Keze Kozeta Zylo:Shkrimtari nga Kosova Pal Sokoli që i ka dhënë Luftës së saj gjak SOKOL-ASH
Faqja 1 e 1
Keze Kozeta Zylo:Shkrimtari nga Kosova Pal Sokoli që i ka dhënë Luftës së saj gjak SOKOL-ASH
Bisedoi Keze Kozeta Zylo
Shkrimtari nga Kosova Pal Sokoli që i ka dhënë Luftës së saj gjak SOKOL-ASH
Pal Sokoli
Në luftë morën pjesë vëllai Filip Sokoli, pastaj nipat, Viktor dhe Kujtim Sokoli. Të rekrutuar ishin edhe Mic Sokoli dhe Kastriot P. Sokoli, por për shkak të moshës së re u liruan nga shtabi qendror. Luftës së fundit për lirinë e Kosovës jetën e dhanë tre vëllezër, Filipi, Simoni dhe vëllai i vogël, Krista, kushëriri Gjergj Sokoli, dhe nipi (djali i vëllait) atëherë 17 vjeçar Kastriot Pashk Sokoli. Motra e vetme, Pashkja me gjithë bashkëshortin e saj Tunë Gjokaj.
Ju jeni lindur dhe rritur në Kosovë e cila ka qenë një shekull nën thundren serbe, cilat janë disa nga kujtimet tuaja dhe si e keni përjetuar fëmijërinë?
Unë jam i lindur dhe rritur në Kosovë. Ta kalosh një gjysmë shekulli jetë në Kosovë e sidomos në një kapërcyell të dukshëm të zhvillimeve dhe ndryshimeve jetike për shqiptarët aty, është krenari të japësh kontributin tënd dhe të jeni pjesë e këtij ndryshimi historik, pa marrë parasysh koston dhe përjetimet e dhimbshme qe lënë gjurmë të pashlyeshme në vazhdimësi të jetës po aq sa edhe liria e fituar.
Në vitet 81 Kosova u përfshi nga demonstratat e studentëve të cilet s’mund ta duronin dot zgjedhën serbe, cilat janë disa nga momentet kyçe qe ju mund t’ju tregoni lexuesve për këtë lëvizje te studentëve që medoemos do të çonte një ditë në një kryengritje të përgjithshme për të fituar Lirinë e shumëpritur?
Në vitin 1981 isha student në Prishtinë dhe kisha rastin të ndjej nga afër lëvizjen pranverore të studentëve. Shqiptarët e Kosovës gjithmonë e kanë ndjerë veten keq nën administrimin e Jugosllavisë. Çdo frymë atdhetare shqiptare shikonte mundësitë se si të ndahej nga Serbia, po në kushte të atëhershme nuk ishte lehtë. Politikanët tanë ishin mbi tehun e briskut, nuk ishin as ata qe të prijnë e as ata qe të ndjekin, besa kishte edhe të atillë qe ishin të shitur. Studentët dhe klasa punëtore janë gjaku më i ndjeshëm qe mund të nxjerrin në rend të parë kërkesat tona legjitime, pastaj e shtresat e tjera shoqërore. Kërkesat ishin kryesisht për barabarësi brenda shtetit ekzistues jugosllav dhe kundër shfrytëzimit të pasurisë së Kosovës. Demonstratat u përgjaken me gjakun e qindra shqiptarëve dhe e vetmja rrugëdalje ishte ndarja njëherë dhe përgjithmonë nga ky shtet qe vret në emër të autonomisë, apo të drejtës së popullit për tu vetëqeverisur (praktik legjitime edhe e sistemit vetëqeverisës të Jugosllavisë se deriatëhershme). Unë personalisht kisha nderin të jam pjesëmarrës në demonstratat e Prishtinës dhe njëri ndër organizatorët kryesor në demonstratën e organizuar në Gjakovë. Kam përjetuar nga afër rafalë të automatikëve dhe fishkëllimat e plumbave, e kam vuajtur edhe me trupin tim atëherë të lënduar, kam humbur edhe shokë të idealeve, por çështja duhej të shkonte përpara deri të lufta e viteve të nëntëdhjeta.
Cili ka qenë aktiviteti juaj politik dhe përfshirja e familjes Sokoli ne Luftën për Pavarësi te Kosovës?
Familja jonë Sokoli (Paplekaj) tradicionalisht në çdo lëvizje për çlirimin e Kosovës i ka dhënë gjak Sokol- ësh. Në lëvizjen kaçake, Sadik Gjoni Paplekaj ishte shumë aktiv në luftën për çlirim kombëtar, pastaj Pashk Paplekaj qe ishte njëri ndër pjesëmarrësit më te rinj në Konferencën e Bujanit dhe kryetar i Junikut, ishte kundër aneksimit të Kosovës nga Jugosllavët dhe u dënua nga regjimi komunist me 8 vite burg. Xhaxhai Zef Sokoli pjesëtar i qëndresës gjithë shqiptare kundër okupatorëve të shtetit tonë dhe luftëtar i denjë i Ballit Kombëtar deri në arratisjen e tij në Brazilin e largët. Babai im Ibrahim Sokoli ishte i mobilizuar me dhunë në rrugën famëkeqe të Tivarit i cili shpëtoi masakrës famëkeqe vetëm nga rastësia. Ne Luftën e fundit në UÇK u angazhuan e gjithë familja në forma të ndryshme. Derisa aktiv në luftë morën pjesë vëllai Filip Sokoli, pastaj nipat, Viktor dhe Kujtim Sokoli. Të rekrutuar ishin edhe Mic Sokoli dhe Kastriot P. Sokoli, por për shkak të moshës së re u liruan nga shtabi qendror. Luftës së fundit për lirinë e Kosovës jetën e dhanë tre vëllezër, Filipi, Simoni dhe vëllai i vogël, Krista, kushëriri Gjergj Sokoli, dhe nipi (djali i vëllait) atëherë 17 vjeçar Kastriot Pashk Sokoli. Motra e vetme, Pashkja me gjithë bashkëshortin e saj Tunë Gjokaj. Sot dhe gjithë jetën do të ju falem qe nuk kursyen jetën për lirin e Atdheut, siç ju përgjërohem të gjithë martirëve qe dhanë jetën për liri. Angazhimi im personal daton qe nga bankat e gjimnazit ilegalisht e derisa u legalizua sistemi shumë-partiak në Jugosllavi, atëherë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës formova dhe udhëhoqa nëndegën e LDK-së në Brekoc qe përfshinte një pjesë të ndjeshme të zonës kufitare të Komunës se Gjakovës. Veprimtaria jonë paralele asokohe ishte halë në sy e pushtetit të dhunshëm serb dhe tri vite rresht me keqtrajtuan rëndë fizikisht deri sa në vitin 1993 me burgosen së bashku me shtatë intelektualë të tjerë në mes tyre edhe Frati i kishës Françeskane të Gjakovës, Patër Ambroz Ukaj dhe falë tij u quajtëm si; ”Grupi i Priftit”. Pas pushimit të përkohshëm të aktakuzës nga trysnia qe kishte bërë Papa Gjon Pali i dytë në diplomacinë e Serbisë na liruan përkohësisht. Të njëjtën ditë mua më kërkuan prapë të me burgosin. Për t’i ikur burgosjes dhe keqtrajtimeve, u detyrova të njëjtën ditë përmes rrugëve ilegale të dal në Shqipëri. Aty kam jetuar nëpër disa Qytete gjashtë muaj. Pata takime me disa nga përfaqësuesit e Shtetit Shqiptar dhe Partive të ndryshme të cilët edhe i njoftova për aktivitet tona dhe për situatën politike në Kosovë, derisa mora vizë gjermane.
Ju keni botuar disa libra, pjesëmarrës ne disa antologji të ndryshme, kur keni filluar te shkruani poezi për herë te parë, cilët kanë qenë frymëzuesit tuaj?
Po, unë kam botuar katër Libra dhe jam i përfshirë edhe në disa Antologji nga autorë të ndryshëm. Deri tani kam shkruar kryesisht poezi dhe vazhdoj ende me poezinë. Përveç poezisë unë kam edhe dy Monografi qe janë dedikuar axhës Zef Sokoli dhe Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Kam në dorëshkrim edhe një libër qe lidhet kryesisht me jetën dhe familjen time. Frymëzues janë kryesisht rrethanat shoqërore, familjare dhe kombëtare. Frymëzimi vjen herë si refleksion, herë si përjetim, por pa petkun poetik nuk do ishte poezi.
Ne librat tuaja ndihet shpirti i një poeti patriot, rebel, lirik, cilat janë disa nga motivet kryesore qe ju japin muzë për të shkruar me aq pasion dhe dashuri ne librat tuaja sidomos në poezi?
Është mirë kur poetit i “flet” shpirti kombëtar në poezi e jo vetëm fjalët, shpeshherë teprohet me retorikë “atdhetare”. Poetët janë të ndjeshëm dhe shumë gjëra i shohin dhe i ndjejnë më herët se të tjerët. Te ketë njeriu një patos të kthjelltë kombëtar atëherë edhe muza nuk “flenë “ larg nga aty jo. Muza nuk mund rri e qetë përgjatë një rinie të pjekur para kohe, nuk mund rri as përgjatë demonstratave e luftës se fundit kur mungojnë shumë njerëz të zemrës e as pas luftës kur duhet ballafaquar me disa raste paradoksale.
Muza vlon dhe nganjëherë edhe rebelohet.
Ju jetoni në ekzil në Gjermani, jeni prej vitesh shumë aktiv në shoqaten e Lidhjës Shkrimtarëve. Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, kur jeni larguar nga Kosova dhe cili eshte opinioni juaj per krijimtarinë e shkrimtarëve në Diasporë? Sa e lidhur është shoqata juaj me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, projektet dhe punët qe keni përpara?
Prej vitit 1994 jetoj në Gjermani, dhe posa erdha këtu me dukej jeta pa aktivitete e vobektë. Mërgata ishte e lodhur me aktivitete politike dhe kishte nevojë për anën tjetër të medaljonit, pra për artin e mirëfilltë. U dashtë ca kohë deri të njoh edhe krijues të tjerë dhe se bashku morëm nismën e formimit të një Shoqate që do merrej me artin dhe letërsinë ende pa e ditur se si do ta emëronim. Lidhjen e Shkrimtarëve e formuam në vitin 2006 në qytetin e Wuppertalit, këtu ku edhe jetoj. Kemi qenë mjaft aktiv me veprimtari si Shoqatë edhe pse jemi të shpërndarë në te gjithë territorin e Gjermanisë. Ja kemi arritur të bashkojmë mbi njëqind krijues të zhanreve të ndryshme kulturore. Kemi organizuar për ditë të shënuara kombëtare, kemi promovuar deri njëqind vepra të reja letrare dhe të tjera, të anëtarësisë sonë e besa edhe më gjerë. Shumica e krijuesve tanë janë edhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kështu qe edhe lidhjet i kemi të natyrshme. Na nderojnë me pjesëmarrje në manifestimet tona dhe anasjelltas. Përveç aktiviteteve letrare kemi në projekt edhe blerjen dhe hapjen e një Shtëpie të Kulturës qe do të i bashkonte të gjithë krijuesit rreth vetit, qe do të ishte një qendër lidhëse me kulturën vendase gjermane dhe anasjelltas. Pastaj do të ishte edhe një kontribut shumë i rëndësishëm për brezat e ri të shqiptarëve qe po rritën këtu. Letërsia e mërgatës meriton një kapitull të veçantë në letërsinë shqipe dhe atë botërore. Është më e veçantë, është më e ndjeshme dhe më të drejtë është edhe me tone më te theksuara atdhetare.
Ju keni shkruar monografinë për xhaxhain tuaj Zef Sokolin duket si nje amanet i te pareve per te mos harruar kurre rrenjet tona, mund te flisni shkurtimisht rreth kësaj historie te dhimbshme?
Xhaxhi im Zef Sokoli është një institucion më vete. Është një Rilindas i gjallë. Një bashkëluftëtar të Abaz Kupit, Hasan Dostit, e Vasil Andonit, pastaj i Luan Gashit (qëndroi dy vite në shtëpinë e tij në Tiranë 1943/44) dhe të shërbestarit të Shqipërisë Mit´hat Frashëri, qe tallazet e jetës e bartën përtej Mesdheut, larg nga Atdheu i ndaluar, larg nga familja e dashur dhe e dënuar pa kurrfarë kontakti për plot 65 vite dhe krejt këtë për shkaqe ideologjike. Xhaxhi Zef ishte një qëndrestarë përgjatë luftës së dytë kundër okupatorëve të Shqipërisë, ishte kundërshtar i aneksimit të Kosovës sipas parimeve të mbledhjes së Mukjës dhe të Konferencës së Bujanit, ishte kundër bashkëngjitjes së Shqipërisë si republikë të shtatë Jugosllave ku edhe protestoi sa ishte student i Fakultetit të drejtësisë në Zagreb (1948), dhe sot është ithtar i flakët i bashkimit kombëtar.” Një trup po ta ndash në dy e më shumë pjesë, nuk rron dot, edhe Shqipëria e ndarë nuk ka kurrfarë kuptimi, ajo duhet të bashkohet.”(Z. Sokoli). Axha Zef ishte gjithmonë frymëzim për ne dhe familjen tonë, pa guxuar ta shprehim.
Si shkrimtar, aktivist, i larguar nga Kosova si i komentoni ngjarjet e fundit, veçanerisht ikjen masive te popullit te Kosovës ne drejtime te ndryshme cka perben nje tragjedi kombëtare, apo duket se po ringjallet djalli qe ju aq poetikisht e keni thënë në poezinë me vargjet: Djallin e varrosëm jashtë/ Oborrit të shtëpisë/ së përgjakur të Kosovës/ mos të ringjallet/ varrin ja bëmë të madh/ ta pështyjnë kalimtaret…?
Çdo largim nga Atdheu është i dhimbshëm. Janë të njohur largime nga Atdheu në mes të dy luftërave botërore të kontrolluara nga marrëveshje të fshehta serbo-greke-turke. Pastaj janë ato të pas komunizmit nga Shqipëria me ato pamjet rrëqethëse mbi Tragetet drejt Italisë. Dëbimi i afër një milion Shqiptarëve nga Kosova në Luftën e vitit 1999 nga genocidi serb e të cilët morën lëvdata të shumta nga e gjithë bota kur pas hyrjes së NATO-s u kthyen gati të gjithë në trojet e veta. Përveç eksodit të vitit 1991 nga Shqipëria që mund të themi se kishte prapaskenë ekonomike të tjerat largime kishin prapaskenë politike dhe qendra e organizimeve ishte diku jashtë Kosovës. Pas Çlirimit të Kosovës unë përshkrova edhe në poezinë që ju e përmendni se varrosëm djallin jashtë Kosove të mos ringjallët. Në këto largimet e fundit ai u ringjall dhe të them të drejtën vetëm kur shoh itinerarin e këtij rrugëtimi atëherë bindëm edhe më shumë se është i njëjti djall. Kjo më mundon edhe më shumë kur infrastruktura e këtij largimi është mu e këtij djalli dhe si gjithnjë njëdrejtimëshe.
Mendoni se një ditë të gjitha trojet tona të ndara nga trupi i Shqipërisë do tëbashkohen rreth saj dhe të kemi një shtet me Flamurin Kombëtar?
Një bashkim i të gjitha trojeve sado qe është i dëshirueshëm, nuk e parashoh, është i pa realizueshëm, po ne do të kemi një bashkim shpirtëror, kulturor dhe gjuhësor qe ka rëndësinë e vet të madhe sidomos për trevat qe ju kërcënohet asimilimi.
Tani është aktual globalizmi i përgjithshëm politik. Sot shumica e shtetet të Europës dhe të rajonit janë për bashkimin europian, por ka shtete qe po përpiqen ti rezistojnë këtij globalizmi duke ju ikur standardëve të BE-së për realizimin e interesave të ndryshme. Unë mendoj se Shqipërisë dhe Kosovës i konvenon ky hap drejt Europës së bashkuar, dhe do të ishte mirë qe të shkojnë të bashkuara. Bashkimi është i domosdoshëm dhe unë besoj se politika duhet të bëjnë ndryshime radikale në këtë drejtim. Besoj se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen rreth të njëjtit Flamur mirëpo për Iliridën duhet pritur a do të mbijetoi Maqedonia e sotme si shtet? Trevat e tjera shqiptare si Kosova lindore, Malësia e Mbishkodrës dhe Çamëria duhet që në Europën e bashkuar më se paku të jenë si territore me vetëqeverisje lokale si projekt i bashkimit Europian…Aspiratat tona kombëtare dhe real-politika shpeshherë nuk përputhen e sidomos kur nuk e kemi forcën e duhur të vendosjes.
Ishte kënaqësi intervista me ju Znj. Zyloi! Unë përcjelli me admirim aktivitet tuaja të lavdishme. Ju uroj suksese të mëtutjeshme. Përfitoj nga rasti të përshëndes shqiptarët kudo qe janë e sidomos ata përtej Oqeanit ku veproni ju.
26 Prill, 2014
Staten Island, New York
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Këze (Kozeta) Zylo: Kosova në vitin e Lirisë!
» Këze (Kozeta) Zylo:Kosova në vitin e Lirisë!
» Keze Kozeta Zylo: Ai ringjallet poetikisht
» Nga Keze (Kozeta) Zylo
» Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!
» Këze (Kozeta) Zylo:Kosova në vitin e Lirisë!
» Keze Kozeta Zylo: Ai ringjallet poetikisht
» Nga Keze (Kozeta) Zylo
» Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi