Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ftesë e Lidhjes sä arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

Shko poshtë

Ftesë e Lidhjes sä arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër Empty Ftesë e Lidhjes sä arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 10:45 pm

Ftesë e Lidhjes sä arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër



Me që edhe tri javë na ndajnë nga përfundimi i vitit të 19-të shkollor të mësimit plotësues në gjuhën amtare, i cili nga 20 shtatori i vitit 1990 e këtej zhvillohet nga mësimdhënëset e mësimdhënësit e kuadrit tonë arsimor, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, bartësja zyrtare e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër i ka intensifikuar gjatë muajve maj e qershor përpjekjet e saj që në bashkëpunim me ju prindërit t’i bëj të gjitha përgatitjet e duhura për vitin e ri shkollor 2009/2010.
Na gëzon shumë fakti që ju e keni paraqitur bijën/birin tuaj për ta vijuar mësimin plotësues në gjuhën amtare në vitin e ri shkollor 2009/2010, andaj ju ftojmë që të merrni pjesë në takimin informativ, i cili do të realizohet të premten, më 19 qershor 2009 në Schulhaus Steg, Stegstr. 21, në klasën Nr. 13 në Pfäffikon/SZ, prej orës 19:00 deri në orën 20:30.
Përveç mundësisë së njohjes me mësuesen e fëmijëve tuaj, Ganimete Kafexholli dhe mësuesen Haxhere Alimi, e cila është treguar e gatshme që në vitin e ri shkollor të inkuadrohet në procesin mësimor, ne në këtë mbledhje do t’u njoftojmë edhe me programin e ri mësimor të Shkollës Shqipe, për format organizative të shkollës, për rëndësinë e bashkëpunimit prindër-mësimdhënës dhe për rolin e detyrat e këshillave komunale e të atij kantonal.
Pjesëmarrjen tuaj e konsiderojmë shumë të rëndësishme, andaj ju presim që të merrni pjesë në takimin tonë me të gjithë prindërit e fëmijëve të moshës shkollore në kantonin e Schwyz-it, i cili përmes informimit e bashkëbisedimit synon koordinimin e bashkëveprimit në mes prindërve e mësuesve në favor të nxënësve.
Mahir Mustafa
Koordinator i përgjithshëm i Shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi