Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
Faqja 1 e 1
Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
PERDHOSJA E HISTORISE
Me hyrjen e Ushtrisë Shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, me pozicionet rrethuese që zunë, luftëtarët e nacionalizmës u vunë nën darën e hekurt të rrethimit dhe të gjithë: serbët, malazezët, boshnjakët, maqedonasit,partizanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, shtinin, më të gjitha llojet e armëve të kohës, si në derra të egër, mbi shqiptarët e Kosovës. Bastiani kështjellar i Drenicës kryengritëse e trime, Arbënia e Vogël e Azem Galicës, u vu në shenjestër dhe u gjakos pakursyeshëm.
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Ishte shokuese për opinionin shqipfolës paraqitja në televizionin "publik" të Kosovës të doktorëve të historisë: Muhamet Pirraku dhe Hakif Bajrami, veç e veç. Me pretendimin se vetëm ata janë kompetentë shkencorë për Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, në Shqipëri dhe Kosovë, duke mbrojtur krimin dhe kriminelët partiakë e shtetërorë të kohës.
Kur historia nis fillin e saj nga ideologjia, ajo nuk është më histori. Ajo është përrallë, njësoj sikur gjithçka që thonë e shkruajnë komunistët janë përralla, përveç krimeve të bëra nga ata janë të vërteta, janë faktike, si dje, sot e gjithmonë.
Kjo ideologji makabre, mjerisht, në Kosovë, i ka edhe përfaqësuesit e vetë, madje me tituj doktorë, të cilët dje bënin historinë sipas modelit dhe "shijes" të komunizmit jugosllav, ndërsa sot, të konvertuar në komunizmin më obskur e kriminal në botë, siç është ai stalinist-enverist, po e nxijnë historinë shqiptare, të kohës të re dhe të sotme.
Ndoshta, sipas mendjes të tyre të thartuar me brumin ideologjik komunist, duan të "lahen" për të kaluarën jo edhe aq fisnike, duke u fshehur pas emrit të Enver Hoxhës, si shqiptar. Por, prej që kur shqiptarët kanë bërë hije mbi tokë, nuk di të këtë lindur një shqiptar, më pak shqiptar dhe më shumë kundrashqiptar dhe antikombëtar se sa Enver Hoxha.
MASAKRA E TIVARIT - PERGJEGJESI DIREKTE
Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit |
Katini polak me masakrën e Tivarit, sipas dr. Pirrakut "janë si dallimet e natës me të ditës në qëllim, planifikim dhe kryerje të krimit. Njësoj është edhe PS-ja e PPSH-ja".
Katini polak me Tivarin shqiptar kanë emërues të përbashkët - krimin komunist. Qëllimi vrastar në Katin ka qenë goditja e elitës polake, dobësimi i rezistencës ndaj Rusisë të fashistit Stalin, me qëllim të mbizotërimit ideologjik, politik dhe ekonomik, në të ardhmen, të Polonisë katolike.
Qëllimi vrastar në Tivar ka qenë urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, hakmarrja tipike komuniste ndaj shqiptarëve nacionalistë dhe antikomunistë të Kosovës dhe të trevave tjera.
Por, e vërteta është se PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) me PS (Partia Socialiste) janë si me e nda një bajgë përgjysmë. I vetëdijshëm se po përdor një krahasim pezhorativ, veçse është më adekuati.
Lideri historik i të majtës shqiptare, Fatos Nano, reformoi dhe liberalizoi Partinë Socialiste, por pasuesi i tij Edvin Kristaq Rama, e riktheu në kuotën e PPSH-së. Është diç tjetër se në ralitetin e ndryshuar shqiptar nuk kamundësi të veprojë e bija si e ëma, por mundësia e mykur komuniste mbetet po ajo. Në kupolën e PS janë bijtë e bllokmenëve. Edhe aleatët e saj janë ministra e kuadro të PPSH-së.
Dr. Pirraku shkruan: "Strukturat politike ushtarake të Shqipësisë dhe të Kosovës nuk kanë asnjë faj për Masakrën e Tivarit, sepse nuk janë as planifikues dhe as zbatues...", rrjedhimisht, pafajëson edhe Enver Hoxhën edhe Fadil Hoxhën! Dhe, shton se "ngjarja nuk ka ndodhur në terrenin e Shqipërisë"(?!) Këtë mendim e ndanë edhe dr. Hakif Bajrami, një komunist i rreshkur, dikur jugosllav dhe tani i konvertuar në enverian.
Rehabilitimi, apriori, i dy strukturave politike e ushtarake shqiptare dhe të dy krerëve të cituar, kur dihen krimet e tyre, të bëra kundër nacionalistëve shqiptarë, madje në të dy anët e kufirit, është vlerësim i bërë me porosi, me qëllim të mashtrimit të opinionit dhe të falsifikimit të historisë.
Eshaloni i rekrutimit të dhunshëm, madje nga të gjitha trevat shqiptare, ka përshkuar rrugëtimin Prizren - Kukës, duke pritur ardhjen e rekrutëve tjerë shqiptarë nga Maqedonia, për të vazhduar në Fusharëzë e Pukë, pas një nate fjetjeje, për të arritur për Shkodër.
Vrasjet kanë nisë në Kukës, përgjatë rrugës edhe në Pukë e Shkodër. Dhe, vrasja është krim, madje i skajshëm. Vrasjet u bënë "në terrenin e Shqipërisë", në prill të viti 1945, e cila ishte çliruar në nëntor 1944! Shqipëria, në atë kohë, kishte pushtet policor dhe ushtarak. Ka fakte të pamohueshme se në përpjekje për të ikur nga radhët e vdekjes, rekrutët janë kapur nga forcat shqiptare, duke i dorëzuar dhunshëm ke autoritetet përcjellëse jugosllave.
Këto janë dëshmi të mbijetuarish të sotëm si Azem Hajdini - Zani, Hysen Uka dhe të djeshëm, bashkëvuajtës të autorit të këtyre rrjeshtave, në vitet `70-a e `80-a, në burgjet famëkeqe shqiptare.
Profesor Zekirja Cana ka dhënë fakte, të cilat dëshmojnë bindshëm, se elita komuniste e Kosovës ishte në dijeni, paraprakisht, për masakrën që do të ndodhte. Ai thotë se gjaskovari Xhavit Nimani i nxori të gjithë gjakovarët nga radhët e vdektarëve të ardhshëm.
Marrja përsipër për të mbrojtur dhe rehabilituar ata që janë të pambrojtshëm, ka natësuar logjikën e dr. Pirrakut, duke shfryrë: "Të pyesim ndërgjgegjen tonë të çakërdisur: Çka planifikonin të fitonin Enver Hoxha, Fadil Hoxha dhe Ramiz Alia, me masakrimin e vëllezërve të tyre dhe bashkëluftëtarëve?!"
Koha e pas Tivarëve shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore - ka dhënë përgjigjen, me kohë, pyetjes të vonuar të dr. Pirrakut me shokë.
Pse duhej të marshonin divizionet dhe brigadat shqiptare në Jugosllavi: Bosnje, Sanxhak, Kosovë... Mos, vallë, këta luftonin gjermanët e Hitlerit? Dihet, Jugosllavia, ashtu si edhe Shqipëria,më shumë kanë luftuar kundër kundërshtarëve ideologjikë brenda shteteve të tyre se sa pushtuesin. Historia jugosllave, përkatësisht, periudha kapitulli i Luftës të Dytë Botërore, ashtu si edhe ajo e Shqipërisë, është tërësisht e shtrembëruar dhe e falsifikuar, e shkruar me porosi e qatipër "historianë" të lakueshëm, servilë e karieristë, në të shumtën e rasteve, hafije të padronëve të tyre.
Lufta në Sutjeskë është një përrallë malesh me personazh Titon fantastik. Pse zotëria e tij me shokë ngjitej maleve dhe nuk luftonte fushave dhe qyteteve jugosllave, ku pushtuesi sundonte fare i pa shqetësuar nga "trimat" jugosllavë?! Ndërkohë, në librat e "historisë" renditen dhjetra brigada e divizione fantomë, njësoj si në luftën e Kosovës, kur thuhet e shkruhet për komandantë, bile edhe kryekomandantë legjendarë, madje ende pa filluar lufta dhe pa u krijua ushtria!?!
Nuk do të ishte korrekte të akuzohet Titua me shokë apo të vetë promovuarit komandantë në Kosovë, pse nuk bënin beteja përballë armikut, kur dihet se raporti i forcavce e pamundësonte këtë. Por, meritojnë çdo kritikë pse të lartcekurit nuk janë të sinqertë, për të thënë të vërtetën, për aq sa kanë luftuar ata. Përkundrazi, palët në fjalë, dje dhe sot, ngulmojnë ta bëjnë të kundërtën, duke falsifikuar historinë, sikur ngjarjet të jenë zhvilluar diku larg, në kohë të mugëta, në antikitet!
Botërisht dihet se Jugosllavia është çliruar nga Ushtria Kuqe Sovjetike, ashtu siç është çliruar Kosova nga NATO-Pakti. Prandaj edhe sot e kësaj dite kujtohet thënia ruse, drejtuar femrave beogradase: "Mi smo vama osllobodillalli, mi çemo vama sada j...!" (Ne ju kemi çliruar dhe ne tash do t`ju q...!)
Faktin e çlirimit rusët ia kujtuan Titos me shokë edhe në vitin 1968, kur udhëheqja jugosllave dënoi, publikisht, defilimin e tankeve sovjetike rrugëve të Pragës. I pari i Rusisë, vetulloshi Brezhnjev, kërcënoi se "në Beograd e gjetkë është derdhur gjaku i bijëve të Rusisë, prandaj nuk do të lejojmë përdhosjen e këtij gjaku, nga klika e Titos, e shitur ke Amerika dhe Perëndimi".
Titua e mori seriozisht paralajmërimin. Ai nuk ishte aq fodull sa Enver Hoxha, i cili përralliste se "në bunkerët tanë do të thyejnë kokën imperialistët amerikanë dhe socialimperialistët sovjetikë"!!! Por, Titua iu drejtua popujve të Jugosllavisë, realisht e maturisht, se "Jugosllavia mund të pushtohet nga Ushtria Sovjetike, por, ne do t`i mbathim opingat, do të ngjitemi maleve, do të bëjmë luftë guerile". Dhe,ky mesazh u përcoll në tërë Jugosllavinë, përfshi këtu edhe Kosovën, ku në tubimet e bëra me popullin, në bashkësitë lokale, merrte pjesë edhe vet Fadil Hoxha me bashkëpunëtorë.
Hoxha i Tiranës dhe Hoxha i Prishtinës, planifikimin e kishin bërë me kohë me vëllezërit jugosllavë. Të dy vendet do të luftonin nacionalistët shqiptarë, madje të kudondodhur, për ta shtrirë, forcuar dhe mbajtur, mundësisht, përjetësisht komunizmin.
Ilustrojmë bashkëpunimin ushtarak shqiptaro - jugosllav me letrën e Svetozar Vukmanoviq Tempo, drejtuar PKM në Kërçovë, më 8 qershor 1943: "...Me shtabin kryesor të Shqipërisë u takova. U skjarova se ne nuk kemi shansë të hymë në Kërçovë e Zajaz. Dhe pas shumë debatesh e mospajtimesh, arrita të bind Enver Hoxhën e Mehmet Shehun që një aradhë partizane nga Shqipëria, nën komandën e Haxhi LLeshit, të vinte nga Elbasani drejt Dibrës, Strugës e Kërçovës, dhe me flamurin shqiptar e parolla shqip të hynte në Kërçovë e Zajaz. Kjo është mënyra e vetme për të hyrë në këto troje të mbrojtura nga Mefail Zajazi". (CK.KPJ. Origjinali i shkruar në serbisht.)
Hoxha i Prishtinës ndihej i lehtësuar, pas eliminimit fizik të elitës intelektuale akademike universitare, me arsim e kulturë të marrë në Evropën Perëndimore, duke u bërë vet i parë i Kosovës, vetëm me arsim të mesem, Shkollen Normale të Elbasanit, të bërë në kohë të Mbretërisë Shqiptare. Me përjashtime, të vetmuara, edhe shokët e tij kaq ose edhe më pak të arsimuar ishin.
Marshimi i Brigadave Shqiptare në Jugosllavi dhe Kosovë, nuk kishin për qëllim luftimin e pushtuesit gjerman, por shpartallimin e rezistencës nacionaliste të trevave shqiptare atje. U përdor demagogjia, kulaçi e dajaku, plumbi dhe mashtrimi, se kinse, më vonë, do të shprehet vullneti i popullit për vetëvendosje, edhepse e dinin se kjo nuk do të ndodhë kurrë, duke u pajtuar edhe palët, që ishin në aleanca të shumëfishta, si partiake, ushtarake dhe më vonë shtetërore.
Me hyrjen e Ushtrisë Shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, me pozicionet rrethuese që zunë, luftëtarët e nacionalizmës u vunë në darën e hekurt të rrethimit dhe të gjithë: serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, partizanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës - shtinin, me të gjitha llojet e armëve të kohës, si në derra të egër, mbi shqiptarët e pambrojtur të Kosovës. Bastiani kështjellar i Drenicës kryengritëse e trime, Arbënia e Vogë e Azem Galicës, u vu në shenjestër dhe u gjakos pakursyeshëm.
Përfitimi i Enver Hoxhës dhe i Fadil Hoxhës me shokë është faktik dhe lendësor. Sunduan me dajak e plumb, Hoxha i parë deri në vdekje, Hoxha i dytë deri në pleqërinë e tij të vonë.
Një "gjeneral" komunist, vrasës i dënuar, por që vazhdon, pakuptimshëm, të mbajë funksione partiake e pushtetare në Kosovë, në përgjigjen e dhënë deputetit Nait Hasanit, thotë se komunistët nuk kanë vrarë shqiptarët, por nacionalistët serbë! Kjo demantohet që nga uniforma partizane dhe deri në kupolën urdhërdhënëse politike ushtarake komuniste. Eshtë provuar katërcipërisht se komunistët edhe vrasin edhe përtallin, siç bën edhe "gjenerali" ynë.
Dr. Pirraku gabon me dashje kur i quan "vëllezër të tyre", pra, të Hoxhëve, nacionalistët shqiptarë. Shprehja e thënë dhe e shkruar, madje e çdokohëshme, në vitet `70-a, "vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë", nuk është lojë fjalësh, por parim i komunistëve të Hoxhës të Tiranës dhe i partisë - shtet të tij. Edhe Hoxha i Prishtinës nuk ishte më pak armik i nacionalistëve shqiptarë gjatë dhe pas Luftës të Dytë Botërore.
Rekrutët e dhunshëm fatzinj shqiptarë nuk ishin "bashkëluftëtarë" të Hoxhëve komunistë. Ndonjëri syrësh që mund të jetë rrjeshtuar përkrah partizanëve, ka qenë i mashtruar, siç bën propaganda rrenacake gebelsiane komuniste. Madje edhe vet Konferenca e Bujanit është mbajtur për qëllime mashtruese, kryesues i të cilës ishte funksionari i lartë i luftës dhe i pas luftës Mehmet Hoxha.
Shifra e rekrutëve shqiptarë të ekzekutuar në Tivar, e minimizuar nga dr. Pirraku, bazuar në shumë burime tjera, përfshi këtu edhe të mbijetuarit, nuk është e besueshme. Aq më tepër kur autori citon burime të dyshimta të komunistëve. Madje, kjo është e vetmja pikë ku ka shpërputhje edhe me kipsin e tij dr. Hakif Bajramin, shifra e të cilit është dhënë e dyfishuar.
Konkluzioni është se nuk kemi të bëjmë me një "përgjegjësi relative" të Hoxhëve, siç mundohet dëshpërueshëm të na bindë historiani i porositur, dr. Muhamet Pirraku, por me përgjegjësi direkte, siç na dëshmohet nga fakte të pakundërshtueshme.
Përsa i përket zotit Ramiz Alia, i cili në atë kohë ndodhej në Bosnje, në cilësinë e komisarit të Korparmatës të Parë të Ushtrisë Shqiptare, ka dallime nga dy Hoxhët, qoftë për pozitën, qoftë për moshën. Por, përgjigja shpërfillëse e tij "...t`i gjejnë kosovarët se kush e bëri masakrën...", është cinike dhe jo serioze. Pavarësisht përmasës të fajësisë, zoti Alia duhet të këtë një qasje krejt tjetër karshi Masakrës të Tivarit, se, padyshim, ai dinë shumë për këtë plojë komuniste mbi shqiptarët.
Dr. Pirraku merakoset se kërkesa e deputetit Nait Hasani për gjykimin e pushtetarëve të inkriminuar të sistemi komunist dhe porosia e kryeministrit shqiptar, dr. Sali Berisha, për zbardhjen e Masakrës të Tivarit, janë të pakohëshme!?
Vetëm një historian këtë nuk duhej ta thoshte. Populli thotë: "Gjaku nuk bëhet ujë". Ndërsa kanuni thekson: "Gjaku as nuk moçmohet dhe as nuk harrohet". Pra, krimi kurrë nuk vjetërohet e aq më pak harrohet. Vërtet, këtë duhet ta bënin me kohë historianët, intelektualët shqiptarë, kudo që të jenë ata. Por, ja që e heshtën, përfshi edhe ju, zoti dr. Pirraku, me 3.000 faqet e mbajtura nën jastek, për plot 50 vjet!!! Së fundi, u detyrua politika ta denoncojë me forcë, duke e drejtuar edhe gishtin për fajësi.
Për udhëheqjen moniste shqiptare "Masakra e Tivarit" ka qenë tabu - temë, sepse ata ishin keqas të implikuar në këtë katrahurë dhe donin përjetësisht ta varrosnin, ashtu siç ishin varrosur ajka e djalërisë shqiptare në Tivar.
Në vitin 1970, nga ca materiale të shkruara, por më shumë nga të mbijetuar, bëra një broshurë për "Masakrën e Tivarit", të cilën e postova për mikun tim, Skënder Kada, atëbotë, me qëndrim në Suesdi. Në hetuesinë speciale, në burgun e Tiranës, pas tre vjetësh, kryehetuesi ministral e nxori nga sirtari broshurën time: "Edhe këtu i fute hundët"- shfryu ai?! "Janë krime të rënda, të bëra nga Jugosllavia dhe nuk duhet t`i heshtim" - u gjegja unë. Kryehetuesi i tmerrshëm, siç njihej për dajak dhe egërsinë e tij, nga të gjithë shqiptarët - Koço Josifi, kërkonte me ngulm pse-në e këtij postimi. Dhe, biblioteka ime sëbashku me shkrimet tjera u grabitën, përfshi këtu edhe makinën, me të cilën ishte shkruar broshura në fjalë dhe të tjera. Pra, komunistët shqiptarë ishin tejet të ndjeshëm dhe alergjik për kalvarin e Tivarit, sepse e kishin "mizën pas veshit". Kjo është një e vërtetë e hidhur, të cilën, edhe penda më e shkathët e historianëve ideologjikë, nuk mund ta errësojnë dhe aq më pak ta mohojnë.
Dr. Pirraku, jo pa mburrje, përsëritë se ka siguruar nga arkivat jugosllave 3.000 faqe dokumentacion për "Masakrën e Tivarit", madje në vitet `60-a!! (Lexuesi i vëmendshëm do t`i sjell ndërmend "thasët me dokumente sekrete" të marra nga shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, në zyrat kryeministrore e presedenciale të Koshtunicës, Millosheviçit e Tadiçit!!!) Ishte koha kur klani serb, me kriminelin Rankoviç, "vrante dhe këthjellte" në Jugosllavi dhe veçmas në Kosovë. Ishin suspenduar nga mësimdhënia mësuesit më të mirë profesional e kombëtar. Plagët fizike, përgjatë aksionit të kobshëm "të mbledhjes të armëve", 1956 - 1957, kishin traumatizuar mendjet dhe shpirtërat shqiptarë.
Dhe, krejt natyrshëm, shtrohet pyetja se si ky regjim satanik hap zemër dhe arkiva për dr. Muhamet Pirrakun e Sankovcit të Drenicës, madje për njërën nga masakrat më makabre të shekullit 20-të, në përmbyllje të një lufte, që ai e hymnizon si "të drejtë"?!
Ndjenja e fortë internacionale dhe komuniste e dr. Pirrakut, e cila vazhdon të jetë aktive edhe sot pas 50 vjetësh, që nga ajo kohë errëtake, duke mbrojtur komunizmin dhe kriminelin fashizoid Enver Hoxha me shokë, ka rrënjosur besimin tek organet e kohës për mundësinë e falsifikimit dhe të faturimit të krimit jashtë Partisë Komuniste Jugosllave, për ta lokalizuar e margjinalizuar tek individ e grupe, jashtë organeve zyrtare e institucionale.
Rezoluta e Infobyrosë Internacionale e Komuniste, e drejtuar nga mentori i Enver Hoxhës, kryekomunisti fashist Stalin, në vitin 1948, ku akuzohej e përjashtohej Titua dhe partia e tij për devijim nga komunizmi, shpuri në burgjet jugosllave 8.000 malazezë.
Mali i Zi shkëmbor, i mbajtur me bukë me shekuj nga Rusia cariste, ushqente ndjenja vëllazërore për Stalinin dhe Rusinë. Dhe, hafijllëku sovjetik, nëpërmjet agjentëve të vjetër dhe të rinj, arriti të shkëpusë, mendërisht dhe shpirtërisht, nga Partia Komuniste Jugosllave, ajkën intelektuale dhe ushtarake të kësaj republike.
Kuadri më i lartë vendor, Millovan Gjillas, u dënua. Përgjigja e një pyetjeje, lidhur me burgosjen e Gjillasit, të dhënë nga Titua, me gjuhë ekuivoke, se "ai donte edhe një komunizëm tjetër", qe bërë barcoletë e kohës, sepse tatimi komunist i vënë edhe për kokë dhie e pule, i tmerroi malazezët varfanjakë nga regjimi i ri komunist, që u kishte premtuar "lugën e floririt!"
Për ta shantazhuar Titon me shokë, Stalini u bëri thirrje popujve të Jugosllavisë, të organizohen për rezistencë, madje edhe të arratisën në vendet fqinjë, përrreth, për t`u armatosur, sulmuar dhe rrëzuar "klikën revizioniste titiste", natyrshëm, me mbështetjen e Ushtrisë Sovjetike.
Thirrja dha rezultatet e para. Kuadro të partisë dhe të ushtrisë do ta merrnin arratinë, ndër ta edhe Vllada Dabçeviç, Pero Popivoda, duke kërkuar strehim në Shqipëri. Këtë të fundit Stalini e zgjodhi për ta zëvendësuar Titon. Por, vdekja e Stalinit dhe dënimii kultit të tij, përmbysi ëndërrat e të arratisurëve. Afrimi i Hrushovit me Titon, i dha sinjalin Enver Hoxhës për goditjen drastike të emigracionit malazez në Shqipëri. Pasuan dënime të rënda në vitet `50-a, madje edhe ridënimi brenda burgut filloi pikërisht me majorin e gardës të Titos. Dhe, kjo u bë në vitet `70-a, kur Titua dhe Enveri këmbenin mesazhe miqësie, sepse "popujt tanë kanë derdhur gjakun në fushëbetejat e përbashkëta".
Ishin këta bij të Malit të Zi, disa syrësh vuajtën edhe 30 vjet burgjeve shqiptare, me një dinjitet të pashoq. Ndërkohë që shumë të tjerë, të zhgënjyer fort në dogmën marroqe të komunizmit, ashtu si shqiponja që nuk duron kafazin, u çmendën dhe pësuan vdekje të hershme. E gjithë kjo ishte marrëveshje hakmarrëse partiake dhe e Sigurimeve kriminale jugosllavo- shqiptare, për goditjen reciproke të armiqëve, siç bëri Enver Hoxha me kundërshtarët e jugosllavizmit, gjegjësisht, me shqiptarët e Kosovës të arratisur në Shqipëri.
Zemërgjerësia serbe e hapjes të dosjes të zezë të plojës të Tivarit, nuk mund të ishte pa djallëzinë brenda saj. Vendi i krimit ishte Tivari, oficerë malazezë të karierës, të goditur të kohës, kishte mnjaft, andaj edhe faturimi i krimit ishte i lehtë, "i besueshë" për opinion. Autori Pirraku, ashtu sië përjashton Hoxhën e Prishtinës dhe Hoxhën e Tiranës me shokë, nga kriminë Tivar, këtë do ta bënte edhe për Titon dhe Rankoviëin me shokë. Dhe, masakra e trishtme tivarase do të minimizohej, si një aksident provincial, i disa malazezëve kanunorë hakmarrës, për dëbimin e tyre si kolonë, nga tokat e begata të Kosovës, përgjatë kohës të artë të Shqipërisë të bashkuar.
Të gjithë këtë skenar, të tipit mafioz, duhet ta këtë prishur Plenumi i Brioneve, në vitin 1966, i cili shkëputi vijimësinë e lidhjeve dhe të krimeve të kamufluara. Dhe, marrëveshja u hesht, për t`u paraqitur tani, me një skenar të ri, pasi aktorët - partnerë janë varrosur me kohë, bashkë me sekretet e tyre. Dhe, gjithçka që thuhet e shkruhet tani, nga personazhet e koluareve komuniste të asaj kohe tejet intriguese, është relative, madje hiç e besueshme
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË
» IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
» IDRIZ ZEQIRAJ:KËNDELLJA E ANËTARËSISË TË LDK-SË - DOMOSDOSHMËRI
» IDRIZ ZEQIRAJ:TRI PYETJE PËR KRYEHULIGANËT E "UÇK-SË"???
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË
» IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
» IDRIZ ZEQIRAJ:KËNDELLJA E ANËTARËSISË TË LDK-SË - DOMOSDOSHMËRI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi