Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ATDHEU SOT MË PËRNGJAU SI SHELNJA VAJTUESE

Shko poshtë

AGIM GASHI - ATDHEU SOT MË PËRNGJAU SI SHELNJA VAJTUESE Empty AGIM GASHI - ATDHEU SOT MË PËRNGJAU SI SHELNJA VAJTUESE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2015 8:04 pm

AGIM GASHI - ATDHEU SOT MË PËRNGJAU SI SHELNJA VAJTUESE Amazingwillowtree

AGIM GASHI

ATDHEU SOT MË PËRNGJAU SI SHELNJA VAJTUESE


Pas disa ditësh i vetëmbyllur në banesën time, sot vedosa ta shijoj pak ajrin e paster të kësaj feste dhe natyrë pranverore. Bukuria e kësaj stine tek sa ka filluar të del në sipërfaqen e saj. Gjithkund duket jeta e re që sapo i ka qitë pipthat e saja, e besa disa drunjë filluan ti shpalosin edhe lulet e tyre.
Papritmas ndalem dhe shiqoj përrrethe meje. Sytë ma zënë një shelne rakitë, që ndryshe e quajnë vajtuese apo lotuese. Dikund i thonë ashtu, dikund ndryshe për shkak të degëve të lëshuara teposhtë. Duket ashtu sidomos kur i rëndon ato degë të holla me mugullimin e saj që ia rëndojnë ato. Parpritmas mua më kaploi nostalgjia, dhe kujtimet fluturuan larg në Beleg të Deçanit tek mjeshtri i veglave folklorike, që fatkeqësisht emrin në këto momente nuk më bie ndërmend. Kështu është kjo koka ime sot.Më humbë emri dhe më se gjej dot. Më ra ndërmend kur pata shkue te ofiqari Fatmir Banulla në Janjevë ta marri një certificate të lindjes. Më pyeti papritmas, emri i babait? Unë mbeta. Ai shiqonte e priste të ia them edhe pse rrinte me të çdo ditë, e edhe unë e shiqoja por smë binte ndërmend se si quhet babai im. Pas kësaj skene, një kohë të gjatë kemi qeshë me këtë dukuri të rrallë.Dola nga tema e Deçanit.Vazhdoj pra se aty edhe e nisa. 
Te ky mjeshter i pata marrë dy sharkia. Ai punonte me shelne rakitë. Më pati tregue se si kishte punue si rojtar i pyellit, dhe se si i gjente drunjët e shelneve rakitë, i qite ato të rrinë disa muaj në ujin e qetë, pastaj një apo dy vite e terte drurin në tavan e tek pastaj i ndertonte instrumentet të cilat tingëllonin mrekullisht buku. 
Kam pyetur për mjeshtrin nga Deçani, por më paten thënë se e kishin masakruar policia serbe. 
I qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare.
Shelnja rakitë ma përkujtoi edhe atdheun tim në të cilin populli i saj ka mbetë mu si këto deget e kësaj shelne. I varrur për trupin e Kosovës, ky popull qendron më lehtë se degët e shelnes, sepse as mugullim ska, as ndryshim por gjithmonë me barkun zbrazët e me politikanë hajna e matrapaz, me hoxhollar që kundershtojnë prejardhjen shqiptare, që bastarllojnë doke e tradita, fe, komb e atdhe. Janë versul njerzit trufshirë mbi çdo gjë shqiptare, mu si krimbat e egjer që hanë jo vetëm fletët por edhe degët e pemës së shëndoshë. Këta krymba i janë versul pemës shqiptare qe sa vite, dhe në vend që ky popull ti qes pesticide e ti pastron pemët dhe degët e saja nga krimbat e të gjitha ngjyrave, ai lejon të i hynë edhe në palcën e tokës arbrore e që vështirë se do të shkulen më. Skan faj që popujt tjerë na quajnë me termin më të keq “popull i krimbur”. Çuditem se çka kish pas ky popull në mesin e tij. Kriminel të të gjitha ngjyrave, hajna e kurvar të ndytë, shitsa të atdheut, tradhëtar e spiuj, banda, mafi e struktura kriminale, të cilët bashkarisht iu versulen kësaj toke ta zhbinë nga faqja e dheut.Atë që se bënë me mija vite perandoritë më të fuqishme, sot shqiptari ia bënë vetëvetes.
Më ranë disa pika loti pranë trupit të shelnes gjermani, dhe mu duk se ia dhurova atdheut tim.
Gjithmonë lus Zotin që ky popull e ky atdhe të del na amullia korruptiva, e tradhëtisë dhe e spiunazhit, i sektashizmit fetar e terrorist, dhe më së shumti Luta Zotin që këtë popull ta pastron nga kurvallëku seksual të ndytë që po e shkatrron moralin kombëtar. Një pushtetar apo një deputet, një kryetar komune apo një minister a zëvendës minister, ka dhjetë e më shumë „dashnore“ duke shfrytzuar poziten dhe paratë e shtetit për gjëra që shkatrrojnë qenjen kombëtare. Si mundet që çdo shqiptar që don të martohet, duhet ta marri gruan e cila ka qenë sëpaku dhjetëherë „dashnore“ e politikanëve, komandantave e grupeve mafioze si janë „Pronto“ e „Haraçi“. 
O sa marre është me qenë shqiptar i tillë!

05.04.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi