Arif Molliqi:Filozofia e Kolonelit!....Vështrim rreth librit “Madhështitë e Kolonelit”, të autorit Miftar Dragidella
Faqja 1 e 1
Arif Molliqi:Filozofia e Kolonelit!....Vështrim rreth librit “Madhështitë e Kolonelit”, të autorit Miftar Dragidella
Arif
Molliqi:Filozofia e Kolonelit!....Vështrim rreth librit “Madhështitë e
Kolonelit”, të autorit Miftar Dragidella
Molliqi:Filozofia e Kolonelit!....Vështrim rreth librit “Madhështitë e
Kolonelit”, të autorit Miftar Dragidella
Vështrim rreth librit “Madhështitë e Kolonelit”, të autorit
Miftar Dragidella
Miftar Dragidella
Ka kohë që në Kosovë, po shkruhet një histori e re dhe se, atje për një kohë të shkurtër janë botuar libra të shumtë. Një pjesë e këtyre librave për tematikë, gjithsesi kanë luftën e fundit, me personazhe e personalitete të UÇK-së.
Tani më, në libraritë publike dhe nëpër bibliotekat e lexuesve shqiptar kohën e fundit ka zënë vend, edhe një libër i kësaj natyre, me autor gazetarin e njohur Myftar Dragidella, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT” ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”,botoi Shtëpia Botuese "SIPRINT", Prishtinë 2011.
Duke e lexuar me kujdes, dhe mbase edhe me ëndje, sëpari dorëshkrimin që ma dha autori, mendoj se ky libër e plotëson dukshëm një zbrazëtirë që ka mbetur pas vrasjes qyqare të kolonel Tahir Zemajt. E them këtë, sepse autori qëmton mendime, fakte se koloneli ishte i dashur për shumicën e popullit të Kosovës në veçanti dhe, në përgjithësi, për gjithë shqiptarët. Dhe, duke punuar me përkushtim, me zell, me pasion dhe dashuri për kolonelin, autori ia ka dalë mbanë, ka arritur të tregoj se edhe pas vrasjes qyqare, kolonel Tahir Zemaj ishte dhe mbeti ndër figurat më të respektuara të luftës së fundit në Kosovë.
Mirëpo, libri, është fryt i shumë autorëve që së bashku e ndajnë suksesin, pasi e gjithë bota imagjinare e universit të të gjithëve, lexohet përmes rrëfimeve, përmes kualitetit artistik, përmes saktësisë së ngjarjeve, përmes sinqeritetit që ata kanë ndje ndaj heroit Tahir Zemaj, ndaj filozofisë se tij ushtarake, kombëtare dhe ndaj sinqeritetit të tij që kishte për luftën dhe popullin e Kosovës brenda kësaj lufte. Prandaj, duke e lexuar këtë libër, lexuesi përballët më potencialin intelektual të ushtarakut që ai nuk e thotë në veten e parë, me vetëlavdërim, por e thonë të tjerët: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kjo është veçanta e librit, është të thuash, nga të rrallët libra të shkruara kështu.
Heroi, kolonel Tahir Zemaj, edhe tani nuk hesht, por flet. Ndryshe, flasin të tjerët për Te dhe, ai ndjehet i gjallë. Ai nuk hesht ngase flasin veprat e tij, miqtë e tij, flet i gjithë populli i Kosovës. S´janë pak autor që flasin për te, dhe jo të tillë që flasin e shkruajnë për të plotësua një kërkesë, por ata flasin e shkruajnë për ta thënë atë që e meritonte kolonel Tahir Zemaj. Këto shkrime, artikuj, evokime, përkujtime, intervista, data historike, nuk janë vetëm tregime të rëndomta artistike, dekor i librit, ato janë kronologji e një drame tragjike nëpër të cilën kaluan luftëtarët e UÇK-së, kaloj populli shqiptarë. Sepse përmes jetës dhe veprës se heroit, rrëfehen, ringjallën biografitë e shumë dëshmorëve dhe luftëtarëve. Kurse, forma e bashkimit të të gjitha këtyre rrëfimeve brenda këtij libri është një art modern, është tregim i veçantë i literaturës sonë sepse, rrëfimet e llojit të tillë mund t'i lexosh kudo në literaturën serioze, por më pak në letrat shqipe.
Më duket se pas gjithë kësaj, lexuesi heton së në librin, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT”ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, nuk mungon as ironia deri në vishkullimet qortuese se pse gjithë koha e luftës nuk u shkrua drejtë, saktë dhe nga kronistët serioz. Kështu, nga Ai (Komandanti), jo pak herë sikur e dëgjojmë qortimin për ato deformimet e pseudo kronistëve që ngjarjet e luftës nuk i shkruan ashtu siç ishin, por i përshtaten për momentin. Më të drejt recensenti i këtij libri z. Maxhun Smajli thotë: “Autoret nuk u përpoqën ta zbukurojnë të vërtetën, edhe pse ajo u dukej e sikletshme disave...”
Libri, siç tregon edhe vetë titulli ,”MADHËSHTITË E KOLONELIT” e, sidomos nëntitulli, “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, përbëhet nga kapitujt: I pari: Biografi, vrasje, varrim, dhembje..., Kapitulli i dytë: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”. Kapitulli i tret: Ata që vranë kolonel Zemaj, janë kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë se Kosovës. Dhe, kapitulli i fundit, Tahir Zemaj - Heroi i Kosovës.
Në secilin kapitull, emërues i përbashkët që del nga secili bashkautor i këtij libri, shpaloset dhembja për kolonel Tahir Zemaj, sepse ai ju ka dashtë Kosovës, thonë ata. Ata janë akademiket, intelektualët, bashkëluftëtarët, poetet, shkrimtarët, gazetarët, politikanët shqiptar dhe botëror. Janë përfaqësues të shteteve mike të Kosovës që i kanë njohur meritat e kolonelit. Të gjitha këto të thëna me mjeshtri edhe me dhimbje për kolonelin, secila deklaratë, secili mendim dhe secili shkrim përkujtimor i ka specifikat e veta të veçanta, shikuar nga këndvështrimi i tyre i pavarur, i pa imponuar, por që të gjithë bashkohen në një mendim: në madhështinë e kolonelit Tahir Zemaj.
Duke shëtitur nëpër faqet e këtij libri, lexuesi kureshtar dhe në veçanti, mbështetësit e filozofisë kombëtare do të mësojnë për jetën dhe veprat e kolonelit, jo nga cilido e kushdo, por nga krijuesi i pavarësisë së Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova, i cili e çmonte aq sa e meritonte kolonel Zemaj. Pastaj, janë kumtesat nga përvjetorët që janë mbajtur nga presidenca e Kosovës nën patronatin e Dr. Fatmir Sejdiut. Janë fjalët e rastit nga Mr. Nimon Alimusaj, Akademik Mark Krasniqi, shkrimet e autorit të librit botuar në gazetën kombëtare “Bota sot”. Fjala e Agim Mehmetajt, ish zëvendësministër i Mbrojtës i Qeverisë së Republikës së Kosovës e Herry Bajraktari. Pastaj: Eprori ushtarak Shpend Shala, Hazir Krasniqi, Ibrahim Berisha, Sylejman Kollqaku, Anton Kolaj, Islam Spahiu, Smajl Çekaj, Astrit Zemaj, Luz Thaqi, Gani Geci, Agim Aliçkaj, Nazif Ramabaj, Hafiz Gagica, Halit Muharremi, Nekibe Kelmendi, Rexhep. Elezaj, Maxhun Smajli, Ibadete Abdullahu, Flori Bruqi, Sabit Rrustemi, Idriz Zeqiraj e shumë të tjerë.
Pastaj, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dënon vrasjen e Tahir Zemajt, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Alfred Moisiu ngushëllon Presidentin Rugova për vrasjen e Zemajt, Kongresisti amerikan Eliot Engel, senatori amerikan Robert Doll, Peter Rondorf i Zyrës Gjermane ka dënuar aktin e vrasjes se kolonelit, Beri Fleçër, zëdhënësi i UNNMIK-ut, Intelektualët nga Tirana ngushëllojnë familjen Zemaj, institucionet dhe popullin e Kosovës. Aty janë reagimet e mërgatës shqiptare nga të gjitha vendet e botës e, sidomos reagimet e degëve të LDK-së.
Libri, ”MADHËSHTITË E KOLONELIT” ose: “Kështu kanë thënë për heroin Tahir Zemaj”, është i begatuar edhe me shumë fotografi, fotografi këto që kanë vlera të pamohueshme për kohën dhe heroin. Në libër janë shumë intervista që flasin për luftën e kolonel Tahir Zemajt, flasin për virtytin dhe dashurinë e tij për atdheun, flasin për filozofinë e tij ushtarake dhe strategjitë e luftimeve. Aty ka shkrime të marra nga gazetat shqipe. Ka edhe prononcime për figurën madhore të heroit Tahir Zemaj edhe nga intelektual dhe bashkëkombës, për çka libri bëhet shumë më tërheqës, më argumentues, më i veçantë dhe më interesant për lexuesit e të gjitha moshave.
Me një fjalë ky është libër, (me gjithë disa lëshime, kryesisht të natyrës teknike si: radhitje kompjuterike, fotografi të dyfishuara, e disa shkrime të përsëritura pa nevojë), është një dokument i kompletuar, një kronikë e kohës sonë, është një histori e llojit të vet, është një antologji e bukur për një pjesë të biografisë se kolonel Tahir Zemajt, e shkruar dhe e thënë ca më ndryshe nga ato që jemi mësuar ti lexojmë gjer tani.
Ky libër, mbase, është një shembull i mirë se si duhet nderuar Heroi i Kosovës!...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit
» Arsim Halili: Vështrim letrar i librit me poezi ''Lotët e Zemrës'' të autorit Mejdi Shabani
» REFLEKSIONE RRETH LIBRIT “ZEF SHKORRETI – MËSUESI HERO I KOHËS SË TIJ”, I AUTORIT NIKOLLË LOKA
» Recension-Drama të realitetit tonë dramatik:(Rreth librit “Kupola e lumturisë&Magjia e mashtrimit” të autorit Sylejman Aliu)
» Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
» Arsim Halili: Vështrim letrar i librit me poezi ''Lotët e Zemrës'' të autorit Mejdi Shabani
» REFLEKSIONE RRETH LIBRIT “ZEF SHKORRETI – MËSUESI HERO I KOHËS SË TIJ”, I AUTORIT NIKOLLË LOKA
» Recension-Drama të realitetit tonë dramatik:(Rreth librit “Kupola e lumturisë&Magjia e mashtrimit” të autorit Sylejman Aliu)
» Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekujt (Kujtime), te autorit Tomë Mrijaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi