Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga.

Shko poshtë

Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga. Empty Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga.

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 17, 2015 12:12 am

Datë  14 Maj, 2015
Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga. U1_MimozaDajci

Mimoza Dajçi

Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga.

Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga. Skenderbeu_by_xhevahir-d6i4xl0

I nderuar Znj. Presidente Jahjaga!
Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë & Paqe" me qendër në New York, ju dëshëron shëndet të mirë e punë të suksesshme në drejtimin demokratik të vendit e në te mirën e popullit tonë në Kosovë.

1. - Znj. Presidente! 
Organizata jonë e gruas po ju paraqet kërkesën tonë në lidhje me propozimin e njohjes nga ana Juaj si Ditë Feste Kombëtare  datëlindja e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ne i mëshojmë kësaj kërkese që të ligjërohet nga ana Juaj. Sipas dokumentave historike flitet se data e tij e lindjes është data 6 Maj 1405. 
Për të qenë të sinqerta ky propozim vjen nga intelektuali shqiptar në New York Z. Mark Shkreli, i cili për vite me rradhë ka qenë Drejtor Artistik i Qendrës Kulturore "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike Shqiptare në Harsdalle NY, që drejtohet nga Famulltari i Nderuar Dom Pjetër Popaj.
Ne si Orgaanizatë Gruaje e mbështesim propozimin e tij, prandaj po u a paraqesim këtë kërkesë, por njëherësh sjellim edhe zërin e mijra shqiptarëve në SHBA të cilët e ëndërrojnë një propozim të tillë.

2. -  Znj. Presidente!
Një kërkesë tjetër që vjen nga Organizata jonë e Gruas "Shpresë & Paqe" dhe nga unë personalisht, flet për  ligjërimin nga ana Juaj të datëlindjes së Nënë Terezës, që të njihet si Ditë Festë Kombëtare -  si Dita e Nënave Shqiptare, pasi 8 marsi është festë komunise dhe është festë per gruan, kjo që ne kërkojmë eshte që të jetë Festë për Nënat. 
Datëlindja e Nënë Terezës ose Gonxhe Bojaxhi është më datë 26 Gusht të vitit 1910. Kjo datë po afron, e nëse Ju e miratoni kërkesën tonë, do të jetë edhe një plotësim i Figurës së Nënë Terezës, por edhe i të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.
Identike një letër sapo i kemi dërguar edhe Presidentit të Shqipërisë Z. Bujar Nishani, që në Shqipëri, Kosovë e në të gjitha trevat Shqiptare të njihen këto data historike si Festa Zyrtare.

Duke përfunduar këtë letër, mbetemi me shpresë se kërkesat tona do të meren në konsideratë. Ju lutem na bëni me dije se e keni marë letrën tonë.

Me respekt
Për Organizaten e Gruas "Shpresë & Paqe"
Kryetare 
Mimoza Dajçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi