Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 12:52 am

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Alfred_Papuciu
Gjenealogjia dhe shqiptarët
Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
Alfred Papuçiu
[size=12]Ditari është mbajtur, dhjetë, njëzet e më tepër vite më parë. Tashmë, me kalimin e moshës kujtimet sikur ecin shumë më shpejt se koha. Shpesh herë u rikthehem atyre dhe ndiej një kënaqësi të veçantë, por edhe brengë për diçka që nuk është bërë si duhet. Megjithatë, e ngushëlloj veten dhe them se duke qënë të krishterë, apo myslimanë, për të folur me Zotin e Plotfuqishëm, me Muhametin, nëpërmjet një prifti apo hoxhe, dhe lutemi në kishë apo xhami, duhet të jemi të pastër shpirtërisht, pa asnjë gabim. Por kush ka qënë ajo qenie njerëzore, që në një mënyrë ose një tjetër nuk ka gabuar? Kështu që edhe Zoti besoj se na i bën “kabull” disa gjynahe…Ndihesha krejt i çliruar dhe nuk kisha asnjë ankth kur dëgjoja zërin melodioz të gjyshit tim kur psalte në kishë para qindra e qindra njerëzve. Ai u largua pikërisht një ditë para se të mbylleshin kishat dhe xhamitë dhe gjithë qyteti e përcolli Ikonomin në banesën e fundit. Të nesërmen, gjithkush thoshte: “Paska qënë me fat, Zoti e mori atje lart, për të mos parë rrokullimën e kobshme të prishjes së ikonave të Shtëpisë së tij…
Lexuesve po u paraqes vetëm një pjesë të vogel të këtij ditari, pasi këto shënime nuk kanë ndonjë gjë të veçantë. Ato janë kujtime të një qytetari të thjeshtë që ka patur fatin, siç mund ta kishin edhe shumë bashkëkombas të tij, të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, apo në konferenca të tjera ndërkombëtare, për çarmatimin, porblemet sociale dhe ekonomike, politike, të të drejtave të njeriut, juridike, të gruas, të sindikatave etj.. Në fakt ato i kam shkruar sidomos për djalin dhe vajzën time, të cilëve doja t’u lija një lloj testamenti moral krejt të sinqertë. Duke lexuar këto radhë ata do kuptojnë se jeta ime nuk ka qënë e lehtë, por plot sakrifica, dhe më është dashur të përtyp për hir të së ardhmes së tyre, edhe ndonjë rromuz, por kurrë nuk i jam bërë ure dikujt që është treguar meskin, apo i panjerëzishëm me mua. Edhe atë “qoftëlargun” ia kam lënë Zotit ta gjykojë, këtë ua kërkoj edhe atyre që ai mundohet përsëri t’u bëjë keq, apo të hedhë gurë dhe të fshehë dorën, të shpërndajë “fletushka” si tinzar dhe të futet edhe në banesat e bashkëatdhetarëve, pa qënë i ftuar, pa menduar se një ditë edhe ai do të përfundojë si gjithë të tjerët atje në varrezat e Sharrës, Shish-Tufinës, Gjenevës, Parisit, Vjenës, Nju Jorkut apo gjetiu ku vegjeton akoma në botën moderne. Një njeri që ka përqafuar rrugën e intrigës qoftë edhe për një çast, e ka të vështirë të largohet prej saj, çdo mënyrë tjetër jetese për të është pa kuptim…
Mbi të gjitha kam patur dhe kam miq të shumtë këtu në Zvicër, por edhe në Shqipëri, Amerikë, Kanada, Angli, Greqi, Turqi, Itali, Francë, Austri, Kosovë e deri në Argjentinë dhe me ta shkëmbej mesazhe të rregullta që më ngrohin zemrën dhe më Japin kurajo të jetoj edhe pak. Sidomos për të mirën e njerëzve të mi më të shtrenjtë.
Përsëris, hezitova shumë që t’i shpreh këto mendime hapur. Por një mikui m i mirë më bindi se sado keq që të jenë shkruar ato, mund të përmbajnë një dritë të vërtetë, që brezi i ri, si fëmijët e mi apo të shokëve të mi mund t’i vlerësojnë sadopak. Pra i ofrova vetes këtë luks për t’iu rikthyer ndoshta për herë të fundit, ecurisë së jetës dhe veprimtarisë time modeste. Të shkruash është një mënyrë të foluri, pa të ndalur njeri kur shpreh mendimet e tua. E du aakoma profesionin tim “jo të këndëshëm” që më lidh me gjuhën dhe tokën time amtare, për të dhënë një mesazh. Ashtu, si ata marinarët që urrejnë stuhitë dhe shtrëngatat, por vazhdojnë të lundrojnë, edhe unë do të vazhdoj në udhën time të nisur prej mbi katër dekadash.
Gruaja shqiptare në OKB
Rastësisht në darkë takova në katin përdhes të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, një grua që m’u duk si shqiptare. Iu afrova. I fola shqip. Ngeli e shtangur. Më pyeti nga isha. Më tha se edhe ajo ishte nga Shqipëria, nga Veriu, por kur ishte mbyllur kufiri kishte ngelur matanë, në Jugosllavi. Një vëlla duhet ta kishte akoma diku në Veri, por nuk kishte asnjë njoftim për të. M’u dhimbs, pasi kishte edhe një vajzë që e kishte humbur dhe nuk e dinte se ku ndodhej. Aty bënte çdo darkë pastrimin e korridoreve të OKB-së. Nuk e pashë më atë grua, e cila ishte e urtë, me fytyrën si ëngjëll, por tepër e trishtuar…
Këtu në OKB njeriu e ndjen veten të çliruar nga çdo kompleks. Jo më kot Karta e Kombeve të Bashkuara hapet me fjalët shumë domethënëse: “Ne, popujt e Kombeve të Bashkuara…” Kjo shpreh qartë universalitetin e kësaj organizate me prestigj që u përket të gjithëve, popujve që e përbëjnë bashkësinë ndërkombëtare. Këtu ka rreth 8000 vetë që punojnë nga 170 vende të botës. Vetëm shqiptarë nuk ka akoma në Sekretariatin e OKB-së. Personeli i Sekretariatit njofton mediat për veprimtaritë e OKB-së, organizon konferenca ndërkombëtare mbi çështjet që i interesojnë gjithë botës.
Vizita në “Metropolitan Muzeum” dhe Ali Pashë Tepelena
Është e djelë dhe Petro Papanikolla, një bashkëatdhetar i yni na ka propozuar të shkojmë në disa muze. Nju Jorku është një metropol kulturor, me ato universitetet madhështore, si dhe me muzetë prestigjioze. Vizituam “Metropolitan Muzeum”, një nga më të pasurit në botë për artet e bukura. Qëndruam disa orë duke soditur ato piktura aq të bukura. Edhe “Louvre” në Paris ka karakteristikat e veta, sidoqoftë këtu është një botë tjetër e veçantë dhe madhështore. Tek “Metropolitan Muzeum”
Gjendesh para një surprize kur të del përpara dhe një portret i Ali Pashë Tepelenës, i pikturuar nga një piktor gjerman me origjinë çifute. Ai quhej Jacob Ritter von Hartman. Piktura është në formë ovale dhe e rrethuar me kornizë fildishi. Aliu i famshëm është pikturuar me gëzofin e lëkurës, jelekun, si dhe mjekrën e gjatë, me sy ngjyrë blu. Te “Metropolitan Muzeum” gjejmë të ekspozuar edhe dy tabllo të piktorit francez Jean-Leon Gerome, të titulluara “Fishekbërësit” dhe “Lutje në xhami”. Në to spikasin kostumet e bukura shqiptare, si dhe figurat e aventurierëve shqiptarë të cilët ai pati rast t’i takojë në Egjipt.
Të bën përshtypje se në çdo ndërtesë publike është i varur flamuri amerikan. Gjithashtu, nëpër dyert e shtëpive sheh të shkruar nënshkrimin “God bless America” (Zoti e bekon Amerikën). Shpesh kur qëndrojmë natën që i kthejmë stacionet e panumërta të televizionit, derisa të na zërë gjumi, lajmet janë sidomos për ngjarjet në Amerikë dhe shumë pak ka për Europën. Pragmatizmi amerikan është i rrënjosur kudo. Të bën përshtypje në krahasim me Europën se këtu jeta vazhdon me të vërtetë 24 orë në 24. Ke dyqane dhe supermarkete të hapura 24 orë, për fruta, perime, mish, si dhe për të larë filmat fotografikë.
Sot lexova në shtypin shqiptar një artikull të një gazetari për problemet ndërkombëtare ku ai thekson se në Parkun Qëndror të Nju Jorkut nuk mund të shëtishës, pasik e frikë nga banditët dhe dritat janë të thyera. U çudita me këtë shkrim dhe e mora në telefon gazetarin. Pyetjen e parë që i bëra ishte: “A ke qënë ndonjëherë në Parkun Qëndror të Nju Jorkut?”. M’u përgjigj: “Jo”. Më theksoi se kishte parë diçka te shtypi i një vendi të Lindjes që kishte shkruar lidhur me këto që ai i kishte rimarrë në shkrimin e tij. I thashë gazetarit se para se të shkruajë herë tjetër për një vend apo rajon të caktuar, mirë është të shohë disa burime për të qënë më i besueshëm. I theksova se Parku i Nju Jorkut është frymëmarrja e këtij qyteti të madh komzmopolit, ku njujorkezët por edhe izitorët e shumtë kalojnë orë të këndëshme edhe me fëmijët e tyre, në mjediset e rregulluar aq bukur për ta, me ato liqene artificiale apo me pemë dhe bimësi nga më të ndryshmet. M’u kujtua tregimi i dikurshëm i kolegut tim Sulo, i cili kur vite më parë pas çlirimit kishte vajtur njëherë në Kajro, ishte frikësuar. Një punonjës i ambasadës po e shëtiste nëpër qytet me makinë, por i kishte thënë se sapo kishte pirë një koka-kola. Në vitet 60-ë shtypi ynë e cilësonte koka-kolën, si pije borgjeze, që të drogonte…Hajde pastaj të kishe besim tek ai që i jepte veturës, pasi të kishte pirë një koka-kola?!
Gazetari i çuditshëm që shkroi negativisht për Parkun e Madh, frymëmarrjen e Nju Jorkut, më duket se ka bërë kthesë dhe shkruan tani në shtyp me objektivitet…
Palma de Majorca dhe shqiptarët
Shkoj me pushime në Palma de Majorka. Një mrekulli e vërtetë, me ato plazhe fantastike tek “Kala d’Or”, apo në vende të tjera, ndërtuar aq bukur nga dora e njeriut. Plazhet e rregulluara nuk kanë shumë rërë si tek ne, por gjithçka është ndërtuar siç duhet. Më thonë se një pjesë e mirë e hoteleve janë subvencionuar nga emigrantë spanjollë që punojnë në Evropë. Ata kursimet e tyre i kanë derdhur për ndërtimin e këtyre hoteleve luksoze. Kanë të drejtë të shkojnë nga një muaj në vit gratis atje dhe të pushojnë. Në fund të vitit, pasi bëhet llogaria e fitimit, pjesa që i takon çdonjerit derdhet në konton e tij bankare atje ku jeton. A nuk mund të bëhej edhe tek ne në Shqipëri një gjë e tillë? Pse u desh që shumica e shqiptarëve të humbin dhjetra miliona dollarë tek shoqëritë piramidale? Pse duhej të ndodhnin ato drama në familje të shumta shqiptare që humbën shtëpinë e tyre, apo bagëtinë, duke menduar se do të fitonin diçka më mirë? Shqipëria me kanalizimin e atyre të hollave për investime në vend, do të kishte mundur shumë shpejt të kthehej në një vend të begatë me standarte evropiane dhe shumica e tyre që rropaten rrugëve të Europës as nuk do mendonin të shonin atje. Shqipëria ka një bregdet të bukur, tokën pjellore, minerale. I duhet vetëm të zhvillojë industrinë ushqimore, turizmin, shërbimet, dhe të krijojë lehtësira për investitorët e huaj seriozë, të krijojë infrastrukturën e përshtatshme në këtë drejtim. Mundësitë janë të shumta. Shumë shqiptarë shkojnë e studjojnë tani në Universitetet më të mira të botës, për biznes, marketing apo probleme që kanë të bëjnë me ecurinë sociale, ekonomike të Shqipërisë. Por ata duhet të ofrohen që të japin ndihmesën e tyre për vendin. Vetëm kështu mund të ecet dhe t’i jepet rrugë përparimit të vendit. A nuk duhet marrë shembull nga një vend i vogël si Zvicra, gjë që e kanë ëndërruar të parët tanë, Rilindasit. Gjithçka që është realizuar dhe realizohet nga zviceranët vjen nga puna, mundi i tyre. Po të shkosh në muzeun “Alimentarium” në Vevei, merr vesh se zviceranët vite më parë hanin vetëm bukë”të zezë, nuk kishin mundësi të hanin mish. Vetëm në sajë të progresit të vendit, të investimit nga ana e banorëve që e përbëjnë Zvicrën, në sajë të marrëdhënieve të shkëlqyera me fqinjët evropianë por edhe me vende të tjera të botës, zviceranët kanë arritur një stad zhvillimi të përkryer. Një vend me katër gjuhë e kultura, me temperamente të ndryshme, por kur vjen puna për çështjen kombëtare, të gjithë janë një. Unë nuk jam dakord me ata nihilistë që thonë se Shqipëria nuk mund të avancojë po nuk u bën ndryshime në mentalitetin e njerëzve. Nuk jam dakord edhe me shprehjen e atij profesori se është më mirë të jesh lopë në Zvicër. Zvicrën unë e admiroj dhe çdo herë që shkoj tek miqtë e mij të shumtë zviceranë apo udhëtoj diku nëpër territorin e saj mrekullohen me ndryshimet galopante që shoh. Por në asnjë çast nuk mund ta harroj vendin nga kam ardhur, Shqipërinë. Nuk mund të harroj atë kafen e mëngjezit aty në restorantin e vogël pranë shtëpisë. Nuk mund të harroj ato ditët e bukura të kaluara buzë detit Adriatik. Nuk mund të harroj udhëtimet në Rivierën shqiptare, në Valbonë, në Drilon, në Korçën me ato rrugët karakteristike, apo atje buzë Gjanicës në Fierin prej nga e kam prejardhjen nga prindërit. Nuk mund të harroj Apolloninë ku në fëmijërinë time shkoja shpesh tek të afërmit. Nuk mund të harroj lagjen “Liri” dhe “Konferenca e Pezës” ku jetonin gjyshërit e mij dhe ku kam kaluar çaste të këndshme dhe të lumtur.
Ashtu si dhe për europianët, gjenealogjia është kthyer në një nga argëtimet më të preferuara, ashtu edhe për mua është kthyer në një argëtim për të plotësuar pemën gjenealogjike të lënë me kujdes nga im atë i paharruar Tuni. Shpesh pyes edhe nënën apo motrën time, apo edhe të afërm për emra dhe ngjarje të ndryshme. I shënoj ato me kujdes, për kënaqësinë time. Të ndërtosh pemën tënde gjenealogjike do të thotë të studjosh gjeografinë, historinë, të gjesh kuptimin e fjalëve që janë përdorur nga paraardhësit, mbi demografinë. Gjenealogjia jep një ndihmesë të madhe edhe për gjenetikën. Mjekët kur duan të kuptojnë marrëdhëniet midis prindërve që janë të prekur nga e njëjta sëmundje e trashëguar, i drejtohen gjenealogjisë që dëshmon në shumë raste lidhjen midis grupeve të popullsisë. Diku kam lexuar se historia jonë kolektive fillon me Biblën. Gjenealogjia përbën një nga bazat e tregimit të saj. Gjeneza për shembull spjegon se “Kaeni e njohu gruan e tij, që krijoi dhe lindi Henokun. Henokut i lindi Iradi. Iradi lindi Meujaelin dhe ky i fundit lindi Metushaelin. Metushaeli lindi Lamekun. Ky i fundit pati dy gra. Njera kishte emrin Ada dhe e dyta Sila. Ada lindi Jabalin. Ky i fundit është paraardhësi i atyre që jetojnë me kopetë e kafshëve. Ja pra historia qysh nga paraardhësit primitivë, Adamit dhe Evës...
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 12:53 am

Multinacionalja dhe “profesori” shqiptar
Detyrohem të shkoj në Tiranë lidhur me një biznes që multinacionalja amerikane ka realizuar me disa kompani shqiptare. Njëra nga to që e quan veten si më e forta ka nxjerrë një problem të kotë dhe pa baza. Kur të tjerët festojnë Krishlindjet unë shkoj në Durrës tek anija e mbushur me mall, bashkë me kolegun tim francez dhe përfaqësuesin e Shoqërisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë. Atje na presin disa përfaqësues të kompanive, disa “profesorë” (njeri prej tyre kishte qënë student në Zvicër dhe disa herë kishte shërbyer si ciceron për të fituar ndonjë frangë më tepër, kur vinin ansamble shqiptare për të dhënë shfaqje). Kërkova kapitenin e anijes. I thashë të na përgatitet një drekë me ushqimin që kishte ardhur. Pijet do t’i paguaja unë. Ftova të gjithë të hanim drekë sëbashku. U theksova se unë do ta ha i pari ushqimin e përgatitur me mallin që ka ardhur enkas për juve. Nëse unë pësoj ndonjë gjë, jam i siguruar dhe familja ime do të ketë një rentë. Fillova të ha dhe të tjerët më shihnin. Kolegu im francez buzëqeshte. Më vonë më tha se veprove shumë mirë dhe në kohën e duhur…
Përsëri, për shkak të ngulmimit të atij “profesori” ekspert i analizave, malli qëndron i bllokuar. Nuk kam asnjë respekt për atë njeri fodull, por kam respekt për ata profesorë të vërtetë shqiptarë që e meritojnë atë titull pasi dijnë të argumentojnë dhe mbrojnë pikpamjen e tyre. Është e lehtë të jesh snob që i gjen me shumicë edhe në Perëndim që nga lypësat e deri tek milionerët. Atë natë nuk më zinte gjumi. Pastaj kllapita. M’u shfaq para syve ai “profesor” i cili më bënte pyetje nëse me të vërtetë mendoja se kjo tokë ishte krijuar nga snobizmi. Tamam sikur ai njeri e vinte baraz veten me Zotin dhe tekstet e shenjtë. Ose prano , më thoshte ai që unë jam si Zoti, ose Zeusi.
Kur u zgjova isha mbushur me djersë dhe për ta hequr atë mundim bëra një dush të lehtë dhe me ujë të vakët.
Ndërkohë, dy nga kompanitë e kanë shkarkuar pjesën e tyre dhe kanë filluar shitjen. Pak më vonë, anija iku duke marrë me vete pjesën tjetër të mallit që duhej shkarkuar në një rajon tjetër të Ballkanit.
Mendoja atë ditë të kthimit në Zvicër. Si është e mundur një gjë e tillë? Shoqëria multinacionale kishte humbur shumë të holla nga mbajtja e “anijes peng” në Durrës. Disa muaj më parë drejtori më kishte lavdëruar për punën e mirë me Shqipërinë. Në fakt unë kisha ndërtuar një rrjet miqsh të kompanive private të cilat ishin të interesuara të merrnin sheqer, grurë, vaj, misër e produkte të tjera të nevojshme për popullsinë. Cmimet ishin tepër të arsyeshme, pasi gjithmonë gjeja mundësinë e transportit nga porte afër me Shqipërinë, si Itali, Kroaci, Bullgari, apo Rumani. Kishte raste që me vende të tjera shoqëria jonë fitonte një tender prej 50.000 tonë grurë, elb, apo misër, si dhe sasira të konsiderueshme vaji apo rpodukte të tjera që shkonin në tërë anët e botës, që nga Algjeria, Egjipti, Kina, Qipro, Malta, Maqedonia, ish-Jugosllavia e kudo në botë. Se shpinim në Shqipëri çdo muaj 5000 ton grurë, apo 2000 ton sheqer, apo 1000 ton vaj, nuk ishte ndonjë gjë e madhe dhe me vlerë të kosniderueshme për multinancionalen, por unë ndjeja kënaqësi sepse shpija diçka për bashkëkombasit e mij. Mbi të gjitha kisha edhe mundësi të udhëtoja shpesh në Shqipëri, ku përfitoja vetëm biletën e udhëtimit, pasi për t’u strehuar dhe ngrënë nuk kisha nevojë se kudo isha i mirëpritur unë dhe kolegët e mij të huaj që vinin me mua.
Udhëtimi i dhjetorit më bëri që të jem më i matur me konkaktet me ndonjë kompani shqiptare që nuk tregonte seriozitet. Më vonë doli se ata që vendosnin tek ajo kompani as nuk kishin haber fare nga biznesi dhe tregtia reciproke, sidomos me shoqëritë multinacionale amerikane.
Miku turk dhe Ataturku

Takohem nganjëherë me atë mikun turk dhe bisedojmë bashkë lirshëm. Njëherë i thashë: « Pse i thonë kafe turke, kur ju pini më shumë çajin? ». M’u përgjigj: « Ataturku sapo erdhi në fuqi e pa se bëheshin shumë harxhime për kafenë. Vendosi të provohej më mirë çaji, se kushtonte shumë më lirë për shtetin. Kështu që atëhere ka mbetur. Megjithëse grekët vetë i thonë: kafe greke. Si edhe italianët që nuk e pëlqejnë « ristreton » gjetiu përveç se në Itali...
Ruaj dy palë syzesh. Ato të eklipsit të kaluar, megjithë prisnim të shihnim diçka më tepër. Një palë i mora tek « Koopi » dhe një palë m’i dha një mik. Të parat i ruaj për të parë eklipsin në Madagaskar, ku mund të takoj dhe mikun tim sindikalist, shumë simpatik e të urtë që ka qënë në Shqipëri, dhe të dytat për eklispsin tjetër, pasi mjekët thonë se do të ketë jetëgjatësi tani pas vitit 2000. Vetëm dua të rroj edhe disa vjet, me duar e këmbë, nuk dua më tepër, sa të nxjerr në dritë vajzën time...
Gjergji dhe Zvicra
Gjergji erdhi për disa ditë në Zvicër. E pritëm mirë, pasi e kam të afërm dhe u përpoqa me mundësitë që kam ta shëtis. Vajtëm edhe në Fernei-Volter pasi si historian që është donte të shihte muzeun e Volterit. Fatkeqësisht muzeu ishte i mbyllur për punime por të paktën ai bëri fotografi para hyrjes. Një ditë ikëm nga Gjeneva në drejtim të Bernës. Rrugës ndaluam në Nion. Po ecnim në atë shëtitoren e bukur, buzë liqenit. Për një çast, kur po kalonte Gjergji aty, një qen ndali, sikur i liroi rrugën atij. Gjergji, duke qeshur tha: « E çuditshme, këtu të respekton edhe qeni ». Darkën vonë, pasi dolëm nga restauranti në Bernë, kaluam pranë dyqaneve karakteristike që janë të mbuluar me hark, si tek dyqanet tona tek « Shallvaret » në Tiranë. Pashë se po kalonte shpejt në rrugë një njeri i thinjur me një celular tek veshi. I thashë Gjergjit: « A e sheh atë burrë vetë? Është i pari i Zvicrës, kryetari i Parlamentit! ». « Si është e mundur », tha Gjergji. « Në këtë orë të vonë dhe ai s’ka asnjë bodigard me vete ». I spjegova Gjergjit se shpesh shohim ministrat zviceranë që hypin në autobuza si njerëzit e tjerë të thjeshtë dhe shkojnë në punë po me autobuz. Makinën zyrtare e përdorin vetëm kur kanë takime të rëndësishme apo edhe kur duhet të bëjnë kilometra të tëra. Ata janë njerëz të respektuar nga populli se ai i ka zgjedhur dhe ata e ndjejnë se e kanë detyrë t’i shërbejnë atij populli. I theksova se një ministër milioner kur mori atë post hoqi dorë krejtësisht nga ndërmarrja familjare megjithëse kishte vite që kishte punuar e derdhur djersë për të. I thashë Gjergjit se edhe njerëzit e thjeshtë mund të komunikojnë lirisht me ministrat e tyre qofshin këta në Bernë apo kantone. Këta si dhe parlamentarët japin edhe telefonat e tyre apo edhe e-.mailet ku njerëzit kudo mund të shprehin një shqetësim apo një problem që i duhet dhënë zgjidhje. Presidentin, apo ministrat e Zvicrës mund t’i takosh një ditë edhe në rrugë, apo në rast feste rajonale apo edhe në kinema, teatër e gjetiu. Presidenti zviceran zgjidhet vetëm për një vit, si dhe 7 ministrat federalë mund të qëndrojnë disa vjet në pushtet, por pastaj kur mbarojnë detyrën e tyre, ja lënë vendin me dinjitet pasardhësve të tyre. Asnjëherë ata nuk e mendojnë se e kanë me tapi të mbajnë postin e një ministri, apo parlamentari, por gjithmonë nisen nga dëshira e mirë për të bërë diçka për popullin e tyre dhe pastaj ja lënë vendin një më të riu, apo edhe më të përparuar me teknologjinë apo të rejat e shkencës, ekonomisë. Edhe historia botërore dhe ajo moderne e njeh një praktikë të tillë. Bushi plak ja la vendin Klintonit. Edhe ky pas 8 vite qeverisjeje, ja la drejtimin e Amerikës Bushit junior. Një ditë edhe ky do t’ja lërë vendin një pasardhësi demokrat apo republikan, si të vendosë populli amerikan. Në Britaninë e Madhe kanë qënë kryeministra figura të shquara si Hithi, Theçer, Mejxhër etj., që ja lanë vendin Blerit. Dhe një ditë të afërme ky do t’ja lerë vendin një « lejbëri » apo « konservatori ». Mund të vazhdojmë me shembujt e shumtë edhe në BS apo në vendet e tjera të Evropës Lindore apo Jugore, ku ish-kryeministrat apo presidentët të çdo krahu qofshin të djathtë apo të majtë, ja kanë lënë vendin pasardhësve të tyre, por ata deri sa vdesin janë figura honorifike që respektohen nga të gjithë, pasi në një çast të caktuar të jetës së tyre i kanë sherbyer mirë, shumë mirë, apo edhe jo aq mirë, me sa kanë mundur, popullit, bashkëkombasve të tyre, kudo që ndodhen në botë. E njëjta gjë edhe me parlamentarët që nuk i mbajnë postet e tyre përjetësisht.
Agroni vjen herë pas here në mbledhje këtu në Gjenevë sidomos për të ndjekur punimet e Organizatës Botërore të Tregtisë. E kam patur dhe e kam shok të mirë. Bashkë kemi bërë edhe praktikën pedagogjike në Korçë, në vitin 1969 kur jepnim frëngjisht në gjimnaz. Flinim në katin e katërt të konviktit të pedagogjikes. Ishim si veçantë nga konvikti, pasi kati i vajzave ishte i mbyllur me derë me dryn. Ne kishim vëmë një radio dore sipër tek dritat për të dëgjuar më mirë. Vaska, që ishte jurist dhe bënte praktikën edhe ai në Korçë na tregonte 30-40 barcoleta çdo natë, deri nga ora 2-3 e mëngjezit. Pastaj binte të flinte se duhej të ngrihej herët në mëngjez për në rrethinat e Korçës. Ne ishim më të lirë me Gonen, sepse kishim vetëm disa orë në ditë frëngjisht në gjimnaz, një punë e bukur dhe e frytshme, duke patur parasysh se Korça ishte djepi i frëngjishtes prej viteve 30-të dhe nxënësit e mësonin mirë gjuhën… Hanim kërnacka dhe çdo mëngjez paçe tek turizmi. Tek konvikti e pashë për herë të parë Rozën, me bukle të bukura, tek mësonte. Një vajzë tjetër, që i vinte pas Gones, por ai as donte t’ja dinte, më thoshte kur e pyesja: « Roza është vajzë e bukur, por vetëm di mësimet dhe asgjë më tepër ». Me të vërtetë, e shihje vetëm me libra në dorë. Pas disa vitesh e solli rasti të shiheshim përsëri në Tiranë, si dhe sidomos në kampin e rinisë në Durrës, kur unë isha me prindërit dhe ajo me shoqet. E lija të fitonte në lojën e letrave, saqë njëherë më tha: « Nuk dua të më lesh të fitoj kështu »… Kështu filloi dashuria jonë dhe një mbrëmje vajtëm në kinemanë verore të plazhit dhe unë për herë të parë i preka dorën dhe ja shtrëngova. Edhe ajo m’a mbajti të shtrënguar…
Kur vajta për herë të parë tek shtëpia e nuses sime të ardhshme, më pyetën: « A e pi rakinë ». U përgjigja « Jo ». Më zgjatën cigare, nuk e mora. Pashë një buzëqeshje tek vjehra ime, Marika dhe tek gjyshi mbi 80 vjeçar i nuses sime. Shikimi i tyre tregonte se isha dhëndër i mirë. Kur erdhi radha tek ëmbëlsirat, për një çast Roza ashtu papritur e skuqur në fytyrë tha: » Ai nuk i ha ëmbëlsirat ». Kur më përcolli i thashë: « C’pate që ma hoqe riskun e ëmbëlsirës? ». « Nuk e di si më erdhi », tha ajo, gjithmonë me ato mollëzat e faqes skuqur flakë. Herën tjetër kur shkova në shtëpinë e saj u thashë: « Vërtetë nuk e pi rakinë, vetëm rrallë me shoqëri, as duhanin, por ëmbëlsirat i dua shumë. Kështu, kunata ime më ruante dy copa gjithmonë, gjë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, pasi në çdo mjedis të afërmish e shokësh më ka dalë nami se i ha shumë ëmbëlsirat. Në këtë drejtim më ka ngjarë edhe im bir…
Në Sunio për Pashkët
Jemi në Sunio të Greqisë midis miqsh të ardhur edhe nga Shqipëria dhe nga vise të tjera të Greqisë. Kemi ardhur nga Italia dhe aty në fshatin turistik na presin Luli me Letin. Janë dhe prindërit dhe motra e bukur dhe e urtë e Odhisesë dhe kalojmë pashkët në restaurantin e bukur, ku piqet qingji në hell. Përballë është Tempulli i Poseidonit, me detin që rrezaton nga dielli i fortë. Qëndroj pranë krushkut Aristidh, i cili më ndihmon të fitoj të gjitha vezët e Pashkës. Ishim dhe në kishën aty afër ku të gjithë të pranishmit kishin ndezur nga një qiri. Pas ritit fetar, të gjithë I dhanë dorën njeri tjetrit, duke uruar paqen, dashurinë dhe miqësinë midis njeri tjetrit. Kur hyn në atë botë hyjnore njeriu mendon se sa e vlefshme është që në këtë botë moderne të përsëriten ato zakone të bukura të popujve që nga lashtësia. Mjaft më me luftra të kota, me zënka që bëjnë njerëzit armiq, mjaft më me meskinitete. Të gjithë duhet të mendojnë se jeta duhet jetuar në harmoni, vëllazëri e paqe.
Ilia me Evën na ftojnë në një restaurant ku provojmë të gjitha llojet e peshqve dhe prodhimeve të detit të Greqisë. Pastaj ata na çuan në shtëpinë e tyre, diku afër detit ku kaluam caste të këndshme deri në orët e vona të natës. Ilia është farmacist por mbi të gjitha një njeri që e njeh historinë e vendit të vet, si edhe ka mësuar shumë nga historia e Shqipërisë.
Sot profesor Zhan-Filip Assal më dhuroi librin e tij të fundit me një dedikim. Ndër të tjera ai më shkruan: “I dashur Alfred! Jeta nuk është si në këtë libër “një vitrinë gëzimesh”…Por ajo që mund të bëjmë sëbashku, është që ta kthejmë hidhërimin e realitetit më të butë. Me mirënjohje të thellë për të gjitha episodet e bukura të kaluara sëbashku”. Fjalët e profesorit të shquar më japin zemër. Shpesh fjalët e tij më kujtohen në çaste të vështira, sidomos kur edhe atij i është dashur të përballojë vështirësi dhe të realizojë me këmbënguljen e tij seminaret e Grimenzit apo të përçojë mendimet e tij tek breza të tërë mjekësh si dhe në përgjithësi të personelit mjekësor. Një fjalë e urtë më kujtohet në këto çaste : « Miqësia nuk mund të blihet. Ajo vlen më shumë se pak ar. Vlera e saj sa vjen e rritet kur miqtë tanë bëhen më të moshuar ».
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 12:54 am

Historia e Europës dhe e shqiptarëve
Historia e Europës e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë, më tërheq së tepërmi. Kam edhe unë argumenta për t’i bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë edhe « De jure » në Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin evropian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë evropianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoevropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Evropën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ndihmë që ju dha italianëve gjatë « kapitullimit » të Italisë që u strehuan tek vatrat e shqiptarëve të thjeshtë. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.
Kujtimet e Amerikës
Kam fatin e madh të kthehem përsëri pas shumë vitesh në Nju Jorkun e bukur dhe madhështor, tek Broduei, tek Kombet e Bashkuara dhe rrugët e drejta të këtij qyteti shumëngjyrësh dhe me reklama të panumërta. Araniti dhe Sonila na japin kënaqësinë e veçantë të bëjmë një udhëtim të paharruar me anije rrotull Nju Jorkut, pranë Statujës së Lirisë dhe Nju Xhersit. Jam tepër i lumtur që mbesa ime është vendosur atje dhe ka një bashkëshort të respektuar që nuk e ndan për asnjë çast „dajën e gruas“. Mario vogëlushi e dëgjon dajën dhe shpesh e përqafon duke i folur rrjedhshëm në dy gjuhët: shqipe dhe anglisht. Largohem nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi me kujtimin më të mirë për t’u kthyer përsëri. Aty lashë edhe motrën time Milka të cilën nuk e kisha pare prej disa vitesh. Shpesh here ajo më dërgon letra me këshilla për familjen dhe është mirënjohëse ndaj meje. Me Aranitin patëm dhe një takim tepër të frytshëm me Radhika Sawn, drejtoreshë e pacientëve tek „Cooley’s Anemia Foundation“. Daniela na ndihmoi në komunikimin paraprak me të.
Një botë tjetër na pret në Florida ku takojmë miq e të afërm të shumtë. Më bëhet qefi që çdo shqiptar është bërë me shtëpi, si dhe i ka krijuar vetes dhe familjes kushte të mira jetese. Natyrisht gjithçka e kanë siguruar me djersë dhe punë të madhe. Krushku Neim me të shoqen na çojnë në Tampa ku është një Universitet me emër. Kalojmë edhe në urën më të gjatë në botë, ndërtuar nga duart e arta të amerikanëve, mbi oqean. Aty kanë dhënë ndihmesën e tyre edhe shqiptarë që punojnë në ndërtimin e grataçielave në Florida. Thani, Luani, Budjoni, Vasili, Flora dhe fëmijët e tyre na presim “si ujët e pakët” dhe na shëtisim në vendet e bukura të bregut të pafund të Oqeanit Atlantik. Ato ditë me Andin kam përfituar nga dielli i fortë i Floridës, dhe kam bërë not sin ë rinië time kur kaloja dy muaj në plazhin e Durrësit. Largohemi me kujtimet më të mira nga ky vend prallor, me mendimin se do të kthehemi shpejt.
Arkitekti nga Zara dhe Shqipëria
Jam i ftuar nga Klubi Ambasador në Annecy të Francës. Shkoj atje me Zhoelën dhe Frankon. Franko arkitekti me origjinë shqiptare flet për Ballkanin dhe historinë e saj po aq bukur sa di të jape mendimin e tij në ndërtimin e lagjeve të bukura në Francë, apo rikonstruksionin e kështjellave në Angli, apo ndërtimin e pallateve të sheikëve në Arabinë Saudite. Franko përmend se banorët e parë në Ballkan janë ilirët, pastaj vijnë Thrakët e popujt e tjerë. Ai thekson se romakëve ju desh të luftonin më tepër se 200 vjet për të thyer Ilirët, megjithëse këta të fundit në ato kohë nuk kishin struktura kombëtare por vetëm tribale. Ai flet për karakterin e shqiptarëve si njerëz të ndershëm dhe punëtorë, për “Arbanasit” që janë vendosur në brigjet e Dalmacisë, pasi u larguan nga Shqipëria sepse ishin në konflikt me pushtuesit otomanë. Ai thekson se edhe mbiemri i familjes së tij Marussich ishte sllavizuar pa dëshirën e paraardhësve të tij por ishte i imponuar. Ai kujton se paraardhësit e tij e kishin mbiemrin Duka dhe Maruku… Pastaj Franko më jep fjalën mua. Nuk e di sa vështirë e kisha të flisja pas Franko eruditit, përballë një auditori me juristë, mjekë, artistë të dëgjuar. Fola për historinë plot gjallëri të Ballkanit. Për ata shqiptarë që në vitet 90-të u larguan nga Shqipëria për të parë një jetë më të mirë. Anijet plot me njerëz të cilët u shpërndanë në Europe apo Amerikë, u përdorën shumë nga shtypi i atyre viteve. Një fenomen i tillë ishte parë edhe në shekullin e XIX me emigracionin e dhjetëra mijëra europianëve në Amerikë, tokën e premtuar. Shumë grekë, sidomos intelektualë, por gjithashtu muratorë, fshatarë janë kudo në botë. Në rast se shkoni në Florida, ju mund të shihni ata që ndërtojnë „billdingjet“ janë grekë; ka shumë restorante greke me „buzuqi“. I njëjti fenomen ndodhi me talianët në vitet e parat ë shekullit të XX-të. Si edhe francezët që janë kudo në botë; me zviceranët që janë mbi 600 mijë, jashtë kufijve të Konfederatës Helvetike. Asnjeri në shtyp nuk ka shkruar apo nuk shkruan artikuj të çuditshëm lidhur me lëvizjen e këtyre popullsive. Në të kundërtën, autoritetet e këtyre vendeve, ambasadorët e akredituar atje, si edhe shtypi, nxjerrin në pah cilësitë e këtyre „përfaqësuesve të denjë“ të Francës, të Greqisë, të Zvicrës, të Spanjës…Dhe kjo me të drejtë. Pandaj edhe pse flitet e shkruhet për diasporën shqiptare, përsëri duhet folur më tepër për ata shqiptarë që punojnë me ndershmëri dhe ndërtojnë rrugët apo pallatet e Europës, apo të botës, apo punojnë si mjekë, inxhinjerë, mësues, piktorë, janë shkrimtarë, gazetarë, ekonomistë dhe japin ndihmesën e tyre modeste për zhvillimin e këtyre vendeve. Këta shqiptarë kanë të drejtë të trajtohen me respekt e jo me përçmim, siç bën herë pas here shtypi i bulevadit; ata kanë të drejtë të shkojnë lirisht në Europë dhe në botë, njësoj si italianët, grekët, spanjollët, bullgarët, çekët, rumunët, hungarezët e popujt e tjerë dhe të kthehen lirisht kur të duan në tokën e tyre amtare. Mjaft më me korniza e ndarje kufijsh p¨r popujt e Ballkanit! Edhe ata meritojnë të shohin diçka më tepër, për vete dhe fëmijët e tyre. Shqipëria dhe Ballkani të mos bëhen pré e keqdashësve që hedhin vetëm anatema ndaj popujve të tyre mikpritës, bujarë, punëtorë, që kanë të drejtën të lëvizin në Europën që u përket jo vetëm gjeografikisht or edhe ligjërisht. Mjaft më me përçarje, grindje, luftëra, përleshje etnike që u shkojnë për hosh atyre që nuk e duan të mirën e ballkanasve, që nënjë kohë të shkuar ua kanë patur me të pabesë shqiptarëve. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kanë miq të mirë në Francë, Zvicër, Angli, Austri, Gjermani, Itali e kudo në botë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në diasporë (III)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 12:59 am


Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_AlfrediMeMotren
Alfredi me motren e Heroinës së Popullit Liri Gero
DITARI I NJË JETE NË DIASPORË (III)
Nga Alfred Papuçiu
Fillimisht mendova të mos e vazhdoj më paraqitjen e Ditarit tim tek “Zemra Shqiptare”. Por disa miq të mire më shtynë të jap një përmbledhje të tij, paçka se ai përmban çaste të bukura dhe të gëzuara me bashkëkombas të mi, si edhe të tjera të dhimshme dhe shqetësues, me brenga për pamundësinë e përkohëshme për gjithçka që donim të realizonim. E mira erdhi një ditë, kur njëherë e përgjithmonë ra diktuatura e E.Hoxhës. U vendos demokracia, qoftë ajo edhe e brishtë, për shkak të mungesës së ekulibreve dhe nostalgjisë së një pjese të popullsisë që nuk pranonin “fshirjen” e së kaluarës, paçka se ishin ropatur gjithë jetën, pa e gëzuar atë me të vërtetë…
Bashkëkombasit nga Shqipëria, Kosova dhe viset në Nju Jork
5 nëntor. Në Nju Jork ka restorante shumë të mira dhe një pjesë e tyre janë pronë e shqiptarëve që janë vendosur aty prej kohësh. Shyqyri Selimaj, ose Bruno siç i thërresin ka dy restorante në rrugën 59-të, një që quhet « Steak-house » dhe na fton për të ngrënë darkë. Ai ka rreth vetes një staf të përbërë sidomos nga njerëz të familjes së tij. E ka zakon njëherë të na ulë tek bari, pastaj në tavolinë. Restoranti i tij është gjithmonë plot me njerëz që rezervojnë qysh më parë. Bruno punon që nga ora 9-të e mëngjezit deri natën vonë, një e natës zakonisht, për të mbajtur e ushqyer familjen e tij. Një punë e rëndë dhe e vështirë, por që atij i jep kënaqësi. Ashtu me atë kostumin e tij „shik“ dhe me buzëqeshjen karakteristike, fisnik, ai të ngjall respekt të veçantë. Shërbimi është i përkryer. Pjatat që serviren janë të mëdha, si dhe ushqimi tepër i bollshëm. Nuk e di por e ndjej veten si në shtëpinë time tek Shyqyriu, Gjysteja dhe Gjergji, plaku Paparisto, Petro Papanikolla, në familjen Selaj, tek Pustina e shumë të tjerë që na ftojnë herë pas here. C‘mallemi me njeri tjetrin, pasi shumë prej tyre kanë kohë që s‘i kanë parë të afërmit. Plaku Paparisto na fton dhe na servir dy tava kosi Elbasani dhe pasi e sheh që njërën as e prekëm, na u lut ta marrim me vehte. Selajt kanë blerë një fermë të madhe afër Nju Jorkut, por i vëllai me të shoqen që ropaten që në mëngjez herët për të ushqyer lopët nuk arrijnë të shesin qumështin e mjelë, pasi konsorciumet e mëdha ja kanë prerë rrugën. Edhe fusha e madhe me misra është thjesht për « zbukurim », pasi ato gjenden me shumicë në gjithë Amerikën dhe me çmim pothuajse falas. Agimi shpesh na sjell videokaseta me filma apo muzikë shqiptare që i përgatit vetë. Njëherë na solli një të shtunë edhe një peshk të madh që e kishte mbartur nga Kanadaja enkas për ne. Sa shqiptarë të tillë të admirueshëm dhe njerëzorë tashmë nuk janë midis nesh dhe për ta nuk është folur asnjë fjalë! Sa jetojnë akoma për të cilët nuk flitet aspak dhe ndoshta nuk do të flitet kurrë! Ata janë me mijra në Amerikë e gjetiu dhe çdonjerit i dhemb zemra dhe jeton me ritmin e tokës mëmë. Sidomos shqiptarët e Kosovës dhe viseve presin diçka të re. Ndërgjegja e popullit kosovar është rritur dhe kjo ndihet së tepërmi në Amerikë. Mendoj se propaganda dhe sidomos fryma e përçarjes që përhapin serbët në Europë, nuk ka mundur të shkojë këtu. Fatmirësisht ! Lufta civile kërcënon të përfshijë të gjithë Jugosllavinë, « shtet artificial » që doli e « fituar » nga Lufta e Parë Botërore, nga ndarja e pabesë e kufijve, në sajë të disa fuqive të mëdha që vendosnin, pa marrë parasysh aspiratat e popujve që e përbënin Europën. Në të gjitha republikat e Jugosllavisë, të drejtuar nga serbomëdhejtë po përhapet fryma dhe dëshira për autonomi dhe më tepër. Spastrimet e komunistëve nacionalistë kroatë, pastaj serbë, të instruktuara nga Tito në fillim të viteve 70-të, të kryera pas vdekjes së tij sidomos në Kosovë, janë shenjat paralajmëruese, të një revolte më të madhe. Dëshira për pavarësi është e afërt. Krijimi i shteteve të pavarur dhe njohja e tyre nga komuniteti ndërkombëtar do të sjellë patjetër një zgjidhje të vazhdueshme të problemeve të kombësive dhe minoriteteve në Jugosllavi dhe në Europë, si edhe të problemeve të tranzicionit drejt demokracisë dhe zhvillimit. A duhet refuzuar akoma pavarësia e Kosovës ndaj Serbisë ? Ka ardhur koha që ajo të ketë shtetin dhe strukturat e veta, identitetin e saj. Duhet ndërtuar një arkitekturë e re europiane, në një tërësi të Europës multinacionale, multifetare, shumëgjuhëshe dhe kulturash. Shqipëria, njëfarë kohe e tulatur nga problemet e veta, tani mbron krijimin e Republikës së Kosovës, duke provokuar reagimin e serbëve të Milosheviçit që refuzojnë të heqin dorë nga ajo që ata e cilësojnë si „djepi i kulturës së tyre“. Pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës përbëhet nga shqiptarët që janë aty autoktonë. Pakica serbe është vendosur aty më vonë dhe kjo dihet historikisht dhe e argumentuar edhe nga historianë të nderuar europianë dhe të pavarur nga propaganda serbomadhe. Për më tepër dihet se jeta e përbashkët e popujve të Jugosllavisë nuk ka qënë në respekt të barazisë dhe identitetit, apo zhvillimit ekonomik të çdonjerit që e përbëjnë atë. Komuniteti europian dhe SHBA po pranojnë pak e nga pak se kjo është „çështje jo vetëm europiane“ dhe po marrin përgjegjësinë e tyre. Megjithatë, Milosheviçi, duke marrë si shkak revoltën e ligjshme të popullit kosovar, të mbështetur nga bashkëkombas që jetojnë jashtë dhe popuj miq, trumbeton me mllef ideologjinë e « Serbisë së madhe ». Flaka nacionaliste serbomadhe është përhapur nga një republikë në tjetrën. „Divorci“ i popujve i kundërvihet sistemit nacional totalitar. E drejta për vetvendosje është në rend të ditës. Urojmë që kjo padrejtësi e historisë të shkojë në krahun përparimtar…
10 nëntor. Lexoj në analet e OKB-së lidhur me Shqipërinë. Jemi pranuar si shtet anëtar në 1955. Vetë shprehja „Kombet e Bashkuara“ i detyrohet Presidentit të SHBA, Franklin Ruzvelt. Ajo u përdor për herë të parë në „Deklaratën e Kombeve të Bashkuara“, më 1 janar 1942. Karta e Kombeve të Bashkuara u hartua nga përfaqësuesit e 50 vendeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Organizatën Ndërkombëtare, e mbledhur në San Françisko, nga 25 prilli deri më 26 qershor 1945. OKB-ja lindi zyrtarisht më 24 tetor 1945. Sesioni i zakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme zakonisht mblidhet çdo vit në shtator dhe vazhdon deri nga mesi i dhjetorit. Bilbioteka e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është shumë e pasur dhe shpesh shkoj aty jo vetëm për të lexuar gazetat dhe revistat e huaja, por edhe dokumente të OKB-së. Ka çaste interesante, për shembull kur i nderuari, diplomati me emër Xhemal Baruti, përfaqësuesi i Arabisë Saudite dhe tepër i pasur, mbronte çështjen e Shqipërisë në OKB. Mund të ketë deri diku egzagjerime, por edhe atëhere Shqipëria dhe shqiptarët, megjithë kufizimet e kohës, kishin miq e dashamirës. Diplomatë të aftë kanë ditur të shprehin edhe pikpamjet e tyre personale, pavarësisht se ato mund të binin ndesh me Tiranën zyrtare. Sidoqoftë, duke afishuar „mendimin personal“, shqiptari diplomat shprehte edhe një të vërtetë. Ndjenjat e popullit të vet për një jetë më të mirë, krahas Europës, Amerikës, apo parimeve të Kombeve të Bashkuara. Shpesh përfaqësuesit e vendeve anëtare në OKB dijnë të dallojnë popullin nga ata që e drejtojnë, qoftë edhe përkohësisht një vend të caktuar, dhe jo në rrugën që duhej të ndiqte ai vend, si edhe vendet e tjera demokratike. Në rastin e Shqipërisë, ka pasur diplomatë të zotë, gjatë viteve që përpos qëndrimeve zyrtare, dinin të flisnin me dinjitet dhe në gjuhë të huaja, për çdo problem që shqetësonte rajonin e Ballkanit Perendimor, apo edhe më larg. Nuk kanë qënë të pakta rastet kur duhej të jepje një mendim të shpejtë për një çështje të veçantë, apo edhe të votoje, si edhe gjithë bashkësia botërore, për të dënuar një veprim të gabuar të një shteti anëtar. Sa „t’u ngroheshin llampat“ atyre në Tiranë, që duhej të jepnin përgjigje brenda disa orëve, gjithçka kishte përfunduar. Këtë problem e has kur je vetë në „fushën e betejës“ dhe jo nga karrigia e funksionarit të Ministrisë së Jashtme. Shpesh për një problem të veçantë, përveç atyre që njiheshin përgjigjet, si për incidentin e Kanalit të Korfuzit, të arit, të qëndrimit ndaj Palestinës, apo në përgjithësi për Lindjen e Mesme, të problemeve të çarmatimit, ndaj superfuqive, qëllonte që duhej votuar për një problem specifik dhe të parrahur më parë. Nuk ishte më koha kur në vitet e ecjes në një rrugë me sovjetikët, delegacioni ynë e kishte më të lehtë për qëndrimin, pasi radhitej mbas tyre, apo edhe kur u lidhëm me Kinën dhe çdo veprim ishte në përputhje, ose deri diku me atë të kiniezëve. Sidoqoftë, kultura politike e përfaqësuesve të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, si dhe lidhjet që ata mbanin me vende mike europiane, arabe, apo latinoamerikane, bënin që të pleqëronin sëbashku qëndrimin që duhej të mbanin për një problem të caktuar. Gjithashtu, para se të ikte ministri i jashtëm nga Nju Jorku, dhe diheshin në përgjithësi pikat e rendit të ditës të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Komisioneve të veçanta, ai linte udhëzimet përkatëse për delegacionin. Problem më tepër paraqeste qëndrimi shpesh agresiv i fqinjit tonë të afërt që përfitonte nga hermetizmi i regjimit të E. Hoxhës për të atakuar disa herë me të drejtë, jo vetëm atë regjim, por edhe popullin e thjeshtë dhe punëtor shqiptar. Dhe perendimorët që e mbajtën E.Hoxhën në pushtet që nga 1944, për arsyet që i dijnë më mirë ata, bashkoheshin në korin e anatemave të diplomatëve, ndoshta edhe me origjinë shqiptare…
12 nëntor. Algjerianët janë fqinjë shumë simpatikë në komisionet e ndryshme të OKB-së. Ata flasin hapur me ne për probleme të ndryshme. Kanë ndjekur qysh nga lufta e Algjerisë emisionet e Radio Tiranës kur përmendeshin edhe heronjtë e tyre. Një gjë kam vënë re. Ata janë shumë më tepër në numër se delegacioni ynë. Shpesh ata i sjellin diplomatët e rinj në Nju Jork për të mësuar. Kështu veprojnë edhe shtete të tjerë nga Europa apo bota. OKB-ja për ta është si shkollë e diplomacisë. Dhe e vërteta kështu është. Në takimet e shumta me delegacione të ndryshme mëson shumë gjëra që në shtyp shpesh nuk dalin. Gjithashtu edhe për ndjekjen e problemeve më shqetësuese të kohës. Ke mundësi që brenda disa orëve, në sallat ku zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme apo gjashtë komisionet, të takosh me dhjetra diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së. Një mundësi që është tepër e vogël në ambasadat në vendet e ndryshme të botës. Shumë diplomatë të formuar këtu në OKB janë bërë më vonë edhe burra shteti apo ministra të jashtëm të vendeve të tyre. Një ambasador algjerian që e kam njohur më parë është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërsa zëvëndës ambasadori algjerian që ndiqte punimet e Komisionit të çarmatimit, tepër komunikues dhe i matur, është tanimë kryeministër i Algjerisë.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në diasporë (III)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 1:03 am

22 nëntor. Sot është përvjetori i njëzetë i vrasjes së Presidentit amerikan Xhon Kenedi. Të gjitha mjetet e medias dhe TV flasin për këtë ngjarje e cila akoma ngjall diskutime lidhur me vrasësit e vërtetë të tij. Në fushën shoqërore, Kenedi u shpreh hapur për heqjen e kufizimeve raciale në ndjekjen e shkollës. Ai u propozoi amerikanëve projektin e “Kufirit të Ri”: për një drejtësi më të madhe shoqërore dhe për shkuarjen në Hënë. Në fushën e marrëdhënieve të jashtme, ai u luhat midis një afrimi me Bashkimin Sovjetik dhe një politike të ashpër ndaj regjimeve komuniste (në krizën e Berlinit më 1961), në Kubë ku ai arriti tërheqjen e raketave sovjetike dhe me Vietnamin kur përgatiti ndërhyrjen ushtarake amerikane. Qëndroi shumë pak kohë si presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara, por u tregua tepër aktiv në politikën e jashtme dhe të brendshme amerikane. Ai gëzon një respekt të veçantë tek populli amerikan, paçka se ndonjë gazetar përpiqet ta „nxijë“ të kaluarën e tij me jetën pak a shumë liberale të Kenedit, sidomos në marrëdhënie me Merlin Monronë apo femra të tjera të bukura.

3 Dhjetor .Shpesh kur mblidhemi midis miqsh kujtojmë edhe ngjarje të jetuara apo edhe pak si të sajuara që e bëjnë mjedisin ku jetojmë më të gëzuar. Familjet shqiptare që punojnë aty, na presin si ujët e pakët, pasi ne zakonisht para se të nisemi në Nju Jork takojmë të afërmit e tyre. Ndodh që ata na pyesin përsëri për prindërit, apo fëmijët e tyre që kanë mbetur atje në Shqipëri. Tregojmë edhe ngjarje të tilla: njëherë një shoku ynë që shkonte për të ndjekur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, kishte marrë letër nga vëllai i një shoku të Misionit. Ai niset në Nju Jork, i flet shokut të vet për familjen e tij, por letër nuk i jep. Kur kthehet në Tiranë sheh se letrën e kishte marrë përsëri me vete pa e dorëzuar. Një harresë që mund të shkaktonte brenga tek ai punonjës që kishte shkuar atje larg familjes. Shpesh kujtonim atë rastin, ndoshta pak të ekzagjeruar, për humor, kur vitet e para të hapjes së Misionit, një punonjës i shërbimit kishte pasur një telefonatë natën. E kishte marrë receptorin, por gjuhën angleze akoma nuk e kuptonte se sapo kishte ardhur aty. Ai personi në telefon thërriste “Fire, fire”( zjarr, zjarr). Punonjësi pa e ditur ç’ishte fjala “fire” ishte përgjigjur thjesht me fjalën që dinte: “Call tomorrow” (merrni nesër në telefon). Mbasi zjarri kishte marrë dhenë aty afër, pasi erdhën zjarfikësat u kuptua se ç’kishte ndodhur. Një rast tjetër kishte ndodhur me të vërtetë në një përfaqësi diplomatike në Europë. Një gazetar i radios nacionale të atij vendi kishte telefonuar dhe kishte pyetur nëse ishte diçka të re lidhur me një ngjarje të ditës në Shqipëri. Punonjësi i pranishëm, një sekretar i tretë që nuk e dinte mirë frëngjishten, ishte shprehur: “Les bureaux sont fermés. Téléphonez demain” (Zyrat janë mbyllur, telefononi nesër). Kolegu i tij që e kishte dëgjuar këtë sentence në radion e veturës, kishte vënë duart në kokë dhe kur i kujtohej ajo ngjarje gjithmonë qeshte pastaj me të madhe… Shpesh Reizi shkonte për të fjetur dhe nuk e zinte gjumi, vinte bashkohej përsëri me ne, duke na treguar barcoleta të bukura. Pastaj përsëri na linte ne akoma të vazhdonim bisedën, si më të rinj që ishim. Me ne qëndronin dhe Ilia Janku i paharruar nga Elbasani, Bashkimi që u bë me dy djem nga Amerika, Todi, Mëno, Gëzimi, Ilia, Idaiu, Mikeli, Ladi...

10 Dhjetor. Së shpejti duhet të largohemi nga Nju Jorku. Qëndrimi ishte i gjatë, puna e lodhshme, por edhe kemi ndjerë kënaqësi. Kur kaloj para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, si edhe shumë shokë të mij para meje, them: „Good bye for ever“ (Mirupafshim përgjithmonë). Në radhë të parë nuk e di nëse do të përfshihem përsëri në delegacionin e ardhshëm që shkon në OKB, dhe së dyti nuk e di nëse do ta përballoj përsëri qëndrimin aq gjatë larg familjes. Këtu dhe mundësia për t’u lidhur me familjen është e paktë, pasi njëherë për njëherë çdo bisedë telefonike duhet të kalojë nëpërmjet Italisë. E kuptoj pse ajo e shoqja e Mikelit ndjen dhembje kur kujton djalin që ka lënë në Tiranë, në një kohë që s’kishte mundësi ta mbante në Nju Jork, për arsye financiare. Vazhdimi i shkollës kushton shumë, dhe me rrogën e një sekretari të Misionit, ata s’kishin mundësi ta mbanin fëmijën e tyre. Një problem edhe për shumë familje që janë me shërbim jashtë Atdheut dhe në fakt, megjithë të mirat që kanë, bëjnë sakrifica të mëdha duke lënë fëmijët e tyre atje larg. Shpesh janë të afërmit që merren me ta, shpesh ata bëhen të llastuar dhe duhet shumë punë e mund që ata të ndjekin rrugën e mbarë në jetë.

15 dhjetor. Jemi në hyrjen e një diplomati shqiptar, si të gjithë tepër mikpritës. Në katin e 20-të, 250 East, 87 Street. Familjet janë një kat më sipër. Bashkimi na servir Uiski dhe është gjithmonë tepër mikpritës, si edhe e shoqja. Shpesh e kemi problem, pasi çdo familje e Misionit dëshiron ta kalojmë darkën sëbashku me ta. Muhameti është më tepër muhabetçi se unë dhe e njeh më mirë se unë Amerikën. Ai ka qënë edhe më parë. Mbi të gjitha ka një bagazh të madh njohurish. Ka qënë një nga profesorët më të mirë të anglishtes në Fakultetin tonë. Pastaj filloi punën në Institutin e Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si një specialist dhe analist i zoti. Më pëlqen për metodikën dhe seriozitetin e tij. Gjithashtu, në çaste të veçanta më tregon gjithçka nga historia e familjes së tij, për të vëllanë që e don shumë dhe ka probleme shëndetësore, si edhe për miqtë e tij të shumtë. Shpesh m‘a heq mërzinë si mua ashtu dhe bashkëfolësve tanë, duke na treguar historira dhe barcoleta gazmore. Megjithëse ka një kulturë të gjërë dhe është tepër i aftë, asnjëherë nuk del përpara ambasadorit të këtushëm. Të shtunave ose të djelave dalim sëbashku sidomos për t‘u çlodhur diku aty tek „Central Park“, tek „Broduei“. Natën „Broduei“ është fantastik me ato dritat e shumta dhe reklamat maramendëse. Bukurinë ja shton edhe kalimi me kuaj shtatlartë, i punonjësve të shërbimit të policisë që duhet të mbajnë rendin. Megjithatë, deri më sot, edhe pse dalim më këmbë aty, asnjëherë nuk kemi patur as më të voglin problem. „Radio Siti Holl“ ku zhvillohen shfaqje madhështore duket nga larg me dritat e tij shumëngjyrëshe. Më ka bërë përshtypje edhe një shfaqje e komikut britanik Atkinson, i cili për dy orë na bëri për të qeshur në atë teatrin në Broduej.

20 dhjetor. Përgatitemi të largohemi nga Nju Jorku. Kalojmë edhe njëherë nga ndërtesa e Kombeve të Bashkuara. Në aeroport na shpien shokët e Misionit por edhe Gjergji simpatik me limuzinën e tij. Atje na prêt përfaqësuesi i « Air France » që është një mik i shqiptarëve. Takohemi edhe njëherë me vendasit, të përmalluar që na kanë dhënë me vete letra për familjet e tyre dhe dhurata të ndryshme. Avioni ngjitet në qiell dhe ne shohim përsëri atë qytet madhështor kozmopolit dhe Statujën e Lirisë. Shpresojmë të kthehemi përsëri për të ndjekur punimet e OKB-së por edhe për t’u takuar me bashkëkombasit tanë të mirë, fisnikë, punëtorë dhe mikpritës. « Good by New York »! (Mirupafshim Nju Jork)…dhe bashkëbesëlidhës fisnikë, të pastër nga shpirti, patriot dhe që e duan Kosovën me shpirt, Shqipërinë!




Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_1
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_2
Alfredi dhe bashkëatdhetare në Florida
Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_3
Safety Arbor

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_AlfrediMe...
Alfredi me patriotin Hulusi Kavo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 1:07 am


Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Fredi-bashkeshortja-miq
Me bashkëshorten dhe kolegë gjatë një pritje në Pallatin e Kombeve‏

Ditari i një jete në Diasporë (IV)


Alfred Papuçiu

Gjeneva qendra e Kombeve të Bashkuara për Europën


Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Fredi-Kombet
Në Pallatin e Kombeve‏
Shtator. Kam ardhur në Gjenevë ku është qendra e Kombeve të Bashkuara për Europën. Kam pasur fatin edhe më parë të vij në këtë qytet të bukur e mikpritës, pasi kam marrë pjesë në seanca të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Europën, apo edhe për ndjekjen e projekteve të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) me Shqipërinë. Këtu diskutohen nga përfaqësues të të gjithë vendeve të botës problemet më kardinale të kohës, duke filluar nga çështjet ekonomike, politike, sociale, të shtetit të së drejtës, të energjisë, të tregtisë për zhvillim, të telekomunikacionit, të shëndetësisë, të sindikatave, duke u shtrirë edhe tek problemet e çarmatimit, të drejtave të njeriut etj. E krijuar qysh nga 1946 pas shkrirjes së „Shoqatës së Kombeve“ (Société des Nations), sekretariati i Zyrës Europiane të Kombeve të Bashkuara, në 1966 ishte quajtur Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, siç quhet edhe sot e kësaj dite. Është tepër interesant fakti se Zvicra si vend mikpritës i saj, kontribuon gjerësisht në financimin e programeve të OKB-së dhe është një anëtare aktive e gjithë institucioneve të specializuara të Kombeve të Bashkuara. Në Pallatin e Kombeve në Gjenevë janë zhvilluar bisedime të gjata që kanë sjellë si rezultat zgjidhjen e konflikteve të ashpra në shumë vende dhe rajone të botës. Në Pallatin e Kombeve zhvillohen më tepër se 600 mbledhje në muaj. Ato mund të zgjasin edhe një ditë, por edhe me ditë të tëra, edhe 1 muaj, si për shembull konferencat vjetore botërore si Asambleja Botërore e Shëndetësisë (OMS), Konferenca Ndërkombëtare e Punës (OIT), sesionet e Komisionit të së drejtës ndërkombëtare, të Komisionit të të Drejtave të Njeriut etj etj. Nga mbi 180 vende anëtare të OKB-së rreth 150 kanë një mision të përhershëm. Kam shprehur dëshirën që ndonjë simbol i Shqipërisë, një pikturë e bukur me pamje nga Shqipëria të ekspozohet dhe të mbetet në Kombet e Bashkuara, si edhe ato nga vendet e tjera anëtare. Por deri tani nuk ka patur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Janar . Gjeneva është terreni konkret ku mund të bëhet më tepër se kudo për tërheqjen e fondeve nga programet e ndryshme të Kombeve të Bashkuara, të PNUD-it, si organizëm I specializuar i tyre, apo për pjesëmarrjen e specialistëve tanë në seminare apo simpoziume me interes. Shqipëria për kufizimet që dihen, deri më sot nuk ka pasur asnjë funksionar zyrtar në ndonjë organizatë ndërkombëtare me bazë në Gjenevë. Hapja e një rruge të tillë do të sillte shumë të mira, pasi prania e drejtpërdrejtë në to jep mundësi për krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e fondeve të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Më bën përshtypje se francezët mbajnë rekordin, sidomos për vendet që kanë të bëjnë me shërbimet e përgjithshme. Një politikë e zgjuar e shtetit francez, që në një kohë punëson bashkëqytetarët e vet por edhe ata jetojnë në Francë dhe një pjesë të mirë të të ardhurave që do ta fitojnë do ta shpenzojnë atje. Më duket se duhet të bëjmë edhe ne një hap në këtë drejtim, sa nuk është vonë, megjithëse Shqipëria jep një kontribut më të vogël se vendet e mëdha për Kombet e Bashkuara. Më kujtohet kur ndiqja ecurinë e 7 projekteve të PNUD-it me Shqipërinë, për arsimin, telekomunikacionin, energjinë, bujqësinë, fizikën bërthamore, etj., ishte kënaqësi që vendi ynë përfitonte nga ndihmesa e këtij organizmi të specializuar. Vetëm se institucionet përkatëse kërkonin që konsulenca e përfaqësuesve të fushave të ndryshme të reduktohej dhe gjithçka të jepej si pajisje. Pa e kuptuar se ato nuk mund të viheshin në punë pa ndihmën e çmuar të specialistëve të fushave të ndryshme të kooperimit. Gjithçka u kuptua pak më vonë me pjesëmarrjen e specialistëve tanë që merrnin pjesë në seminare, konferenca, udhëtime studimore në vendet donatore dhe institucionet e tyre.
Shkurt. Kërkoj një apartament të ri për Misionin, pasi aty ku jemi edhe banojmë edhe presim njerëz. Nuk vazhdohet më gjatë kështu. Më kujtohet se kur erdhëm zviceranët, sidomos Swis-eri (sot SWISS), na vendosën tek Hotel Presidenti. Qëndruam dy vetë, me të gjitha salltanetet. Mendimi ishte që ne të kishim mundësi të fillonim të jepnim edhe viza për zviceranët që shkonin në Shqipëri, pasi në Bernë nuk kishte akoma ambasadë shqiptare. Zvicrën e mbulonte ambasada jonë në Vjenë. Pra unë duhej të mbuloja marrëdhëniet dypalëshe me Zvicrën dhe ato me organizatat e shumta ndërkombëtare me bazë në Gjenevë. Tirana nguronte të bëhej një hap i tillë, pasi në fakt do të duhej edhe personel tjetër. Unë nuk kisha as shofer, vetëm një sekretar të tretë që e mirrja me vete në çdo pritje që zhvillohej, me mendimin që edhe ai të mësonte diçka më tepër nga takimet me diplomatët.
Le të kthehemi tek dëshira për të patur një Mision tonin. Një egjiptian fisnik, që kishte një vilë në Grand-Saconnex, na e jepte me qera atë për 3500 franga zvicerane në muaj. Vila ishte e përshtatshme për tre familje (ne ishim vetëm dy), si dhe mjedise për pritjen e diplomatëve apo vizitorëve, dhe për zyra. „E keqja“ e madhe e kësaj vile ishte se kishte pishinë. Dikush relatoi se nuk na duhet vilë me pishinë neve?! Në fakt, në Zvicër, pishinat nuk përdoren gjithmonë për t‘u larë, pasi ato një shfrytëzim të tillë mund ta kenë vetëm 1-2 muaj gjatë vitit, për shkak të klimës së ftohtë dhe freskisë që lakmohet sidomos nga miliarderët dhe milionerët, sheikë, të vendeve arabe që vijnë me suitat e tyre gjatë korrikut dhe gushtit . Ato janë si burime uji, kur bien zjarre apo në raste të tjera për vaditjen e kopshtit apo luleve. S‘ka më bukur kur shkon në fshatin zviceran dhe sheh përveç flamurit kombëtar apo të kantonit mbi ndërtesat e shtëpive, edhe lulet shumëngjyrëshe.
Gjeta edhe një ndërtesë tjetër të përshtatshme, në hyrje të „Cologny“, lagje e pasur, por që kishte çmim të arsyeshëm, por që ishte „larg“( ?!) nga qendra për dikë që erdhi nga MPJ. Megjithëse aty ka edhe përfaqësi të tjera diplomatike, pasi për të shkuar tek Pallati i Kombeve apo organizmat e tjera ndërkombëtare, duhen vetëm 5 minuta me makinë.
U detyrova të kënaqem me apartamentin tek „Rue du Môle“ dhe t‘u a lija pasardhësve mundësinë e ndryshimeve. Edhe kur erdhi njëherë ministri i jashtëm dhe më dha pëlqimin për disa apartamente të reja diku tek rruga „Alfred Vincent“, duhej marrë leje e veçantë për vendosjen e Misionit atje. Kështu që kjo punë mbeti e pazgjidhur. Aty ku u hap Misioni ynë për herë të parë në shtator , jemi edhe sot e kësaj dite.


Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Fredi-Malile
Alfredi me Reis Malilen
Veprimtari të bukura me personalitete zvicerane


mars. Në Gjenevë është kënaqësi e veçantë kur dal për shëtitje pas punës së lodhshme me familjen. Buzë liqenit ajri është tepër i pastër dhe në fytyrë vjen ai flladi i freskët dhe çlodhës. Tamam si në parajsë. Më kujton ai bregu i gjatë i Liqenit, Sarandën tonë të mrekullueshme, apo Pogradecin dhe Drilonin, nga vjen bashkëshortja ime. Atje shkonim shpesh ne verë dhe banonim tek njerëzit mikpritës pogradecarë, apo të afërm të Rozës. Pranë hotel „Presidentit“ ndodhet dhe Pallati Wilson (Uilson). Thomas Uilson ka qënë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dhjetë vjet rresht, rektor i Universitetit të Princetonit dhe guvernator i Nju Xhersit. Mendimi për krijimin e Lidhjes së Kombeve është meritë e këtij burri të madh shteti amerikan.Uilson mëse njëherë ka mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Sidomos kuptimplotë është qëndrimi i tij i vendosur për këtë çështje në Konferencën e Paqes në Versajë të Francës. Nderoj kujtimin e këtij burri të madh të shtetit amerikan, sa herë kaloj aty.
prill. Sot u organizua një udhëtim i bukur me anije nga ana e Konfederatës Zvicerane për përfaqësuesit e vendeve të huaja pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ishte i pranishëm edhe Presidenti i Konfederatës zvicerane, zoti Zhan Paskal Delamura. Pasi më shtrëngoi dorën, më foli me respekt për popullin krenar të një vendi të vogël, por me histori të pasur si shqiptarët. M’u ngulitën në mendje fjalët e këtij burri shteti shumë popullor në Zvicër, sidomos në pjesën romande, pasi ai në çdo çast ka luftuar pa ndërprerje për afrimin e Zvicrës me Europën dhe me vendet fqinje, Francën, Austrinë, Gjermaninë, Lizenshtejnin etj. Zvicra ruan marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët e saj evropianë, si dhe ka marrëdhënie të veçanta dhe me interes reciprok me të gjitha vendet europiane. Konfederata zvicerane përbëhet nga 26 Shtete sovrane (kantone dhe gjysëm kantone) dhe çdonjeri nga këto shtete ka një numër komunash. Konfederata zvicerane është një shtet i vogël, prejardhja e të cilit fillon nga Mesjeta. Në shekullin e XIII-të, tre bashkësi malore vendosën të bashkohen për të krijuar një shoqatë të lire kundër zotërimit të dukatëve rrethues. Kjo aleancë u konsolidua pak e nga pak, duke përfshirë rreth vetes bashkësi të tjera të fshatit dhe komuna urbane, për t’u shndruar në një konfederate të vërtetë shtetesh. Ajo mundi të sigurojë autonominë e vet, megjithë divergjencat e brendshme. Pas luftës civile të Sonderburgut, më 1848, Konfederata e Shteteve u shndrua në një Shtet Federal. Vilhelm Tel ii famshëm i Zvicrës që është marrë edhe nga vendet nordike si shembull, më kujton ata herojtë tanë që i vunë gjoksin topave të armiqve të shumtë dhe mizorë, që donin ta shkatërronin Kombin tonë. Por nuk ja arritën qëllimit...
maj. Zviceranët organizuan një udhëtim të bukur me përfaqësuesit e vendeve anëtare pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, tek “Nesle”, në Vevei. Pamë prodhimet e shumta të këtij gjigandi, të ushqimeve të parapërgatitura. M’u afrua rastësisht edhe ambasadori izraelit. Më vuri re që isha pak i rezervuar. Jo se kisha frikë nga takimi me të, por se si do të zhvillohej biseda dhe ndoshta diku ai do të thoshte se takova përfaqësuesin shqiptar dhe bisedova kështu e ashtu…Sidoqoftë, me mirësjellje i theksova se shqiptarët mbështesin kauzën e drejtë të popullit palestinez dhe në përgjithësi të popujve arabë. Nuk janë kundër një shteti izraelit, brenda kufinjve të përcaktuar nga marrëveshjet ndërkombëtare. I thashë se në çdo rast shqiptarët i kanë mbështetur edhe çifutët që kanë qëndruar në Shqipëri , apo nuk i kanë dorëzuar tek gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. M’u shpreh me fjalë shumë të ngrohta dhe me konsiderate të veçantë dhe uroi që edhe në të ardhmen të flisnim sëbashku për probleme të Lindjes së Mesme e më gjerë. Kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike të vendit tonë me Izraelin, ai më theksonte se populli çifut dhe ata që kanë qënë në Shqipëri, kujtojnë me mallëngjim ndihmën e shqiptarëve që i shpëtuan nga kthetrat e nazistëve. Shumë prej familjeve shqiptare marrin dhe asistencë nga qeveria izraelite dhe familje nga dy vendet janë miq të vërtetë. Janë shkruar edhe libra për këtë mikpritje të shqiptarëve jo vetëm nga autorët tanë por edhe botërorë...
qershor. Pas vizitës së anëtarit të Byrosë Politike në Zyrih, shkova në Lugano për të takuar Elvira D., shqiptaren që kishte kërkuar strehim në Zvicër, pas një udhëtimi pune. Ajo i kishte dërguar letër presidentit shqiptar, lidhur me mundësinë e ardhjes së të birit në Zvicër. Shoku A. në Zyrih, që m’u duk një burrë babaxhan dhe i sjellshëm, më tha se ajo mund të shkonte kur të donte në Shqipëri dhe të takonte të birin, i cili tanimë qëndronte me të jatin. Në Lugano ajo ishte me bashkëshortin e saj zviceran, gazetar që e kishte dashuruar gjatë udhëtimeve të saj jashtë. Qante me dënesë pasi e kishte marrë malli për të birin. Në brendësinë e saj shprehte edhe njëfarë revolte, duke menduar se të birin njëherë për njëherë, nuk do ta linin të vinte pranë saj. Unë i fola ashtu i detyruar, me fjalë të përgjithshme, duke i theksuar se kur të dëshironte mund të shkonte në Shqipëri dhe asgjë nuk do t’i ndodhte. Kur ai punonjësi “rodhe”që më shoqëronte, iku për “arsye personale” në WC, i fola Elvirës me dashamirësi, duke i theksuar se duhej të duronte edhe pak, se gjithçka do të bëhej e pranueshme dhe do të ndryshonte për mire dhe djali i saj shumë shpejt do të qëndronte pranë saj. Ajo sikur u qetësua dhe kur erdhi përsëri ai që më shoqëronte, gjithmonë me faqet e kuqe nga shëndeti i tepërt, biseda kaloi në tema të tjera, të realizimit të skenareve të filmave për televizionin zviceran apo edhe për botimet e saj. Ndjeva kënaqësi që Elvira u qetësua dhe pak më vonë ajo më dërgoi disa nga botimet e saj, me falenderim dhe ne e vazhduam miqësinë tone...

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 1:09 am

Festivali folklorik Ndërkombëtar i Friburgut dhe bashkëatdhetarët

korrik. Organizohet Festivali Folklorik Ndërkombëtar në Friburg. Këtë vit erdhi edhe një ansambël shqiptar, i ftuar nga mikpritësit zviceranë. Në krye të grupit është shkrimtari Besnik Mustafaj, një njeri me horizont dhe që nuk mungoi të jepte disa intervista në Radio dhe TV zviceran. Festivali organizohet nga Cyrill Renz, një dentist, por edhe i apasionuar pas artit. Ansambli ynë bëri figurë tepër të mirë edhe në rrugët e Friburgut, uke kërcyer vallet tona karakteristike. Ai ndiqej me brohoritje nga qytetarët zviceranë të Friburgut, por edhe nga bashkëatdhetarë që kishin ardhur për të ndjekur shfaqjet e bashkëatdhetarëve të tyre. Nuk dinin çfarë të bënin. Kishin mall sikur takonin njerëzit e tyre në Kosovë e vise që nuk i kishin pare prej vitesh. Ansambli përbëhej sidomos nga amatorë, por malësorë të mirë dhe të urtë që të ngjallnin respekt. Më kujtonin ato udhëtimet e bukura dhe tepër mbresëlënëse në Valbonën e magjishme, me njerëz mikpritës, të urtë dhe punëtorë. Asnjeri nga ne nuk donte të largohej nga Friburgu, pasi u krijua një atmosphere e veçantë miqësie, shprehje e lidhjeve të vjetra midis popullit shqiptar dhe atij zviceran. Bile ka vende si “Dardania” etj., apo edhe fjalë shqipe që gjenden në trevat zvicerane...

Veprimtaria në Kombet e Bashkuara dhe organizmat e saj

shtator. Më njoftojnë të shkoj nga Gjeneva në Vjenë për të ndjekur punimet e konferencës ndërkombëtare kundër trafikut të paligjshëm të drogës. Në kryeqytetin austriak tashmë kishte mbritur një delegacion prej disa vetësh, i kryesuar nga zëvëndësministri i brëndshëm shqiptar. Ky i fundit i kishte shumë qef kosat me fruta, kur hanim mëngjezin “kontinental”, në hotelin ku ishim vendosur. Më vinte zor nga ata që na shërbenin, kur shihja se si kosat me fruta mbaronin në shportën e madhe të servirjes. Bile njëherë si me shaka, i thashë zëvëndësministrit që të na linte edhe ne të tjerëve të paktën një racion të vogël. Nuk e priti mire, por unë e kalova me buzëqeshje.
Një anëtar i delegacionit që ishte me të, kishte shfletuar më parë programin dhe gjithçka do të flitej gjatë konferencës. Nga ana teknike ishte i aftë, por nuk merrte vesh fare nga trajtimi i problemit në një konference ndërkombëtare. M’u desh t’u spjegoja gjatë se çfarë duhej patur parasysh. Sido që të ishte nuk do të kishte ndonjë reagim nga ndonjë shtet anëtar, pasi Shqipëria mund të “sulmohej” vetëm për problemin e të drejtave të njeriut dhe sidomos të minoritetit grek. Përsa i përket çështjes së drogës, as që bëhej fjalë, pasi ajo nuk përbënte problem në ato vite. Qëndrova disa ditë dhe u largova. Mora në telefon ministrin dhe i thashë se nuk ishte e domosdoshme që unë të qëndroja më tepër në Vjenë. Doja të shkoja pranë familjes, si dhe të ndiqja konferencat e shumta që zhvilloheshin në Gjenevë për probleme nga më të ndryshmet, duke filluar që nga ato ekonomike, sociale, të çarmatimit, të të drejtave të njeriut, apo korespondencën që vinte nga organizatat ndërkombëtare apo Misionet e ndryshme diplomatike.

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Fredi-DREJTORI2
Me drejtorin e Përgjithshëm të UIT-it në një takim për një projekt bashkëpunimi me Shqipërinë‏
Tetor. Ambasadori senegalez, Sené, që e njoh që kur isha në Nju Jork gëzon një prestigj të veçantë tek trupi diplomatik. Ai ka respekt për mua dhe here pas here më ve në dijeni për problemet që do shtrohen tek Komisioni i të Drejtave të Njeriut, që çdo vit zhvillon punimet në Gjenevë, në muajin gusht. Vijnë aty ekspertë nga vende të ndryshme të botës dhe diskutojnë për problemet e të drejtave të njeriut. Pjesa më e madhe janë profesorë të shquar në vendet e tyre dhe meqë kanë pushimet në gusht, vijnë në Gjenevë, edhe për mbledhje, por edhe për pak argëtim. S’ka gjë më të mire se të qëndrosh në Gjenevë në atë muaj kur në vende të tjera duhet të përballosh zagushinë e madhe.

Kam mik aty dhe përfaqësuesin argjentinas, një njeri me karakter dhe shumë i aftë. Shpesh më jep këshilla për qëndrimet që duhen mbajtur në disa situata të vështira. Ndodh që nga Tirana nuk të përgjigjen në kohën e duhur, për një çështje të koklavitur, kështu që duhet t’i japësh “drejtim” vetë, pa pritur sa “t’i ngrohen llampat” atij që merret me organizatat ndërkombëtare, në qendër. Përpiqem disa here t’i mbush mendjen përfaqësuesit portugez, i cili shpesh mban një qëndrim negativ ndaj çështjes së të drejtave të njeriut tek ne. Mundohem t’i shpreh se unë jam nip prifti dhe edhe nëse në Shqipëri feja nuk lejohet të praktikohet në publik, çdonjëri në familje ka të drejtë të bëjë ritet e fesë së tij: katolike, myslimane, apo ortodokse. E kuptoj edhe vetë se nuk mund ta bind dot, por ç’ti bëj E.Hoxhës që dha urdhër të mbyllen kishat në 1967. E kujtoj gjithashtu me neveri atë muzé në Shkodër ku ishim të detyruar të shpinim të huajt për vizitë dhe ku me argumenta qesharake nga ana e ciceronit lëshoheshin anatema kundër “bëmave” të kishës katolike. Tepër negative, në një botë ku praktikat fetare, edhe ato të sekteve të kobshme, lejohen në botën perendimore. Mbi të gjitha më vinte maraz që nuk lejonim as Nënë Terezën e madhe të vinte të përkulej tek varri i së jëmës apo motrës së saj. Ministri, Reizi, një burrë me culture të gjerë, tepër i ndjeshëm dhe fisnik, më kishte kërkuar t’i dërgoja edhe një libër për Nënë Terezën. Por ai nuk mund të kapërcente caqet e një qëndrimi dritëshkurtër të atyre që vendosnin edhe për probleme të tilla, që mund të krijonin një përshtypje se regjimi po bëhej “më njerëzor”...
Më kujtohej gjithmonë ai altari i Kishës së Madhe në Fier, ku gjyshi im Polizoi Ikonomi, mbante me atë zërin e tij melodioz për rreth gjysëm ore palëvizur e pa zë, ata qindra njerëz fetarë që kishin ardhur për ta dëgjuar dhe për të bërë lutjet e tyre. Më kujtohet kur shkonim bashkë nëpër shtëpi dhe ai me atë instrumentin karakteristik “thimiatua”, lëshonte themjanën me atë erë të mirë. Apo kur bekonte fëmijët dhe kur jepte “naforën” e Krishtit. Ndjeja gëzim të veçantë kur shkoja për pushime për Krishlindjet në Fier. Një atmosfere e gëzuar, paqeje, mirësie, dashurie e respekti për njeri tjetrin. Të gjithë përshëndeteshin me njeri-tjetrin. Më kujtohet kur hidhej kryqi në Gjanicë në mes të dimrit dhe ai që e kapte ishte më i lumturi. Më kujtohej edhe ai manastiri në Ardenicë, ku për fat të mirë kishte qënë gazermë ushtarake kur u prishën kishat në 1967 dhe ikonat mbetën të paprekura deri në ditët e sotme. Krenohesha me atë manastir kur shkoja me miq të huaj atje. Më kujtohen çastet e bukura që kaloja në Kishën e Apollonisë, ku kishte një mbishkrim që stërgjyshi im Ikonomi ishte kujdesur për ndërtimin e saj. Dëgjoja me endje xha Pilon erudit që merrej me mirëmbajtjen e gjithë asaj vepre monumentale të ndërtuar prej shekujsh nga Taulantët, por që u shkatërrua disi nga barbarët e huaj. Shihja ato ikona të bukura, të punuara me finesë, që i gjeja edhe tek shtëpia e gjyshit tek rruga „Konferenca e Pezës“. Fatkeqësisht regjimi i E.Hoxhës, i prishi ato shtëpi karakteristike, duke ndërtuar në vend të tyre pallate të stilit sovjetik.
tetor. Përfaqësuesi brazilian që është ekspert i dëgjuar i të drejtave të njeriut, më thotë se një fqinj i yni do ngrejë problemin e minoritetit grek në Shqipëri. Francezi gjithashtu që është me përvojë dhe më vonë u bë këshilltar i presidentit të Republikës franceze, më thekson se ne duhet të bëjmë një hap në drejtim të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Kur relatoj në Tiranë, dikush që vendos atje lart nga këshilltarët e Presidentit, nuk është dakord që t‘i japim përgjigje Komisionit apo nën-komisionit të të drejtave të njeriut. Le të “llomotisin” thotë ai. Por dielli me shoshë nuk mund të mbulohet. Duhet bërë një hap sa nuk është vonë. Pasi duam a nuk duam ne, presioni është i fortë. Pastaj kërkesa vjen nga vende që janë edhe donatore të Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit. E kuptoj edhe vetë se ka vende të tjera në Afrikë apo Amerikën Latine e gjetiu, ku problemet e të drejtave të njeriut janë edhe më të mprehta, por ato të paktën për publik kanë lënë të lire ushtrimin e fesë. Tek ne gjithçka është ndërtuar mbrapsht. Pse duhej marrë një veprim i tillë i papjekur, nga një njeri që e quante veten se kishte marrë kulturë perendimore apo kishte punuar në Perëndim, në Francë apo Belgjikë? Por pastaj llogjikoja se unë vetë nuk kisha forcë të bëja diçka: e vetmja e mirë që do bëja ishte, që pa bërë presion, të relatoja ato që thuheshin për vendin tonë, sidomos në nën-komisionin e të drejtave të njeriut. që fatmirësisht ishte “më i mbyllur” se Komisioni dhe shumë probleme të tij pastaj bëheshin publike, por me pasqyra shtypi shkurtimisht.
Vetëm kur nën-komisioni mori vendim që të shihej edhe çështja e të drejtave të njeriut në Shqipëri, atëhere lëvizi edhe Tirana zyrtare. Siç duket edhe ai “këshilltari fuqiplotë”, atje në qendër, nuk mund të thoshte më gjë. Ishte i njëjti person që ndoshta kishte ndikuar negativisht që Shqipërisë t’i shpëtonte shansi historik ,për t’u lidhur me RF Gjermane, kur dërgoi atëhere dy emisarë të lartë: Franc Jozef Shtrausin dhe Hans Ditrih Gensherin. Ishte i njëjti njeri që për zhurmë publiçistike kishte marrë atë “çmimin e ushqimit” për Shqipërinë dhe e serviri një ditë të bukur si arritje, para funskionarëve, në një sallë të Ministrisë së Jashtme. Ishte i njëjti person që megjithëse dihej se Zvicra e kishte standartin më të lartë se vendet e tjera europiane, dha urdhër që dietat edhe pse minimale të atyre që shkonin me shërbim, të barazoheshin me ato të vendeve të tjera europiane. Nuk m’a do mendja se kursente Shtetin në udhëtimet e tij të shumta jashtë. Ai bashkë me një tjetër, më kishte bërë presion, pak më vonë, kur erdhi njëherë në Gjenevë, me një funksionar të lartë shqiptar, duke më thënë që t’i flisja një kushëririt tim që kishte kërkuar strehim në Zvicër, të kthehej në Shqipëri. Si mund të detyroja unë një të ri, sidomos në kushtet kur ai nuk shihte njëherë për njëherë të ardhme në vendin e tij? Ishte zgjedhja e tij dhe unë nuk mund të ndikoja aspak tek ai. Siç nuk mundi të ndikojë ai oficeri i urtë, kur bëja stërvitjen ushtarake në Plepat e Durrësit, kur mbarova Universitetin: një i afërm i tij ishte arratisur dhe ai oficeri zemërmirë më tha njëherë kur e takova më vonë: „çfaj kam unë që më hoqën si drejtues nga Fanari i Portit? Shqipëria është e vogël dhe po të shohësh më hollë, të gjithë dalim kushërinj“!
Tetor. Detyrohemi t’i japim përgjigje nën-komisionit të të drejtave të njeriut. Një hap që u prit mirë nga miqtë e mij argjentinas, brazilianë, bullgarë, francezë, por edhe nga përfaqësues të vendeve fqinje dhe një numër organizmash që merren me të drejtat e njeriut. Më duhet tani të ndjek më me kujdes punimet e nënkomisionit që vazhdojnë më se një muaj, për të analizuar çfarë flitet ndaj nesh dhe ku duhet të drejtojmë përgjigjet tona. Por ato duhet të jenë sa më të argumentuara dhe jashtë shablloneve të dikurshme “për lirinë e individit” , apo “të fesë” që nuk i ha më njeri, nëse nuk e len bashkëkombasin tënd që ta praktikojë fenë e vet, qoftë ajo ortodokse, myslimane apo katolike, apo të mbash akoma atë muze famëkeq në Shkodër.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 1:12 am


Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Fredi-Ksenofon
Me profesor doktor Ksenofon Krisafi në Gjenevë kur erdhi për bisedimet për Arin shqiptar‏
Cajup Rusmajli i paharruar dhe njerëzit e tjerë humanë


Kontaktet i kam më të shpeshta me miqtë gjë që shihet pak vëngër nga dikush që më qëndron gjithmonë pranë. Mua aq më bën. Edhe pse nuk jam anëtar i PPSH, kam mbështetjen e ministrit largpamës dhe shumë miqve të tim eti dhe të Todit, vjehrit tim. Ai është anëtar i partisë, por për mua ka qënë dhe mbetet një njeri i thjeshtë që e ka shkrirë jetën e tij për Pogradecin dhe njerëzit e thjeshtë. Është i biri i priftit të Llëngës, Dhimitër Kokoneshit, prift me kobure që nuk i la asnjëherë taksidarët në vitet 30-40, t’u merrnin taksa fshatarëve të vobegtë, të atyre anëve të malësisë së Llëngës, ku është Shën Marena e famshme. Ai ka miq dhe shokë të mirë si Arqilenë, Meton, Mitin (ish shokun e tim eti), Cajupin Rusmajlin, drejtorin zemërbardhë, të Radio Televizionit shqiptar që më hapi dritën jeshile për të hyrë në diplomaci, megjithë kundërshtimin e shefit të kuadrit dhe atij merhumit drejtor që nuk dinte asnjë gjuhë të huaj. Ky i fundit e mbante dritën e zyrës hapur edhe në mbrëmje vonë, që ata funksionarët e KQ të thoshin se shoku K. vazhdon punon.
Kujtoja ato tregimet e tim eti për ato mbrëmjet e bukura të organizuara midis njerëzish të sinqertë, sidomos pas përfundimit të Luftës. Im atë shkonte në Fier tek gjyshi Peçi, merrte dy tre shqerra, i therte vetë dhe pastaj me kolegët e tij organizonin mbrëmje të gëzuara, duke harruar lodhjet e ditës. Gjithçka ishte e pastër dhe ata njerëz që kishin luftuar për çlirimin e vendit, pavarësisht nga përkatësia në parti apo jo, ishin njësh me njeri tjetrin. Pastaj erdhi ajo koha e kobshme e 1947-48, kur Enveri mori në qafë shumë njerëz. Vetëm pse ai vetë u prish me Titon. Dhe ata njerëz të ndershëm ç’kishin bërë për t’u dënuar aq ashpër, apo për t’u përjashtuar nga PPSH? !Vetëm sepse kishin bërë diçka për afrimin me fqinjët në fushën e sportit, të kulturës apo të ekonomisë. Apo sepse kishin parë dikur nga 1942-43, bashkë me rininë e “Ballit” shfaqjen “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit, sëbashkë me të rinj të tjerë që shkonin me pushime në vendlindjen e tyre?!!Dhe ndaj tyre sekretarët e partisë pa skrupull lëshuan anatema. Disa u thyen. Të tjerë rezistuan ndaj valës së egër, por gjithë jetën u mbeti pas njolla e errët, atyre dhe familjeve të tyre. U desh vdekja e Enverit, që diçka të zbutej ndaj tyre. Erdhi Ramizi që duket më njerëzor, por që akoma nuk mund të shkëputet, ose nuk ka forcë të shkëputet nga ajo e kaluar e kobshme e viteve kur të afërmit u bënë armiq me njeri tjetrin, kur familje të tëra syrgjynoseshin për jetë dhe vdisnin pa patur mundësi t’u bëje ritet e fundit të ikjes përgjithmonë nga kjo jetë. Siç duket Nexhmija, bashkëshortja e merhumit ka akoma fuqi të vendosë për fatet dhe drejtimet e Shqipërisë.
Nëntor. Isha në Bazel ku u miratua Konventa përkatëse mbi kontrollin ndërkufitar të mbeturinave të rrezikshme. Konventa nuk ishte vetëm një instrument për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme, por gjithashtu për administrimin e sigurt të mbeturinave të tilla. Ajo u hartua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit, prej efekteve të dëmshme të shkatuara nga ekspozimi ndaj mbeturinave të rrezikshme. Zvicra ishte tepër aktive gjatë konferencës së Bazelit. Ministri i jashtëm zviceran Flavio Koti më falenderoi për qëndrimin tonë dhe më dorëzoi një pikturë simbolike, duke qënë një nga nënshkruesit e parë të Konventës. Në fakt, megjithëse prita nga Tirana ndonjë përgjigje lidhur me Konventën dhe qëndrimin që duhej mbajtur, siç duket, punonjësi që merrej me këtë çështje në MPJ ishte i zënë me punë të tjera. Kështu më kishte ndodhur edhe herë të tjera. Prandaj dhe e firmosa Konventën, duke e kuptuar rëndësinë e saj dhe mbi të gjitha pasi ishte kërkuar një bashkëpunim edhe nga një vend mik i Shqipërisë si Zvicra që ka pritur në gjirin e saj dhjetra mijra shqiptarë. Nga fqinjët tanë, Jugosllavia nuk u bë palë në Konventë.

Përsëri në Nju Jork në AP të OKB-së

Gusht . Ministri më propozon të jem anëtar i delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në sesionin e 44-tërt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shkoj dhe bëj përgatitjet në Tiranë. Në fjalim duket një kthesë e madhe sidomos ndaj politikës së dy superfuqive. Edhe Isufi erudit e shprehu njëfarë entuziazmi kur përktheu fjalimin. Sidoqoftë, ai si dhe unë e dinim se nuk mund të thoshim diçka më tepër, pa u mbajtur fjalimi.
Tetor. Ministri Reis Malile deklaron para sesionit të 44-tërt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se “dialogu politik aktual në marrëdhëniet midis dy superfuqive ( të cilat, duhet shënuar, nuk cilësohen më respektivisht si “imperialiste” dhe “socialimperialiste”) ka shpënë në një ulje relative të tensionit ndërkombëtar”. Po atë ditë këto pjesë të fjalimit të tij u përshëndetën nga shumë agjenci lajmesh dhe nga shtypi botëror. Edhe ne sikur e ndjenim veten tashmë më të çliruar këto ditë, kur takoheshim me delegacionet e huaja në OKB, pasi e dinim se një kthesë për mirë do të merrte edhe në marrëdheniet me SHBA dhe BS. Miqtë tanë diplomatë dhe gazetarë na përshëndesnin me përzemërsi.
Sapo mbaroi fjalimin e përqafoj edhe unë Reizin, por natyrisht pa e tepruar. Edhe fqinji ynë amerikan i dha dorën dhe e përshëndeti përzemërsisht. Një kthesë do të fillonte së shpejti në marrëdhëniet midis vendeve tona. Do të kishim edhe ne mundësi të flisnim më lirshëm edhe me diplomatët amerikanë, apo edhe të shkonim diku tek miqtë tanë në Nju Xhersi, Las Vegas, Florida apo edhe më larg.
Atë mbrëmje bëmë festë dhe e kapërcyem pak nga gëzimi edhe cakun e lejuar të pirjes së uiskit, votkës apo verës së Kalifornisë, bashkë me vëllezërit tanë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia , si dhe shqiptarët e Shqipërisë, brezi i vjetër dhe i ri që janë vendosur prej dhjetra vitesh në Amerikë. Shumë kanë ardhur nga larg me aeroplane, apo me “kera”, siç i thonë ata veturës.
Ndryshimet që po ndodhin në Lindjen e Evropës kanë pasojat e tyre edhe tek ne. Në biseda me shumë përfaqësues nga vendet perendimorë, ata po shprehin shenja solidariteti, njoftojnë se janë gati të hartojnë programe mbështetjeje dhe asistence teknike. Shpejtësia me të cilën peisazhi politik dhe rregullat e lojës ekonomike të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore ndryshuan, patën një ndikim të shpejtë në ecurinë e gjendjes në Shqipëri. Në janar 1990 mblidhet Plenumi i KQ të PPSH vendos krijimin e një “mekanizmi të ri ekonomik”. Ramiz Alia që tashmë ka dalë si njeriu i fortë pas vdekjes së Enver Hoxhës, siç duket nën ndikimin e shoqes së këtij të fundit, hedh poshtë mendimin për futjen e multipartizmit, kërkesë e disa intelektualëve shqiptarë. Sidoqoftë, shihet një zbutje në fushën politike, pasi në zgjedhjet e ardhshme lokale mund të paraqiten shumë kandidatë, por këta do të seleksionohen nga Fronti Demokratik, që s’është gjë tjetër veçse PPSH.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm, Kuelar në Shqipëri dhe drejtim i ri, edhe pse tepër i matur, i marrëdhënieve me vendet e tjera


Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Delegacioni
Delegacioni shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të OMS-it Gjenevë‏
Maj . Gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Javier Perez de Kuelar, Ramiz Alia deklaron se është gati të lidhë marrëdhënie diplomatike me SHBA dhe BS.

Maj. Njoftohen masa të ndryshme liberalizuese, si krijimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe mundësia për t’u dhënë pasaportë shqiptarëve që kërkojnë të dalin jashtë, natyrisht pasi të marrin një vizë tek ambasadat e huaja. Një numër pa mbarim revistash vijnë nga Shqipëria për t’u shpërndarë tek përfaqësitë e huaja. Ku do t’i shpien të gjitha to?! Nuk janë thasë me grurë që do ngopin të huajt. Edhe nëpunësi “rrodhe” i nomenklatures, pinjoll i një familje të lidhur me “bllokun e udhëheqjes”, i ngarkuar me shtypin pas kthimit tim nga Nju Jorku, nuk di si të bëjë. Ai turfullon dhe ndez e shuan njërën cigare pas tjetrës. Është anëtar partie dhe unë jo. Mbledhjet e parties i bën në Vjenë, duke harxhuar kot në këtë mënyrë qindra e qindra franga për të vajtur deri atje dhe për të vjellë vrer ndaj meje (më vonë kam marrë vesh nga miqtë e mij në Tiranë, për relacionet e tij të kobshme, të cilat deri në njëfare mase ndikuan në kthimin tim në Tiranë). Por unë nuk tutem. E drejta është me mua. Kam punuar me ndershmëri dhe kështu do vazhdoj deri në fund të jetës sime. Paçka se bashkëshortja ime nuk pa një ditë të bardhë, gjatë qëndrimit tonë në Mision, pasi duhej të qëndronte beft dhe pranë telefonit, kur mua më thërrisnin të shkoja me shërbim në Zyrih apo gjetiu . Kohë që nuk dua t’i kujtoj, pasi na morën vite nga jeta ime dhe sidomos, Rozës sime të urtë, të butë, fisnike dhe modeste. Gjithçka më mbante gjallë, vetëm për hir të saj, vajzës dhe djalit që e kishim afro katër vite larg në Tiranë dhe na dhembte zemra për të. Ai qëndronte me nënën time dhe motra ime dhe i shoqi, si dhe vjehrri im, kujdeseshin në mënyrë të veçantë për mbarëvajtjen e tij në shkollë. Në atë kohë nuk lejohej të mbaje fëmijët në moshë mbi 7 vjeç dhe sot e kësaj dite nuk e kuptoj pse???…
Korrik . Masat liberalizuese nuk i ulin tensionet në Shqipëri. Më 2 korrik 1990, ndërhyrja e policisë gjatë një manifestimi në Tiranë krijon një pushtim de fakto të shumë ambasadave të vendeve perendimore, nga ana e të rinjve në Tiranë. Ata u futën me shpresë se do të marrin ndonjë vizë për të shkuar jashtë. Autoritetet e vendit janë tepër të shqetësuara nga kjo çështje, në një kohë që vazhdojnë përpjekjet për të dalë përfundimisht nga izolimi. Pothuajse nuk kemi njoftime nga Tirana, përveç atyre që lexojmë tek shtypi dhe shohim tek televizionet e huaja. A nuk duhet bërë një kthesë tek ne? Ka ardhur koha që edhe tek ne të mendohet se jemi vend europian dhe nuk mund të jetojmë më “si në vathë të mbyllur”. Cdo shtet është i ndërvarur nga njeri tjetri. Pse nuk merret shembull qoftë edhe nga paraardhësit tanë të shquar. Dihet se shteti i krijuar nga Skënderbeu u bë në kohën e vet faktor aktiv, pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai bëri përpjekje të krijojë një front të përbashkët europian kundër osmanllinjve. Ai u përpoq ta realizojë këtë edhe me Janosh Huniadin, gjeneralin e madh hungarez. A nuk pati Skënderbeu mbështetjen e fuqishme të Papës së Romës dhe Mbretërisë së Napolit? U përpoq të bashkëpunojë dhe me Republikën e Venetikut, por që nganjëherë haste ndesh për shkak të synimeve të atëhershme të Venetikut. Sot është krejt ndryshe. Europa apo Amerika nuk janë “armike” ndaj nesh, apo që duan “të na sulmojnë”. Ka ikur koha e bunkerëve, në kohën që tashmë ka rënë edhe muri i kobshëm i Berlinit.
Korrik . Sot erdhi më takoi funksionari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Stefan De Mistura. Është i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Perez De Kuelarit, lidhur me problemin e personave që kanë hyrë në ambasadat e huaja. Më tha se ka dhe një motër në Shqipëri. Theksoi se Kombet e Bashkuara duan t’i japin një zgjidhje të kënaqshme dhe të shpejtë problemit. Ishte shumë elokuent dhe tepër i saktë në fjalitë që shprehte. Njoftova menjëherë Tiranën dhe atje e pritën mirë.
Korrik. Stefan De Mistura u kthye nga Shqipëria. Pas valës së pare, kur u lejuan 4786 shqiptarë të emigronin në Itali dhe në vende të tjera perendimore, u dukën shenjat e një zbutje të regjimit. De Mistura, një funksionar tepër i aftë i Kombeve të Bashkuara që i dha një zgjidhje konkrete problemit të shqiptarëve që u futën në ambasada dhe u lejuan të largohen në vendet që dëshironin. Ai dhe Viera de Mello, që është funksionar i lartë në Komisariatin e Lartë për Refugjatët, më ngjallin një respekt të veçantë, pasi dijnë të zgjidhin edhe situata tepër të koklavitura, në rajone të ndryshme të botës. Nuk e di nëse shkrimtari ynë penëartë ,Xhevahir Spahiu që më kërkoi adresën e De Misturës kur isha në Tiranë ,mundi të lidhej me të. Ai po përgatit një përmbledhje për shkrimtarin Petro Marko dhe do t’i kërkonte një mendim De Misturës. Këtë të fundit e kam parë here pas here të debatojë edhe në televizionin në gjuhën italiane.
Gusht.Rruga drejt demokracisë në Shqipëri siç duket do të jetë akoma e gjatë. Nuk është e lehtë. Shqiptarët është e vërtetë se e duan të renë, janë për Evropën, por është e vështirë të shkëputen nga ato vite të diktaturës. Të paktën ata që përhapin akoma në shkallët e pallateve ku banojnë, veprat e E.Hoxhës. Qeveria demokratike ka kohë pas kohe probleme, sidomos me nostalgjikët që nuk shohin më larg se drita e tyre e syrit. Harrojnë ata se u rropatën gjithë jetën për të patur një pension qesharak, ndërkohë që pinjollët e diktaturës shijnë me paratë e popullit. Njerëzit e thjeshtë mendonin se “parajsa” do të vinte menjëherë. Por si edhe pas çdo fitoreje, duhet pritur. Përveç kësaj, ekziston akoma një ndarje e madhe midis nivelit të vendimit politik qëndror dhe shërbimeve të Shtetit, që normalisht merren me ndryshimet që duhen realizuar. Me fjalë të tjera, dëshira për ndryshim nuk është e njëjtë midis që gjithë aktorëve të jetës politike shqiptare.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 1:14 am

Vizita e kryetarëve të dy Dhomave të Parlamentit zviceran

Shtator. Kryetarët e dy dhomave në Parlamentin zviceran, gjatë kthimit me aeroplanin e Swiserit, pas vizitës në Shqipëri, më shprehën entuziazmin e tyre nga vizita në Tiranë e disa qytete të tjerë të Shqipërisë. Sidomos u kishte pëlqyer takimi me studentët e profesorët e Universitetit të Tiranës, ku ata shprehën me finesë dëshirën e tyre që Shqipëria t’u përmbahej standarteve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut. Nga udhëtimi u ktheva pak pezmatuar. Në pritjen që u bë në Durrës lart tek Pallati i ish mbretit Zog, Reizi më tha në konfidencë: “Dikush i ka thënë ambasadorit italian lidhur me atë që ka ndodhur vite më parë kur u rrëzua aeroplani që u nis nga Pekini. Sikur m’u rishfaq përsëri ngjarja para syve, sidomos fytyrat e fëmijëve dhe gruas”. Mezi i mbante lotët. Por ashtu siç e kishte bërë jeta të fortë e mbajti veten dhe vazhdoi bisedën me kryetarët e dy dhomave të Parlamentit zviceran.
Tetor. Ambasadori turk më ka ftuar sot për dreke. Ka qënë zëvëndësministër i jashtëm, njeri me shumë kulturë dhe kam respekt të veçantë për të. Kam lexuar shumë për Turqinë, Ataturkun, si dhe për historinë e atij populli trim e krenar. Po sot, më merr dikush nga Tirana për të dale në aeroportin e Zyrihut për të pritur dikë që kalon andej për në Paris. Nuk dua t’i dal fjale ambasadorit turk, kështu që dërgova punonjësin tjetër ta presë. Nuk e di por e kam alergji të shkoj deri në Zyrih, tre orë larg nga Gjeneva dhe duhet të paktën dy orë të qëndrosh atje dhe me një njeri që nuk të hahet aspak muhabeti. Mbi të gjitha më vjen pak zor me punonjësit e Swiserit që janë shumë korrektë, por sikur e kemi tepruar pak me pritjet e shumta të njerëzve që kalojnë transit në Zyrih dhe duhet patjetër t’i kalojmë tek VIP. Emili atje është tepër i sjellshëm, më kupton, sidomos sikletin tim përballë atyre që kërkojnë të kalojnë vetëm një orë, pa e ditur se diçka të pret në Gjenevë, një mbledhje, konferencë. Ai më përgatit si gjithmonë një pije “Emil”- koktej i sajuar prej tij posaçërisht për mua.
Nëntor. Ka ardhur dikush nga Tirana dhe më telefon nëse ka mundësi të takohemi. I them: “Ku je?”. Më përgjigjet: “Tek kali”. E kuptoj se ai nuk e di se pranë liqenit të Gjenevës ka dy kuaj në dy vende të ndryshme. Megjithatë e kuptoj se ku ndodhet dhe lëmë një takim. M’u kujtua se vite më parë kur shoferët tanë vinin në Paris dhe humbisnin rrugën, i binin telefonit të ambasadës dhe kur punonjësi u thoshte: “Ku ndodheni?”. Ata përgjigjeshin: “Tek Coca-cola”. Ajde pastaj t’i gjeje ata në atë mori “Koka-kolash” të Parisit?!!!
Dhjetor. Joseph Diogardi, kongresmen amerikan, me origjinë shqiptare, më pret tek hotel “Interkontinental”. Shkoj tek suita e tij. Ai shpreh dëshirën për të shkuar në Tiranë. Është interesant fakti se i jati i tij Xhuzepe u largua nga fshati arbëresh i Grecit për t’u vendosur në Bronks pranë Nju Jorkut. I biri, Joseph kujtonte se ishte italian, megjithëse i jati e kishte zakon që të fliste me motrat e veta dhe me prindërit e tij në një gjuhë të çuditshme që djaloshi kujtonte se ishte dialekt italian. Pasi u zgjodh në Kongresin amerikan, ai e zbuloi të kaluarën e familjes së tij. Si mijra të krishterë shqiptarë në shekullin e XV, paraardhësit e tij kishin kapërcyer Adriatikun dhe ishin vendosur në fshatrat italiane ku mbajtën të paprekura ritet dhe gjuhën e tyre amtare.
Lidhem me Sokratin, pasi ka qënë në Amerikë dhe e njeh atë. Më thotë se po të ketë dëshirë le të vijë. Ja komunikova Diogardit dhe ai më falenderoi. Si Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ai ka bërë mjaft për çështjen shqiptare. Ai është shprehur mëse njëherë duke i bërë thirrje SHBA që të ngrihen në mbrojtje të parimeve të veta dhe të kërkojnë përmbushjen e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, sidomos për çështjen e Kosovës. Kjo i ka dhënë atij mundësi dhe atyre që ndjekin rrugën e tij, të tërheqin votat e elektoratit amerikan, me origjinë shqiptare, që nuk është i pakët nga numri në Amerikë. Gjithashtu, kam përshtypjen se në Amerikë, shqiptarët janë më të bashkuar me njeri tjetrin se këtu në Evropë. A mos ndoshta ndikimi i serbëve është më i pakët atje?! Sidoqoftë, ka ardhur koha që Evropa dhe SHBA të bëjnë diçka t’i bërë presion Milosheviçit dhe atyre që e pasojnë që të ndalin dorën dhe të mos ndërmarrin masakra dhe spastrim etnik në Kosovë.
Janar. Jam në Paris në Konferencën ndërkombëtare për vendet në zhvillim që zhvillohet në godinën e UNESKO-s. Ministri më dërgoi që të kryesoj delegacionin shqiptar. Ndërkaq unë vendosa të mos mbaj ndonjë fjalim të veçantë dhe ja spjegova arsyen shokut Reiz. Gjithashtu, mendova se nuk është me vend që unë të qëndroj shumë këtu, pasi këshilltar i ambasadës është Arqile Semini, për të cilin kam patur respekt që kur ka qënë në sektorin e jashtëm të rinisë. Si zakonisht, bëra disa vizita turistike në Paris, ku kam gjithmonë dëshirë të shkoj. Nuk më harrohet edhe vajtja atje me profesorin tim të studimeve rajonale , në Institutin Europian të Universitetit të Gjenevës, Silvio Gundanin. Ai ka studjuar në Paris dhe na çoi tek “Kartjé Latën”dhe në ato vende ku shtonte kur ishte i ri. Kujtime të paharruara.
Jam gjithmonë i mrekulluar kur vij në Paris, me “Luvrin”, “Tur Eifel”, me Notrë Dame, Arkun e Triumfit, me Senën, me “Kartjé Latën”. Diku kam lexuar se në Francë janë të rregjistruar më tepër se 300 mijë monumente, duke përfshirë muze, kisha, bazilike etj. Nuk kënaqem së shikuari këto bukuri dhe atë madhështi që të jep Parisi sidomos natën kur kalon tek “Shanz Elizé”. Më kujtohen të gjitha temat që bënim vite më parë kur mësonim frëngjishten me “Mozhenë” e famshme. Gjithashtu ruaj një kujtim të veçantë për profesorin tim të frëngjishtes në Fakultet, francezin Jean-Claude Mothe. Nuk e di se ku mund të jetë, pasi do të kisha dëshirë ta takoja atë njeri të urtë, të ditur dhe aq kërkues në mësimin e frëngjishtes. Një antipod me profesoreshën René e cila në çdo cast na tregonte vetëm historira nga jeta e vet.
Shkurt. Afaristi zviceran më priti tek fshati i tij turistik në “Gryjer”. Ka dëshirë të organizojë një udhëtim me turistët që i vijnë aty për ski, si dhe të krijojë një fshat turistik në Durrës apo diku në bregdet. I merr vete përsipër të gjitha shpenzimet. Mendon se do të krijohen mundësi punësimi edhe për hotelet e krijuara, punonjës shërbimi atje, shoferë, blegtorët që do prodhojnë djathin “Grujer” sin ë Zvicër, për ata që do përgatisin ushqimet etj. Nuk e di a do të përgjigjet njeri nga Tirana shpejt dhe pozitivisht. Shpesh mesazhet tona mbeten në vesh të shurdhët. Mendimi është tepër i mirë dhe i realizueshëm. Më kujtohet kur ish-kryetari i Bashkisë së Gjenevës, personaliteti Roger Dafflon, shkoi në Tiranë me cilësinë e presidentit të shoqërisë turistike “Cosmos”. Pas vizitës së tij, u realizuan dy udhëtime turistike “Carter” me 400 veta brenda ditës që shkuan për vizitë në Durrës, Krujë si dhe në Tiranë. E njëjta gjë duhej të ishte bërë ndaj kërkesës së profesorit të katedrës greke në Gjenevë, i cili më propozoi njëherë që të organizohej një ditë turistike në Sarandë me grupin që do të bënte një “Croisière”(udhëtim turistik) nëpër Mesdhé. Mendimi ishte që grupi të ndalonte një ditë në Sarandë dhe të shkonte edhe në Butrint. Atëhere, më kujtohet se profesori i shquar shtroi një darkë madhështore ku kish ftuar miq të tij të shumtë në vilën e tij, si edhe Neritan Cekën që kishte ardhur enkas nga Gjermania për të mbajtur një ligjëratë në Muzeun Historik të Gjenevës...
Mars. Gazeta “Journal de Genève” ka botuar një shkrim timin ku mbahet një qëndrim mbi ngjarjet në Kosovë. Kur shkoj tek zyra e pasqyrave të shtypit, një gazetar i huaj po i thoshte kolegut të tij: “Nuk i lejohet përfaqësuesit shqiptar të flasë para sheshit të Pallatit të Kombeve për Kosovën”. E pashë mirë në sy dhe ju drejtova: “Zotëri, ju nuk e keni kuptuar shkrimin. Ai është një përmbledhje e një pasqyre shtypi lidhur me qëndrimin tim si shqiptar për ngjarjet në Kosovë. Unë nuk kam folur aspak nga sheshi para Pallatit të Kombeve, por kam shprehur mendimin tim si anëtar me të drejta të barabarta në këtë bashkësi kombesh, për masakrat dhe arrestimet ndaj popullit kosovar. Ashtu besoj do të bënit edhe ju, qoftë edhe si gazetar i një gazete të vendit tuaj, nëse do të cënohej dinjiteti i bashkëkombasve tuaj”. E pashë se nuk foli më dhe u skuq. Kur e shihja më vonë në korridoret e Pallatit të Kombeve përpiqej të më përshëndeste me përzemërsi.
Prill. U dha një shfaqje madhështore tek “Noga Hilton” në Gjenevë nga Ansambli shqiptar. Nismëtari i ardhjes së atij ansambli ishte Imeri një intelektual patriot dhe i ndershëm. Këngët dhe vallet u pëlqyen shumë. Kishin ardhur shumë shqiptarë edhe nga rajone të tjera të Zvicrës, por edhe diplomatë dhe funksionarë të lartë të Kombeve të Bashkuara. Salla ngrihej peshë nga brohoritjet e të pranishmëve. E pashë atë funksionarin e lartë të atij organizmi ndërkombëtar, me të cilin kisha qënë për vizitë edhe në Shqipëri, që u skuq kur pas çdo kënge filluan thirrjet “Kosova Republikë”. Në pjesën e dytë i propozova, për të mos e vënë në pozitë të vështirë, ndaj ndonjerit që nuk i shkonte për hosh ajo thirrje, që të shkonte po të kishte dëshirë. Por duke buzëqeshur më tha: “Alfred, qëndro i qetë, pasi këto janë ndjenja të një populli të vuajtur dhe krenar”...
Maj. Gati çdo darkë në Gjenevë ka pritje që organizojnë Misionet e ndryshme pranë Kombeve të Bashkuara. Shpesh jam i detyruar të shkoj për kortezi, por nganjëherë edhe sikur më pëlqen pasi takoj dhe miq të mirë si ambasadorin turk, atë francez, italian, brazilian, senegalez, me funksionarë ndërkombëtarë e shumë të tjerë. Pritjet zakonisht zhvillohen tek Hotel Interkontinental, ku vijnë kryetarët e shteteve për bisedime në Gjenevë, apo tek Restauranti i Pallatit të Kombeve. Ne me buxhetin e vogël që kemi nuk i kemi këllqet për atje, kështu që më duhet të kavërsidem me pak, duke kërkuar edhe ndihmën e miqve për organizimin e pritjeve për festën kombëtare. Njëherë e organizuam tek “Quai de l’Ile” (Skela e ishullit) në Gjenevë, një restaurant buzë liqenit ku është dhe Radio Lak, njëherë tek restoranti i Zholidonit në Versua, ku punonin vëllezërit dhe nipat e “Malësisë”, një shqiptar nga Kosova, tepër simpatik dhe energjik.
Tetor. Ministri më thërret në Tiranë për të dhënë ndihmesën time lidhur me mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit. Nuk e di por nuk e ndjej veten të qetë, pasi këtu ka tepër hallka dhe gjithçka duhet të jetë e përkryer që mbledhja të arrijë rezultatin e duhur. Sidomos duhet patur kujdes se mos shpëtojë ndonjë gabim në fjalimet që botohen si pasqyra shtypi të MPJ të vendeve të Ballkanit, si dhe të ministrit tonë të jashtëm Reis Malile. Gjithashtu, duhen reflektuar me vërtetësi dhe pa shumë ujë diskutimet në mbledhje. Në fjalime ndihet shenja e detantës, pasi në Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore janë shpejtuar tashmë proceset që nxitën vendosjen e pluralizmit politik dhe ekonominë e tregut. Për herë të parë në historinë e Ballkanit, në mbledhjen e Tiranës u bënë përpjekje për të institucionalizuar bashkëpunimin ballkanik. Më pëlqeu sidomos fjalimi në anglisht aty në hollin e hotel “Tiranës” drejtpërdrejt i zëvëndësministrit tonë të jashtëm Muhamet Kapllani, i cili me elokuencë dhe me finesë paraqiti pikpamjet e Shqipërisë për problemet e Ballkanit.
Ato netë fjeta tek hotel “Tirana” pasi ngarkesa e punës ishte tepër e madhe, punonim deri vonë natën. Më vjen keq për nënën time Kaliopin e cila më pret në shtëpi, si edhe motra ime Milka që kujdeset për të dhe kërkon të çmallemi edhe këto tre katër ditë të qëndrimit tim në Tiranë.
25 tetor . Një gazetar më telefonon nga Radio Suis Romandë. E njoh pasi e kam takuar disa herë dhe ka përgatitur disa emisione për Shqipërinë. Në Tiranë e ka pasë shoqëruar ish shoqja ime e Fakultetit, Marjeta, një grua serioze dhe tepër e aftë. Më thotë: “A je në dijeni? Ismail Kadaré ka kërkuar strehim politik në Francë”. Ju përgjigja pa shumë zë: “Jo nuk dij gjë”. Në fakt asnjë njoftim nuk na vinte atëhere nga Tirana. Intervistat që filloi të japë Kadareja që nga Franca lidhur me arsyet që e shtynë të largohej nga vendi i tij, ndikuan tek një pjesë e inteligjencës dhe sidomos rinisë që donte me të vërtetë një ndryshim demokratik në Shqipëri.
Dhjetor. Lajmet nga Tirana zyrtare janë me pikatore. Më 8 dhe 9 dhjetor marrim vesh se janë zhvilluar manifestime të studentëve në të cilat ishin përhapur parrullat: “Edhe ne duam të jemi si pjesa tjetër e Evropës”. Më duket se ky manifestim do të jetë një shenjë e një jete të re politike, sidomos në Tiranë. Ai është një sinjal se megjithë politikën e izolimit të plotë 46 vjeçar, populli aspironte që të shkrihej me atë të të gjithë kontinentit. Më 11 dhjetor, pleniumi i jashtëzakonshëm i KQ të PPSH u detyrua të lëshojë pe lidhur me pluralizmin politik që e kërkonin me ngulm studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe qindra mijra punonjës dhe intelektualë të qyteteve të tjerë të Shqipërisë.
Janar . U botua projektkushtetuta e re. Neni që theksonte monopolin e PPSH mbi jetën politike është hequr. Aty figuron edhe parimi i një ekonomie mikste.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu: Ditari i një jete në Diasporë (IV)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 1:16 am

Bisedimet për çështjen e arit shqiptar, në Gjenevë

Janar. Në selinë e Misionit britanik në Gjenevë u zhvilluan bisedimet për çështjen e arit shqiptar. Ishste i pranishëm zëvëndësministri ynë i jashtëm, Muhamet Kapllani dhe zëvëndësministri i jashtëm britanik. Kishte ardhur nga Tirana edhe Ksenofon Krisafi, drejtor i Byrosë Juridike në MPJ, që e kishte ndjekur nga afër këtë problem. Unë personalisht mora pjesë në bisedime, por në fakt këtu në Gjenevë nuk isha marrë konkretisht më parë me këtë problem. Vetëm në Kombet e Bashkuara në Nju Jork isha ndeshur me këtë çështje. Ndërkohë, midis dy vendeve tashmë ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike. Muhameti e njihte mirë zëvëndësministrin e jashtëm britanik, pasi e kishte takuar edhe më parë.
Siç dihet në vitin 1946, dy destrojerë britanikë ndeshën në mina, kur po ushtronin të drejtën e tyre për të kaluar përmes Kanalit të Korfuzit. Një destrojer britanik u mbyt. Vdiqën 44 vete që ndodheshin në bordin e tij. Ndërsa destrojeri tjetër, megjithëse u dëmtua u largua. Në atë kohë, Britania e Madhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe vendosi ta mbajë një sasi ari shqiptar. Ai ishte gjetur nga aleatët në Gjermaninë jugore që nazistët e kishin tërhequr gjatë Luftës nga Shqipëria. Pasi Britania e Madhe e ngriti çështjen e incidentit të Korfuzit në Gjyqin e Hagës më 1948, ky i fundit e quajti Shqipërinë fajtore. Si dëmshpërblim Shqipëria duhej të paguante 843947 stërlina. Dihet se asnjëherë në atë kohë nuk u njoh nga ana e qeverisë shqiptare ky vendim si i ligjshëm, me argumentin se kur ndodhi incidenti nuk egzistonin as mjetet më të vogla për vendosjen e minave të tilla…
E kam ndjekur këtë çështje me interes dhe e kam studjuar edhe gjatë kohës që ndiqja Komisionin e Gjashtë Juridik në Nju Jork. Shpesh kam biseduar edhe me juristë specialistë atje algjerianë apo edhe të vendeve të tjera, por që edhe ata nuk mund t’i jepnin “dum” një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në një kohë të largët dhe të errët. Bisedoja dhe me Drejtorin tonë të Byrosë Juridike, shokun tim profesor doktor, Ksenofonin, jurist i zoti dhe me përvojë. Problemi tani shtrohej që duhej kapërcyer ai cak. Ishin bërë disa hapa të para edhe para mbledhjes së Gjenevës, që siç dukej do të ishte hapi i fundit në zgjidhjen e këtij problemi që ekzistonte prej vitesh. Në bazë të marrëveshjes paraprake u arrit që Shqipërisë do t’i dorëzohej nga ana e Britanisë së Madhe afro 1574 kilogram ari. Si shkëmbim, kjo e fundit do të merrte 2 milion dollarë nga Shqipëria. Pas bisedimeve, delegacioni britanik dha një darkë për nder të delegacionit shqiptar tek Hotel “Interkontinental”. Atë natë kam qëndruar deri vonë, pas darkës, për të dërguar njoftimin përkatës qendrës në Tiranë. Mediat u treguan shumë të interesuara, dhe i dhanë vend të rëndësishëm bisedimeve që ishin vazhdim i atyre të mëparshmeve, për të gjetur një zgjidhje sa më të pranueshme dhe rela të problemit të arit. Një frymë e re po dukej në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë me vendet europiane. Kjo më dha njëfarë kënaqësie, por nuk ishte e mjaftueshme. Duheshin bërë hapa të tjera, që duket do të duan vite të realizohen. Përsëri qëndron mbi kryet tona, hija e zezë e merhumit dhe e bashkëshortes së tij, si edhe pinjollëve të tyre…Kur do ta shohim një ditë të bardhë, në Europën e Bashkuar dhe në Aleancën e Atlantikut Verior që shqiptarët të lëvizin lirisht, si edhe popujt e tjerë europianë?!!!

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_Mario
Mario shqiptari dhe vocërakë të Kombeve të tjerë në një shfaqje‏

(Vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Alfred Papuçiu:DITARI I NJË JETE NË DIASPORË (V)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:35 am

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) U1_AlfredPapuciu

DITARI I NJË JETE NË DIASPORË (V)

Nga Alfred Papuçiu

Funksionari ndërkombëtar dhe pavarësia e tij

Gusht 1991. Kam filluar punën si funksionar i pavarur ndërkombëtar pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Një punë që më jep kënaqësi, por edhe që paraqet vështirësitë e veta, pasi ke të bësh me kolegë me përvojë të gjatë me organizatat ndërkombëtare. Janë funksionarë të kombve të ndryshme, britanikë, francezë, amerikanë, ruse, çekë, gjermanë, spanjollë etj. Jam i vetëm nga Shqipëria dhe bëj pjesë në familjen e madhe të kombeve të botës që përfaqësohen në OKB. Në zyrë jam vetëm, por here pas here vjen britaniku që merret me analizat ekonomike të shteteve. Ka vite që punon këtu dhe ka një përvojë të madhe.

Dikush më merr në telefon nga Tirana, nga MPJ, një njeri për të cilin kam patur gjithmonë respekt, dhe më thotë të ndërhyj tek zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së lidhur me demostratën e madhe që po mbahet përballë Presidencës në Tiranë. U ndodha para një çasti të vështirë. Në radhë të parë, ai që më telefononte as nuk e kishte haberin se unë tashmë isha një funksionar ndërkombëtar, pra si i tillë nuk më lejohej që të ndërhyja për një çështje që i përkiste përfaqësuesit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. Funksionarët ndërkombëtarë për veprimtarinë e tyre i japin llogari vetëm OKB-së dhe betohen se as do të marrin as do t’i japin udhëzime ndonjë qeverie, as një autoriteti të jashtëm. E dyta ishte se m’u duk se kërkesa ishte disi e stisur, për të më vënë në një qorsokak. Megjithatë, e mblodha veten dhe i thashë: “Kërkesa duhet të bëhet si në çdo rast nëpërmjet Misioneve diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara. Unë, nëse më ngarkon sekretariati ta ndjek si problem, me gjithë qef do të bëj në bazë të normave që i përmban Karta e Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, mendoj se duhet t’i drejtoheni misionit shqiptar që të ndërhyjë”. Dhe kaq.

S’kisha fare respekt për përfaqësuesin në Misionin shqiptar në Gjenevë, një njeri tepër finok që i kishte ngjitur shkallët e diplomacisë me lajkat që i kishte bërë një zëvendësministri dhe një funksionari të lartë në parlamentin shqiptar që ishte nga trevat e tij. Më kujtohej se një mik, duke e përçmuar për gjestet e tij, më kish thënë se ky “qoftëlarg” kur ishte në punë në një organizëm të tregtisë shqiptare, e detyronte pastruesen të shkonte t’i lyente këpucët(?!) Mbi të gjitha të vinte ndot kur buzëqeshte si Hurjahipi dhe i dukej ai dhëmbi i florinjtë. Ai më pare ndiqte problemet e misionit shqiptar në ministri, por shpesh nuk përgjigjej fare për hapat që duhej të merrte Shqipëria ndaj problemeve që trajtoheshin në Kombet e Bashkuara. Shpesh detyrohesha t’i jepja vetë “dum” problemeve të koklavitura që dilnin, pasi nuk mund të prisja sa “t’i ngroheshin atij llampat”

Gusht 1991. Ai profesori i shquar zviceran më dha çelësat e vilës së tij dhe m’u shpreh se gjatë pushimeve të tij mbi një mujore, mund të qëndroja dhe të banoja me familjen time tek ai. Akoma nuk isha rregulluar mirë me banesë, por nuk më vinte mirë ta pranoja. Ai gjeti mënyrën për të më bindur dhe unë kapërceja çdo ditë qytetin me biçikletë nga shtëpia e tij, për të shkuar në punë në Kombet e Bashkuara. Një kënaqësi e veçantë të banoje në një mjedis aq të bukur dhe të pastër. Aty kam lexuar shumë libra interesantë në bibliotekën e pasur, darkave, kur qëndronim në verandën e shtëpisë së profesorit. Të shtunave dhe të djelave kisha dëshirë të punoja kopshtin. Aty pranë kalonte një lum dhe shumë afër ishte Saleva. Fqinji i profesorit, një bankier, me të shoqen na ftuan edhe për darkë. Kaluam ditë të bukura në shoqërinë edhe të vajzës së profesorit, Emanuelës, që erdhi pas nja 25 ditësh që ishim vendosur aty.
Shtator 1991. Shqipëria po i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me vendet ballkanike dhe veçanërisht Jugosllavisë që është akoma teorikisht e bashkuar. Qysh nga fillimi i manifestimeve që kërkonin pavarësinë e Kosovës, rajon zyrtarisht autonom i Republikës së Serbisë, ku popullsia është përafërsisht 90 për qind me origjinë shqiptare, u duk reagimi i qeverisë shqiptare. Në shumë artikuj dhe fjalime u fol për mbështetjen e domosdoshme për vëllezërit e Kosovës fqinje, të persekutuar nga serbët dhe është kërkuar e drejta për vetvendosje nën formën e krijimit të një Republike të Kosovës, një kërkesë e papranueshme për qeverinë jugosllave. Në shtator 1991, Shqipëria njohu “pavarësinë” e Kosovës, e shpallur nga pjesa më e madhe e banorëve të saj me rastin e organizimit të një konsulte, të deklaruar të paligjshme nga ana e autoriteteve federale të Beogradit. Në këto çaste të shpërbërjes së Jugosllavisë, po shihet se tensionet midis Shqipërisë dhe fqinjit të saj verior po rriten. Natyrisht këtu as bëhet fjalë që Shqipëria të ndërmarrë ndonjë “sulm” veprues për të “pushtuar” Kosovën. Shqipëria, është në një gjendje shqetësuese për veten e saj, sikur ka dalë nga një luftë dhe nuk ka mundësi tani për tani të japë një ndihmë më të madhe vëllezërve kosovarë. Gjithashtu, edhe opinioni në Shqipëri nuk është aspak për një “bashkim” me Kosovën, por si vëllezër të një gjaku dhe një gjuhe, edhe ata duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të ligjshme për të qënë të lire në tokën e tyre amë, të trashëguar brez pas brezi.
Shtator 1991. E ndjej se ka diçka që nuk shkon. Dikujt nuk i ka pëlqyer përgjigja ime lidhur me angazhimin tim pranë Kombeve të Bashkuara dhe përpiqet të hedhë baltë ndaj meje. Këtë m’a tha edhe funksionari i lartë i atij organizmi ndërkombëtar, për të cilin kam respekt të veçantë. Unë do të vazhdoj punën time, por sidomos duhet të kem kujdes nga ai “qoftëlargu” me dhëmbë floriri që bën gam-gam, sikur unë i kam zënë vendin. Nuk e kuptoj pse duhet të egzistojë kjo cmirë ndaj një bashkëkombasi, kur ai me aq sa ka mundësi jep ndihmesën e vet, duke siguruar bursa, si dhe pjesëmarrjen në seminare për specialistët shqiptarë. A nuk duhet të bëhemi edhe ne më të ndërgjegjëshëm se sigurimi i çdo vendi qoftë edhe i thjeshtë, apo siç thuhet i shërbimeve të përgjithshme në një organizëm ndërkombëtar, do të jetë dobidhënës. Pse nuk marrim shembull nga gjithë ata funksionarë ndërkombëtarë francezë, britanikë, amerikanë, gjermanë, çekë, bullgarë, apo afrikanë, që bëhet bllok nëse cënohet vendi i punës së një bashkëkombasi të tyre?
1991. Funksionari bullgar në Departamentin e Energjisë është shumë i sjellshëm dhe shpesh herë më vë në dijeni për mundësi për bursa dhe specializime për specialistët tanë të energjisë. Ata kanë përfituar disa udhëtime studimore në Gjenevë apo edhe gjetiu nga projektet e KEE dhe PNUD-it. Edhe funksionarja turke e Departamentit të transportit është shumë dashamirëse. Ajo ka qënë edhe në Shqipëri dhe ka dhënë një ndihmesë të pakursyer. Marrëdhënie shumë të mira pune kam edhe me drejtorin tim nga Britania e Madhe, Skot, i cili ka qënë njëherë në Shqipëri në vitet 60-të por kishte qënë i detyruar të ruante mjekrën.
Shtator 1991. Ftohem të marr pjesë në konferencën dy ditore “Sigurimi evropian në vitet 90-të: problemet e Evropës Juglindore”. Konferenca zhvillohet në Rhodes të Greqisë. Ftesa m’u bë nga drejtori i UNIDIR-it, Jayantha Dhanapala. Me mua vjen dhe ambasadori bullgar, Teodor Ditcev që është një mik i imi dhe me tepër përvojë. Tashmë unë jam funksionar ndërkombëtar dhe ai vazhdon të jetë ambasador ku përfaqëson vendin e tij në Kombet e Bashkuara. Bëjmë një ndalesë në Athinë, ku na pret miku im Kastriot Robo, sekretar i parë i ambasadës. Na shëtit nëpër Athinën e bukur dhe pastaj nisemi me aeroplan për në Rhodes. Sa zbresin më bën përshtypje ai vend i bukur. Vendosemi në hotel. Papritur përpara më del ish-ambasadori ynë në Nju Jork, Abdiu. Bisedojmë miqësisht. Darka kaloi me tingujt e buzuqeve karakteristike greke dhe me mezetë e shumta. Të nesërmen filloi konferenca. Nuk kisha menduar të flisja, por duke parë se shumica e pjesëmarrësve e mirrnin fjalën, përgatita një fjalim të shkurtër, që më vonë u përfshi në botimin e Kombeve të Bashkuara për konferencën e Rhodesit. Tanimë në këtë konferencë isha tepër i çliruar, pasi kisha ardhur si një i ftuar i pavarur. Gjithashtu, kisha pranë mikun tim bullgar që çdo herë kishe qef ta dëgjoje. Ai ishte erudit dhe me shumë finesë. Fat i keq për të. E shoqja ishte tepër e sëmurë. Kjo e mundonte shumë. Kur u kthyem përsëri në Athinë, për të Gjenevë, i bleva një dhuratë simbolike për të shoqen një grua e thjeshtë ballkanase. Nuk e dij por kam një respekt të veçantë për të gjithë popujt e Ballkanit,ata që nuk i kanë ndyer duart me gjakun e kosovarëve; apo edhe për popullin boshnjak që ka vuajtur, për atë kroat, slloven ku im atë ka patur kujtime shumë të bukura të rinisë; për popullin grek, turk, bullgar, maqedonas dhe gjithë popujt evropianë.
1991. Më së fundi Karta e Helsinkit u firmos edhe nga Shqipëria. Të paktën në analet e historisë të mos mbetet prapa edhe ky vend dhe sidomos populli i saj që ka aspiruar prej kohësh, që nga Skënderbeu për Europën, duke qënë gjeografikisht në Evropë, por jo „de jure“.
1991. Në Pallatin e Kombeve vjen ministri i jashtëm shqiptar, adashi im, në një konsultë për Ballkanin. Bashkë me të ishte edhe një i njohuri im, Petriti, të cilin e kam takuar vite më parë kur ishte në ambasadë në Vjenë. Unë shkoja shpesh në Vjenë, pasi meqënëse nuk kishim akoma ambasadë në Bernë mbuloja edhe marrëdhëniet dypalëshe me Zvicrën. Ambasadori ynë në Vjenë ndërkohë ishte edhe ambasador pranë Bernës. Me të kisha shkuar edhe për paraqitjen e letërkredencialeve ,Presidentit zviceran. Më parë shkoja shpesh në Bernë dhe kisha marrëdhënie të mira sidomos me një funksionar në Departamentin e jashtëm, Nobs, i cili ishte me kulturë dhe e njihte mirë zonen e Ballkanit. Më priste gjithmonèë me kënaqësi dhe problemeve që i shtroja i jepte gjithmonë dritën jeshile. Në fakt të gjithë funksionarët e departementit të jashtëm të Zvicrës ishin të predispozuar të më ndihmonin duke e ditur se isha pothuajse vetëm dhe kisha dy kasketa: ndiqja marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare që ishin vendosur në Zvicër, por edhe marrëdhëniet dypalëshe.
1992. Shkoj më shpesh tek shitësi ambulant maroken Idriz, i cili më shërben me kulturë fruta dhe zarzavate të stinës. Është një treg i madh në Francë, tek Ville – la Grande dhe të jep kënaqësi sikur edhe të shkosh të kalosh një orë ditën e djelë. Shpesh shkoj edhe tek shitësit e katër stinëve në Gjenevë që sidomos janë turq dhe blej fruta dhe zarzavate të freskëta.
1992. Sot pashë në shtypin shqiptar disa pasazhe të një studimi tim të dikurshëm mbi marrëdhëniet me vendet e Shoqatës Europiane të Shkëmbimit të Lirë (AELE), ku bën pjesë edhe Zvicra. Ato janë rimarrë fjalë për fjalë nga një “kandidat shkencash” në ekonomi që e njoh. U çudita si ai njeri guxon të mos citojë të paktën burimin se ku e ka marrë atë studim! I thashë dhe një mikut tim se mos duhej t’i shkruaja një letër atij merhumi, por më sygjeroi ta lija në „kënaqësinë“ e tij të vjedhjes së punës së tjetrit. Dhe nuk ishte hera e parë që ndodhnin fenomene të tilla të shëmtuara. Sulua më thoshte se dikush kishte marrë edhe nga studimet e tij për OKB-në dhe i kishte përvetësuar si të tijat.
Vazhdimi i studimeve të Larta Europiane në Universitetin e Gjenevës po më ndihmon për të patur një pamje më të qartë të problemeve evropiane, dhe sidomos atyre që lidhen me vendin tonë. Një Universitet i dytë ku merr një formim më të plotë për problemet ekonomike, juridike, sociale, rajonale e politike të Evropës. Të kësaj Europe moderne që ka vazhduar trashëgiminë e Greqisë antike, të perandorisë romake dhe të kristianizmit. Studimi i çështjeve europiane të shtyn të gërmosh më tepër për vlerat e individit, lirinë, pluralizmin, Shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe përparësinë e demokracisë. Nuk i kemi njohur më parë, apo më mirë të themi nuk na i kanë mësuar në shkollë figurat e atyre që shkrinë energjitë për Europën, si Denis De Rougemont, Alfred Borel, Jean Monnet, Robert Shuman.
Mars 1992. I ndjek me kujdes zhvillimet e bashkëpunimit të Bashkësisë Europiane me Shqipërinë. Në Bibliotekën e Pallatit të Kombeve, e shoqja gjermane e një të njohurit tim, një grua shumë simpatike dhe e sjellshme, më jep gjithmonë libra apo shkrime ku flitet për Shqipërinë. Për shembull, marr vesh se më 11 mars 1992, Parlamenti europian vendosi të miratojë bisedimet për një marrëveshje të tregtisë dhe të kooperimit midis Bashkësisë Ekonomike Europiane dhe Republikës së Shqipërisë. Parlamenti theksonte se ndihma e drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë është një domosdoshmëri absolute për t’i garantuar popullsisë një nivel minimal jetese dhe me afat të mesëm, zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis Bashkësisë dhe Shqipërisë, veçanërisht me rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimet, të cilat përbënin një mjet më të përshtatshëm për të mbështetur zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Demokracia e brishtë në Shqipëri ka nevojë për një ndihmë konkrete për krijimin e institucioneve demokratike, për shkëputjen e tyre nga kthetrat e njerëzve nostalgjikë të diktaturës së E.Hoxhës që e mbajtën vendin larg proceseve mirëbërëse europianoperendimore.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:37 am

Korrik 1992. Me miqtë e mij funksionarë ndërkombëtarë bisedoja mbi mundësitë që mund të krijoheshin lidhur me ndihmën që i duhej dhënë Shqipërisë në këtë periudhë tranzicioni. Mundësitë ishin të shumta, veçse duhej vepruar shpejt dhe i duhej përgjigjur sa më parë kërkesave për të dhënë njoftime për zhvillimin, si edhe ku duhej përqëndruar ndihma e bashkësisë ndërkombëtare. Sidoqoftë, në këtë drejtim po bëheshin hapa. Më 22-23 korrik 1992, në Tiranë organizohet mbledhja e Grupit të 24-tërve. Mbledhja u drejtua nga Frans Andriessen, zëvëndëspresident i Komisionit. Ajo pati si synim që të hartohej një strategji me afat të mesëm lidhur me masat e ndryshme mbështetëse për procesin e reformave politike dhe ekonomike në Shqipëri. Grupi i të 24-tërve përgëzoi qeverinë shqiptare për përparimet në demokratizimin në Shqipëri dhe ngulmoi mbi domosdoshmërinë për ndjekjen e ndihmës humanitare urgjente dhe veçanërisht që të mbuloheshin nevojat ushqimore deri në korrjet e vitit 1993. Ju dha përparësi sidomos rëndësisë për një mbështetje sektorit bujqësor ku punojnë 65 për qind e fuqisë punëtore në Shqipëri, me qëllim që vendi të ecte në rrugën e plotësimit vetiak për ushqime.
Tetor 1992. Bashkësia Europiane vendos, duke patur parasysh ashpërsimin e gjendjes ekonomike në Shqipëri, ta fusë këtë vend në listën e vendeve përfituese të programit ECIP (European Community Investment Partners), domethënë për të shpejtuar investimet e vendeve të Bashkësië në Shqipëri.
Nëntor 1992. Shumë biznesmenë shqiptarë që banojnë jashtë shtetit ndjekin me vëmendje të veçantë zhvillimet në Shqipëri. Disa prej tyre kanë ndërmarrë studime dhe po bëjnë investime për të krijuar baza të shëndosha sidomos në fushën e tregtisë, e në përgjithësi të ekonomisë, me vendin e tyre të origjinës. Konstatohet një veprimtari në rritje sidomos e shqiptarëve të Kosovës që banojnë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, sidomos në fushën e shërbimeve dhe tregtisë me pakicë. Shpesh ata kanë edhe njerëz të familjeve të tyre në Shqipëri, kështu që lidhja është më e lehtë dhe fitiprurëse për të dy palët.
Në fushën ndërkombëtare shihet një rritje e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkësinë Ekonomike Evropiane/ programi PHARE, me PNUD-in, UNICEF-in, OMS, Komisariatin e Lartë për Refugjatët, Organizatën Ndërkombëtare të Punës, Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën etj. Duke parë numrin në rritje të partnerëve të huaj, qeveria shqiptare vendosi të krijojë në gjirin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, një departament të ngarkuar me koordinimin e ndihmës nga jashtë. Shqipëria do të ishte e udhës që të krijonte sa më parë “zona të lira”, sepse ato do të japin mundësi për tërheqjen e kapitalit të huaj, por akoma këtë nuk e lejon konteksi politik. Megjithatë, programi i tranzicionit drejt ekonomisë së tregut– objektiv drejt të cilit shumica e kandidatëve e kishin afishuar gjatë fushatës elektorale, ishte për një privatizim të kufizuar për sektorët kryesorë të ekonomisë, tregtisë, industrisë së lehtë, asaj minerare, turizmit, transportit. Në fushën e bujqësisë, ju shpërnda toka çdo fshatari ish anëtar koperative ose banor i fshatit me 0,1 hektarë tokë për çdo fshatar. Por doli problemi se parcelat e tokës së shpërndarë nuk jepnin mundësi për krijimin e një bujqësie të mjaftueshme për të plotësuar nevojat vetiake, si edhe për konsum.
Dhjetor 1992. Jam duke çfletuar librin e ish-profesorit tim të ekonomisë së shërbimit në Intitutin Evropian të Gjenevës, profesor Orio Giarinit, me titull: “Rreziqet e sigurisë”. Profesori i shquar, që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara, në Universitetin Austin, jep disa mesazhe të qarta se si duhen përballuar rreziqet në një ekonomi të re shërbimi. Libri do të më vlejë shumë për studimin tim: “Shqipëria dhe Europa: perspektiva të integrimit”. Më pëlqen kur spjegon profesori, pasi i ka frazat shumë të qarta dhe jep shembuj konkretë e domethënës. Është ndër të tjera Sekretar i përgjithshëm nderi i Lëvizjes federaliste evropiane dhe anëtar i Klubit të Romës.
Dhjetor 1992. Në kohën kur shoqëria dhe morali shqiptar kalonin një periudhë tranzicioni drejt ekonomisë së tregut, në kryeqytetin Tiranë, por edhe në qytete të tjerë, dyqanet e artikujve të luksit, të importuar, afishonin me gërma të mëdha reklamat për “Koka-Kolën”, “Marlboron”, si dhe reklama për ndërmarrjet që prodhonin kostume popullore. Në gazeta shihet të flitet për linjën ajrore private “ADA AIR” të Julien Roch me bashkëpronar Marcel Skëndon, që mbulon Tiranën – Barin – Tiranë; “Nderalb” ndërmarrje private e ndërtimit që ndërton hotele, objekte tregtare etj. Mentaliteti ka evoluar në Shqipëri. Vete shqiptarët e kanë parë nevojën e “informacionit publicitar”. Lindi dhe një treg publicitar që as ekzistonte më parë. Cdo ekonomi tregu ka një industri të rëndësishme reklamash. Një bashkëpunim mbi baza të shëndosha me agjencitë perendimore të reklamës do të jepte mundësi të gjenden dhe rrugë të tjera të mundëshme për të tërhequr klientelën.
Shkurt 1993. Sipas një sondazhi të EUROBAROMETRIT, afro një banor në dy (45 për qind) “mendon se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore të vendeve të tyre përparon shumë ngadalë; një banor në tetë (12 për qind) “mendon se ky proces po bëhet siç duhet” dhe një në pesë (15 për qind) “shumë shpejt”. Në Shqipëri, sipas një sondazhi të sipërpërmendur, 56 për qind e personave mendojne se procesi i privatizimeve të ndërmarrjeve shtetërore përparon shumë ngadalë, 21 për qind mendojnë se ai përparon siç duhet dhe vetëm 13 për qind mendojnë se ai përparon “shumë shpejt”. Sipas dokumentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERD) “Strategy for Albania”, BERD po kryen tani veprimtari konkrete të privatizimit dhe të ristrukturimit në dy sektorë kyçe: kromin dhe turizmin që me sa duket do të luajnë një rol model për transakcionet e ardhshme në industritë kryesore. Janë vënë re disa përparime të rëndësishme në vendosjen e një kuadri ligjor për zhvillimin e sektorit privat. Janë miratuar një numër ligjesh nga ana e Parlamentit shqiptar. Fushat që mbluon legjislacioni janë: ndërmarrjet shtetërore, falimentimet, përparësia e zhvillimit ¨të zonave turistike, liberalizimi i çmimeve dhe i tarifave, investimet e huaja, ndërmarrjet private.
Megjithatë, kapitali kombëtar është jo vetëm i pamjaftueshëm por edhe i ndarë keq. Në veçanti, një pjesë e rëndësishme ndodhet akoma në duart e ish nomenklaturës që përfitoi nga mugesa e legjislacionit përkatës për të akaparuar pasuritë e popullit. Dhënia e pronësisë kësaj kategorie njerëzish nuk është e pranuar tanimë as nga populli, as nga qeveria e re demokratike. Duhet theksuar se një nga faktorët negativë që pengojnë fluksin e kapitaleve të huaja në Shqipëri është fakti se gjatë më tepër se 45 viteve, investimet e huaja nuk lejoheshin në vend. Domethënë ky është një faktor politik. Ka më tepër se një vit që tensionet shoqërore dhe pastabiliteti politik ishin gjithashtu në disfavor të investimeve të huaja. Tani nuk ka më tensione sociale të dukshme, por pranë kufinjve të Shqipërisë, sidomos në Veri të saj, në ish-Jugosllavi gjendja është e acaruar. Topat dhe lufta në Bosnjë –Herzegovinë nuk shkatërojnë vetëm Sarajevën, por ushëtima e tyre godet edhe projektet e investimit në vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Maj 1993. Zvicra është anëtare e Shoqatës Europiane për Shkëmbimin e Lirë (AELE). Në këtë kuadër, Shqipëria duhet të përfitojë nga përvoja e këtij vendi të vogel, por me një potencial të pamasë. Krijimi i një zone të shkëmbimit të lire ka qënë dhe mbetet qëllimi i bisedimeve midis vendeve të AELE dhe Europës Lindore. Këto marrëveshje parashikojnë një liberalizim të shpejtë të shkëmbimeve. Shqipëria ka si synim të diskutojë problemin e një ndihme teknike dhe financiare të AELE duke realizuar një program për zhvillimin e tregtisë dhe inkurajimin e eksporteve shqiptare. Duke ju përgjigjur kësaj kërkese AELE organizoi dy kurse intensive mbi ekonominë e tregut, më 19 prill 1993 dhe 17 maj 1993. Programi i edukimit të AELE përfshin edhe Shqipërinë dhe dhjetë studentë shqiptarë do të pranohen në vitin akademik 1993/94.
Qershor 1993. Rangu i partnerëve ekonomikë të Shqipërisë në 1992 ka ndryshuar në 1993. Natyrisht, Italia është furnizuesi i parë dhe klienti i parë i Shqipërisë. Si përsa i përket ndihmës humanitare, ashtu edhe në fushën dypalëshe, Italia është në krye të partnerëve perendimorë. Jo vetëm lidhjet midis dy vendeve janë të shumta dhe të vjetra, por nga ana tjetër Roma përpiqet të krijojë kushtet që të mos jetë përballë një fluksi masiv të mijra shqiptarëve. Kështu që ajo po përpiqet të bëjë një punë parandaluese, duke kontribuar sa të jetë e mundur në ngritjen e ekonomisë shqiptare. Tabela e investimeve është domethënëse: nëse investimet në projekte me afat të shkurtër dhe të mesëm në 1992 ishin 27 milion dollarë, në 1993 ato arritën në 37 milonë dollarë, sidomos në fushën e infrastrukturës, bujqësisë, telekomunikacioneve, turizmit dhe sektorit energjetik.
Qershor 1993. Gazetari i TV Suis Romandë, Pjer Bardë na fton bashkë me Rozën në shtëpinë e tij në Zhento. Është një shtëpi e ndërtuar bukur, me stil të vjetër, në pronën e trashëguar nga të parët e tij. Aty pranë ka edhe vreshtat prej nga merr çdo vit prodhimin e një vere të mirë. Ai është i pasionuar pas letërsisë dhe sidomos pas Ismail Kadaresë, veprat e të cilit në frëngjisht zënë vendin kryesor në Bibliotekën e tij të pasur. Ka patur shumë dëshirë të realizojë një intervistë me shkrimtarin tonë mbarëkombëtar. Më flet me simpati për vizitën e tij të dikurshme në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. E shoqja, Liza arkitekte na tregon për restaurimet e fundit të bëra në një kishë të vjetër të Gjenevës. Një nga vajzat e tij vazhdon zhirimin e filmave në Belgjikë dhe është bërë një kineaste me emër. Ndërsa tjetra është e pasionuar pas ecjes me kuaj.
Tetor 1993. E ndjek me vëmendje ecurinë e marrëdhënieve të vendit tim me organizmat ndërkombëtare. Personalisht nuk mund të ndikoj në mënyrë të veçantë, pasi nuk dua që dikush të thotë “po ndërhyn në punët tona”. Por si shqiptar e ndjej për detyrë që të jap një ndihmesë modeste. Në Organizatën Ndërkombëtare të Punës ku kam filluar të punoj si funksionar P-4, në Drejtorinë e Edukimit Punëtor, gjej mundësi sidomos në Departamentin e Ndihmës Ekonomike dhe në atë të Europës, me Di Bernardon që të stimulohet organizimi i seminareve edhe në Shqipëri, me fondet e Organizatës apo dhe fonde të tjera të mundshme. Kam përgatitur disa materiale interesante për këto seminare, me ndihmesën e kolegëve të mij, të cilat pastaj u përmblodhën në një libër të veçantë. Gjithashtu kam përshtatur botimet bazë të OIT në shqip të cilat dërgohen pastaj në Shqipëri për sindikatat apo punëdhënësit, lidhur me kontratat kolektive, si duhen duhen zhvilluar bisedimet e përbashkëta midis pronarëve dhe punonjësve. Tek Departamenti i Botimeve dhe Licensave gjej një përkrahje të plotë nga drejtori i këtij departamenti, danezi Ivan Elsmark. Ai është një njeri me tepër horizont dhe shpesh flas me të për probleme që lidhen me botimet. Kam si udhërrëfyes në OIT dhe zotin Mishel Servé, belg por që ka një përvojë të pasur. Ka qënë këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm e tani është drejtor Departamenti dhe nxjerr revistën prestigjioze të OIT. Formimin e ka si jurist. Disa herë më ka ftuar me time shoqe në shtëpinë e tij, ku fton edhe kolegë të tjerë. Shpesh bisedojnë për udhëtimet e shumta që bëjnë jashtë. Unë dhe Roza përpiqemi të shprehim diçka me modesti, megjithëse s’para se kemi dalë shumë jashtë Zvicre, për shkak të preokupacioneve familjare. Maja e shoqja e Mishelit është profesoreshë e frëngjishtes në Kombet e Bashkuara, tepër e sjellshme dhe e thjeshtë. Në OIT kam shoqëri të mirë dhe e respektojmë njeri tjetrin. Sidomos flas edhe me çekun Zdenek Gregor, jurist i dëgjuar i cili e njeh mirë temperamentin tonë. Atij i drejtohem kur kam ndonjë material juridik dhe që duhet dhënë në gjuhën shqipe me terma sa më të sakta. Di Bernardo i Departamentit të Europës është tepër serioz, por dashamirës dhe shpesh më flet për ecurinë e marrëdhënieve të OIT me institucionet përkatëse në Shqipëri. Ai kërkon edhe mendimin tim personal për disa çështje që lidhen me marrëdhëniet me shqiptarët. Marrëdhënie të mira kam edhe me departamentin e manaxhimit ku herë pas here jap ndihmesën për hartimin e materialeve për Shqipërinë.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:37 am

Nëntor 1993. Ekonomia e tregut krijon kushte të favorshme për veprimtarinë private dhe perspektivat janë të favorshme me afat të mesëm për Shqipërinë. Edhe nëse monopoli shtetëror vazhdon akoma në fushën e turizmit, janë bërë disa rregullime që nga 1991, duke përfshirë edhe format e reja të pronësisë dhe infrasktrukturës turistike, si edhe rajonet e hapura për turizmin ndërkombëtar.. Duhet thënë se deri së fundi, përveç “Albturistit”, nuk u krijua ministri turizmi, as agjenci paralele që duhej të nxisnin turizmin në Shqipëri. Përveç kësaj, për shkak të kufizimeve burokratike, si disa “zona ushtarake” dhe kushtet e vjetruara, kanë sjellë si rezultat që shumë rajone turistike janë lënë mënjanë dhe përveç shqiptarëve dhe “marksistë-leninistëve”, aty nuk mund të afrohej njeri deri vonë. Duhet zhvilluar patjetër turizmi, si në të gjitha shoqëritë moderne evropiane. E ardhura për çdo frymë nga turizmi në Shqipëri është akoma 1-3 dollarë, e krahasuar me 230 dollarë në Greqi. Greqia siguron sipas Biznes Njuz-it çdo vit një përfitim neto prej 2,5 bilion dollarë, Turqia afro 2,5 bilion dollarë dhe ish-Jugosllavia siguronte në një vit 2,1 bilion dollarë. Shqipëria ka një potencial tërheqje për turistët të konsiderueshëm. Karakteri i saj me male, 472 km e bregdetit të saj, Riviera shqiptare, liqenjtë, parqet, pyjet, gërmimet arkeologjike, kultura, muzetë, mikpritja e shqiptarëve janë një shans i virgjër që duhet të tërheqë kuriozitetin e turistëve.Gjithashtu mundësitë janë të shumta me krijimin e lehtësive portuale, apo me tërheqjen e mallrave të huaja që mund të kalojnë tranzit nga porti i Durrësit, për në Maqedoni apo gjetiu. Porti i Selanikut thith pjesën më të madhe të mallrave që shkojnë në këto rajone. Mijra tonelata mall, grurë, misër, vaj, sheqer etj., mund të stokohen në Shqipëri dhe pastaj të kalojnë në destinacionet përkatëse. Ky është një problem që është ngritur por nuk mund të gjejë zgjidhje nëse ekziston skeptiçizmi apo neglizhenca.
Maj 1994. Mora vesh se paska ndruar jetë drejtori i muzeut të aparateve fotografikë në Vevei. Nuk ishte shumë i moshuar. Më kujtohet kur hapëm ekspozitën me pamje fotografike nga Shqipëria dhe erdhën shumë miq e dashamirës për ta vizituar. Ishte njeri shumë i mirë, i sjellshëm, me tepër kulturë. Kishte një « kavë » të shkëlqyer me verërat më të mira. Priste me padurim festën e bukur të vreshtarëve që organizohet zakonisht çdo 25 vjet por që nuk arriti ta shohë. Kujtonte edhe nga tregimet e paraardhësve dhe ato që kishte pare vetë “Festën e Vreshtarëve” të vitit 1889, 1905, 1927, atë të verës 1955, 1970, të cilat kishin marrë një famë botërore. Shumë spektatorë kishin ardhur nga larg për të mbushur vendet ku jepeshin shfaqjet dhe për të duartrokitur muzikantët e dëgjuar Hugo de Senger dhe Gustave Doret, poetin René Morax, piktorë si Jean Morax dhe Ernest Biéler. Të rralla janë familjet në Vevei që nuk kanë vreshtarë si anëtarë të familjes së tyre. “Shtëpia e bukur” e krijuar në shekullin e 15-të dhe e restauruar në 1733, si kala, është selia e “Vëllezërve vreshtarë”. I çoja herë pas here nga një shishe konjak « Skënderbeu » dhe kur e takoja gjithmonë më servirte nga një gotë nga vera e mirë e vreshtarëve të Veveit.
Qershor 1994. Rëndësi ka sipas edhe bisedave me analistë dhe që merren me problemet e vendeve në tranzicion, që të zhvillohen edhe shërbimet në Shqipëri. Profesor Orio Giarini, profesori im i nderuar i ekonomisë së shërbimit, thotë në studimin e tij me titull: “Shoqëria e konsumit përballë ekonomisë së shërbimit”, Gjenevë, 1992: “Në rast se ne shohim sot çdo sektor të veprimtarisë ekonomike, do të rezultojë se pjesa kryesore e sistemit të prodhimit dhe të shpërndarjes të të mirave materiale dhe të shërbimeve përbëhet nga shërbimet e çdo lloji. Për çdo prodhim që blejmë, qoftë kjo veturë apo qilim, kostoja e prodhimit apo e fabrikimit rallë mund të kalojë 20-30 për qind të çmimit përfundimtar. Kostoja e funksionimit të sistemit kompleks të shërbimit dhe të shpërndarjes përfaqëson gjërësisht 70-80 për qind të çmimit përfundimtar. Kjo tregon se funksionet e shërbimit janë sot në zemër të shqetësimeve dhe të investimeve edhe tek ndërmarrjet industriale më tradicionale”.
1995. Gjatë këtyre viteve si funksionar ndërkombëtar kam mësuar shumë lidhur me funksionimin e tyre, por edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit të vendeve të vogla me to por edhe të tërheqjes së fondeve. Vetëm se në këto raste duhet vepruar shpejt, pasi koha nuk pret.
3. Qershor 1995. Sot u shkrova një letër dy të afërmve të mij. Ndër të tjera u thashë: “Të dashurit e mij! Pas kaq vitesh, vendosa t’u shkruaj. Im atë ka 20 vjet që është larguar nga kjo tokë, atë ditë të fillimit të qershorit, atje në Shkodër ku e donin dhe ai i donte dhe i respektonte shkodranët. E ndjente veten të çliruar dhe i harronte brengat dhe hallet. Kishte miq e shokë si Lajden, Skënderin e shumë shkrimtarë, letrarë e piktorë që i kishin faqet e “Fatosit” gjithmonë të hapura për shkrimet apo skicat e tyre. Pas vdekjes së babait, të them të drejtën kam shkruar, por jo aq, pasi nuk kisha besim në vetvete. Ai m’i shihte të gjitha shkrimet e mija, m’i redaktonte dhe kur nuk i pëlqente diçka m’a thoshte haptaz. E kisha baba por edhe shok që asnjeri nuk m’a ka zëvëndësuar në jetë. Edhe sot e kësaj dite e ndjej sikur e kam pranë e sikur më këshillon. E shoh shpesh në ëndërr. Do të kisha dashur të kishte jetuar më shumë edhe për veten, por edhe për mua, pasi do ta kisha udhërrëfyes të çmuar për hallet që kam kaluar. Nejse jeta kështu është. Mjekësia nuk bëri dot gjë atëhere, para dëshirës së njerëzve për të jetuar edhe Tuni pranë të afërmve të dashur. Iku shumë shpejt. Dy pengje më kanë mbetur: që nuk e gjeta gjallë kur shkova në Shkodër dhe i thashë mjekut të bënin diçka për të, pasi m’u duk se hapi sytë kur hyra unë. E dyta: nuk e kam zërin e tij. Kaseta e vetme, me sa kujtoj u muarr atëhere nga Ed M. që nuk e ktheu më. Sigurisht që ai nuk e ka ruajtur. Do të kisha dëshirë, dhe të drejtohem ty B., si njeri i afërt, nëse ke ndonjë kujtim të babait, nga zyra e tij tek “Fatosi”, të lutem m’a jep dhe ta kthej përsëri. Dua të shkruaj prapë për të, pasi ndjehem borxhli ndaj atij njeriu shumë të mirë e të pastër, që bëri tepër jo vetëm për të afërmit e tij. Pra m’i dërgo dhe t’i kthej përsëri. Unë jam shumë i kujdesëshëm në këto gjëra. Më kujtohet kur isha i vogel, në bodrumin e shtëpisë së Kristaq Shtëmbarit kam gjetur libra të shumtë me autografin e babait, por asgjë nuk mora nga to, jo vetëm se isha në moshë të vogel, por edhe pse më dukej sikur nuk më përkisnin mua, megjithëse kishin firmën e tim eti dhe do të ishin kujtim i bukur për mua…” Im atë lexonte shumë edhe më vonë, kishte një korespondencë të pasur me të afërm dhe dashamirës të letërsisë, por shumë prej tyre tashmë nuk i kam“.
“Pa e zgjatur, po ju dërgoj një pjesë të shkrimeve që u thashë, që do të mbeten vetëm midis nesh, derisa, nëse mund të piqet mendimi, të shohin dritën e botimit…”
5 qershor 1995. Shpesh bie në pesimizëm, kam një karakter të vështirë, por të pastër si babai, Tuni i paharruar që e shoh shpesh në ëndërr, sikur më këshillon për hapat që duhet të ndërmarr: nuk i duroj meskinitetet, flas hapur për diçka që nuk shkon, megjithëse koha sot është ndryshe. Nuk duhet të flasësh, sidomos me disa, pasi të nxjerrin sytë. Kombi ynë do të ecte më përpara po ta donim njeri tjetrin si çifutët, italianët, spanjollët, britanikët, amerikanët. Unë pata fatin të kaloj një pjesë të jetës sime me njerëz të kombeve të ndryshëm në Kombet e Bashkuara, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në Byronë Ndërkombëtare të Punës etj., dhe të them të drejtën shqiptarët nuk mbeten pas, si nga formimi, si nga sjellja, por kanë fatin e keq se vijnë nga një vend i varfër, që nuk ka këllqe të japë të holla për organizatat ndërkombëtare, pra edhe vendet për të në këto organizata janë me pikatore. Edhe ai që ka mundur të gjejë një vend në to, herë pas here ha shkelma nga meskinët, burracakët që hedhin gurin e fshehin dorën, sa që ai është i detyruar të gjejë ndonjë qoshe diku, që të mos duket, e jashtë dëshirës së tij, të mos bëjë më tepër për të ofruar bursa apo pjesëmarrje në seminare, pasi mund të marrë “damkën” e ndërhyrjes nga ndonjë “qoftëlarg” që nuk sheh më tepër se rrezja e ngushtë e tij...
Korrik 1995. Marcel Cellier na ka ftuar tek shtëpia e tij në Shebrë. Aty është edhe e shoqja, Aleksandri, i biri, si dhe nusja e djalit. Ai më dhuron diskun e ri që ka realizuar me muzikë shqiptare me një shoqëri franceze. Përsëri shpreh dëshirën të realizojë nga ato këngë që ka grumbulluar me “nagrën” e tij, një disk me muzikë popullore shqiptare, duke patur mbështetjen e autoriteteve të kulturës në Shqipëri. Nuk di si të veproj pasi në fakt nuk më takon mua të merrem me realizimin e dëshirës së mikut tim, sidoqoftë e transmetova kërkesën e Marcelit. Ky njeri është pritur me respekt të veçantë në disa vende të Ballkanit, ka realizuar me kompetencë disa emisione të bukura për muzikën popullore shqiptare në Radio Suisse Romandë, por nuk e kuptoj se ku duhet të konsistojë angazhimi i tij për realizimin e një disku, kur ne si shqiptarë kemi interes ta tërheqim një figurë të tillë të njohur botërisht në fushën e muzikës “arkaike”, popullore...

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:38 am

Puna tek multinacionalja amerikane

dhjetor 1996. Kam filluar punën në një shoqëri multinacionale. Kam një kontratë të rregullt me afat të pacaktuar. Puna me organizatat ndërkombëtare ishte gjithashtu dobiprurëse për mua. Atje mësova shumë. Me punën time arrita edhe postin e profesionistit P-4. Por nuk kisha ndonjë mbështetje të veçantë nga vendi im. Megjithëse këshilltari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ish drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, francezi Francis Blanshard, më thoshte gjithmonë: “Alfred, duhen vetëm dy gisht letër nga autoritetet shqiptare dhe unë do të bisedoj për një post që ti e meriton”. Nuk e di por e kisha bezdi t’i lutesha dikujt atje në Tiranë dhe mbi të gjitha kisha patur një përvojë të hidhur me një “qoftëlarg” që në vend të vinte vetullat nxorri sytë. Tregoi veten por edhe mua më dëmtoi. Më kujtohet se një funksionar i lartë amerikan në UNCTAD që e kisha koleg dhe mik, më kishte thënë një ditë: “Dikush nga shqiptarët që punon në një organizëm ndërkombëtar në Tiranë i ka thënë drejtorit të këtij organizmi se ne të dy s’kemi pse merremi me projektet që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Kjo është e pabesueshme. Të vësh duart në kokë. Ti dhe unë po ndihmojmë në mënyrë modeste për projekte me vlerë dhe këtë mund ta bënim edhe për një vend tjetër kudo në Ballkan apo Europë. Cfarë emri mund t’i vihet një logjikë të tillë që dëmton ecurinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare. Unë vete ndoshta do të tërhiqem pak, pasi mund të ndihmoj një vend tjetër ballkanik me përvojën time, por ti në asnjë mënyrë nuk duhet të tërhiqesh…”
Mora vesh se ambasadori shqiptar, para se të largohet nga detyra ka bërë një kërkesë në OIT dhe organizma të tjera ndërkombëtare që unë të mund të vazhdoj punën atje si funksionar ndërkombëtar. Siç duket dikush atje në Tiranë, një këshilltar i Presidentit, që ka qënë për disa muaj në Gjenevë dhe shpesh bisedonim sëbashku, ka menduar se unë jam i vlefshëm edhe duke qënë funksionar i pavarur, për vendin tim. E vlerësoj një përçapje të tillë nga ana e ambasadorit, për të cilin kam respekt, por tani është tepër vonë. Unë kam filluar punën tek shoqëria multinacionale, në sajë të këmbënguljes edhe të mikut tim italian Roberto i cili ruan si kujtim të mirë që unë e kam ndihmuar dikur për të përfunduar një biznes për grurin me Shqipërinë. Më mungojnë kolegët e mij të punës tek Departamenti i Botimeve dhe Licensave të Byrosë Ndërkombëtare të Punës, ku kalova disa vite gëzimesh, përpjekjesh dhe kënaqësish të përbashkëta. Më mungon Denisi, Fabio, Ivani, Shërlei, Zhan-Mari, Irma, Beatris e shumë të tjerë. Shoh shënimin e drejtorit tim Elsmark i cili përveç karakteristikës shumë të mirë për mua, në një kartëpostale më shkruan ndër të tjera: “We have very much appreciated to have you as a collegue in PUBL. We wish you and your family all the best in 1996. Ivan Elsmark”. (Ne kemi vlerësuar shumë që ju kemi patur si koleg në PUBL. Urojmë për ju dhe familjen tuaj çdo gjë të mirë në 1996. Ivan Elsmark). Ndërsa Beatris më shkruan: “Kurajo Alfred. Kujtoju se gjithmonë diku ndodhet edhe një qoshe qielli ku jemi edhe ne. Të dërgoj miqësisht këtë mesazh”. “ Gjithmonë është një rreze drite që ndriçon edhe për ne. Fat të mbarë dhe mos na harro. Zhan-Mari”. Ndërsa Denisi, informaticien i zoti që shpesh më nxirrte nga situata kur nuk “punonte” mirë ordinatori më shkruan: “I dashur Alfred! Faleminderit shumë për punën tënde të çmuar dhe sjelljen tënde shëmbullore. Mirupafshim së shpejti. Sinqerisht. Denisi”.
Këta miq më kujtojnë gjithmonë thënien e “Kathleen Partridge” që shkruante për “Miqësinë”: “Miqtë e vjetër janë si këpucët e vjetra, ne kemi kaluar sëbashku shumë rrugë. Le t’i njohin ata përpjekjet tona dhe të ndajnë frikat tona më sekrete. Ata kanë ecur me ne dhe ne i kemi pritur, kur ne shpresonim për ditë më të mira, si në shqetësim apo në lavdi, të varfër si Xhobi, krenar si një mbret, dhe megjithëse për arsye të ndryshme, këpucët grisen dhe miqësia shteron, ne humbim një pjesë të jetës sonë, pas çdo zënke me një mik”.
Dhjetor 1996. Ben Nati, djali i një vajzës së dajës së tim eti, vjen nganjëherë në Gjenevë. Është i muhabetit dhe ka shumë shaka. Më tregon historinë e atij Sokolit që i hypi aeroplanit për në Gjenevë dhe nuk e dinte fare frëngjishten. Kur e pyetën si ja bëre me gjuhën. Ai ishte përgjigjur: Ke parë ti, sa hyra në Zvicër m’u zgjidh gjuha. Më erdhi një frëngjishte e bukur. Vajta dhe në restaurant dhe kamarjeri më tregoi disa djathra, duke më treguar me gisht, një lloj djathi që nuk ja mbaj mend emrin: “A e njeh këtë djath?”. “Unë i thashë, përgjigjet Sokoli, vij nga vendi i djathit, Gjirokastra”...Beni na tregon dhe një histori tjetër. Vite më parë, ministrja e arsimit shqiptar, do të priste një delegacion nga Zvicra. E shqetësuar merr në telefon dikë dhe i thotë: “Lutemi, na gjeni një përkthyes për zvicerançen, se presim një delegacion të rëndësishëm!!!”
Janar 1997. Napolon Roshi nga Ljubljana më dërgon me një dedikim librin e tij “Terminologji, ngjarje, organizata, Personalitete shqiptare dhe botërore”. Në të ndër të tjera ai shkruan” Shokut tim Alfred Papuçiu, me respekt dhe dashuri, Ljubljanë, 21.01.1997”. Më kujtohet se kur u botua libri im, vite më parë, për “eurokomunizmin”, ai më përshëndeti përzemërsisht dhe në faqet e gazetës “Bashkimi”, si dhe në “Drita” ku unë isha bashkëpunëtor i rregullt i faqes së katërt, bashkë me Shaban Muratin dhe Kastriot Gjinin, dilte rregullisht për 3 javë rresht citimi i botimit të librit tim. Pastaj, papritur një heshtje. Më thanë se libri ishte hequr nga qarkullimi (ndërkohë ishte shpërndarë një pjesë e mirë e tij), pasi E.Hoxha nuk e kishte përdorur deri atëhere akoma termin “eurokomunizëm” në fjalimet e tij. Megjithatë, libri u pëlqye dhe ishte një punë e gjatë e skedimeve dhe analizave të mija lidhur me “eurokomunizmin”, figurat e tij kreysore, Marshenë në Francë, Kariljon në Spanjë dhe Berlinguerin në Itali. Libri përmbante sidomos fakte nga jeta e këtyre “eurokomunistëve” apo manjatëve të tjerë “eurokomunistë” që shpesh mendonin për interesat e tyre vetiake dhe aspak për popujt e tyre.
Dhjetor 1997. Detyrohem të shkoj në Tiranë lidhur me një biznes që multinacionalja jonë amerikane ka realizuar me disa kompani shqiptare. Njëra nga to që e quan veten si më e forta ka nxjerrë një problem të kotë dhe pa baza. Kur të tjerët festojnë Krishlindjet unë shkoj në Durrës tek anija e mbushur me mall, bashkë me kolegun tim francez dhe përfaqësuesin e Shoqërisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë. Atje na presin disa përfaqësues të kompanive, disa “profesorë” (njeri prej tyre kishte qënë student në Zvicër dhe disa herë kishte shërbyer si ciceron për të fituar ndonjë frangë më tepër, kur vinin ansamble shqiptare për të dhënë shfaqje). Kërkova kapitenin e anijes. I thashë të na përgatitet një drekë me ushqimin që kishte ardhur. Pijet do t’i paguaja unë. Ftova të gjithë të hanim drekë sëbashku. U theksova se unë do ta ha i pari ushqimin e përgatitur me mallin që ka ardhur enkas për juve. Nëse unë pësoj ndonjë gjë, jam i siguruar dhe familja ime do të ketë një rentë. Fillova të ha dhe të tjerët më shihnin. Kolegu im francez buzëqeshte. Më vonë më tha se veprove shumë mirë dhe në kohën e duhur…
Përsëri, për shkak të ngulmimit të atij “profesori” ekspert i analizave, malli qëndron i bllokuar. Nuk kam asnjë respekt për atë njeri fodull, por kam respekt për ata profesorë të vërtetë shqiptarë që e meritojnë atë titull pasi dijnë të argumentojnë dhe mbrojnë pikpamjen e tyre. Është e lehtë të jesh snob që i gjen me shumicë edhe në Perëndim që nga lypësat e deri tek milionerët. Atë natë nuk më zinte gjumi. Pastaj kllapita. M’u shfaq para syve ai “profesor” i cili më bënte pyetje nëse me të vërtetë mendoja se kjo tokë ishte krijuar nga snobizmi. Tamam sikur ai njeri e vinte baraz veten me Zotin dhe tekstet e shenjtë. Ose prano , më thoshte ai që unë jam si Zoti, ose Zeusi.
Kur u zgjova isha mbushur me djersë dhe për ta hequr atë mundim bëra një dush të lehtë dhe me ujë të vakët.
19 Janar 1998. U mbushën 10 vjet që Todi Kokoneshi u largua nga kjo jetë. Iku edhe ai i ri. Kishte mbushur vetëm 62 vjeç. Më kujtohet se ishte tepër gazmor, por mbi të gjitha me karakter dhe i drejtë. Gjithë jetën u rropat atje fshatrave të Pogradecit. Ndihmoi shumë njerëz jo vetëm të rrethit të tij, por edhe bashkëfshatarë që i kërkonin një ndihmë apo këshillë. Kishte shumë respekt për njerëzit dhe familjen e kishte si diçka të shenjtë. Lexonte shumë dhe dinte të tregonte historira për njerëz e ngjarje, si dhe bënte shaka. Fëmijët i donte shumë. Pak më tepër të bijën e madhe, sepse edhe ajo e donte shumë dhe bëri gjithçka që mundi për t’i lehtësuar dhembjet që i shkaktoi poliartriti rematoid. Edhe fëmijët e donin shumë si Flora, Piro, Roza, Vaska.
Njeriu është i ndërgjegjëshëm për pavetëdijen e tij. A mund të pritet që fëmijët tanë të mendojnë një ditë se kanë ardhur në jetë në sajë tonë ? Natyrisht këtë duhet ta meritosh, duke gëzuar respektin e tyre, duke ju qëndruar afër atyre, duke i ndihmuar në rravat e tyre të jetës, pa u imponuar diçka, duke u treguar për paraardhësit, kombin, kulturën, me dëshirën që ata të gëzojnë një jetë më të mirë, në paqe, në harmoni me fqinjin, me shokun, me bashkëkombasin, me…
Këto mendime më vinin në mendje këto ditë kur shihja atë kolegen time përkthyese, e cila gjithë jetën e ka shkrirë për të ardhmen e fëmijëve të saj të mirë e të urtë, pa harruar të kujtojë edhe të atin që e solli në jetë, e që nuk jeton më, pa harruar nënën e saj që është atje larg, por që shpesh e fton të qëndrojë pranë saj dhe kujdeset për shëndetin e saj, megjithëse ajo po i afrohet të 75-save…Kam dashur të shkruaj edhe më parë për të, për rrugën e saj të mundimshme në jetë, për hallet dhe gëzimet e saj, për gjithçka që i jep kënaqësi, por ajo nuk më ka lejuar. Jeta e saj, siç shprehet ajo është tepër e zakonshme, dhe nuk ja vlen të shkruhet, ashtu siç nuk ka diçka të veçantë të shkruhet për prindërit tanë…Unë kësaj radhe, nuk po e dëgjoj atë, megjithëse e dij se do të më zëmërohet kur të lexojë këto rradhë, si edhe bashkëkombasit e saj në Zvicër apo gjetiu, ku i kanë çuar rrugët e jetës. E di se ka qënë sypatrembur dhe do të mbetet e tillë. Në këtë drejtim ka marrë diçka nga i jati, Todi Kokoneshi që u largua ashtu papritur nga kjo jetë, atë ditë të 19 janarit 1988. Iku për të mos u kthyer më, por la kujtimin e mirë të babait të urtë, të sjellshëm, që i edukoi fëmijët me frymën e dashurisë për Atdheun, për Llëngën e Pogradecin, me frymën e solidaritetit dhe respektit për njeri tjetrin. Ai ishte një njeri i thjeshtë, për të u shkruajt vetëm disa rreshta kur vdiq, por ai ishte një njeri me zemër të madhe. I donte njerëzit, shokët, të afërmit, i ndihmonte kur mundte, kurrë nuk bërtiste apo të shihte vëngër, por vetëm drejt në sy. Kishte ardhur në Tiranë, pas viteve të shumta të kaluara në qytetin e tij, buzë liqenit të Pogradecit, pas një pune të lodhshme fshatrave, për t’u bashkuar me shokët e tij. Vinte nga një familje me tradita patriotike. I jati, Dhimitër Kokoneshi ishte i njohur si prifti i Llëngës, i cili kishte arritur të blinte malet rreth Llëngës dhe nuk kishte lejuar për asnjë çast që fshatarët e varfër të paguanin taksa, pasi rropateshin për të fituar bukën e gojës. Ai u bë edhe kryepeshkop i Shqipërisë dhe rrojti shumë, 87 vjet. Njihej mirë dhe me gjyshin tim Polizoi Ikonomin, i cili ishte peshkop në Fier dhe kishte punuar tre vjet me Fan Nolin, në vitet 20-të në Boston dhe sëbashku kishin ngulmuar që psjalljet të bëheshin në gjuhën shqipe. Pra i biri i Kokoneshit , iku shumë më shpejt. Siç duket vitet e kaluara, duke ecur në baltë e duke punuar pa parë orarin dhe interesin vetiak, i kushtuan që të ikte shpejt nga kjo jetë. Edhe në fund ishte gazmor dhe nuk i linte shakatë e tij me kripë. Kishte respekt të veçantë për bashkëfshatarët e shumtë që nuk mungonin t’i bënin vizitë në Tiranë. Shpesh shkonte edhe ai tek ata, i takonte dhe shkëmbente me ta mendime, duke u dhënë këshilla dhe duke mësuar prej tyre. Me thjeshtësinë e tij, me maturinë dhe kujdesin që tregonte për ta, si edhe për të afërmit, për t’u siguruar një shkollë në bazë të aftësive të tyre, apo për t’i çuar tek një mjek i mirë, gjithë jetën e tij pati privilegjin të ndante çastet e gëzueshme apo hallet me ta.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:39 am

E bija, Roza e donte shumë dhe e adhuronte të jatin. Me kurajon e saj ajo bëri çmos që i jati të qetësohej nga dhembjet e shumta që i shkaktoi sëmundja. I qëndronte tek koka, me buzëqeshjen e saj karakteristike dhe i jepte zemër. Ai e shihte me simpati dhe i përkëdhelte duart. Vinin mjekët më të mirë në konsulta dhe një kohë u duk se sëmundja u mposht…Një ditë ajo u detyrua të ikte në rrugën e largët…
Kolege, përpiqu të jesh e urtë dhe e arsyeshme si në rininë tënde! Sot është e qartë se jeta nuk mund të kthehet prapa. Por përpiqu t’i japësh një kuptim jetës së tanishme! Ajo është besimtare dhe shpesh mediton. Ajo mbështetet tek energjia hyjnore, tek Zoti i Plotfuqishëm, prandaj edhe shkon rregullisht dhe falet në kishë. I respekton shumë të afërmit, miqtë dhe bëhet copë për t’i pritur sa më mirë kur ata i bëjnë vizitë. Të njëjtën gjë bën edhe me bashkëatdhetarët e saj të cilët i ndihmon ashtu me modestinë që e karakterizon.
Shkurt 1999. Lexova diku në një gazetë se ka filluar biznesi i kokave të diktatorit që priten, të cilat pastaj shiten sidomos tek nostalgjikët. Tamam si biznesi i armëve. Si edhe librat e tij që i gjen “gratis” në shkallaret e banesës së një mikut tim. Në Francë, është një librari që i ka ato me shumicë dhe bën reklamë edhe në Internet për shitjen e tyre me gjysëm çmimi.
Prill 1999. Më tregonte ai miku finlandez për dy bashkëatdhetarë të tij që u takuan pas dhjetë vitesh bashkë. Njëri i thotë tjetrit: “Cfarë do marrim për të ngrënë?”. Shoku përgjigjet:”A kemi ardhur për muhabet apo për të ngrënë…” Në Finlandë edhe në krahun e këmishës mbajnë flamurët e ndryshëm për të treguar se çfarë gjuhësh dijnë...Ndërsa, diku në një vend të botës, ndërsa pronari i hotelit kishte vënë në hyrje: “Këtu fliten të gjitha gjuhët”, dikush i bëri një pyetje në arabisht. Pronari i hotelit nuk dinte t’i përgjigjesh. Klienti i tha: “Si është e mundur, pse e vë kot pankartën?”. Hotelxhiu u përgjigj në gjuhën e vet: “vetë turistët që vijnë e dijnë gjuhën e tyre!”
Qershor 1999. Franko më fton me Rozen tek vila e tij në Francë. Ka qënë një fermë e vjetër, të cilën ai e bleu një të shtunë kur kishte dalë për shëtitje me të shoqen. Me duart e tij të arta ja ndroi krejtësisht pamjen. Kati i tretë mund të pranojë deri në 60 vete, në një mjedis të këndshëm, me xhamllëk, pa harruar edhe me ngrohje në dimër. I jati është me origjinë shqiptare nga Zara e Kroacisë. Ka edhe shtëpinë atje që e ka trashëguar nga i jati. Është brezi i dhjetë i një familjeje që është larguar nga Puka në vitet 1700 për në brigjet e Dalmacisë, si rezultat i konflikteve me osmanllinjtë. E kanë ruajtur fenë e tyre të krishterë, por edhe ritet dhe gjuhën shqipe që përdoret në lagjen e “Arbanasve”. Franko dhe e shoqja Joël, franceze, janë shumë mikpritës dhe me time shoqe kemi shkuar disa herë. Kishte ftuar edhe një profesor të dëgjuar polak, që kishte ardhur me të shoqen dhe të bijën që do vazhdonte studimet në Francë. Diskutimet u përqëndruan sidomos në problemet e kulturës dhe të gjuhëve tona.
1999.Erdhi në Gjenevë Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani. Dikur kishte shkuar për studime në Trieste. Nuk ju afrova se më vinte zor . Përsëri kisha respekt për atë njeri me kulturë dhe mbi të gjitha që ishte i aftë në fushën për të cilën kishte studjuar. Kishte bërë edhe disa hapa në politikën shqiptare, megjithëse disa herë dukeshin edhe shenja ndrojtjeje. Atë natë e pashë se ai personi me një dhëmbë floriri i rrinte si rrodhe bashkë me të shoqen. Kjo ishte edhe një nga arsyet pse nuk ju afrova. Këshilltari i tij, një miku im, më pyeti nëse do të vija në mbledhjen e nesërme ku do të flitej për mundësinë e ndihmës për biznes me Shqipërinë. I thashë, nëse jam i ftuar mund të vij...Megjithatë, atje ishin ftuar njerëz që as kishin haber nga biznesi. Unë vete nuk kisha nevojë për atë mbledhje, pasi me mundësitë e mija, ndihmoja biznesmenët në Shqipëri, duke realizuar kontrata të rregullta shkëmbimesh tregtare.
24 tetor 1999.Sot lexova në shtyp dhe në media se Xhulio Andreoti u quajt i pafajshëm. Më gëzoi ky fakt sepse kam një respekt të veçantë për këtë burrë të shquar, ish-kryeministër i Italisë dhe sa herë ministër i punëve të jashtme. E kam takuar më shumë se një herë në Nju Jork kur isha me ministrin e jashtëm në diskutimet lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje. Ai ishte i përmbajtur, por një njeri që donte të zgjeronte marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe asnjëherë nuk futej në çështje anësore dhe pa interes midis Italisë dhe Shqipërisë. Ai fliste me një elokuencë të përkryer dhe i njihte thellë aspektet më të hollësishme të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Nëntor 1999. Takohem nganjëherë me atë mikun turk dhe bisedojmë bashkë lirshëm. Njëherë i thashë: « Pse i thonë kafe turke, kur ju pini më shumë çajin? ». M’u përgjigj: « Ataturku sapo erdhi në fuqi e pa se bëheshin shumë harxhime për kafenë. Vendosi të provohej më mirë çaji, se kushtonte shumë më lirë për shtetin. Kështu që atëhere ka mbetur. Megjithëse grekët vetë i thonë: kafe greke. Si edhe italianët që nuk e pëlqejnë « ristreton » gjetiu përveç se në Itali...
Maj 2001. Ruaj dy palë syzesh. Ato të eklipsit të kaluar, megjithë prisnim të shihnim diçka më tepër. Një palë i mora tek « Koopi » dhe një palë m’i dha një mik. Të parat i ruaj për të parë eklipsin në Madagaskar, ku mund të takoj dhe mikun tim sindikalist, shumë simpatik e të urtë që ka qënë në Shqipëri, dhe të dytat për eklispsin tjetër, pasi mjekët thonë se do të ketë jetëgjatësi tani pas vitit 2000. Vetëm dua të rroj edhe disa vjet, me duar e këmbë, nuk dua më tepër, sa të nxjerr në dritë vajzën time...
Prill 2002. Agron Agalliu vjen herë pas here në mbledhje këtu në Gjenevë sidomos për të ndjekur punimet e Organizatës Botërore të Tregtisë. E kam patur dhe e kam shok të mirë. Bashkë kemi bërë edhe praktikën pedagogjike në Korçë, në vitin 1969 kur jepnim frëngjisht në gjimnaz. Flinim në katin e katërt të konviktit të pedagogjikes. Ishim si veçantë nga konvikti, pasi kati i vajzave ishte i mbyllur me derë me dryn. Ne kishim vëmë një radio dore sipër tek dritat për të dëgjuar më mirë. Vaska, që ishte jurist dhe bënte praktikën edhe ai në Korçë na tregonte 30-40 barcoleta çdo natë, deri nga ora 2-3 e mëngjezit. Pastaj binte të flinte se duhej të ngrihej herët në mëngjez për në rrethinat e Korçës. Ne ishim më të lirë me Gonen, sepse kishim vetëm disa orë në ditë frëngjisht në gjimnaz, një punë e bukur dhe e frytshme, duke patur parasysh se Korça ishte djepi i frëngjishtes prej viteve 30-të dhe nxënësit e mësonin mirë gjuhën… Hanim kërnacka dhe çdo mëngjez paçe tek turizmi. Tek konvikti e pashë për herë të parë Rozën, me bukle të bukura, tek mësonte. Një vajzë tjetër, që i vinte pas Gones, por ai as donte t’ja dinte, më thoshte kur e pyesja: « Roza është vajzë e bukur, por vetëm di mësimet dhe asgjë më tepër ». Me të vërtetë, e shihje vetëm me libra në dorë. Pas disa vitesh e solli rasti të shiheshim përsëri në Tiranë, si dhe sidomos në kampin e rinisë në Durrës, kur unë isha me prindërit dhe ajo me shoqet. E lija të fitonte në lojën e letrave, saqë njëherë më tha: « Nuk dua të më lesh të fitoj kështu »… Kështu filloi dashuria jonë dhe një mbrëmje vajtëm në kinemanë verore të plazhit dhe unë për herë të parë i preka dorën dhe ja shtrëngova. Edhe ajo m’a mbajti të shtrënguar…
Kur vajta për herë të parë tek shtëpia e nuses sime të ardhshme, më pyetën: « A e pi rakinë ». U përgjigja « Jo ». Më zgjatën cigare, nuk e mora. Pashë një buzëqeshje tek vjehra ime, Marika dhe tek gjyshi mbi 80 vjeçar i nuses sime. Shikimi i tyre tregonte se isha dhëndër i mirë. Kur erdhi radha tek ëmbëlsirat, për një çast Roza ashtu papritur e skuqur në fytyrë tha: » Ai nuk i ha ëmbëlsirat ». Kur më përcolli i thashë: « C’pate që ma hoqe riskun e ëmbëlsirës? ». « Nuk e di si më erdhi », tha ajo, gjithmonë me ato mollëzat e faqes skuqur flakë. Herën tjetër kur shkova në shtëpinë e saj u thashë: « Vërtetë nuk e pi rakinë, vetëm rrallë me shoqëri, as duhanin, por ëmbëlsirat i dua shumë. Kështu, kunata ime më ruante dy copa gjithmonë, gjë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, pasi në çdo mjedis të afërmish e shokësh më ka dalë nami se i ha shumë ëmbëlsirat. Në këtë drejtim më ka ngjarë edhe im bir…
Maj 2002. Sot profesor Zhan-Filip Assal më dhuroi librin e tij të fundit me një dedikim. Ndër të tjera ai më shkruan: “I dashur Alfred! Jeta nuk është si në këtë libër “një vitrinë gëzimesh”…Por ajo që mund të bëjmë sëbashku, është që ta kthejmë hidhërimin e realitetit më të butë. Me mirënjohje të thellë për të gjitha episodet e bukura të kaluara sëbashku”. Fjalët e profesorit të shquar më japin zemër. Shpesh fjalët e tij më kujtohen në çaste të vështira, sidomos kur edhe atij i është dashur të përballojë vështirësi dhe të realizojë me këmbënguljen e tij seminaret e Grimenzit apo të përçojë mendimet e tij tek breza të tërë mjekësh si dhe në përgjithësi të personelit mjekësor. Një fjalë e urtë më kujtohet në këto çaste : « Miqësia nuk mund të blihet. Ajo vlen më shumë se pak ar. Vlera e saj sa vjen e rritet kur miqtë tanë bëhen më të moshuar ».
Shtator 2003. Kam fatin e madh të kthehem përsëri pas shumë vitesh në Nju Jorkun e bukur dhe madhështor, tek Broduei, tek Kombet e Bashkuara dhe rrugët e drejta të këtij qyteti shumëngjyrësh dhe me reklama të panumërta. Araniti dhe Sonila na japin kënaqësinë e veçantë të bëjmë një udhëtim të paharruar me anije rrotull Nju Jorkut, pranë Statujës së Lirisë dhe Nju Xhersit. Jam tepër i lumtur që mbesa ime është vendosur atje dhe ka një bashkëshort të respektuar që nuk e ndan për asnjë çast nga goja „dajën e gruas“. Mario vogëlushi e dëgjon dajën dhe shpesh e përqafon duke i folur rrjedhshëm në dy gjuhët: shqipe dhe anglisht. Largohem nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi me kujtimin më të mirë për t’u kthyer përsëri. Nuk munda të takoj miq të shumtë që kam në Nju Jork pasi koha e qëndrimit ishte tepër e shkurtër. Udhëtimi me anije rreth Nju Jorkut dhe nju Xhersit deri natën vonë na hëngri shumë kohë por dhe na dha kënaqësi, pasi pamë dhe u ngazëllyem nga madhështia e atij qyteti kozmopolit. Me Aranitin patëm dhe një takim tepër të frytshëm me Radhika Sawn, drejtoreshë e pacientëve tek „Cooley’s Anemia Foundation“. Mora me vete materiale shumë të vlefshme për mjekimin e Talasemisë. Bisedova dhe me profesorin zviceran James Humbert me të cilin kam patur kontakte të rregullta. Daniela na ndihmoi në komunikimin paraprak me të.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:43 am

Shtator 2003. Një botë tjetër na pret në Florida ku takojmë miq e të afërm të shumtë. Më bëhet qefi që çdo shqiptar është bërë me shtëpi, si dhe i ka krijuar vetes dhe familjes kushte të mira jetese. Natyrisht gjithçka e kanë siguruar me djersë dhe punë të madhe. Krushku Neim me të shoqen na çojnë në Tampa ku është një Universitet me emër. Kalojmë edhe në urën më të gjatë në botë, ndërtuar mbi oqean nga duart e arta të amerikanëve. Aty kanë dhënë ndihmesën e tyre edhe shqiptarë që punojnë në ndërtimin e grataçielave në Florida. Vasili, Flora dhe fëmijët e tyre na presim “si ujët e pakët” dhe na shëtisim në vendet e bukura të bregut të pafund të Oqeanit Atlantik. Ato ditë me Andin kam përfituar nga dielli i fortë i Floridës, dhe kam bërë not si në rininë time kur kaloja dy muaj në plazhin e Durrësit. Largohemi me kujtimet më të mira nga ky vend prallor, me mendimin se do të kthehemi shpejt. Largohemi duke marrë me vete dhe përshëndetjet e shokëve të fëmijërisë që janë vendosur aty në Floridë.
15 shtator. Sot mora një letër të ngrohtë nga ish-drejtori i Byrosë Ndërkombëtare të Punës dhe ish- këshilltar i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, francezit 80 e ca vjeçarit të nderuar Francis Blanchard. Ruaj një respekt të veçantë për këtë njeri erudit që ka dhënë aq shumë për ecurinë e organizatave ndërkombëtare dhe që shpesh bisedonte me mua aq lirshëm dhe më jepte këshilla të vlefshme. Të njëjtën gjë ndjej edhe për ish zëvëndës sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe drejtor i Zyrës Europiane të OKB-së në Gjenevë, suedezin Jan Martenson, i cili më përgëzoi me një letër shumë të ngrohtë për shkrimin që botova tek “La Suisse” mbi frymën humaniste të Kombeve të Bashkuara, me rastin e ditës së OKB-së, si dhe për pikturën domethënëse të djalit tim që është e depozituar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë: valltarë shqiptarë duke kërcyer në një ditë feste. Shpesh korridoreve të OKB-së ndalonte, më shtrëngonte dorën dhe bisedonim pak caste ashtu lirshëm për probleme të ndryshme, si dhe për demokracinë e brishtë në Shqipëri. Nuk më harrohet se si, në sajë të ngulmimit të tij, si dashamirës i një vendi të vogël si Shqipëria, një ish diplomat shqiptar i ri, megjithëse e kishte kaluar moshën për t’u pranuar në kursin e së drejtës ndërkombëtare, përfundoi me sukses atë kurs dhe eci mire në rrugën e problemeve të së drejtës ndërkombëtare. Nuk mund të harroj kurrë atë drejtorin gjerman të departamentit të energjisë së KEE i cili shpesh më vinte në dijeni për bursa të ofruara nga PNUD-i, të cilat në vend t’I jepeshin vendeve të tjera, sygjeroheshin për specialistët shqiptarë. Nuk mund të harroj funksionarin e lartë ndërkombëtar, që ndodhet tanin ë Bejrut, si dhe të urtën profesoreshë e gjuhës frënge në Kombet e Bashkuara, bashkëshorte të tij, si miq të mirë të shqiptarëve, ish-drejtorin e botimeve të asaj organizate ndërkombëtare, me të cilin punova disa vite dhe më ndihmoi me shpirtin e tij metodik dhe logjik, kulturën e tij dhe njohjen e perkryer të artit të botimeve, biznesmenin me zemër të artë, danezin Ib Henriksen, i cili në çdo rast përpiqej të bënte diçka edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. A mund të harroj të ndjerin Jean Pascal Delamurraz i cili vite më pare kur ishte President i Zvicrës foli me aq respekt për popullin krenar të një vendi të vogël, por me histori të pasur si shqiptarët? A mund të harroj vizitën e kryetarëve të dy Dhomave të Parlamentit zviceran para shumë vitesh në Shqipëri, entuziazmin e tyre nga vizita në Universitetin e Tiranës midis studentëve dhe profesorëve shqiptarë por edhe dëshirën që Shqipëria t’u përmbahej standarteve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut? Nuk mund të ri pa përmendur bisedat e ngrohta me drejtorin e Institutit Europian të Universitetit të Gjenevës dhe profesorit të shquar të historisë së Evropës, Philippe Braillard, i cili sëbashku me stafin e Institutit, si profesorin dhe mikun tim Silvio Guindani dhe kolegë shqiptarë punojnë për krijimin e një Instituti të tillë në Tiranë. Pasuniversitarë shqiptarë që studjojnë tani në këtë Institut dhe të tjerë që e kanë përfunduar atë me sukses do të përbëjnë bërthamën e tij, krahas profesorëve të tjerë të nderuar shqiptarë që punojnë prej kohësh që Shqipëria të përfshihet në Evropë, si dhe në organizmat që e përbëjnë atë në Bruksel, Strasburg e forume të tjera evropiane.

A mund ta harroj gazetaren Ruth dhe të shoqin Walter që sollën disa vite më pare gratis nëpërmjet Swiserit të atëhershëm dhjetra koli të mëdha me veshje, triko, fletore, lapsa, libra etj. etj, për vocërakët shqiptarë; gazetarin Pierre që ka mbetur i mahnitur nga Gjirokastra dhe vepra e Ismail Kadaresë, si dhe në bibliotekën e tij të pasur mban vepra të shkrimtarit Dritëro Agolli e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë; bashkëshorten e tij arkitekte të shquar, profesoreshën Francine së cilës i kujtohet akoma ai bukëpjekësi shqiptar i Tiranës që ja ruante të ngrohta çdo mëngjez “Croissant-in” si në Zvicër ;arkitektin e shquar me origjinë shqiptare nga Zara e Kroacisë Franko i cili megjithëse është hartuesi dhe zbatuesi i banesave të përkryera të qytetarëve francezë, spanjollë, zviceranë, por edhe i sheikëve arabë, gjen kohë për të studjuar prejardhjen e “arbanasve” në brigjet e Dalmacisë dhe ëndërron të ndihmojë shqiptarët në ndërtimet arkitektonike të kohës; funksionaren ndërkombëtare Renata, zvicerane dhe me origjinë argjentinase që në çdo çast të vështirë më ka qëndruar pranë me këshillat e saj të çmuara dhe ka respekt të veçantë për shqiptarët në Shqipëri dhe Argjentinë, juristin zviceran të urtë dhe meditues Yves. Nuk mund të ri pa permendur mikun tim, mjekun humanist profesor Enis Boletini, botimet e të cilit për “Talaseminë” njihen nga profesorë të dëgjuar hematologë zviceranë, apo amerikanë, italianë etj., dhe përmenden në punimet e tyre; ai ndodhet diku në Itali tek të bijat dhe do të doja të gjeja adresën dhe telefonin e tij atje. Së bashku dua të bëjmë diçka për të gjithë ata vocrrakë shqiptarë, me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, të mjekëve hematologë shqiptarë, të Organizatës Botërore të Shendetësisë dhe Zyrës Rajonale të OMS-it në Kopenhagë, të një Fondacioni me prestigj zviceran, apo biznesmenë shqiptarë që jam i bindur se do të pranojnë thirrjen tonë dhe të atyre mijra shqiptarëve për të ndikuar në parandalimin dhe mjekimin e Talasemisë, sidomos në zonat e fshatit në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme, si edhe në Kosovë; në këto pak rreshta nuk mund të përmend të gjithë ata miq e dashamirës por do të gjej rastin të shkruaj për ta, në skicat, kujtimet dhe ésétë e mija të ardhshme.
21 tetor. Sot mora një e-mail nga një miku im shqiptar në Zvicrën gjermanofone. Më shkruante me dashuri për shkrimet e botuara, për kujdesin që tregonte për librin shqip, për shpërndarjen e tij dhe për dëshirën për të krijuar një shoqatë ndërkulturore të shqiptaro-zviceranëve. Ju përgjigja me takt mikut tim se ideja ishte e mirë por duhej patur parasysh se në atë shoqatë duhej të bënin pjesë edhe intelektualë, shkrimtarë, piktorë, pianistë, studentë dhe shqiptarë nga e gjithë Zvicra, pasi ndryshe ajo nuk do ta kishte jetën e gjatë, pa tërhequr mendimin krijues dhe mundin e atyre dhjetra shqiptarëve që japin ndihmesën e tyre për kulturën dhe librin shqip edhe duke qënë në Zvicër. Gjithashtu i vija në dukje se në emërtime të tilla shoqatash duhej hequr dorë nga fjalë të huaja të cilat nuk duhet t’u lihen « peshqesh » brezave të ardhshëm. Ka ardhur koha që edhe ne, si edhe popujt e tjerë të kulturuar zviceranë, francezë, spanjollë, gjermanë, arabë, afrikanë etj, të kemi gjuhën e njësuar letrare shqipe në botimet dhe fjalët tona, [size=12]njësuar letrare shqipe në botimet dhe fjalët tona, paçka se vijmë nga Kosova, Jugu apo Veriu i Shqipërisë, nga arbëreshët, arbanasit, arvanitasit apo shqiptarët në Amerikë.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 9:43 am

A nuk kanë francezët dialekte si « patois »- gjuhë e folur në Auvergne apo « savoyard », apo spanjollët gjuhën baske, apo italianët dialektet e Jugut dhe të Veriut të Italisë, apo gjermanët dialektet e tyre. Gjuha angleze që përbën gjuhën e parë sot në botë flitet ndryshe në Amerikë apo gjetiu në Afrikë, por gjuha e Shekspirit përdoret si e tillë në botimet letrare, shkencore, apo vulgare kudo në botë. Për këtë duhet të mendojnë intelektualët shqiptarë, si dhe shqiptarët e thjeshtë kudo që janë : në tokën mëmë por edhe jashtë shtetit , pa shikuar përkatësinë e tyre sociale apo politike, të qënit e tyre intelektualë, punëtorë apo të një shtrese tjetër të popullsisë. Një ditë diaspora shqiptare do t’u kërkojë llogari, atyre politikanëve shqiptarë për harresën ndaj diasporas dhe që mundin e tyre ta kanalizojnë për të mirën e Shqipërisë. Duhen vënë vath në vesh, fjalët e Presidentit shqiptar Alfred Moisiu,i cili u shpreh me plot të drejtë e në kohë në intervistën e tij tek « Zëri i Amerikës » lidhur me vizitën e tij të fundit në Uashington, me rastin e « Mëngjezit të Lutjeve » : « Unë i përkas një brezi idealist. Pa idealizëm nuk mund të bëhet gjë. Unë shpresoj që politikanët shqiptarë do ta kuptojnë më në fund sepse qënia në një pozitë të caktuar në radhë të parë presupozon t’i shërbesh kombit, t’i shërbesh vendit…Politika shpesh herë ose politikanët shpesh herë më shumë shikojnë interesat e tyre partiake personale sesa interesat mbarëkombëtare ». Mendimi për krijimin e një ministrie të diasporës është më tepër se aktual, në një kohë kur dhjetra mijra shqiptarë rropaten e punojnë në Evropë e gjetiu dhe japin ndihmesë për zhvillimin e vendeve ku janë vendosur. Një ndihmesë që duhet ta japin qoftë edhe me një shumë simbolike për mbarëvajtjen e një vendit ë mrekullueshëm si Shqipëria, me bregdet të bukur, me atë tokë pjellore të Myzeqesë, të Devollit, të Jugut e Veriut të saj, me minerale, apo me njerëz punëtorë, liridashës e mikpritës. A nuk mund të merret shembull nga ajo shumicë politikanësh, parlamentarësh, diplomatësh, apo funksionarë të shtetit zviceran, francez, gjerman, italian, britanik, austriak apo amerikan që nuk mendojnë për veten e tyre, por për të mirën e popullit që i ka zgjedhur apo që paguan edhe taksa për mbajtjen e tyre në postet ku janë. ? Ata e kanë për nder që përfaqësojnë kombin apo bashkëkombasit e tyre kudo që janë në vendin e tyre apo atje ku i ka shpënë detyra. Lexova rastësisht në shtyp se një zyrtar i lartë i një vendi me prestigj kishte qënë për vizitë në SHBA dhe në një ndalesë të shkurtër në Nju Jork kishte ngrënë darkë në një restorant. Ai kishte marrë për të shoqëruar darkën një verë jo shumë të shtrenjtë, por që kushtonte shishja 120 dollarë. Të nesërmen gazetat e vendit të tij e kritikonin se kishte shpenzuar me të hollat e taksapaguesve më tepër se çfarë i lejonte posti i tij. Zyrtari i lartë u detyrua të kërkojë falje, përveç pagesës që bëri…Nuk dua të paragjykoj me këtë shembull ndonjë politikan apo parlamentar tonin që shkon jashtë shtetit. Pasi ata kanë të drejtë të marrin një shumë dinjitoze për të fjetur apo për të drekuar diku. Por vlerësoj qëndrimin e atij parlamentari apo intelektuali të çdo krahu qoftë që paguan nga xhepi i tij për të drekuar apo ftuar miqtë e tij, pa asnjë kompeks apo imponim. I heq kapelen këtij parlamentari që pata rastin ta takoj rastësisht në atë kryeqytetin e vendit mik. Gjithashtu ai, si dhe presidenti shqiptar me fjalën e tij tek « Mëngjei i Lutjeve » më bëri të mendoj se edhe shqiptarët këtu mund të bëjnë diçka më shumë për vendin amë. Diaspora shqiptare kudo që është do t’i presë ata me zemër të hapur në çdo kohë, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake…
23 shtator. Më kujtohet se si një mbrëmje ishim të ftuar në çerdhen “Dhëmbi i qumështit ” ku po organizohej një festë për Shqipërinë. Gjithë mjedisi ishte mbushur me pamje nga Shqipëria, fëmijë shqiptarë të qeshur, duke vallzuar e luajtur të shkujdesur, sikur të ishin në tokën mëmë. Mbi të gjitha mjedisi i çerdhes ishte mbushur edhe me flamurë shqiptarë. Një simbol i madh. Më kujtohet ajo mbrëmja atje në Lozanë pranë « Kinematekës zvicerane » kur piktori Bujar Kapexhiu vizatoi me mjeshtri kineastin e shquar zviceran Freddy Buache, me ato flokët e gjata prej artisti dhe me sytë e tij shprehës. Portreti ishte realizuar shumë bukur dhe jepte me nuancë të theksuar tiparet e bukura të njeriut të madh të filmit. Bujari e kishte vizatuar portretin në Librin e Artë të Kinematekës zvicerane. Kineasti zviceran ishte shumë i prekur. Ai e përqafoi si mik të vjetër piktorin dhe regjizorin shqiptar. Darka atë mbrëmje kaloi duke ngritur dolli për miqësinë midis dy popujve si edhe me shkëmbimet midis dy kinematekave. Atë natë Kinemateka ishte plot me miq zviceranë dhe shqiptarë të cilët vlerësuan filmat e shfaqur nga Shqipëria... Kujtoj atë shokun dhe mikun tim ish ambasador shqiptar, erudit, i cili ka bërë një punë pasionante për të gjurmuar lidhjet midis Shqipërisë dhe Zvicrës që nga lashtësia deri në ditët tona, për ata paraardhës tanë që zbritën në rajonin e Gjenevës në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, siç është njera që quhet Dardanji. Zvicra është bërë për mëse 200.000 shqiptarë nga Kosova e viset, si dhe nga Shqipëria, si atdhe i dytë, i nderuar, i dashur dhe shumë i respektuar. Një numër i madh studentësh dhe pasuniversitarësh vazhdojnë studimet në Zvicër. Gjithashtu piktorë, si këta që kanë ekspozuar disa vite më parë në Pallatin e Kombeve jetojnë e punojnë në tokën helvete…A do të kemi rastin të shohim veprimtari të tilla, si ato që janë organizuar së fundi nga Universiteti Popullor Shqiptar për shembull « Kundër dhunës ndaj grave » ku morën pjesë personalitete të Zvicrës dhe Gjenevës, përfshirë edhe Ministren e brendshme të Gjenevës, zonjën Spoeri, kryetarin e Bashkisë Ferrazino, zonja Bugnon e departamentit të barazisë në Gjenevë, mediatoren zvicerane Michèle Gigandet e njerëz të artit dhe kulturës nga Shqipëria, Kosova e viset, Maqedonia. Broshura « Ndal dhunës » përkthyer në shqip është shpërndarë tek bashkësia shqiptare në Gjenevë që përbëhet nga rreth 8000 vetë. Fushata e nisur në 22 janar 2004, do të vazhdojë rreth tre muaj. Ajo nisi me atë mbrëmje të bukur, me konkursin letrar ku u përfshinë dhjetra letrarë të rinj që pati si temë « Të jesh grua… ». Puna e mirë e bërë në drejtim të përfshirjes së gruas shqiptare në jetën zvicerane, nga ana e departamentit të barazisë së gruas, drejtuar nga zonja Bugnon, është një nismë dhe një shkëndijë për ndërmarrjen e hapave sa më të duhura për barazinë e të drejtave për gratë shqiptare. Ato gëzojnë me ligj në Zvicër të drejtën për t’u shkolluar në gjuhën e tyre amtare dhe për të mësuar gjuhët e vendit mikpritës, por edhe për të zhvilluar talentin e tyre në fushën e informatikës, qëndistarisë, rrobaqepsisë, biologjisë, artit, kulturës. Ato kanë Bibliotekën e tyre Ndërkulturore të Kryqit të Kuq të Gjenevës, ku gjejnë libra të autorëve shqiptarë. Në atë Bibliotekë të pasur ku ka libra nga mbi 180 vende të botës, drejtoresha Adriana Mumenthaler dhe stafi i përgatitur gjejnë kohë për të përhapur e shpërndarë tek lexuesit e shumtë shqiptarë libra si dhe fjalorë të botuar nga « Toena », « Dituria », « Albin », « Botimpex » dhe shtëpi të tjera botuese shqiptare dhe nga Kosova. Gratë shqiptare shkojnë edhe tek « Camarada », etj., ku bisedojnë bashkërisht me shoqet e tyre zvicerane apo të kombeve të tjerë, si dhe vazhdojnë kurset e mësimit të gjuhës frënge, apo për informatikë, gatim, qepje…Duket një integrim shumë domethënës i shqiptarëve në shoqërinë multietnike zvicerane.


(vazhdon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I) Empty Re: Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi