AGIM GASHI LETËR E HAPUR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS ATIFETE JAHJAGES
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI LETËR E HAPUR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS ATIFETE JAHJAGES
AGIM GASHI
LETËR E HAPUR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS ATIFETE JAHJAGES
Zonja Presidente!
Mirë po bëni që e keni filluar dialogun dhe bisedimet për tejkalimin e krizes që e sollen vetë politikanët tanë me ato inatet që i posedojnë.
Sot kishiT ftuar përfaqësues të OJQ-ve. Kjo tregon se Kosova po fillon një mardhënje ta zhvillon me popullin e vetë e me institucione. Deri tani këtë nuk e kishte dhe natyrisht se një mardhënje e tillë i ka munguar popullit. Por, kësaj krize politike që e ka kapluar Kosoven, patjeter se po i friksohen edhe mrgimtarët. Ne përcjellim në çdo çast situaten në[url=#91943092] atdhe[/url], dhe se për ato të pakëndshmet ne ndihemi keq, ndersa për sukseset, ne krenohemi. Fatkeqësisht, deri tani nuk patëm rastin të krenohemi me të arriturat e atdheut tonë.
Ne në mërgim, jemi disa here më shumë se në atdhe por që trajtohemi si pakicë minoritare dhe si një mall që kur vjen momenti, na mjelni ashtu si doni dhe pastaj na hudhni si lëvoren e limonit. Vetëm në sezona vere ju bjen ndërmend që ne gjendemi dikund.
E dashur Zonja Presidente,
Kur thërriste zëri i atdheut, ne ishim të parët me derdhë gjaakun tonë, atje, sepse na kerkonte atdheu për liri. Luftuan, u vranë e ata që shpëtuan, shumica u kthyen prap në mërgim sepse postet i kishin nda qysh para luftes profiterët dhe karaxhozët e atdheut.
Mos harroni se këta mërgimtarë, gjaku i Juaj shqiptar, posedojnë potencial gjigant të intelegjences së kombit, të shkolluar, arsimuar dhe edukuar në frymat më demokratike të shteteve mike të atdheut. Mërgata posedon artist të njohur,, muzikant, këngëtar, shkrimtar, politikan, ekonomist e biznismen të ngritur në piedestalin e sukseseve. Posedon edhe pajtimtarë dhe njohes të mirë të situatave politike në atdhe dhe jashtë atdheut. Këta gjithmonë u penguan t´i afrohen atdheut ngaa frika e humbjes së posteve.
Pasiqë jemi pra pjesë e atdheut, dhe pasiqë poesdojmë diapazon të atdhetarizmit, Ju lutem që ndonjëherë ta angazthoni edhe mërgaten në zgjidhjen e problemeve madhore të atdheut, sepse konsiderohemi pjesa më patriotike dhe më e paster e kombit që akoma nuk jemi zhytë në ujrat e hajnisë dhe interesave politike e kriminale të atyre problemeve që vetë i sollen politikanët e pa shkolluar që politikës i hynë për biznis e jo pëe atdhe.
Me mërgaten nuk do të zhgënjeheni asnjëherë, sepse asnjëherë nuk u zhgënjye as atdheu nga mërgimtarët e tij.
Zonja Presidente,
Me shpresë se në të ardhëmen do të merrini më shumë me mërgaten e Juaj, ne presim ftesat që të kyçemi në proçeset e pajtimit të popullit, pas hasmimit që i shkaktuen partitë poilitike.
Populli nuk do të mund të pajtohet pa u pajtue partitë, gjë që është teper e vështirë, pasi që ato nuk luftojnë për zhvillimin e shtetit por për ndarje teritoresh të interesit. Andaj edhe ndodhin gjëra që nuk do të guxonin të na ndoddhin.
Krejt në[url=#20829493] fund[/url], Zonja Presidente, Ju themi se ne Ju njofim për Presidente të atdheut, andaj edhe Ju duhet ta njifni mërgaten milionshe si pjesë e Juaja dhe e atdheut tonë të plagosur.
Shpresoj se letres sime i bashkangjiten shumë bashkëmërgimtarë dhe shumë bashkëmendimtarë. Ne nuk jemi të huaj!
Me respekt
Agim Gashi- Gjermani, mërgimtar i preokupuar për gjendjen tonë.
19.10.15
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI - LETËR SHPËTIMTARES ENGJULL DR. LULJETA GASHI-GERDUNG
» Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga.
» AGIM GASHI - POLICI SHQIPTAR I REPUBLIKËS SË SËRBISË – XHIHADIST
» AGIM GASHI:PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
» Mimoza Dajçi - Letër kërkesë drejtuar: Presidentit të Republikës së Kosoves Znj. Atifete Jahjaga.
» AGIM GASHI - POLICI SHQIPTAR I REPUBLIKËS SË SËRBISË – XHIHADIST
» AGIM GASHI:PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS
» Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi