Ibrahim Egriu:“Kosovë, shqiponjë e robëruar”
Faqja 1 e 1
Ibrahim Egriu:“Kosovë, shqiponjë e robëruar”
Ibrahim Egriu:“Kosovë, shqiponjë e robëruar”
Në mbarim të prillit 2015, mbushen plot 25 vjet nga dita kur për herë të parë, në Shoqatën “Jusuf Gërvalla”, në Nju Jork – SHBA, u shfaq filmi i parë i përgatitur në diasporë, me titull: ”Kosovë shqiponjë e robëruar”. Regjinë dhe skenarin e bëri Reshat Sahitaj, ndërsa rolin kryesor me plot mishërim dhe aktrim natyral e luajti atdhetari i ndjerë Din Egriu, së bashku me bashkëshorten Anifetin, poashtu e ndjerë. Filmi u prit me duartrokitje, me kërshëri e entuaziazëm nga ana e shikuesve, rrëfen kryeredaktori i radio-emisionit ”Zëri i Malësisë”, z. Gjeto Sinishta.
Insert nga filmi”Kosovë, shqiponjë e robëruar”. Din Egriu ne rolin e babait:
– U rritsh o nip i dashur dhe luftofsh për Atdhe e bashkim kombëtar!
Poashtu, në fund të prillit të vitit 1990 kaseta arriti edhe në Malme të Suedisë dhe para qindra anëtarëve të Shoqatës ”Kosova”, me interesim të papërshkruar u përcoll filmi ”Kosovë, shqiponjë e robëruar”.
Tema e filmit: – Përpjekjet dhe sakrificat e popullit shqiptar për t’u çliruar nga sundimi kriminel serbosllav. Në te në formë mjaft tronditëse demonstrohej periudha e viteve 1955/56, koha e kryeçetnikut Rankoviq, pra mbledhja e armëve dhe shpërngulja, e shqiptarëve me dhunë në Turqi. Mandej përfshihen ngjarje dhe ndodhi nga ngjarjet revolucionare të viteve 1968 e 1981, vrasjet e burgosjet e të rinjëve trima e sypatrembur shqiptare, ndjekja e intelktualëve kosovarë dhe eksodi i popullatës shqiptare, duke marrë pa dëshirë dhe me dhune rrugët e botës më sy.
Pas shfaqjes së filmit, shumë bashkëkombas deklaruan: – I lumtë regjisorit, Reshat Sahitaj për filmin e përgatitur kryesisht me aktore amatorë, ndërsa në veçanti u lëvduan rolet natyrale të aktorëve: – Din Egriu, Ismail Gjonbalaj, Muahrem Dovolani, Xhabir Zharku, Anifet Egriu, Behare Sahitaj etj.
DIN EGRIU: NE SHENJË PËRKUJTIMI
Nga Reshat Sahitaj
Të kesh rastin të bisedosh me burra të ndershëm siç ishte Din Egriu është privilegj, por të kesh rastin bidosh dhe të veprosh me burra atdhetarë siç qe Din Egriu është kënaqësi e dyfishtë është privilegj dhe nder. Po ç’kishte Din Egriu më shumë se tjerët, do me pyesin disa injorantë. U përgjigjëm: në pamje të parë ishte si çdokush tjetër. Kishte sy si gacë që të përvëlonte kur të shikonte. Sytë e tij e përvëlonin armikun ndërsa e përfitonin mikun. Ishte trupshkurtër jo më i gjatë se Adem Demaçi, por ishte vital. Ne biseda kishte vizion për ardhmërinë e shqiptarisë. Asokohe të kishe një vizion për çështjen shqiptare injoroheshe dhe përbuzeshe prej të tjerëve të cilët ditën e natën e kalonin ne Misionin e ish shtetit armik. Din Egriu fliste pak por kur fillonte të bisedonte për problemet e shqiptarëve nuk kishte të ndalur. Nuk mund të ndalej sepse ishte një plagë që e mundonte tërë popullin shqiptar. Plaga ishte e rëndë, e thellë dhe ajo duhej shëruar, thoshte Baca Din, dhe ndezte cigare pas cigareje. Pranë tij si gjithnjë i qëndronte bashkëshortja Anifetja, e cila ia pohonte fjalët e burrit të saj. E Baca Din, nxirrte shtëllunga tymi dhe kënaqej duke biseduar rreth zgjidhjes se nyjës shqiptare. Kënaqeshim edhe ne tjerët kur ai na fliste se si duhet te dalim nga okupimi serbo-maqedono-malazias që pllakoste viset shqiptare të asaj kohe. Në rrëfimet e tij, nuk fliste kurrë për vuajtjet e tij, për problemet që kishte pasur me UDB-ën jugosllave. Jo. Ishte modest dhe veprimtarinë e tij e quante si detyrë kombëtare që ia kemi borxh atdheut, thoshte.
Të tjerët më tregonin se hafijet i kishin dërguar edhe në Nju Jork për t’i zhdukur ata që e donin Atdheun. E Baca Din ishte njëri prej tyre që Atdheun e kishte të vulosur në zemër. Banesa e tij në Bruklin, ishte një copëz e Atdheut që e ruante me fanatizëm. Muret e dhomave të stolisura me flamurin kombëtar dhe me fotografi si të: Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës ishin në ballë përkrah Skënderbeut, Azem Bejtës e Shote Galicës e shumë e shumë fotografi të patriotëve shqiptarë. Baca Din i tëri ishte shndërruar në Atdhe, madje edhe të posa ardhurit në Nju Jork në banesën e tij gjenin mikpritjen, bujarinë shqiptare dhe një copëz të vendlindjes se tyre.
Edhe pas 25 viteve, ende të freskëta i kam kujtimet për veprimtarinë e Bacës Din. Herë pas here e hapi arkivin e letrave të shkruara të asaj kohe dhe kur e shoh shkrimin e tij, ndalëm, e lexoj, e përkëdheli letrën dhe më shpëtojnë dy pika loti. E shfletoj albumin e fotografive dhe më ëndje kaloj orë të tëra duke e shikuar Bacën Din. Për një çast me sillet ndërmend banesa e tij, fjalët dhe aktiviteti i tij. Me sillën ndërmend rrethi i aktivistëve të asaj kohe që e formonin bërthamën e patriotizmit në Nju Jork siç ishin: Ismail Gjonbalaj, Luigj Gjokaj, Demush Zeqiraj, Rrok Nikçi, Xhavit Kabashi, Ndue Camaj, Gjeto Sinishtaj, Ramiz Llapatinca, Gjergj Dedvukaj, Ahmet Zherka, Muharrem Dovolani, Sadik Kryeziu e shumë e shumë aktivistë tjerë të cilët bashkë me Bacën Din e krijuan Klubin e parë shqiptar “Jusuf Gërvalla “ në qendër të Bronxit. Themelimi i klubit shqiptar “Jusuf Gërvalla”, sinjifikonte dhe paralajmëronte një fazë të re të organizimit tonë. Deri aso kohe pjesa më e madhe e klubeve shqiptare ishin klube jugosllave. Klubi “Jusuf Gërvalla” ishte një ndarje nga klubet jugosllave. Pikërisht ato kohë do ta bënim filmin televiziv “Procesi” të shkruar nga Jusuf Gërvalla e dorëshkrimin e të cilit e kisha unë e më vonë u botua si libër. Klubi “Jusuf Gërvalla”, do të shquhej për aktivitete kombëtare me organizmin e demonstratave dhe organizimin e mërgatës duke hapur shkollën shqipe e shumë tubime tjera informative për ngritjen dhe vetëdijesimin kombëtar të mërgatës në Nju Jork. Më vonë anëtaret e klubit në krye me Din Egriun e emrat e cekur me lartë do ta bënim edhe një film televiziv “Kosovë shqiponjë e robëruar”, skenarin e të cilit e kisha shkruar më herët.
Ky film televiziv është filmi i parë në historinë e popullit shqiptar ku denoncohet politika shoviniste serbe. Është film artistik që pavarësisht se është punuar me amatorë, lirisht mund të vihet në konkurrencë me filmat televiziv që punohen sot në Kosovë. Në këtë film televiziv kontribut të rëndësishëm do të jep Din Egriu, Atifete Egriu, Demush Zeqiraj, Isamil Gjonbalaj, Tasim Lena (tanimë i ndjerë), Lutfi Dauti (tanimë i ndjerë) e shumë aktivistë të tjerë.
Vepra e Din Egriut, Tasim Lenës, Lutfi Dautit, Anifete Egriut do mbesin të përjetshme sepse këta nuk vepruan për interesin e tyre personal, por për atë të përgjithshëm. – Lavdi!
Heroi Jusuf Gërvalla
KOSOVA ËSHTË GJAKU YNË QE NUK FALET
Kushtuar Jusuf Gërvallës, Vehbi Ibrahimit, Enver Hadrit, Hysen Karalisë, Musa Hotit, Din Egriut…
Secili shqiptar ditën e shpalljes të Pavarësisë është duke e pritur me gëzim. Ky gëzim bënë që për pak kohë njeriu t’i harron te gjitha brengat e jetës së përditshme, sepse dita e shpalljes së Pavarësisë është një moment historik.
Gjenerata e jonë që do e përjetojë këtë moment duhet të jetë e lumtur që më në fund pas shumë shekujve, pas shumë vuajtjeve shekullore do te jetë dëshmitare e një dite tejet madhështore.
Kudo shoh fytyra të gëzueshme me një parapërgatitje për ditën më të madhe historike të Kosovës. Edhe shpirtin tim e ka kapluar një gëzim që nuk mund të shprehet. Brenda në thellësi të shpirtit disi më vlojnë mendimet për ata që ranë në altarin e lirisë. Pa gjakun e tyre unë sot nuk do ta kisha pritur ditën e shpalljes se pavarësisë, andaj duke shikuar në sy të tjerëve gëzimin, unë gëzohem e në të njëjtën kohë sytë më mbushen me lot për ata që tani nuk janë më. Në mend më sillën kujtimet dhe bisedat që në Prishtinë e Frankfurt bënim me Jusuf Gërvallën. Para meje më shfaqët fytyra engjëllore e Jusufit dhe tingulli i zërit të tij kur më tha : “Dil Reshat dhe recitoje një poezi e ta kallim masën”. Më kujtohet figura e Vehbi Ibrahimit me veshje kombëtare, kur një natë para se të vritej në korridorin e shtëpisë së tij, më tha: “Nesër kemi dasmë të madhe” . Para syve ende e kam të freskët buzëqeshjen e padjallëzuar të Enver Hadrit, kur thoshte se Kosova është gjaku ynë që nuk falet. Nuk më hiqet nga mendja fytyra e Hysen Karalisë, i cili rrëfente për trimëritë e prindërve te tij dhe mburrej , por mburreshim edhe ne se ende kishte gjak shqiptari. Më kujtohet figura e Din Egriut, kur ecnim rrugëve të Nju Jorkut, e ai më fliste për çështjen kombëtare ende te pazgjidhur. Ende më shoqërojnë fjalët e ëmbla të Musa Hotit, kur thoshte se ia arritëm qëllimit. Më UDB-a nuk ka pse te na vret, sepse tani janë shumë shqiptarë që Serbisë ia kanë përzier dorëzat. Në fakt, pak muaji më vonë Musa u vra në qendër të Brukselit, në mënyrën më mizore dhe më enigmatike.
Jo vetëm këta që përmenda, por edhe shumë e shumë të tjerë sot nuk janë në mesin tonë. Do të kisha dëshiruar që sot në mesin tonë të ishin edhe këta që ta gëzonin dhe shijonin lirinë dhe bashkarisht t’i sfidonim ata të cilët aso kohe mendonin se ne kot punonim.
Do të kisha dëshiruar që sot bashkarisht te dilnim në qendër të Prishtinës e të brohorisim: Rroftë shteti i Kosovës. Të brohorisim siç brohorisnim dikur shesheve të botës dhe të mos mendojë askush se jemi të çmendur. Por, ata nuk janë në mesin tonë. Ja që liria pa sakrifica nuk po vinte.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Egriu:Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu
» Ibrahim Egriu:23 vjetë më parë …
» Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu
» Z. Ibrahim Egriu : Gëzuar Kremten e Pashkëve !
» Ibrahim Egriu: Foto kujtimesh të pa harruara
» Ibrahim Egriu:23 vjetë më parë …
» Koment dhe letër nga Ibrahim Egriu
» Z. Ibrahim Egriu : Gëzuar Kremten e Pashkëve !
» Ibrahim Egriu: Foto kujtimesh të pa harruara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi