kabinë dhe se “qëllimisht e ka drejtuar fluturaken kah toka, me qëllim që ta shkatërroj”, transmeton Indeksonline.
“Në kokpit ka mbretëruar heshtje e plotë. Kopiloti nuk e ka thënë asnjë fjalë pasi që piloti ka dalë nga kabina. Frymëmarrja e tij ishte e qetë. Qëllimisht ka refuzuar t’ia hap derën pilotit. Kjo nuk është fatkeqësi”, ka thënë prokurori i Marseillet, Brice Robin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi