Drejt Gjykatës Kushtetues shkon kushërira e Enver Hasanit dhe bashkëshortja e zyrtarit të lartë të LDK’së

Kështu, Remzije Istrefi- Peci, e cila sipas burimeve të Gazetës Express, është vajza e tezës së Enver Hasanit ka marrë shumë pikë, ashtu sikurse edhe Selvete Gërxhaliu- Krasniqi, bashkëshortja e zyrtarit të LDK’së, Agim Krasniqit.
Ndryshe, përkundër notimit dhe renditjes që bëri komisioni, votat e deputetëve të partive politike në parlament do të jenë vendimtare për emërimin e këtyre kandidatëve në Gjykatën Kushtetuese.
Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e radhës të votojë për zgjedhjen e tyre.
Në këtë garë janë gjashtë kandidatë: Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu- Krasniqi, Gresa Caka, Hashim Çollaku, Remzije Istrefi –Peci dhe Zef Prendrecaj.
Kandiatët e lartcekur fillimisht i janë nënshtruar testimit në garën për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni parlamentar për Legjislacion që kryesohet nga deputetja Albulena Haxhiu e Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Sekretaria e Kuvendit të Kosovës ka lejuar Gazetën Jeta në Kosovë të ketë qasje në dokumentin e vlerësimit të gjashtë kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nga Komisioni për Legjislacion.
E para që i prin kësaj liste është Gresa Caka- Nimani me 9.35 pikë. Ajo është edhe kandidatja më e re për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Ka lindur më 20 gusht të vitit 1981 në Prishtinë.
Kandidatja e dytë është Remzije Istrefi- Peci e cila ka marrë 8.94 pikë.
Istrefi është doktorante në Fushën e Drejtësisë Tranzicionale në Graz të Austrisë.
Në mesin e gjashtë kandidatëve është edhe Selvete Gërxhaliu- Krasniqi e cila nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka marrë 8.6 pikë.
Për dallim nga kandidatët tjerë, Gërxhaliu-Krasniqi, kishte konkurruar në zgjedhjet e vitit 2014 për deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por që nuk kishte arritur të mbledhë vota për të qenë ligjvënëse e legjislaturës së pestë në Kosovë.
Kandidati tjetër që u vlerësua nga komisioni për Legjislacion është gjyqtari nga Prizreni, Hashim Çollaku i cili mori 8.33 pikë.
Ai është ligjërues në kolegjin AAB, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prizren si dhe është trajnues në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
E kreu i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Safet Hoxha, në vlerësimin e Komisionit për Legjislacion ka marrë 8.3 pikë dhe është renditur i parafundit.
Hoxha ishte kandidat për anëtar të Këshillit Drejtues të PDK-së gjatë vitit 2013. Ai po ashtu ushtroi edhe postin e asamblistit të PDK-së në Suharekë.
Ka të kryer fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Vendin e fundit në vlerësimin e Komisionit për Legjislacion e mori Zef Prendrecaj me 7.4 pikë.
Prendrecaj doli i fundit në vlerësim por si udhëheqës i Zyrës së Prokurorit Disiplinor është i pari që nga vitit 2012 .
Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për profilet e gjashtë kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese më 3 qershor.
Komisioni parlamentar për Legjislacion u vuri nota sot kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo çka bie në sy në këtë vlerësim është fakti se kandidatët me lidhje me njerëz të fuqishëm, kanë marrë nota të larta.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ardian Nikolla:Refuzohet kërkesa e Sylë Hoxhës, që t’i njihet e drejta e ish zyrtarit të lartë shtetëror
» Rektori i Universitetit të Prishtinës, akuzat e Reçicës i quan çmenduri
» Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit
» Vetëvendosje: Veriu po shkon drejt autonomisë
» Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi