Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar

Shko poshtë

Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar Empty Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 11, 2015 8:38 pm

Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar Xdggddg

Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar


Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar Shgjeqovi

Fshati im i vërtet është Janjeva, më duket se për të gjithë është bërë një qytezë e harruar por prap ky fshat bart indentitetin e tij të vërtetë. Fshati i Janjevës në fakt është një fshat i cili është fshat i komunës së Lipjanit që në kosovë nuk njihet shumë dhe në të vërtet dhe ka më shumë se 75% shqiptarë ku edhe ka banuar shkrimtari, atdhetari patriot “Shtjefën Gjeqovi” ku shtëpinë e vet e ka në lartësi të fshatit afër kishës katolike. Xhamia e saj është duke u rindërtuar përsëri,shkak kryesor ishte se ajo kishte një gjendje të mjerueshme.
Pra sic e thashë edhe më lartë janjeva është fshati ku ka banuar shkrimtari patriot “Shtjefën Gjeqovi” ku në këtë fshat e ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij. Edhe sot fshati e mban identitetin e tij të vërtet që hedh dritë në historinë e tij.
Janjeva për shumë është një qytezë jo shumë e njohur për njerëzit por nëpërmjet këtij shkrimi po i’u njoh me fshatin tim të vërtet.
Janjeva është një fshat i vogël i cili ngritet në kodrat e bukura e të gjelbëruara ku besohet se shkolla e janjevës ishte shkolla e parë shqipe në kosovë por ende nuk mendohet se mund të jetë shkolla e parë shqipe.


Brilant Gashi:Janjeva, qytezë e harruar Janjeva_sot



Në pamje të peisazhit është shumë i bukur ku bukurinë më të madhe i’a japin kodrat e gjelbëruara dhe të ngritura ku edhe kjo është një ndër fshatrat ku nuk ishte pushtuar fare nga forcat e egra serbe që më 1999 kanë bërë terror në të gjithë kosovën tonë.
Shtjefën Gjeqovi ka lindur në Janjevë më 1874 ku në atë kohë fshati ishte shumë i varfër dhe ku më së shumti përmendet ngase ka pasur miniera të shumta me arë e argjend dhe ku gjatë shek. XIII-te dhe XVI-te Republika e Dubrovnikut kishte hapur disa miniera ku kishte tërhequr më shumë vëmendjen e banorëve.
Nëpër kodrat e janjevës ishte shtuar shumë edhe numri i shtëpive ku fshati i dikurshëm kishte marrë pamjen e një qyteti me argjendari, kepucëtari, prodhues veglash etj. 
Për fshatin e janjevës për herë të parë është përmendur në vitin 1303 dhe sipas gjetjeve arkeologjike, mësohet se Janjeva ishte një lokalitet mjaft i lashtë dhe në vitin 1848 ky fshat kishte edhe ligjin e vet të xehetarisë. Në ditët e sotme komuniteti pakicë i kroatëve jetojnë në këtë fshat duke luftuar për mbijetesë por edhe janë larguar nga Janjeva dhe kanë lënë shtëpitë e tyre. Këtë e vërtetojnë edhe rrënojat e shtëpive të shkatërruara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi