Paris, 14 prill - Mbi 200 persona, kryesisht shqiptarë, mes tyre edhe 80 fëmijë janë dëbuar mëngjesin e sotëm, 14 prill. Shqiptarët ishin strehuar në një ndërtesë ushtarake në Lion të Francës, që prej vitit 2013. Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se këtyre personave iu ishte refuzuar e drejta për azil.