Haraçi, ky fenomen që po na shqetëson!
Faqja 1 e 1
Haraçi, ky fenomen që po na shqetëson!
Haraçi, ky fenomen që po na shqetëson!
Fenomeni “haraç” është i pranishëm dhe i përhapur në Kosovës, megjithatë kësaj problematike nuk i është kushtuar edhe mjaft rëndësi dhe hapësirë për t’u trajtuar.
Haraçi karakterizohet më mungese të informacioneve, bashkëpunimit dhe jo transparencës së institucioneve përgjegjëse, por edhe të vetë viktimave, të cilat janë të atakuar. Dhe pikërisht për këtë edhe opinioni është shumë pak i informuar ose ka informacione te kufizuara lidhur me ketë fenomen. Edhe 16 vjet pas luftës dëshmon për një neglizhencë të policisë dhe institucioneve të hetuesisë.
Viktima e fundit që ra pre e haraçit në Kosovë, është Eroll Vitaku. Ai ka paguar haraç vite me radhë disa personave të cilët kishin kërkuar para në emër të disa komandantëve të UÇK-së.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë për gazetën “Bota sot” se, se Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore dhe deri më tani si rezultat i hetimeve intensive është arritur që të arrestohen tre persona të dyshuar, të cilët dyshohen të jenë të përfshire në këtë rast.
“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, dhe ne koordinim me prokurorin kompetent po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore dhe në radhë të parë të besohet në sundim të rendit dhe ligjit dhe duhet të denoncohen rastet e tilla”, thonë zyrtarët policor.
Eksperti i sigurisë N.N. emër i njohur për Redaksinë, që nuk dëshiron të flas me emër të plotë, thotë se policia e Kosovës ka realizuar një numër operacionesh dhe ka arrestuar një numër te konsiderueshëm të dyshimtëve për të cilët ka pas dyshim te besueshëm dhe prova se janë te përfshirë në ketë fenomen.
Sipas tij, ky fenomen karakterizohet me rrethanat tjera përcjellëse të ambientit, kulturës, organizimit, efikasitetit të institucioneve dhe mënyrës se jetesës në përgjithësi në Kosovë. Ai thotë se së pari ka një mungesë bashkëpunimi dhe komunikimi të mirëfilltë të qytetareve/viktimave të atakuara më policinë, për arsye të ndryshme.
“Ndër kryesoret që dëshiroj të nënvizoj është se viktimat në rastet e tilla janë të kërcënuara nga kriminelët për të mos komunikuar me policinë. Sepse në të kundërtën mund të pësojnë me konsekuenca tjera në forma nga më të ndryshmet si kidnapimi i anëtareve të familjes se tyre, shkatërrimit të pronave, bizneseve përmes formave banditeske, përdorimit të forcës dhe muskulit rrugor, duke shkuar edhe më forma më radikale si ato të vënies se eksplozivit, hedhjes se granatave në pronat, automjetet apo edhe shtëpitë e tyre si një formë presionit te drejtpërdrejtë etj”, thotë ai.
Njohësi i çështjeve politike, Arbër Gashi, thotë se zhvillimi ekonomik në Kosovë po ngec për shkak të pamundësisë së operimit të drejtuesve serioz, të biznesit kombëtar e ndërkombëtar në tregun vendor. Ai thotë se detyrimi për të paguar haraç ndaj strukturave para shtetërore është krim.
“Këtë po e pohojnë në biseda të lira edhe shumë mërgimtar shqiptar, drejtues biznesesh në vendet evropianë, të cilët kanë ardhur në Kosovë me plane të gatshme për të investuar në vendlindje por për shkaqe të sigurisë dhe haraçit të detyrueshëm janë kthyer sërish në mërgim ose kanë investuar në vendet përreth nesh. Në këtë dukuri të shëmtuar kanë hasur edhe shumica e investitorëve të huaj, dhe është plotësisht e natyrshme që ata ia kanë kthyer shpinën Kosovës”, thotë Gashi.
Sipas tij, për të poseduar një ekonomi të suksesshme, shoqërisë sonë i nevojitet të krijoj një ambient të shëndoshë biznesi. “Shteti ynë, apo më mirë thënë partitë që e kanë drejtuar shtetin tonë deri më tash, përveç shërbimit dhe sistemimit të vetvetes në pushtet, nuk kanë bërë pothuajse asgjë pozitive për të sistemuar në tregun e punës resurset më të mëdha që posedon ekonomia e një shteti. Informacionet për haraçlinjtë kanë qenë dhe janë të njohura për shërbimet inteligjente vendore dhe ndërkombëtare. Arsyet e tolerimit duhet kërkuar së pari në sjelljen tonë si shoqëri e organizuar dhe e cila krijon vlerë për ta mbrojë vetën nga krimi”, thotë Gashi.
Ai ka theksuar se shoqëria jonë duhet ta kuptoj, se ambientin për mbijetesën e haraçlinjve e krijoi euforia për komandantët e ekonomisë informale, të cilët sipas zakonit, ditën prodhojnë beteja të humbura dhe natën inspektojnë pasojat negative që i kanë lënë pas. “Kjo sjellje toleruese e shoqërisë sonë ndaj haraçlinjve po e mundëson kontestimin e aftësisë tonë shtet ndërtuese. Përfituesit e kësaj gjendje politike janë: protektorët sundimtarë që po na e zënë frymën me demagogji e izolim, politikanët vasalë e servil ndaj protektorëve dhe haraçlinjtë, kjo hije e zezë dhe e padukshme që kërcënon madje edhe jetën e qytetarëve”, thotë Gashi për gazetën“Bota sot”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kelmendi: Shqetëson shëndeti i grevisteve
» Rruga Durrës-Kukës, shqetëson Maqedoninë
» Haradinaj: Në Kosovë po rritet krimi, reketi, haraçi...
» Zyrtarët e Kosovës pasurohen haraçi, dhuratat, vjedhjet zyrtare
» Trafikimi,fenomen shqetësues në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi