Sulme terroriste apo invadim serb në veri?!

Serbët vazhdojnë të propagandojnë alarme të rrejshme për skenarë të dhunshëm. Ata kanë hedhur projektet e tyre strategjike në Ballkan, dhe tashmë duan që të shohin realizimin e tyre. Ata vetë krijojnë grupe njerëzish, e më pas tërhiqen dhe mbajnë vetëm të infiltruarit e tyre, në një skenar që kryesisht prodhon dhunë.
Por, qëllimi kur alarmojnë për ngjarje, nuk është tek parandalimi i ndodhisë, përkundrazi qëllimi është tek parashkrimi i fajtorit, në këtë rast ata janë shqiptarët. Që prej luftimeve në Kumanovë, mediat serbe nuk kanë pushuar së propaganduari se i njëjti skenar pritet të ndodhë në luginën e Preshevës dhe në veri të Kosovës. Madje për një skenar në veri e kanë portretuar si komandant deputetin e AAK-së Daut Haradinajn.
Por, pasi që këto skenare u shpjeguan se nuk kanë të bëjnë me Kosovën dhe interesat shqiptare, atëherë dolën një parashikim tjetër, por sërish duke mos e humbur qëllimin e propagandës serbe, se sulmet do të jenë domosdoshmërisht terroriste. Kështu ndodhi që e vlerësoi edhe rastin e Kumanovës, qeveria e Gruevskit, por askush në perëndim nuk e përkrahu, as NATO, as BE-ja dhe as SHBA-ja, përkundrazi kërkuan hetim ndërkombëtar, pra shprehën mosbesim të plotë ndaj versionit zyrtar - shtetëror për ndodhitë, aq më tepër që qeveria praktikisht kishte hyrë në negociata me grupin rebel.
Në ndërkohë serbët nëpërmjet gjeneralit Momir Stojanoviq, ish kreut të VBA-së dhe kryetar aktual i këshillit të kuvendit për kontrollin e shërbimit të sigurisë hedhin në media propagandën e modifikuar, se janë parashikuar tri sulme terroriste në veri të Kosovës dhe luginë të Preshevës, nga 25 deri me 28 qershor.
Por, të ishte një situatë tipike reale e planifikuar, serbët nuk do të zbulonin datat me kaq saktësi. E dyta sikur të kishte një presidponim të këtillë, ata vetëm sa do ti joshnin grupet e tilla, që të vepronin. Nëse këto sulme do të ndodhnin atëherë ata do të ndiheshin shumë komod dhe do të fillonin me përdorimin e tërë makinerisë propagandistike, me media, diplomaci, por edhe do ti vënin në dispozicion figura dhe eksponentë antishqiptarë, për ta paraqitur sa më të zi imazhin e shqiptarëve, me akuzën e njohur tashmë milosheviqiane, se shqiptarët janë terroriste, dhe në këtë rast mundësisht që sulmi të paraqitej edhe i tipit ISIS. Por, meqë një qëllim i tillë u dështoi shërbimeve të inteligjencës serbe dhe sllavo-maqedonase, ata duan që të nxisin edhe një konflikt të ri. Sipas propagandës së re serbe, grupe të caktuara të interesit po përgatisin ekzekutimin e dëshmitarëve të rëndësishëm që pritet të jenë pjesë e gjykimeve për krime të luftës! Por, që të angazhosh njerëz me një motivim të këtillë për kryerjen e sulmeve terroriste është tepër e dyshimtë, dhe e pamundur.
Në fakt serbët janë ata që janë të interesuar për trazira në veri, ashtu siç ishte e interesuar Maqedonia për trazira dhe krizë të rëndë në këtë shtet, për ta çuar vendin drejt ndarjes, me qëllim që të marrë maksimumin e mundshëm të territorit. Dhe të njëjtën gjë e dëshironte Serbia për atje dhe të njëjtën gjë e dëshiron për veriun, duke shpresuar se kështu mund të krijohet një situatë (nëpërmjet krizave të luftimeve sporadike si në Kumanovë), kur ajo do të mund të ndërhynte ushtarakisht dhe ta invadonte këtë pjesë të vendit. Në fakt vet propaganda e këtillë dhe infiltrimi i njerëzve të saj, janë projeksione për ta krijuar një rrethanë që ajo të mund ta invadojë veriun, nëse ndaj një gjëje të këtillë hesht NATO-ja!
E vërteta është se serbët në vazhdimësi kanë bërë terror dhe kanë kryer sulme terroriste ndaj shqiptarëve pas luftës, dhe jo në pak raste kanë kryer terror edhe ndaj serbëve lojal ndaj shtetit të Kosovës, por që të gjitha këto raste kanë mbetur thuaja tërësisht të pa ndëshkuara. I. M.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria kërcënohet me sulme terroriste
» Sparks rikonfirmon praninë e MUP-it serb në veri
» Arrestohet terroristi kosovar në SHBA
» Kërcënimet terroriste bëhen faktike
» Serbët planifikojnë sulme me nitroglicerinë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi