Asnjë azilkërkues i ri nga Shqipëria në vendet e BE
Faqja 1 e 1
Asnjë azilkërkues i ri nga Shqipëria në vendet e BE
Asnjë azilkërkues i ri nga Shqipëria në vendet e BE
Fushata antishqiptare e qarqeve që synonin bllokimin e lëvizjes së lirë ka marrë përgjigjen e merituar nga vetë shqiptarët. 6 muaj pas këtij vendimi, s’ka asnjë rritje të numrit të azilkërkuesve në 27 vendet e BE-së
Shqipëria merr notë kaluese nga Brukseli, përsa i takon zbatimit me përpikmëri të rekomandimeve të Komisionit Evropian, për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Kur kanë kaluar 6 muaj nga vendimi historik i Parlamentit Evropian (PE), raportet paraprake të Brukselit flasin se qytetarët shqiptarë i janë përmbajtur kushteve të “Schengen”-it dhe se një nga teknikat më shqetësuese të BE-së, azilkërkuesit, nuk mbajnë “firmën” e qytetarëve shqiptarë.
Raporti paraprak i Komisionit Evropian (KE) i cili do të dal në muajin qershor për heqjen e vizave, specifikon se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk ka ndryshuar në krahasim me muajin dhjetor 2010, kur shqiptarët filluan të lëvizin pa viza në zonën “Schengen”. Sekretari i Shtetit për emigracionin në Belgjikë, Melchior Ëathelet thotë për mediat shqiptare në Bruksel se Shqipëria nuk ka raste për shtimin e numrit të azilkërkuesve.
“Është e vërtetë se ne kemi probleme me disa vende të Ballkanit, qytetarëve të të cilave u janë hequr vizat. Po shohim që liberalizimi i vizave po përdoret për të ardhur e kërkuar azil në Belgjikë, që është një gjë e papranueshme. Për sa i përket Shqipërisë, ne konstatojmë se në Belgjikë nuk ka shtim të numrit të azilkërkuesve krahasuar me periudhën kur vizat ekzistonin dhe kjo për ne është një gjë pozitive”, shprehet Ëathelet.
Ndërkohë që Brukseli pritet të ndryshojë rregulloren e “Schengen”-it për të ndëshkuar në rast nevoje vendet e Ballkanit, qytetarët e të cilëve po keqpërdorin heqjen e vizave për të kërkuar azil në Europë, Shqipëria pritet të vlerësohet në raportin e KE-së si rast shembullor. Bashkimi Evropian paralajmëroi pak ditë më parë se do ndërmarrë masa drastike për të penguar keqpërdorimin e liberalizimit të vizave. Apeli iu drejtua vendeve ish Jugosllave si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Këshilli i Ministrave i BE-së në qershor të konfirmojë mekanizëm për pezullim të përkohshëm të liberalizimit të vizave, për këto vende.
Ky pezullim pritet të jetë aktiv në varësi të ndërgjegjësimit të qeverive të Beogradit, Podgoricës dhe Shkupit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria në 10 vendet e para në botë për lehtësira ndaj biznesit
» Apostol Kotani: Shqipëria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjë hebre
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Fratini: Brenda dhjetorit, pa viza në vendet e BE
» Franca dëbon 200 shqiptarë azilkërkues
» Apostol Kotani: Shqipëria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjë hebre
» Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!
» Fratini: Brenda dhjetorit, pa viza në vendet e BE
» Franca dëbon 200 shqiptarë azilkërkues
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi