PDK-në e LDK-në i “ndanë” Gjykata Speciale (Video)

Dy partitë e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK kanë qëndrime të kundërta rreth periudhës kohore me të cilën do të merret Gjykata Speciale. Derisa, deputetët e LDK-së insistojnë që Gjykata duhet të merret edhe me vrasjet që kanë ndodhur pas luftës, deri në shpalljen e pavarësisë, deputetët e PDK-së thonë se nuk guxojnë t’i përziejnë vrasjet e pasluftës me ato për çka po themelohet Gjykata Speciale.
Kuvendi i Kosovës pritet që nga java e ardhshme të procedojë tutje me amandamentet kushtetuese në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Me vetë faktin që kërkohen ndryshime kushtetuese, Kuvendit do t'i duhen dy të tretat e votave të 120 deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e komuniteteve pakicë për miratimin e këtyre amandamenteve.
Ndërkohë, flitet se Gjykata Speciale i ka kontraktuar zyrat në Prishtinë për ta filluar punën. Tre katet e fundit të kësaj ndërtese në lokacionin qafa në Prishtinë, flitet se do të jenë zyra të Gjykatës Speciale.
Sipas deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, Gjykata Speciale do të merret edhe me vrasjet që kanë ndodhur nga viti 1998 deri në fund të vitit 2000.
Osmani: Gjykata duhet t’i hetoj edhe vrasjet e pasluftës
“Sa i përket draftit që është propozuar, ai parasheh që do të hetohen krimet e kryera deri në fund të vitit 2000, që nënkupton se do të përfshihen disa prej vrasjeve të pasluftës të veprimtarëve të LDK-së. Mirëpo siç e dini unë kam kërkuar që kjo veprimtari të zgjerohet të shkoj përtej vitit 2000, sepse siç e dini shumë vrasje kanë ndodhur edhe përtej atij viti dhe kam kërkuar nga delegacioni teknik që negocionte me BE-në që këtë kërkesë ta paraqes para BE-së. Mirëpo, fatkeqësisht në draftin që e kemi parë të dorëzuar të kërkesave të delegacionit të Kosovës, ky delegacion asnjëherë nuk e ka bërë këtë kërkesë që koha të përfshijë edhe periudhën pas vitit 2000”, tha Osmani.
Madje, ajo e sheh të domosdoshme zgjatjen e periudhës kohore, sepse me këtë arsye LDK e ka përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.
Osmani: Zbardhja e vrasjeve të pasluftës, arsye pse LDK e përkrah Gjykatën
“Është e domosdoshme dhe kjo është ndër arsyet themelore pse LDK-ja e përkrah. Në qoftë se e shohim se kjo gjykatë do të veprojë njëjtë sikur gjykatat e UNMIK-ut apo EULEX-it, atëherë LDK-ja vazhdimisht do t’i shpreh rezervat e saj dhe do t’i shpreh vërejtjet e saj rreth punës së kësaj gjykate. Mirëpo nga premtimet që kemi marr është një ndër kërkesat esenciale edhe nga miqtë ndërkombëtarë që janë të angazhuar në këtë proces që një ndër arsyet kryesore pse fushë-veprimtaria e gjykatës është shtyrë deri në fund të vitit 2000,është që së paku disa raste të vrasjeve politike për të cilat ekzistojnë prova siç ka thënë edhe prokuror Ëilliamson, të hetohen dhe njerëzit të dalin para drejtësisë për këto krime të kryera”, theksoi ajo.
Osmani megjithatë thotë se duhet ta themelojnë këtë gjykatë, meqë nuk duhet lejuar që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ta themelojë sepse do të ishte shkelja më e madhe e sovranitetit të Kosovës.
Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi mendon se periudha kohore për Gjykatën Speciale duhet të zgjatet në mënyrë që t’i zbuloi edhe vrasjet e pasluftës.
Gashi: Gjykata Speciale duhet t’i hetoj edhe vrasjet e pasluftës
“Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të LDK-së mendojnë se, meqenëse po formohet një Gjykatë e cila pretendohet të ketë ekspertizë të veçantë për hetimin e shumë krimeve në Kosovë, atëherë kjo ekspertizë të shfrytëzohet për të hetuar disa nga krimet që akoma nuk janë zbuluar në Kosovë dhe kryesisht me krimet që kanë të bëjnë me krimet politike dhe sidomos vrasjet politike të veprimtarëve të LDK-së”, tha Gashi për KosovaPress.
Ai shtoi se është diskutuar dhe njoftuar grupi parlamentar që do të ishte mirë të ofrohej kjo zgjidhje, megjithatë, mbetet në dorë të Qeverisë dhe kryeministrit që të shoh se cilat janë realitetet dhe mundësitë që kjo çështje të trajtohet.
Por, ndryshe mendon nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, i cili thotë se nuk duhet të përzihen vrasjet e pasluftës me ato që pretendon raporti i Dick Martyt, mbi bazën e të cilit edhe do të themelohet Gjykata Speciale. Ai theksoi se kjo është një gjykatë që po ngritet për një periudhë të caktuar.
Grabovci: Gjykata Speciale po themelohet për diçka tjetër, jo për vrasjet e pasluftës
“Kjo gjykatë ka një fushëveprim tjetër dhe ne nuk guxojmë t’i përziejmë gjërat, nuk guxojmë absolutisht, nuk kemi të drejt ta akuzojmë vetveten. Ne duhet t’i gjykojmë këto krime, sepse këto krime kanë ndodhur pas luftës dhe nuk është e implikuar UÇK-ja. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, çlirimtare, ka mbrojtur jetën dhe të drejtën e qytetarëve të vet dhe ka çliruar vendin e vet së bashku me aleatët dhe këtë pastërti të luftës do ta dëshmojmë dhe me dëshmimin e kësaj ne do t’i nderojmë dhe do të tregojmë respekt edhe ndaj aleatëve tonë që na kanë përkrahur që lufta jonë të përfundoj suksesshëm”, tha Grabovci për KosovaPress.
Grabovci shton se PDK-ja, asnjëherë të vetme nuk ka qenë kundër ngritjes së gjykatës apo kundër shqyrtimit të rasteve të pasluftës.
Grabovci: Do ta japim maksimumin për gjetjen dhe dënimin e kryerësve të vrasjeve të pasluftës
“Në mënyrë absolute dhe me përgjegjësi e them edhe si qytetarë i Kosovës edhe si deputet, edhe si njëri me përgjegjësi në kuadër të PDK-së, se do ta japim maksimumin e mundshëm deri sa të gjinden dhe të dënohen të gjithë kryerësit e veprave kriminale në Kosovën e pasluftës, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me vrasje. Ne do ta japim angazhimin tonë, për t’i zbuluar të gjithë vrasësit dhe për ta marr dënimin që meritojnë”, shtoi ai.
Grabovci thotë se shumë kush do ta ndijë vetën të turpëruar me ato që ka ofruar, me shpifjet që kanë bërë ndaj vetvetes, vendit të vet, popullit të vet edhe shumë qytetarë të Kosovës në ditët e para të pasluftës.
Gjykata Speciale shumë shpejt do të votohet në Kuvendin e Kosovës, e cila do të themelohet për hetimin e krimeve të pretenduara nga raporti i senatorit Dick Marty të publikuar në vitin 2010, ku implikon krerët e ish UÇK-së, për vrasje, nxjerrje organesh, kontrabandim me armë, e akuza të tjera.
Por LDK-ja po kërkon që kjo gjykatë të hetoj edhe vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, meqë sipas tyre ekzistojnë fakte, por as UNMIK-u, e as EULEX-i, nuk kanë arritur t’i zbardhin këto vrasje të cilat mbeten ende mistere./KP
Bota Sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milaim Zeka: Këta persona do të akuzohen nga Gjykata Speciale
» EKSKLUSIVE: Gjykata Speciale do ta hetojë Agim Çekun?
» Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Gjykatës Speciale
» Shteti do të paguajë avokatë për ata që akuzohen nga Gjykata Speciale
» Drin Dokleani-Haliti , Kelmendi dhe Gjykata Speciale

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi