Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klosin do ta ndjek mallkimi i vrasjes së Kolonelit!

Shko poshtë

Klosin do ta ndjek mallkimi i vrasjes së Kolonelit! Empty Klosin do ta ndjek mallkimi i vrasjes së Kolonelit!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2015 5:39 pm

Klosin do ta ndjek mallkimi i vrasjes së Kolonelit!


Klosin do ta ndjek mallkimi i vrasjes së Kolonelit! Largea_ahmet-krasniqi-kloci1430030974


Fatos Klosi do të duhej të tregonte për vrasësit e vërtetë, nëse vet nuk ka marrë pjesë në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit. Fatos Klosi e ka të pamundur të mos dijë se kush e organizoi, kush ia hoqi armët, kush e detyroi të ecte i çarmatosur.
Të gjithë oficerët ushtarak në takimin e fundit me kolonel Ahmet Krasniqin, e kujtojnë se ai kishte thënë se atë nuk do të mund ta ndalte të hynte në Kosovë, veç vdekja. Andaj duke e ndjerë përballjen me të koloneli Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes, si për të përcjellë amanetin e fundit, i takoi 48 orë para vrasjes eprorët ushtarak, duke u dhënë këshillat e fundit dhe inkurajimin për luftën.
Duket evidente se kishte pasur një bashkëpunim jo të vogël, të kundërshtarëve të kolonel Ahmet Krasniqit me shtetin apo segmente të caktuara të institucioneve të Shqipërisë.
Kalimi misterioz i truprojeve të tij në taborin e kundërshtarëve ngreh dilemën e një komploti më të thellë. Por, ajo që është evidente dhe fakt i patjetërsueshëm ishte se kundërshtarët e tij nuk po arrinin as t’ia zbehnin autoritetin dhe as ta izolonin, kështu, që për të fituar, atyre ju duhej një gjë tjetër, tepër e ligë ta vrisnin! Dhe për këtë të paktën nga burime të ndryshme konfirmohet se kishte një të arrestuar!
Të gjitha këto histori më së miri i din, Fatos Klosi! Thjesht ai ta rrëfejë të vërtetën, meqë tashmë edhe është plakur, dhe t’ia bëjë një shërbim të vërtetë atdhetar shqiptarisë! Në të kundërtën Klosin do ta ndjek hija e mallkimit të kolonel Ahmet Krasniqit, por edhe të luftëtarëve të tjerë të vrarë në prita dhe kurthe, si vrasja e Ilir Konushecit, Ali Ukës, Sadri Ramqës e shumë të tjerëve të vrarë në Shqipëri!



 BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi