Bajram Osmani - Tri javë pas kuvendit të LDK së, mungon reflektimi i delegatëve!
Faqja 1 e 1
Bajram Osmani - Tri javë pas kuvendit të LDK së, mungon reflektimi i delegatëve!
Bajram Osmani
Tri javë pas kuvendit të LDK së, mungon reflektimi i delegatëve!
Edhe tri javë pas Kuvendit të LDK së, si duket ndërgjëgjesimi i delagatëve ende nuk shihet në horizont. E themi këtë ngase disa pyetje permanente që rrjedhin si domosdoshmëri e kohës janë:
A janë të ndërgjeshëm delagatët apo jo?
A kuptojnë ata se heshtja para asaj që ndodhi (gjatë punimeve) është e barabartë me përgjegjësinë e përbashkët?
A kanë reflektuar ata, derisa ndodhi anulimi i kuvendeve të degëve më të medha në diasporë, (degës se Zvicrrës dhe Gjermanisë), si dhe mos lejimi i delegatëve te këtyre degëve që të marrin pjesë ne punimet e kuvendit?
A e kuptuan ata, se moslejimi i kandidimit të znj. Vjosa Osmanit ishte më shumë se turp për një parti me traditë demokratike, ishte dhunim i skajshëm i demokracisë dhe ngulfatje e vullnetit të elektoratit?
A mendojnë ata se perjashtimi është e kundërta e afrimit dhe unifikimit të vlerave rugoviane në parti?
A janë të vetëdijshëm ata se LDK me këto mënyra të sjelljes shkon kah humbja e elektoratit definitive e elektoratit të saj?
Si duket, JO! Këta nuk janë në gjendje ta ndajnë „shapin prej sheqeri“, ose janë injorant politik ose të „kapur“ nga lideri i partisë mu ashtu siq është i „kapur“ shteti nga mafia politiko, ekonomike pas 17 shkurtit 2008-të?
Po të reflektonin sadopak, me siguri se do të uleshin mbas kuvendit dhe do t´i analizonin me kujdes gjërat. Të reflektoninin dhe të konkludonin se diqka me LDK-në nuk është në rregull dhe duhet diqka të ndryshohet!
Sikur t'u hapej rruga kandidimeve të lira për kryetar, do hapej rruga për mirëvajtje të rregulltë të punimeve, dhe pastaj edhe do shtrihej dora e pajtimit, edhe nëse dikush do të pësonte humbje. Kjo nuk ndodhi, dhe për pasojë e kemi këtë gjendje të zymtë dhe të pashpresë në LDK!.
Andaj duhet me urgjencë që të ndryshohet diqka në këtë drejtim. Të ju mundësohet kandidimi të gjithë atyre që e meritojnë, secili ta gëzoj të drejtën për të zgjedhë dhe për të qenë i zgjedhur përmes votimit të fshehtë në partinë e vlerave rugoviane!
Votimi me aklamacion në Kuvendin e fundit, nuk është praktikë e shoqërive demokratike dhe nuk i përmbushë kërkesat e elektoratit. LDK si parti e krahut të djathtë duhet doemos që të reformohet dhe të ripërtrihet me kuadro të reja. Vetëm kështu do të ndalet „anija“ nga fundosja. Fundosja e një „Titaniku“ siç është LDK-ja, do të ketë pasoja afatëgjata për vendin dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi. Andaj, të punojmë të gjithë në drejtimin e shpëtimit të „Titanikut“ të quajtur LDK!
Të reflektojme pozitivisht dhe njeherë e përgjithmonë ta kemi guximin që të themi se diqka nuk është në rregull me LDK-në, diqka nuk është në rregull me shoqërinë Kosovare. Një LDK e shëndoshë është shpëtim për Kosovën, ndërsa një LDK e „kapur“ është e kundërta, një përmbysje kotastrofale për Kosovën. Mendojeni njëherë PDK-në e „kapur“ dhe „prijësin“ e saj Thaçi, për 7 vjet qeverisje, çka bënë ata? Nuk dua që tani t´i përsërisë dështimet e tij, ngase ato janë të njohura për opinion e gjerë kosovar.
Dëshira ime dhe e shumicës se elektoratit është që LDK mos t´i përkrahë ata qe dështuan totalisht, por të mbetet ajo qe ishte dikur, front popullor dhe gjithnjë në anën e popullit. Elektorati i LDK-se nuk është në anën e të dështuarëve por ne anën e atyre që mendojnë se mund të qeveriset ndryshe. Ndryshe do të thotë: një LDK pa struktura të SHIK-ut, pa korrupsion, pa krim ekonomik dhe politik, pa haraq, pa familjarizëm, pa inate personale,... një LDK e ç'kapur nga strukturat mafioze, klanet dhe grupet tjera të interesit që ua kanë zënë frymën ndryshimeve pozitive në këtë subjekt!
Alternativat për zgjidhje janë të shumta, vetëm duhet vullnet dhe guxim qytetar, bashkëpunim dhe tolerancë rugoviane.
Zoti e bekoftë vullnetin e elektoratit rugovian!
Bajram Osmani*
(*Autori është kryetar i LDK – Bodensee Oberschwaben, kryetar i Shoqatës kukturore "Dardania" si dhe anëtar i rregullt i këshillit për integrim të qytetit të Ravensburgut, Baden Württemberg - Gjermani)
Photo e huazuar: Vdiq ndërgjegjja
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajram Osmani:JO e madhe për Serbinë
» Bajram Osmani:LIS I RRALLE MIJEVJEQAR
» Bajram Osmani:Krejt kjo ka t´bëj me t´futme
» Bajram Osmani:Kampioni ka një emër
» Bajram Osmani :LIS I RRALLË MIJËVJEQAR
» Bajram Osmani:LIS I RRALLE MIJEVJEQAR
» Bajram Osmani:Krejt kjo ka t´bëj me t´futme
» Bajram Osmani:Kampioni ka një emër
» Bajram Osmani :LIS I RRALLË MIJËVJEQAR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi