IDRIZ ZEQIRAJ:KËNDELLJA E ANËTARËSISË TË LDK-SË - DOMOSDOSHMËRI
Faqja 1 e 1

KËNDELLJA E ANËTARËSISË TË LDK-SË - DOMOSDOSHMËRI
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Kuvendi i VIII-të i LDK-së i zhvilloi "punimet", në një atmosferë polarizimi dhe terrori të lloji të veçantë. Procedurë, farsë zgjedhore kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë edhe partitë tjera të ekstremit të majtë, si PDK-ja, AAK-ja, Vetëvendosja, por, nuk bëjnë asnjë përshtypje, sepse ashtu i bënin edhe ideologët e tyre: Stalini, Enveri, Mao Ce Duni, Kim il Sungu me shokë. Por, assesi nuk justifikohet regresi i marrëzishëm, deri në krim, i LDK-së, zgjedhjet farsë të së cilës i pamë në dy kuvendet e radhës, me theks të veçantë në Kuvendin e VIII-të zgjedhor!
Klani, tashmë, i stazhionuar, përgjatë kësaj dekade, diktoi zgjedhjet, më sakt, përzgjedhjet selektive në shumë nëndegë dhe degë të LDK-së, qoftë kryetarët, kryesinë, delegatët, duke politizuar dhe polarizuar skajshëm të gjithë procesin zgjedhor. Ishte një lëndim i rëndë i demokracisë, ishte një ngulfatje, frymjëzënie e mendimit, e shprehjes, që reflekton në veprimet e mëtejme. Emërtesave diktatoriale: inkuzicioni kishtar, fashizmi, komunizmi, islamizmi ekstrem, iu shtua edhe diktaturë e llojit të veçantë, nën çadrën dhe slloganet demokratike! Është e dhimbshme, por mjerisht, krejt e vërtetë.
Shpifja zyrtare, më e rëndë se përjashtimi
nga Kuvendi
Klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, realisht, kishte përjashtuar Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, ende pa i mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore këto degë. Ish - kryetari, Qazim Bajgoraliu, kishte vënë në dijeni anëtarët e Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, se kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, po anashkalon dhe injoron këtë Degë, duke i heshtur ftesat për pjesëmnarrje, në veprimtaritë e Degës, të ndonjë të deleguari të Qendrës e, deri edhe ftesën për të asistuar, monitoruar Kuvendin e fundit zgjedhor. Madje, nuk pati përgjigje as për numrin e delegatëve të kësaj Dege, për Kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së! Ndërkohë, Kuvendi i Degës u detyrua të përcaktohet për shifrën e 9 (nëntë) delegatëve, sa ishte në Kuvendin e shkuar, të VII-të.
Rrjedhën e Kuvendit të VIII-të të Degës të LDK-së në Gjermani, e kam trajtuar më 30 maj 2015, botuar në mediet, me titull: "KUR MJELEJ LOPA DIASPORË...!" (shiko njërin nga link-et: http://botapress.info/idriz-zeqiraj-kur-mjelej-lopa-diaspore/, andaj, nuk duam ta përsërisim këtu. Por, aq të përkushtuar kemi qenë për pjesëmarrje dhe rrjedhë të mbarë të Kuvendit në fjalë, sa që delegatët e disa nëndegëve kanë bërë një rrugëtim prej 1.400 km. vajtje-kthim, që është barazi me largësinë Gjermani - Kosovë. E shprehur në kohë, Kuvendi zgjedhor ka zgjatur 8 orë, pa ndërprerje, plus rrugëtimi, së bashku: plot 22 orë kohë u ka kushtuar delegatëve të Kuvendit të VIII-të zgjedhor. Ndërsa, Kuvendit "zgjedhor" Qendror, në Prishtinë, vetëm 4 (katër) orë, përfshi këtu edhe udhëtimin!
Kuvendet në Nëndegë dhe Degë, në Gjermani, janë shquar për korrektësi. Ashtu, siç parashikon edhe rregullorja e Partive Popullore të Evropës, procesi zgjedhor ka qenë me votim të fshehtë dhe demokratik. Përkundër aklamacioneve komuniste, jo demokratike dhe të turpshme në disa nëndegë, degë dhe në vet Kuvendin Qendror të LDK-së në Prishtinë, ku është praktikuar "zgjedhja" me ngritje të dorës, duke mos përfillur dhe shkelur, pacipërisht dhe kriminalisht, Rregulloren e PPE-së dhe porositë e kryetarit të saj, Joseph Daul, për zgjedhje fer, të ndershme, pra, pa presione e shantazhime, me votim të fshehtë e demokratik.
Arsyetimi i rrejshëm se zgjedhjet në LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nuk ishin të rregullta, ishin një shpifje e pacipshme, pa asnjë bazë reale dhe kjo rëndonte më shumë se edhe masa përjashtuese nga Kuvendi. Mungesa e guximit për tu përballur me të vërtetën, fort të hidhur për klanin brenda Kryesisë të LDK-së, duke hezituar, neglizhuar pranimin e dokumentacionit zgjedhor të nëndegëve dhe të Degës të LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, është dëshmi vetëfolëse, që demanton, madje me fund, shpifjen monstrume të klanorëve.
Arsyeja e mospranimit në Kuvend të delegatëve nga Gjermania dhe Zvicra, ishte e fortë. Prania në sallën e Kuvendit të delegatëve në fjalë, ishte pengesë për zgjedhjet aklamative, tërësisht formale dhe hiç demokratike. Ne assesi nuk do ta pranonim një farsë të tillë zgjedhore.
Ndryshimet ilegale statusore të 30 janarit 2012, për përqindjen e kandidimit dhe pisllëqe tjera, për ta vazhduar mandatin e turpshëm të klanorëve, do të zhverësoheshin doemos. Dhe, për të gjitha çështjet do të procedohej me votim të fshehtë. Porosia e kryetarit të Partive Popullore të Evropës, Joseph Daul, për, do të zbatohej gjithësesi, në Kuvendin e VIII-të. Kuvendi do të zgjaste me orë të tëra dhe jo dy orë, aq sa zgjati ditën fatale për LDK-në dhe për vet Kosovën.
Rrjedha e Kuvendit të VIII-të të LDK-së -
tipike komuniste
Në ora 8.30 të mengjezit, datë 31 maj 2015, delegatët e Degës të LDK-së, nga Gjermania dhe Zvicra, të prirë nga kryetarët, përkatësisht, Donikë Gërvalla e Shefqet Dibrani, ishin ke porta hyrëse e hotel "Emerald". Blloku i Sigurisë pengoi hyrjen, me porosi të klanit Isa Mustafa. "Kërkoj sekretarin Ismet Beqirin, këtu, të sqarojë për pengesën, sepse, ne nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar, me shkrim apo gojor dhe përjashtimin tonë e kemi mësuar nga mediat", - tha Donikë Gërvalla.
Ndërkohë, arriti Vjosë Osmani, kandidate për kryetare të LDK-së, e cila na uroi mirëseardhje, duke na dhënë dorën radhazi. Ndalesën tonë e përjetoi rëndë, ngaqë, paraprakisht, kishte parë proceset zgjedhore të dy Degëve të kontestuara, i kishte vlerësuar si shumë më të rregullta dhe demokratike se sa në shumë Nëndegë dhe Degë në Kosovë. Veç deklaratës të Vjosë Osmanit, para medieve numerike, folën edhe Donikë Gërvalla dhe Shefqet Dibrani.
Nga brenda hotelit doli prof. dr. Fatmir Sejdiu, cili pyeti: "Pse pengohen këta delegatë"? Punonjësi i Sigurisë u gjegj se nuk e kanë "çipin"! "Donika e ka "çipin" që 40 vjetë, po lëreni delegatët të hynë në Kuvend". I të njëjtit mendim ishte edhe kryetari shumëvjeçar i LDK-së në Diasporë, Hafiz Gagica.
Ke dera vazhdonin të prisnin lejen hyrëse delegatët e Degëve të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra: vajza dinjitoze e Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika; shkrimtari, poeti, publicisti dhe kritiku i rreptë të devijuesëve të vijës rugoviane, Shefqet Dibrani; vëllai i ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, Hero i Kosovës, i ekzekutuar nga shteti shqiptar dhe SHIK-u, Behxheti; kushëriri i Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, Emrushi; djali i komandantit të Rugovës, Smajl Hajdaraj, i ekzekutuar nga SHIK-u terrorist, Blerimi; veprimtari dhe bisnesmeni i suksesshëm, Lush Cana; unë, Idriz Zeqiraj, veprimtar i hershëm, delegati më i moshuar dhe të tjerë.
Anëtari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, duke përfaqësuar kërkesën e shumë delegatëve, për hyrjen tonë në Kuvend, në mes tjerasdh tha se delegatët e Degëve të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra, janë veprimtarë të shquar dhe vijnë nga dy Degë prijetare, që kanë kontribuar shumë për LDK-në dhe Kosovën. Prandaj, të paktën t'u lejohet pjesëmarrja në Kuvend si anëtarë Nderi.
Pas gjysmë ore, deputeti Armend Zemaj, privatisht, na njoftoi se delegatët e Kuvendit, me shumicë votash aklamative, refuzuan pjesëmarrjen tonë në Kuvend. Turp dhe mëkat për robotizimin e delegatëve, të cilët, në vend që t'i kërkonin llogari klanit në Kryesinë e LDK-së, për pisllëqet e tyre, miratojnë vendime të poshtra dhe arbitrare.
Për çudë, përjashtimin tonë nga Kuvendi e kemi mësuar pasi kemi ardhur në Kosovë. Pyetjes tonë se nga i dini ju parregullsitë zgjedhore të kuvendeve tona, klanorët qendrorë janë gjegjur se "kemi marrë SMS telefonike"! Ja, mbi ç'baza bëhet përjashtimi, ndërkohë që kanë qenë të ftuar për vëzhgim të zgjedhjeve, nga të dy Degët në fjalë!!
Faji fatal dhe kriminal i Kuvendit të VIII-të të LDK-së, është rrjedhojë e Kuvendit paraprak, të VII-it, sepse, veç kryetarit, Këshilli i Përgjithshëm është emëruar, nuk i është shtruar votës të fshehtë demokratike. Dhe, nga ky Kuvend i paligjshëm, ka dalë një kryesi krejt e paligjshme, tashmë, e manipuluar dhe e kriminalizuar nga kryetari Isa Mustafa. Këtë temë e kam trajtuar në shkrimin "Kriminalizimi i strukturave të LDK-së", botuar më 31 maj 2O15.
Mbizotëron mendimi:
Të paligjshëm kryetari, Këshilli dhe Kryesia
Në prononcimin e saj para mediave, Vjosë Osmani tha: "Është turp i madh që veprimtarët më të mëdhenj të LDK-së, familjet më të dalluara të LDK-së, nuk kanë lejuar që së paku të hyjnë brenda. Ata u përjashtuan, sepse kërkuan lirinë e fjalës dhe ndryshimet në të mirë të LDK-së. Ky është një linçim dhe shembull jashtëzakonisht i keq për demokracinë e re në Kosovë".
Ndërsa Hafiz Gagica, mes tjerash, tha: "Isa Mustafa e di shumë mirë se delegatët e këtyre degëve, nuk i nënshtrohen diktatit, sepse janë të edukuar në frymën demokratike". Prof. dr. Rexhep Gjergji e krahasoi Isa Mustafën dhe mënyrën e votimit të tij me diktatorin Kim Jong-un: "Zgjedhje si në Kore të Veriut...Delegatët janë kërcënuar e shantazhuar dhe janë instruktuar, që të mos pranojnë kandidatura të tjera për votim".
Këtu përmendem vetëm disa nga emrat reagues, tashmë, të njohur për kundërshtitë e tyre publike, karshi klanit uzurpatorë në Kryesinë e LDK-së. Përndryshe, ishin të shumtë në numër, ata që u solidarizuan me ne, në kundërshtimin e një të drejte legjitime, për të qenë pjesë e Kuvendit të VIII-të të LDK-së. Dhe, kursehem në citimin e emrave të tyre, sepse, përgjimi e përndjekja e klanit rrënues është e egër dhe mjerane.
Pavarësisht, paradoksit të madh, shpifjes enorme dhe përjashtimit, pothuajse rrugaçëror, pyetjes së gazetarëve, se nëse do ta prajonë Mustafën për kryetar, vajza mençurake e heroit Jusuf Gërvalla, e madhërishmja Donikë, u tha mediave numerike: "Ne nuk jemi klub privat, por subjekt politik dhe atë që vendos Kuvendi, nuk kemi si të mos e pranojmë. Por, ua them se ne jemi këtu denbabaden. Isa Mustafa ka ardhur në LDK-e, ne kemi qenë këtu dhe kur ai të shkojë, ne prapë do të jemi në LDK-e, dhe do ta çojmë atë përpara".
Hakmarrja primitive e klanit të instaluar brenda Kryesisë të LDK-së, e kapur fort nga SHIK-u, i cili pengon ndryshimet dhe reformat në LDK-e, ishte e paparaprijëse, tmerrësisht neveritëse. Jashtë Këshillit të Përgjithshëm u la Vjosë Osmani, më e votuara dhe më e adhuruara nga anëtarësia e LDK-së; kryetarin e Degës të LDK-së, dr. Haxhi Avdyli, për arsyen e vetme pse propozoi Vjosën në garën për kreun e partisë; Hafiz Gagicën, kritikun e rreptë të klanit rrënues të LDK-së, të kryesuar nga Isa Mustafa; kuadrin e ri nacionalist e perspektiv, kritikun dinjitoz të klanit mafioz, Arben Gashin dhe të tjerë kuadro të përkushtuar dhe meritorë.
Me zgjedhjet manipulative, "alla komuniste", në Kuvendin e VIII-të, injorimi dhe lëndimi skajor e kulmor, i anëtarësisë numerike të LDK-së, duhet gjetur forcë për ta tejkaluar këtë traumë marramendëse. Veprimtarët e LDK-së në bazë, me gjithë goditjen e marrë, nga zgjedhjet hiç demokratike, duhet të punojnë me anëtarësinë, ta ruajnë unitetin dhe të punojnë për demokratizimin e brendshëm të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjermani, në veçanti, dhe asaj në diasporë në përgjithësi, i bie barra e rëndë, për të punuar me vullnet e përkushtim të shtuar, për ta motivuar anëtarësinë dhe elektoratin e fyer dhe të zhgënjyer rugovianë. Bashkimi i kësaj force, aktualisht pasive, do të ishte një shans i pritur, për ta mundur të keqen e madhe, partitë e krimit masiv, të majtën ekstreme të Koaovës, e cila, mashtrueshëm, deklarohet si e djathtë, por, frymon dhe vepron majtas.
Njëkohësisht, të përcaktohen përmasat e shkeljeve statusore, qoftë vonesa disa mujore, e qëllimshme, për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, qoftë shkeljet statusore dhe të rregullores të nxjerrë nga Partitë Popullore të Evropës, duke shkelur shenjtërinë e votës të fshehtë e demokratike, për të votuar "partizançe"!
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Kuvendi i VIII-të i LDK-së i zhvilloi "punimet", në një atmosferë polarizimi dhe terrori të lloji të veçantë. Procedurë, farsë zgjedhore kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë edhe partitë tjera të ekstremit të majtë, si PDK-ja, AAK-ja, Vetëvendosja, por, nuk bëjnë asnjë përshtypje, sepse ashtu i bënin edhe ideologët e tyre: Stalini, Enveri, Mao Ce Duni, Kim il Sungu me shokë. Por, assesi nuk justifikohet regresi i marrëzishëm, deri në krim, i LDK-së, zgjedhjet farsë të së cilës i pamë në dy kuvendet e radhës, me theks të veçantë në Kuvendin e VIII-të zgjedhor!
Klani, tashmë, i stazhionuar, përgjatë kësaj dekade, diktoi zgjedhjet, më sakt, përzgjedhjet selektive në shumë nëndegë dhe degë të LDK-së, qoftë kryetarët, kryesinë, delegatët, duke politizuar dhe polarizuar skajshëm të gjithë procesin zgjedhor. Ishte një lëndim i rëndë i demokracisë, ishte një ngulfatje, frymjëzënie e mendimit, e shprehjes, që reflekton në veprimet e mëtejme. Emërtesave diktatoriale: inkuzicioni kishtar, fashizmi, komunizmi, islamizmi ekstrem, iu shtua edhe diktaturë e llojit të veçantë, nën çadrën dhe slloganet demokratike! Është e dhimbshme, por mjerisht, krejt e vërtetë.
Shpifja zyrtare, më e rëndë se përjashtimi
nga Kuvendi
Klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, realisht, kishte përjashtuar Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, ende pa i mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore këto degë. Ish - kryetari, Qazim Bajgoraliu, kishte vënë në dijeni anëtarët e Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, se kryetari Isa Mustafa, me klanin e tij, po anashkalon dhe injoron këtë Degë, duke i heshtur ftesat për pjesëmnarrje, në veprimtaritë e Degës, të ndonjë të deleguari të Qendrës e, deri edhe ftesën për të asistuar, monitoruar Kuvendin e fundit zgjedhor. Madje, nuk pati përgjigje as për numrin e delegatëve të kësaj Dege, për Kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së! Ndërkohë, Kuvendi i Degës u detyrua të përcaktohet për shifrën e 9 (nëntë) delegatëve, sa ishte në Kuvendin e shkuar, të VII-të.
Rrjedhën e Kuvendit të VIII-të të Degës të LDK-së në Gjermani, e kam trajtuar më 30 maj 2015, botuar në mediet, me titull: "KUR MJELEJ LOPA DIASPORË...!" (shiko njërin nga link-et: http://botapress.info/idriz-zeqiraj-kur-mjelej-lopa-diaspore/, andaj, nuk duam ta përsërisim këtu. Por, aq të përkushtuar kemi qenë për pjesëmarrje dhe rrjedhë të mbarë të Kuvendit në fjalë, sa që delegatët e disa nëndegëve kanë bërë një rrugëtim prej 1.400 km. vajtje-kthim, që është barazi me largësinë Gjermani - Kosovë. E shprehur në kohë, Kuvendi zgjedhor ka zgjatur 8 orë, pa ndërprerje, plus rrugëtimi, së bashku: plot 22 orë kohë u ka kushtuar delegatëve të Kuvendit të VIII-të zgjedhor. Ndërsa, Kuvendit "zgjedhor" Qendror, në Prishtinë, vetëm 4 (katër) orë, përfshi këtu edhe udhëtimin!
Kuvendet në Nëndegë dhe Degë, në Gjermani, janë shquar për korrektësi. Ashtu, siç parashikon edhe rregullorja e Partive Popullore të Evropës, procesi zgjedhor ka qenë me votim të fshehtë dhe demokratik. Përkundër aklamacioneve komuniste, jo demokratike dhe të turpshme në disa nëndegë, degë dhe në vet Kuvendin Qendror të LDK-së në Prishtinë, ku është praktikuar "zgjedhja" me ngritje të dorës, duke mos përfillur dhe shkelur, pacipërisht dhe kriminalisht, Rregulloren e PPE-së dhe porositë e kryetarit të saj, Joseph Daul, për zgjedhje fer, të ndershme, pra, pa presione e shantazhime, me votim të fshehtë e demokratik.
Arsyetimi i rrejshëm se zgjedhjet në LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nuk ishin të rregullta, ishin një shpifje e pacipshme, pa asnjë bazë reale dhe kjo rëndonte më shumë se edhe masa përjashtuese nga Kuvendi. Mungesa e guximit për tu përballur me të vërtetën, fort të hidhur për klanin brenda Kryesisë të LDK-së, duke hezituar, neglizhuar pranimin e dokumentacionit zgjedhor të nëndegëve dhe të Degës të LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, është dëshmi vetëfolëse, që demanton, madje me fund, shpifjen monstrume të klanorëve.
Arsyeja e mospranimit në Kuvend të delegatëve nga Gjermania dhe Zvicra, ishte e fortë. Prania në sallën e Kuvendit të delegatëve në fjalë, ishte pengesë për zgjedhjet aklamative, tërësisht formale dhe hiç demokratike. Ne assesi nuk do ta pranonim një farsë të tillë zgjedhore.
Ndryshimet ilegale statusore të 30 janarit 2012, për përqindjen e kandidimit dhe pisllëqe tjera, për ta vazhduar mandatin e turpshëm të klanorëve, do të zhverësoheshin doemos. Dhe, për të gjitha çështjet do të procedohej me votim të fshehtë. Porosia e kryetarit të Partive Popullore të Evropës, Joseph Daul, për
Rrjedha e Kuvendit të VIII-të të LDK-së -
tipike komuniste
Në ora 8.30 të mengjezit, datë 31 maj 2015, delegatët e Degës të LDK-së, nga Gjermania dhe Zvicra, të prirë nga kryetarët, përkatësisht, Donikë Gërvalla e Shefqet Dibrani, ishin ke porta hyrëse e hotel "Emerald". Blloku i Sigurisë pengoi hyrjen, me porosi të klanit Isa Mustafa. "Kërkoj sekretarin Ismet Beqirin, këtu, të sqarojë për pengesën, sepse, ne nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar, me shkrim apo gojor dhe përjashtimin tonë e kemi mësuar nga mediat", - tha Donikë Gërvalla.
Ndërkohë, arriti Vjosë Osmani, kandidate për kryetare të LDK-së, e cila na uroi mirëseardhje, duke na dhënë dorën radhazi. Ndalesën tonë e përjetoi rëndë, ngaqë, paraprakisht, kishte parë proceset zgjedhore të dy Degëve të kontestuara, i kishte vlerësuar si shumë më të rregullta dhe demokratike se sa në shumë Nëndegë dhe Degë në Kosovë. Veç deklaratës të Vjosë Osmanit, para medieve numerike, folën edhe Donikë Gërvalla dhe Shefqet Dibrani.
Nga brenda hotelit doli prof. dr. Fatmir Sejdiu, cili pyeti: "Pse pengohen këta delegatë"? Punonjësi i Sigurisë u gjegj se nuk e kanë "çipin"! "Donika e ka "çipin" që 40 vjetë, po lëreni delegatët të hynë në Kuvend". I të njëjtit mendim ishte edhe kryetari shumëvjeçar i LDK-së në Diasporë, Hafiz Gagica.
Ke dera vazhdonin të prisnin lejen hyrëse delegatët e Degëve të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra: vajza dinjitoze e Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika; shkrimtari, poeti, publicisti dhe kritiku i rreptë të devijuesëve të vijës rugoviane, Shefqet Dibrani; vëllai i ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, Hero i Kosovës, i ekzekutuar nga shteti shqiptar dhe SHIK-u, Behxheti; kushëriri i Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, Emrushi; djali i komandantit të Rugovës, Smajl Hajdaraj, i ekzekutuar nga SHIK-u terrorist, Blerimi; veprimtari dhe bisnesmeni i suksesshëm, Lush Cana; unë, Idriz Zeqiraj, veprimtar i hershëm, delegati më i moshuar dhe të tjerë.
Anëtari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, duke përfaqësuar kërkesën e shumë delegatëve, për hyrjen tonë në Kuvend, në mes tjerasdh tha se delegatët e Degëve të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra, janë veprimtarë të shquar dhe vijnë nga dy Degë prijetare, që kanë kontribuar shumë për LDK-në dhe Kosovën. Prandaj, të paktën t'u lejohet pjesëmarrja në Kuvend si anëtarë Nderi.
Pas gjysmë ore, deputeti Armend Zemaj, privatisht, na njoftoi se delegatët e Kuvendit, me shumicë votash aklamative, refuzuan pjesëmarrjen tonë në Kuvend. Turp dhe mëkat për robotizimin e delegatëve, të cilët, në vend që t'i kërkonin llogari klanit në Kryesinë e LDK-së, për pisllëqet e tyre, miratojnë vendime të poshtra dhe arbitrare.
Për çudë, përjashtimin tonë nga Kuvendi e kemi mësuar pasi kemi ardhur në Kosovë. Pyetjes tonë se nga i dini ju parregullsitë zgjedhore të kuvendeve tona, klanorët qendrorë janë gjegjur se "kemi marrë SMS telefonike"! Ja, mbi ç'baza bëhet përjashtimi, ndërkohë që kanë qenë të ftuar për vëzhgim të zgjedhjeve, nga të dy Degët në fjalë!!
Faji fatal dhe kriminal i Kuvendit të VIII-të të LDK-së, është rrjedhojë e Kuvendit paraprak, të VII-it, sepse, veç kryetarit, Këshilli i Përgjithshëm është emëruar, nuk i është shtruar votës të fshehtë demokratike. Dhe, nga ky Kuvend i paligjshëm, ka dalë një kryesi krejt e paligjshme, tashmë, e manipuluar dhe e kriminalizuar nga kryetari Isa Mustafa. Këtë temë e kam trajtuar në shkrimin "Kriminalizimi i strukturave të LDK-së", botuar më 31 maj 2O15.
Mbizotëron mendimi:
Të paligjshëm kryetari, Këshilli dhe Kryesia
Në prononcimin e saj para mediave, Vjosë Osmani tha: "Është turp i madh që veprimtarët më të mëdhenj të LDK-së, familjet më të dalluara të LDK-së, nuk kanë lejuar që së paku të hyjnë brenda. Ata u përjashtuan, sepse kërkuan lirinë e fjalës dhe ndryshimet në të mirë të LDK-së. Ky është një linçim dhe shembull jashtëzakonisht i keq për demokracinë e re në Kosovë".
Ndërsa Hafiz Gagica, mes tjerash, tha: "Isa Mustafa e di shumë mirë se delegatët e këtyre degëve, nuk i nënshtrohen diktatit, sepse janë të edukuar në frymën demokratike". Prof. dr. Rexhep Gjergji e krahasoi Isa Mustafën dhe mënyrën e votimit të tij me diktatorin Kim Jong-un: "Zgjedhje si në Kore të Veriut...Delegatët janë kërcënuar e shantazhuar dhe janë instruktuar, që të mos pranojnë kandidatura të tjera për votim".
Këtu përmendem vetëm disa nga emrat reagues, tashmë, të njohur për kundërshtitë e tyre publike, karshi klanit uzurpatorë në Kryesinë e LDK-së. Përndryshe, ishin të shumtë në numër, ata që u solidarizuan me ne, në kundërshtimin e një të drejte legjitime, për të qenë pjesë e Kuvendit të VIII-të të LDK-së. Dhe, kursehem në citimin e emrave të tyre, sepse, përgjimi e përndjekja e klanit rrënues është e egër dhe mjerane.
Pavarësisht, paradoksit të madh, shpifjes enorme dhe përjashtimit, pothuajse rrugaçëror, pyetjes së gazetarëve, se nëse do ta prajonë Mustafën për kryetar, vajza mençurake e heroit Jusuf Gërvalla, e madhërishmja Donikë, u tha mediave numerike: "Ne nuk jemi klub privat, por subjekt politik dhe atë që vendos Kuvendi, nuk kemi si të mos e pranojmë. Por, ua them se ne jemi këtu denbabaden. Isa Mustafa ka ardhur në LDK-e, ne kemi qenë këtu dhe kur ai të shkojë, ne prapë do të jemi në LDK-e, dhe do ta çojmë atë përpara".
Hakmarrja primitive e klanit të instaluar brenda Kryesisë të LDK-së, e kapur fort nga SHIK-u, i cili pengon ndryshimet dhe reformat në LDK-e, ishte e paparaprijëse, tmerrësisht neveritëse. Jashtë Këshillit të Përgjithshëm u la Vjosë Osmani, më e votuara dhe më e adhuruara nga anëtarësia e LDK-së; kryetarin e Degës të LDK-së, dr. Haxhi Avdyli, për arsyen e vetme pse propozoi Vjosën në garën për kreun e partisë; Hafiz Gagicën, kritikun e rreptë të klanit rrënues të LDK-së, të kryesuar nga Isa Mustafa; kuadrin e ri nacionalist e perspektiv, kritikun dinjitoz të klanit mafioz, Arben Gashin dhe të tjerë kuadro të përkushtuar dhe meritorë.
Me zgjedhjet manipulative, "alla komuniste", në Kuvendin e VIII-të, injorimi dhe lëndimi skajor e kulmor, i anëtarësisë numerike të LDK-së, duhet gjetur forcë për ta tejkaluar këtë traumë marramendëse. Veprimtarët e LDK-së në bazë, me gjithë goditjen e marrë, nga zgjedhjet hiç demokratike, duhet të punojnë me anëtarësinë, ta ruajnë unitetin dhe të punojnë për demokratizimin e brendshëm të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjermani, në veçanti, dhe asaj në diasporë në përgjithësi, i bie barra e rëndë, për të punuar me vullnet e përkushtim të shtuar, për ta motivuar anëtarësinë dhe elektoratin e fyer dhe të zhgënjyer rugovianë. Bashkimi i kësaj force, aktualisht pasive, do të ishte një shans i pritur, për ta mundur të keqen e madhe, partitë e krimit masiv, të majtën ekstreme të Koaovës, e cila, mashtrueshëm, deklarohet si e djathtë, por, frymon dhe vepron majtas.
Njëkohësisht, të përcaktohen përmasat e shkeljeve statusore, qoftë vonesa disa mujore, e qëllimshme, për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, qoftë shkeljet statusore dhe të rregullores të nxjerrë nga Partitë Popullore të Evropës, duke shkelur shenjtërinë e votës të fshehtë e demokratike, për të votuar "partizançe"!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi