Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E turpshme: ​Ja pse u përleshën ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ në Elbasan

Shko poshtë

E turpshme: ​Ja pse u përleshën ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ në Elbasan Empty E turpshme: ​Ja pse u përleshën ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ në Elbasan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2015 5:44 pm

E turpshme: ​Ja pse u përleshën ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ në Elbasan


E turpshme: ​Ja pse u përleshën ‘Plisat’ dhe ‘Torcida’ në Elbasan Largea_elbas1427635061


Një përleshje fizike mes tifozëve shqiptarë të Mitrovicës ‘Torcida’ dhe ‘Plisat” e Prishtinës ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, përpara ndeshjes Shqipëri-Armeni.
“Plisat”, thuhet se janë konfrontuar me grupin e “Mitrovicës”, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër kombëtaren tonë.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit “1 Maji”, i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për gazetën Shqip, se palët janë konfliktuar për çështjen e një parulle, që njëri prej grupeve të tifozëve mbanin në duar, e cila ishte shkruar në gjuhën serbe.
Fillimisht palët u konfliktuan verbalisht e më pas, situata degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta. Burime të pakonfirmuara nga policia, thonë se gjatë përleshjes janë përdorur edhe thika.
Nga të dhënat paraprake bëhet dije se 4 persona kanë përfunduar në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre dhe plagët që kanë marrë në trup.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët bënë të mundur shoqërimin e disa prej tifozëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi