Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S’ka më LDD: Nexhat Daci shkrin partinë e tij në LDK

Shko poshtë

S’ka më LDD: Nexhat Daci shkrin partinë e tij në LDK Empty S’ka më LDD: Nexhat Daci shkrin partinë e tij në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 30, 2015 10:50 pm

S’ka më LDD: Nexhat Daci shkrin partinë e tij në LDK


S’ka më LDD: Nexhat Daci shkrin partinë e tij në LDK Largea_nexhat-daci1430415901


Nexhat Daci ka vendosur ta shuaj Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Tash e tutje LDD do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga Isa Mustafa. Ky fakt është bërë i ditur nga vet LDD’ja. “Pas vlerësimit të kontakteve që ka realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së”, thuhet në këtë njoftim.


Ky është njoftimi i plotë i LDD’së


Kryesia e zgjeruar e LDD-së, me datë 24 prill 2015, në mbledhjen e saj debatoi gjatë për aktualitetin politik të rënduar në Republikën e Kosovës.
Kryesia me vëmendje dëgjoi, kritikoi dhe dha kontributin e vet të çmuar për rrugëtimin e mëtejm të LDD-së dhe skenës politike të fragmentuar dhe të pafuqishme për ballafaqime me sfidat e kohës për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë.
Bazuar edhe në propozimin e Grupit Punues për hartimin e strategjisë së LDD-së, dhe debatin e zhvilluar, Kryesia ka nxjerr këtë
Deklaratë dhe përfundim
Pas vlerësimit të kontakteve që ka realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së.
Kryesia propozon unifikimin e anëtarësisë së LDD-së dhe të LDK-së, si dhe fton anëtarësinë e të dy subjekteve politike që të jenë aktiv në këtë proces të rëndësishëm dhe serioz.
Gjithashtu falenderohet e gjithë anëtarësia e LDD-së si dhe struktura e saj udhëheqëse për rrugëtimin tone politik dhe vendosmërinë për të zhvilluar një process të rregullt dhe profesional që është ofruar në zhvillimin e LDD-së. Falë punës tuaj në Kosovë dhe mërgatë kemi arritur të zhvillojmë një politikë të shëndoshë e cila ka kontribuar në shtetndërtimin, mbështetjen e programit dhe vizionit që kishte ish-presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi