Kush e nxjerr nga agjenda Kosovën?
Faqja 1 e 1
Kush e nxjerr nga agjenda Kosovën?
Kush e nxjerr nga agjenda Kosovën?
Çështja e Kosovës nuk është internacionalizuar, siç thonë edhe shumë kosovarë (etnikë) në kohën (para 20 vjetëve) të “konferencave të së premtes” që jepte Presidenti Rugova, madje më shumë nga karizma e tij prej Kryetari të Shoqatës së Kosovës, sesa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e afirmoi si parti pikërisht karizma e shkrimtarëve tashmë të eskivuar nga aparatçiknia. Internacionalizimi i problemeve të Kosovës, pas LDK-së së Rugovës, u arrit edhe me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra shumë kohë para Ahtisarit. Katarsisi i internacionalizimit të çështjes së Kosovës u bë në Bregun e Pikëllimit në Bllacë, pra para Ahtisarit, ose (gjatë kohës sa ai bëri një bisedë me Milosheviqin në Beograd). Kulmi i internacionalizimit të çështjes së Kosovës, ndodhi kur për herë të parë në historinë e saj NATO (ShBA-të) intervenoi për ta shpëtuar një popull nga gjenocidi dhe katastrofa humanitare. Në historinë e asnjë populli të botës qe 2009 vjet, asnjëherë nuk ka ndodhur që një popull 100% e tij të shndërrohet në refugjatë, dhe krejt vendi të digjet pos kryeqytetit. A nuk u internacionalizua atëherë kur shqiptarët i vrisnin pse e kishin ftuar NATO-n? A është në NATO edhe ndonjë shtet tjetër evropian, apo jo…? Thuhet se 1 milion e 200 mijë refugjatë ishin nga Kosova, dhe ky numër duket i vogël për Kinën miliardëshe, por ky numër “i vogël” ishte gati për pak krejt një popull i një vendi, pra një pastrim etnik që megjithatë nuk e merr as për së afërmi përndjekjen hitleriane ndaj hebrenjve. (Gjithnjë nëse e cekim faktin se Hitleri nuk i ka masakruar 120% të hebrenjve të Evropës, (mbase pse nuk ka pasur gjithaq kohë). Kjo tregon se gjenocidi i Serbisë demokratike evropiste të Tadiqit ka ushtruar një gjenocid dhe etnocid të përmasave që nuk i njeh historia njerëzore prej kur ekziston. Merrni me mend sikur populli gjerman të shndërrohet 100% refugjatë, dhe të digjet ndërkohë krejt gjermania, veç Berlinit. Pra nuk duhet të shikohen shifrat, por sa bëjnë shifrat brenda numrit të popullsisë? Gjenocidi dhe katastrofa humanitare e Serbisë së Milosheviqit po zgjaste dhjetë vjet dhe si e tillë ishte internacionalizuar si një agjendë e parë politike në botë, por ishin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përpiqeshin me krejt kapacitetin e tyre material dhe diplomatik ta bindin Evropën “neutrale” të merrej me Serbinë hitleriane dhe staliniane. Pra qe 20 vjet Kosova është në kryeagjendën botërore, dhe pikërisht sponsori i Pakos së Ahtisarit OKB-ja, me UNMIK-un “e stabilizoi” Kosovën dhe tash “situata e qetë” u arrit pikërisht me standardet që plotësoi Kosova dhjetë vjet dhe që në realitet janë substancë e Planit definitiv të Ahtisarit. Pra Kosova zbriti nga agjenda, sepse konsideroi se Pakoja dhe Kushtetuta e zgjidhi çështjen e Kosovës dhe se situata në Kosovë tash është shumë stabile. Prandaj bota më nuk merret me të, që t’i lihet rrugë destruksionit politik të Serbisë dhe aleatëve të saj lindorë dhe perëndimorë. Pra jo që Ahtisari e ka internacionalizuar çështjen e Kosovës, po përkundrazi “e ka stabilizuar” dhe shtetformuar një komb të ri që e ka nxjerrë nga mikseri serbo-shqiptar. A duhet të harrojmë se na kanë detyruar të bëjmë kompromise? Nëse është dashur të bëhen kompromise, atëherë është dashur ta mbështesim, siç e mbështesim Pakon e Ahtisarit. Por një vit më vonë, kur ka qenë edhe rasti edhe mundësia, që me zotin Ahtisari t’i ballafaqojmë faktet dhe të dhënat se si po shkelet kushtetuta e tij, ne kemi aplauduar dhe kemi thënë se çdo gjë është në rregull. Mbase edhe është në rregull, por edhe sa kohë mund të mbajë ky rregull i cili përjashton të gjitha strukturat e shoqërisë nga perspektiva, ardhmëria, shpresa dhe besimi… të cilat nuk janë nocione politike, por në Kosovë mund t’i shesësh si të tilla sa herë u konvenon serbëve dhe Serbisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës-Kush e turpron Kosoven
» Mentor Thaqi:KUSH SHET KOMB E IDENTITET, SE KUSH HAMOMI ËSHTË, NUK E DIN AS VET![/
» Kush e kërkoi e kush e kundërshtoi dhënien e tokës për kishën e Llapushnikut? (Dokument)
» Agim Vuniqi: Kush ishte në piknik e kush me detyrë zyrtare në Denver
» Beteja e Koshares dhe e Loxhës, tregojnë se kush luftoi dhe kush mashtroi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi