Bashkimi Demokratik Shqiptar: Abdilaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët
Faqja 1 e 1
Bashkimi Demokratik Shqiptar: Abdilaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët
Abdilaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët
Në delegacionet e Qeverisë antishqiptare të Shkupit, Abdylaqim Ademi nuk përfaqëson shqiptarët! Ai përfaqëson interesat e veta personale dhe të klanit të tij!
Që nga themelimi i shteteve të reja mbi territoret historikisht të banuara me shumicë shqiptare okupatorët janë përpjekur, që në interes të politikës së tyre të jashtme të integrojnë në strukturat e veta edhe individë që janë thirrur se i përkasin kombit shqiptar.
Të ngarkuar me të vetmen detyrë, që të thurin lavde për politikën e shteteve lidhur me të drejtat e shqiptarëve opinioni publik kombëtar dhe ai ndërkombëtar, vetëm në pesë dekadat e fundit, ka pare të defilojnë në Paradën e Maskarallëkut Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Rrahman Morinën e shumë lakej tjerë të cilët në memorien tonë kolektive kombëtare kanë mbetur si shërbëtorë të urryer të politikës antishqiptare.
Logjika e instrumentalizimit të disa individëve për marketing politik vazhdoi edhe pas rrënimit të sistemeve totalitare komuniste.
Në këtë aspekt u shqua totalitarizmi dhe unitarizmi maqedonas. Në vazhdimësi, nën kamuflimin e partneritetit qeveritar me partnerin shqiptar, shqiptarët janë vrarë, janë plagosur, janë arrestuar, janë dënuar vetëm e vetëm pse janë shqiptarë.
Kësaj radhe nuk do t’i përsërisim argumentet e shumta që i kemi cekur në komunikatat tona drejtuar opinionit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare, por do të ndalemi vetëm në rastin e fundit.
Prezencën e Abdylaqim Ademi në takimet e kreut të shtetit që aplikon një politikë radikalisht antishqiptare, ministri i jashtëm Antonio Milloshoski e shpalosi në mënyrë të shkëlqyeshme: argatllëku i Abdylaqim Ademit është në funksion që përballë rezistencës Greke lidhur me veton për NATO “të demonstrohet një solidaritet i brendshëm politik dhe një unitet ndaj politikës së jashtme...”
Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se me radikalizëm ekstrem të politikës antishqiptare nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;
Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se me radikalizëm ekstrem të montimeve të proceseve politike antishqiptare nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;
Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se me radikalizëm ekstrem të politikës së diskriminimit racial që shteti aplikon kundër shqiptarëve nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;
Ua tërheqim vëmendjen Antonio Milloshoskit dhe patronëve të tij se pa lirimin e menjëhershëm të të gjithë shqiptarëve që padrejtësisht mbahen nëpër burgjet maqedonase; pa rishikimin e të gjitha lëndëve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për padrejtësitë që u janë shkaktuar shqiptarëve nga politika zyrtare e shtetit maqedonas; pa heqjen e të gjitha formave të diskriminimit racial që shteti aplikon kundër shqiptarëve nuk demonstrohet as solidaritet i brendshëm politik as unitet ndaj politikës së jashtme;
Asnjë person dhe asnjë grupacion politik nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët në delegacionet e një shteti që aplikon politikë radikale antishqiptare.
Ua tërheqim vëmendjen Abdylaqim Ademit dhe patronëve të tij se pa realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve, Maqedonisë duhet t’i mbyllen dyert në NATO! Çdo argatllëk për të demonstruar gjoja solidaritet të brendshëm politik apo unitet ndaj politikës së jashtme është në funksion të inkurajimit të politikës radikalisht antishqiptare të Shkupit!
U bëjmë apel Abdylaqim Ademit dhe anëtarëve tjerë të BDI-së që unanimisht të refuzojnë të bëhen pjesë e një dekori antishqiptar dhe të kërkojmë bashkërisht që edhe shteti shqiptar të aplikojë të drejtën e Vetos kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO pa plotësuar kushtet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.
U bëjmë apel Abdylaqim Ademit dhe anëtarëve tjerë të BDI-së që të mbështesin emrin e ri të shtetit “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” ose çfarëdo qoftë emri tjetër i cili do të integronte qartas dhe pa ambiguitet komponentët edhe të identitetit tonë kombëtarë, e jo të shërbejnë si dekor në kabinetin e Gruevskit dhe instrumentit të tij Ivanovit.
Bashkimi Demokratik Shqiptar
17 Qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bashkimi Demokratik Shqiptar: Bene diagnoscitur, bene nuratur
» Bashkimi Kosovë-Shqipëri varet nga shqiptarët
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Fronti Demokratik Fdbk: Gafurr ADILI: BACA ALI ALIU-KELMENDI (PRESHEVA) PISHTAR I RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR!
» Shoqëria "Bashkimi Shqiptar": TRADHTARËT E VJETËR DHE TRADHTARËT E RINJ nga i madhërishmi Jusuf Gervalla (Histori)
» Bashkimi Kosovë-Shqipëri varet nga shqiptarët
» Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre
» Fronti Demokratik Fdbk: Gafurr ADILI: BACA ALI ALIU-KELMENDI (PRESHEVA) PISHTAR I RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR!
» Shoqëria "Bashkimi Shqiptar": TRADHTARËT E VJETËR DHE TRADHTARËT E RINJ nga i madhërishmi Jusuf Gervalla (Histori)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi