Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zeka: Zoti hair e boftë, se llugë u ba!

Shko poshtë

Zeka: Zoti hair e boftë, se llugë u ba! Empty Zeka: Zoti hair e boftë, se llugë u ba!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2015 11:39 am

Zeka: Zoti hair e boftë, se llugë u ba!


Zeka: Zoti hair e boftë, se llugë u ba! Largea_milaim-zeka_463831429381222


Gazetari Milaim Zeka në një postim të tij në Facebook shkruan populli po thotë se “keq për keq, jemi mësuar me këta që i kemi sipër” dhe se populli po ashtu po thotë “se këta po na vjedhin e po na rrahin hu gardhi, po me ba me ardhë do te opozitës, hunin në b... kane me na ngulë”! Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Zoti hajr e bafte. Qe u ba lluge, lluge u ba. Qe eshte tuj u zi ky popull, eshte e vertete. Qe Qeveria po mundohet me mbulu te keqen ne kete vend, me gjethen e fikut, edhe kjo eshte e vertete.

Ama qe kemi ardhe ne ate derexhe qe cka thote Qeveria per opoziten, e opozita per Qeverine, me kane krejte e sakte, edhe kete te gjithe po e dime.
Imagjinoni kur Fatmir Lima flet per asfalt kualitativ e Kreret e Vetevendosjes flasin per demokraci?!!!
Imagjinoni kur behet demostrate kunder Enver Hasanit, a njeri e ka kry mandatin? Me demostru kunder Ministrise te Drejtesise, e cila 70 perqind udhehiqet nga nderkombetaret, kurse pozita dhe opozita, nga 15 perqind.
Me protestu kunder menaxhmentit te RTK-se, pa treguar as minimumin e te vertetes, ku 50 perqind udhehiqet nga Zhbogari me company, 50 perqind nga pozita dhe opozita. (Shpejte do te dale me liste dhe fakte se kush kend e ka sjellur me urdhera ne RTK) dhe pa treguar se si duhet me funksionu ky medium, edhe kjo eshte e pafalshme.
Prandaj u bashkohem zerave te shqiptareve, te cilet jo vetem mendojne, po jane te bindur perpara Zotit dhe Kosoves, se vetem nje force e re politike, 50 perqind nga Kosova, 50 perqind nga Diaspora, munden me shpetu kete vend.
Kjo force politike, duhet te betohet perpara Zotit, Kosoves dhe Prokurorit te shtetit, se kurre, ama kurre, nuk ka per ta keqeperdorur, parane publike!
Cdo alternative tjeter, eshte me zevendesu te keqen me te keqe!
Populli po thote: Keq per keq, jemi mesuar me keta qe i kemi siper. Populli po thote: Keta po na vjedhin e po na rrafin hu gardhi, po me ba me ardhe do te opozites, hunin ne bythe kane me na ngule!
Prandaj thash: Zoti hajr e bafte...” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi