Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputetja turke në Bundestag’un gjerman, sulmon randë Kosovën dhe UÇK!

Shko poshtë

Deputetja turke në Bundestag’un gjerman, sulmon randë Kosovën dhe UÇK! Empty Deputetja turke në Bundestag’un gjerman, sulmon randë Kosovën dhe UÇK!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2015 9:11 pm

Deputetja turke në Bundestag’un gjerman, sulmon randë Kosovën dhe UÇK!


Deputetja turke në Bundestag’un gjerman, sulmon randë Kosovën dhe UÇK! 22_06_2015_1243684_2_format43
Jun 22, 2015


Deputetja gjermane me origjinë turke e partisë së ekstremit të majtë, Sevim Dağdelen, ka lëshue akuza të forta ndaj Kosovës dhe UÇK’s në seancën e Bundestagut gjerman kur diskutohej zgjatja edhe për nji vit e mandatit të trupave gjermane në KFOR, – raporton Rrokum.Tv.
Ajo e ka kundërshtue dërgimin e trupave gjermane jashtë vendit, tu’ i ba thirrje parlamentit që me e kthye Gjermaninë te politika neutrale dhe paqësore.
Rrokum Tv mëson se mes të tjerash, Sevim Dağdelen ka thanë se Bundesëehr’i gjerman ka qenë për 16 vjet në Kosovë, e simbas saj, nuk ka arritë asnji nga objektivat që ka pasë. Deputetja me origjinë turke ka sulmue ashpër UÇK’n dhe ish-liderët e saj që tash drejtojnë qeverinë e Kosovës, të cilët, simbas saj, kanë lidhje me sulmet e fundit “terroriste” në Maqedoni dhe vendet fqinje. Ma tej, deputetja gjermane ka pyetë se si asht e mundun që nën sytë e ushtrisë gjermane dhe trupave të tjera të NATO’s, Kosova u ba ndër rajonet prej nga ma s’shumti dalin ekstremistë islamikë për ISIS në Irak e Siri.
Fjalimi i saj, i ndëpremë prej duartrokitjeve të deputetëve të majtë në Bundestag, por edhe nga kundërshtimet e nji deputeti, ka vazhdue ma tej me deklarimet se Kosova asht kthye në nji strehë vorfnore të Europës. Njerëzit atje, – tha deputetja me origjinë turke tu’ iu referue Kosovës, – po e kundërshtojnë sistemin thellësisht të korruptuem.
Por Sevim Dağdelen ka shkue edhe ma tej. Mes kundërshtimit të nji deputeti nga SPD, ajo ka citue deklaratën, qe simbas saj ka ba ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, njiherit deputet i SPD, se bombardimi i Jugosllavisë ishte i paligjshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar.
Në faqen e saj zyrtare, botohet i plotë fjalimi i deputetes së esktremit të majtë me origjinë turke, Sevim Dağdelen. Ajo asht deputete e partisë së majtë “Die Linke”, e cila ka 64 ulëse në Bundestag‘un gjerman me 631 deputetë.


Rrokum.tv




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi