Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor « të dështuar »
Faqja 1 e 1
Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor « të dështuar »
Alfredi në Crans Montana 1 gusht 2009 |
Ditari i një mediatori kulturor « të dështuar »
Nga Alfred Papuçiu
Fati e dha gjatë jetës sime që të kem qënë dëshmitar dhe nganjëherë aktor, dhe kam marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme, si gjatë rinisë time të herëshme, kur fillova punën si gazetar, ashtu edhe më vonë kur rrugët e jetës më shpunë në Nju Jork, në konferenca e mbledhje ndërkombëtare e sidomos në Gjenevën multietnike. Shpesh disa miq të mi të mire, si më parë dhe tani më shtyjnë të shkruaj kujtimet e mija të një mediatori kulturor, pasi për vite të tëra, krahas botimit të librave, apo konsulencës për botime me organizatat ndërkombëtare, kam marrë pjesë në qindra e qindra konsulta, duke realizuar trialogun: mjek-pacient-përkthyes. Një punë që më ka dhënë një kënaqësi të veçantë, pasi kam dhënë ndihmesën time modeste, për të përkthyer “tale quale” (saktë, siç shprehet italiani), fjalët e mjekut, asistentit social, juristit, drejtuar një gruaje apo një burri, apo fëmije e adoleshenti nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia. Kam patur një “klientele” të plotë, duke punuar sidomos gjatë viteve 2000- 2003 më tepër se duhet. Jo për të fituar para, por thjesht për të ndihmuar sidomos ato grupe kosovarësh që vinin fillimisht me skafe nga Shqipëria dhe kalonin me “kombe” në Itali deri në Zvicër.
Vendosa ta ndërtoj këtë ditar jo për të evokuar kujtimet e mija, - ato që më interesojnë vetëm mua dhe ndoshta një pjese të familjes sime që i shkruaj por i mbaj për vehte-, por për të dhënë një dëshmi të punës së madhe që bëhet në Zvicër, për të integruar të huajt, gjë që e shoh me sytë e mi edhe këtu në Klinikën Gjeneveze të Montanës (Clinique Genevoise de Montana)…
Këto kujtime po i filloj nga fundi dhe do të hedh në letër pastaj ato të viteve të mëparshme. Prandaj edhe i titullova : “Ditari i një mediatori kulturor ‘të dështuar’ “, pasi jam në këtë klinikë tashmë si pacient. Gjatë viteve u kam dhënë mend qindra pacientëve dhe miqve të mi të mire sidomos nga Kosova që më dëgjonin dhe më telefononin, mblidheshim bashkë në raste festash, por tani janë të tjerët që kujdesen për mua. A mos ndoshta kam punuar më tepër se duhet, apo kam pësuar ndonjë Burn-out? Të vërtetën do ta mbaj për vehte, pasi është një çështje personale dhe nuk dua të prek njerëzit e mi më të shtrenjtë në këtë botë. Kohët e fundit kam patur disa propozime, për të shkuar pranë X në aksh vend, apo edhe në Atdheun tim, në Tiranën time, ku kam lindur dhe kam jetuar deri në moshën 40 vjeçare. Apo edhe në Fierin e prindërve të mi. Nuk kam vendosur akoma se si do të marrë rrugë jeta ime, pasi tani jam vetëm një pacient dhe jo mediator kulturor “i dështuar”.
30 korrik: Nisemi tetë vetë me mikrobuzin e Pjerit (Pierre) për në Crans-Montana. Rruga është e gjatë por shoferi profesionist don që të arrijë pajtetër në orën 12.15 në Klinikë. Kështu që gjatë gati 3 orëve rrugë, ai nuk na ndalon aspak për të pirë një cigare. Vetëm kur mbrijnë atje kam mundësi të tymos një cigare “Prestige” që m’i bleu Gjergji në Tiranë. Vendosemi në dhoma dyshe. Unë jam me ndihmës dentistin zviceran, Gilles Jolly, një burrë fisnik 60 vjeçar, me flokë të thinjura, me të cilin do kaloj rreth tre javë, ditët në Klinikën Gjeneveze të Montanës. Gjithçka është e përkryer. Ushqimi, shërbimi, kujdesi mjekësor i mjekëve dhe infermiereve. Fillon mjekimi intensive me insulinën që e fillova para tre ditësh, sipas këshillës të dy miqve të mi : profesor Jean-Philippe Assal dhe Isuf Kalo. Ndërkohë marr mjekime edhe për tensionin, si dhe artrozën në gjunjë. Kam marrë me ehte edhe bastunin të cilin e kam peshqesh nga mikesha ime belge Elena. Tek koka e krevatit vendos fotografitë e dy fëmijëve të mi të shtrenjtë: Gentit dhe Nausikës. Ndërkohë doktoresha e katit të dytë, L. Baumann, një vajzë simpatike me flokë të zeza dhe shefja e klinikës, Mateiciuc më bëjnë vizitë në dhomë dhe më urojnë mirëseardhjen. Shefja e klinikës më thotë se i ka telefonuar edhe profesor Assali që është i shqetësuar për vlerat e larta të glicemisë sime. Bëjmë një kontratë sëbashku që përveç faktit që unë të marr në dorë mjekimin tim, të dëgjoj edhe këshillat e personelit mjekësor. Kam shumë simpati për këtë doktoreshë e cila megjithëse është në moshë të re , e zotëron në mënyrë të përkryer profesionin e saj, sidomos në fushën e diabetit. Më thotë se megjithëse unë kam përkthyer 2 librat e profesorëve më të dëgjuar në botë për Diabetin, Prof. Assalit dhe Prof. Golay, përsëri duhet të dëgjoj edhe këshillat e personelit mjekësor këtu.
31 korrik. Ora 7 e mëngjezit. Infermierja vjen për të më matur gliceminë. Jam mësuar që të fle vonë në apartamentin tim në Gjenevë por këtu duhet t’i binden jetës në klinikë dhe orarit të vendosur këtu.
Shkoj të bëj seancën e parë të „biçikletës“. Vetëm 15 minuta si ditë e parë. Menjëherë e shoh rezultatin, pasi glicema bie nga vlera 14 para saj, në 9.5. Më vonë pasdite, shkoj me grupin prej 6 vetësh në „Clinique Bernoise de Montana“ (Klinikën e Bernës të Montanës“, për të bërë lojra dhe not. Gyslène, bjonde dhe tepër simpatike është profesoresha jonë e mirë, gjithmonë me buzët duke qeshur. Një mrekulli e vërtetë pasi harroj shqetësimet dhe hallet e ditës.
Kthehemi në klinikë, ku janë vendosur afro 80 vetë, sidomos pacientë nga Gjeneva. Klinika është krijuar më 1903 dhe është një institucion publik mjekësor, i specializuar në mjekësinë e brëndëshme, si dhe të riadaptimit fizik dhe psikologjik. Ka 80 shtretër dhe 100 bashkëpunëtorë. 1200 pacientë vijnë çdo vit në këtë klinikë ku edhe kurohen dhe pushojnë, në atë mjedis të rregulluar bukur, me një kopësht me lule dhe përballë malet e Zvicrës, si dhe poshtë liqeni i kaltër. Këtu kanë ardhur për t’u mjekuar në vitet 30-të edhe bashkëpatriotë tanë, sidomos ata që kishin mundësi financiare. Ndërsa ne kemi faktin se sigurimi mjekësor na e mbulon pjesën më të madhe të shpenzimeve të qëndrimit. Ekipi mjekësor drejtohet nga një kryemjek, Dr. Berclaz, i cili është një specialist i përkryer në mjekësinë e brëndëshme, në mjekësinë fizike dhe të riadaptimit. Janë 50 specialistë që sigurojnë ndjekjen mjekësore të pacientëve: mjekë, infermierë, psikologë, dieteticienë, laborante, masazhistë, profesorë të gjimnastikës akuatike, farmacistë, radiologë, përveç personelit të shërbimit. Cilësia e pritjes së pacientëve, kujdesi mjekësor i përkryer dhe transparent në komunikim, përbëjnë vlerat kyçe dhe kartëvizitën e Klinikës.
1 gusht. Në Kopshtin e bukur të Klinikës organizohet festa e 1 gushtit. Ushqimi tepër i bollshëm me „grillade“ (mish të pjekur), me „Fondynë“ (djath i shkrirë) zvicerane të famëshme etj. I vetmi bemol „negativ“. Nuk na shërbejnë verë të bardhë valezane, që njihet në gjithë botën. Kryemjeku Berclaz, tepër simpatik dhe serioz më thotë në konfidencë se e kanë menduar këtë mundësi, por meqë një pjesë e pacientëve e pëlqejnë verën dhe një pjesë jo, kanë vendosur njëherë për njëherë të mos e shëbrejnë atë. I them se do të ishte mirë për shembull, ashtu si infermieret na japin ilaçet dhe ne jemi të detyruar t’i marrim në sy të tyre, do të ishte mirë që në darkë të na jepnin nga një gotë verë. Edhe në qytet po të dalim s’kemi të drejtë të pijmë verë. A e mbajnë të gjithë këtë rregull, që është tepër i mirë, për të mos u hapur rrugë abuzimeve, sidomos ndaj atyre që janë alkolikë?
2 gusht. Sonte, ora 22.00 kur të tjerët kanë rënë për të fjetur, unë po ulem para ordinatorit, këtu në sallën e Bibliotekës së pasur për t’u folur për të gjithë ata njerëz që më rrethojnë këtu: të nacionaliteteve dhe feve të ndryshme, të kulturave të ndryshme, zviceranë, italianë, francezë, hollandezë, amerikanë, polakë, por edhe boshnjakë, serbë, kroatë, si edhe shqiptarë. Cdonjeri prej tyre ka historinë e jetës së vet dhe unë „gërmoj“ pak e nga pak me pyetjet e mija në jetën e tyre. Do t’u flas për Georges, ndihmës mjek, i cili duke qeshur më thotë se oxhaku përballë klinikës është ngritur gjatë viteve „pasi nuk mjaftonte për Plakun e Vitit të Ri për të futur në të dhuratat e tij“ për fëmijët që banonin aty. Erdhi një Vit i Ri kur dhuratat nuk nxinin më dhe dilnin jashtë oxhakut. Por vitin e kaluar, për shkak të krizës botërore që u ndje edhe në Zvicër, oxhaku nuk u mbush plot. Ai më thotë gjithashtu: „A e di Alfred, pse nuk është martuar Plaku i Vitit të Ri?“. Unë tunda kokën, duke i lënë të kuptoj se nuk e di. Ai m’u përgjigj: „Plaku i Vitit të ri nuk ka grua pasi ajo nuk është dhuratë“ (?!!!)
3 gusht. Sot më treguan edhe këtë histori që është më tepër për të qeshur. Për atë miliarder rus, që këtu vijnë shumë, i cili po ndërtonte një shtëpi dhe u jepte çdo ditë tre njerëzve më të varfër: njërit 30 franga, tjetrit, 20 dhe të tretit 10. Një mëngjez ai i dha të tretit 5 franga, të dytit 10 dhe të tretit 15. Ky i treti, duke pare shumën, i tha miliarderit i çuditur: “Pse kaq pak, Zotëri”. Miliarderi u përgjigj: “E di si është puna, jam duke ndërtuar një shtëpi”. “Po, mirë i tha i varfëri, me paratë e mija do ndërtosh ti shtëpi” (!?)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor « të dështuar »
Miku finlandez me të cilin kam punuar në organizatat ndërkombëtare vjen dhe më takon tek lokali, nga shihet gjithë Crans-Montana. Përshëndetemi dhe ulemi në një tavolinë. Vjen kamarjerja simpatike që çdo mëngjez më shërben “ristreton” e përkryer. I them: “Cfarë dëshiron të hamë drake?”. Ai i çuditur më drejtohet: “A u takuam për të biseduar, apo për të ngrënë drake?”. U kujtova se finlandezët e kanë si zakon, si dikur në Shkodër tek “Kafja e Madhe” që rrinin me orë të tëra duke biseduar apo bërë shaka para një kaefeje.
4 gusht. Në këtë Ditar do t’u flas për Crans-Montanën e ndërtuar në mallet dhe kodrat e Zvicrës të bukur, ku vijnë me mijra turistë jo vetëm nga e gjithë Zvicra, por edhe ruse, gjermanë, austriakë, kuvajtianë, amerikanë, italianë…Fqinji im i dhomës, Gilles dëshiron që gruaja e tij, ish kampione e gjimnastikës në Poloni, të qëndrojë një natë në Crans-Montana, pranë Klinikës ku jemi ne, por çmimet variojnë nga 250 franga zvicerane dhe shkojnë deri në disa mijra për një natë. Do t’u flas edhe për atë shqiptaren fisnike dhe të bukur, 45 vjeçare nga Korça, e cila ka ardhur në Zvicër në vitet 90-të. Ajo ka tre fëmijë dhe u mallëngjye kur më pa dhe kur i dhashë dy nga lbrat e mi me autograf. Të tre fëmijët e saj, megjithëse janë integruar në shoqërinë zvicerane, flasin shqip. A ka gjë më të fisme dhe më të bukur, që brezi ynë i ri, edhe pse i lindur jashtë kufijve të saj, të mbajë gjallë gjuhën amtare? Elda (emër fiktiv) më flet për jetën e saj, për vuajtjet gjatë kohës së diktaturës së E.Hoxhës, për prindërit e saj që janë vendosur në Greqi dhe ajo ka vite pa i pare. Ajo qan dhe rrëfehet. Duke ruajtur intimitetin e saj dhe të atyre qindra vajave dhe grave kosovare që edhe ato kanë vuajtur nga regjimi satrap i Milosheviçit, shumë histori të dhimshme, unë i hedh në letër, por nuk dua t’i botoj. Ato janë çështje personale, ashtu siç është çështje personale, historia e jetës sime, sidomos këto muajt e fundit, e një mediatori kulturor, përkthyesi „të dështuar“. Jo se nuk di të përkthej, por sepse ka dështuar krejtësisht në jetën e tij personale, në një kohë që u ka dhënë mend dhe kurajo të tjerëve, atyre qindra e qindra pacientëve të tij. Ai e ka ndarë me ta dhimbjen e tyre, por tani nuk ka guxim të ndajë të vetëm me të tjerët.
5 gusht. Mario, informaticieni e pa se ordinatori im ka shumë viruse. Ai i zhduku ato por ngeli virusi i „Trojës“. Do përpiqet ta „shkatërrojë“ edhe atë. Frika ime është se ata banditë që futen në dritaret personale, ashtu siç është përpjekur të futet në jetën personale dhe shtëpitë e bashkëpatriotëve ai „qoftëlargu“ me dhëmb floriri (për të kam vendosur të mos flas më, sipas këshillës së doktor Ëngjëllit“), mund të më marrin edhe shënimet intime. Prandaj ato po i shkruaj vetëm në një fletore që do t’ja lë tim biri, Gentit. A mund të rri pa folur për atë zonjë me flokë të përhimta nga Orlando e Amerikës, e cila këndon aq bukur këtu para nesh siç ka kënduar me grupe këngëtaresh në rininë e saj në Zvicër e gjetiu. Ajo i ka duart e arta dhe është një informaticiene e rrallë dhe konsulente për shumë organizata ndërkombëtare. Ajo po bën gjithçka që të ndalojë pirjen e duhanit dhe më nxit edhe mua të bëj një gjë të tillë. Ka një solidaritet të çuditshëm në Klinikë kur sheh se të gjithë i japin këshilla njëri tjetrit për dëmin e duhanit. „Biçikleta“ po jep frytet e saj. Glicemia sa vjen e ulet pas sforcos. Por shpejt ngrihet pasi unë jam tepër i shqetësuar nga problemi im intim. Më duket vetja se do iki nga kjo botë pa qënë i kuptuar…
6 gusht. Ekipi mjekësor këtu është 24 orë në 24 në shërbimin tonë. Shqetësimi që pata mbrëmë që më shkaktoi ngritjen e tensionit dhe të sheqerit, bëri që personeli mjekësor të gjendej pranë meje çdo një orë. Derisa më zuri gjumi dhe ëndrrat më shpunë në kujtime të bukura. Më doli përpara dhe tim atë i paharruar Tuni, i cili më dha kurajo ta përballoj jetën dhe t’a marr ashtu siç është. Tek dhoma ku pihet duhan pas orës 21.30 është shkruar nga një pacient në frëngjisht: „Jeta është si një cigare që sa vjen e tretet, hiri është dashuria, tym është ç’ka mbetet“…
Mora pjesë në koloiumin për „Hypertensionin“ (tensionin e lartë) me kryemjekun Berclaz. Shpjegon qartë, me një gjuhë të thjeshtë dhe të gjithë nuk e ndjenë mbarimin e orës së mësimit. I dashë disa pyetje lidhur me jetën e tij të vrullshme dhe tepër të mbushur si mjek prej disa dhjetëvjeçarësh në Klinikën Gjeneveze të Montanës. Më premtoi se do t’i drejtohet me disa përgjigje lexuesve të « Zemrës shqiptare“. Shpesh në shtëpinë e tij bie telefoni edhe jashtë orarit zyrtar të stërzgjatur, por edhe gjatë pushimeve vjetore. Dhe ai mjek fisnik, zviceran, europian, ndodhet pranë me këshillat e tij tek pacientët e kombeve të ndryshme. Ka dhe kujtime të bukura nga pacientët shqiptarë. Të njëjtat ka edhe kryemjeku i Klinikës për të cilin dëshiroj të flas në mënyrë të veçantë, pas bisedës time të hapur me të sot.
Mora sot një letër nga Presidenti Barack Obama i cili më falenderon për mbështetjen që i kam dhënë si mijra e mijra tokësorë të tjerë jashtë Amerikës, për reformat e tij në shëndetësi. Më gëzoi fakti se artikulli im mbi festën e 1 gushtit është pritur mirë, si dhe intervista me profesor doktor Isuf Kalon. Vetëm se Isufi ka të drejtë kur më shkroi se titulli ishte bombastik tek „Tirana Observer“. Por unë s’kam ç’të bëj kur kryeredaktori Altin është me pushime dhe më pyet gjithmonë për çdo ndryshim që do bëjë, ndërsa redaktori që ai ka lënë si përgjegjës, vendos vetë një titull që nuk i përshtatet përmbajtjes!!!
Do t’u flas të dashur miq të “Zemrës Shqiptare” këto ditë për gjithçka që shoh këtu në Crans-Montana, një nga Perlat e Zvicrës. Por jo për sekretet personale të mediatorit „të dështuar“ që u ka dhënë për vite të tëra „mend“ të tjerëve dhe nuk ka ditur të ndërtojë si duhet vatrën e tij. A mos ka ardhur kjo nga çiltërsia ime, nga besimi i verbër, nga amaneti i tim eti?
Këtu është dera drejt Parajsës për ata si unë që i kanë mbushur të gjashtëdhjetat dhe mendojnë se meqë nuk kanë bërë gjynahe të mëdha në jetë, pas disa viteve do shkojnë atje ! Para, tani që po shkruaj janë malet e mbuluara me dëborë të përjetëshme. Në qytet kur shkon me autobuzin gratis sheh shumë turistë, të të gjitha kombësive. Atje gjen dhe shqiptarë dhe përshëndetesh me ta, si miq të vjetër. Ata në kioskat e shumta gjen dhe gazeta shqiptare. Këtu flas e boshnjakë, kroatë, shqiptarë, polakë, italianë…Bilbioteka është shumë e pasur dhe ka edhe libra shqip. Këtu ka televizorë në çdo kat, përveç dhomave ku porositin vetë pacientët, ka Internet. Do flas edhe për atë mikun tim këtu nga Valais (Valé) që banon shtatë kilometra që këtu, i cili na solli një shportë me kajsi nga pemët e kopshtit të tij. Për të paraja nuk vlen, vetëm miqësia e mirë dhe solidariteti që akoma mungon tek ne shqiptarët. Do t’u flas edhe për atë psikologun nga Gjeneva, i cili ka patur në konsultat e tij shumë shqiptarë nga Kosova dhe ka bërë studime të vlefshme. Fatkeqësisht një ishemi ceebrale ka bërë që ai të reduktojë veprimtarinë e tij krijuese.
Profesor Jean-Philippe Assal më telefonon çdo ditë dhe kujdeset për shëndetin tim, më jep kurajo dhe më thotë se sa të kthehemi në Gjenevë, do ndjekim ecurinë e Projektit tonë për Talaseminë me Shqipërinë. Shabani, Ksenofoni, Hamiti e miq të tjerë më kanë dërguar mesazhe dhe më kanë telefonuar. Thani Naqo, një nga miqtë e mi më të mirë pas botimit të librit të tij të fundit me Lirika përgatitet të shkojë në vendlindje, në Ziçisht. Ai më fton për festën e përvitshme të qytezës së tij, por nuk e di a do ta realizoj atë gëzim!!!
Tani po i përfundoj për sonte këto shënime, pasi e di se shpesh e kam mërzitur drejtorin tonë finsik Gëzim Marku duke i dërguar në çastet e fundit, shkrime me fotografi dhe duke i ndryshuar ato pas gjysëm ore. I premtoj se do jem më i rregullt, duke patur parasysh edhe kontratën që kam nënshkruar këtu me Klinikën në Montana. Këtu jam i qetë, i lirë dhe i rrethuar nga njerëz të mirë, midis njerëzve.

Crans Montana |
Dr Berclaz me Alfredin |
Ëmbëlsirë me emblemën e Zvicrës |
Aqua-Gym Montana |
Alfredi në një çast pushimi në Montana |
Tavolina e Festës së 1 gushtit |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)
» Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
» Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
» Alfred Papuçiu: Në timon
» Speciale: Alfred Papuçiu
» Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
» Alfred Papuçiu: Nga ditari i një jete në Diasporë (I)
» Alfred Papuçiu: Në timon
» Speciale: Alfred Papuçiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi