Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradi sulmon Berishën

Shko poshtë

Beogradi sulmon Berishën Empty Beogradi sulmon Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 12:23 am

Beogradi sulmon Berishën


Beogradi sulmon Berishën U1_BerishaNga Koha Jonë

Ministria e Jashtme e Serbise i eshte kundervene kryeministrit shqiptar duke e akuzuar se ka leshuar deklarate provokuese qe cenon sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Serbise. Duke mbetur ne "avazin e vjeter", qeveria e Beogradit nuk po i ndahet absurdit dhe pretendimeve te pavlera, duke vazhduar ne menyre te pashprese, te konsideroje Republiken e Kosoves si pjese e shtetit te saj.

Per te vazhduar kete loje paradoksale, ministria e Jashtme ne Serbi, i ka derguar note proteste te ngarkuarit me pune te Ambasades se Shqiperise ne Beograd, duke i shprehur revolten ndaj deklaratave pak dite me pare te kryeministrit Sali Berisha. Kjo note proteste lidhet me deklaraten e kryeministrit Sali Berisha, se projekti i unitetit kombetar te shqiptareve duhet te jete ide udheheqese per te gjithe politikanet si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. "Ministria e puneve te jashtme shume ashper denon deklaraten provokuese te kryeministrit shqiptar, e cila ashper e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Serbise", thuhet mes te tjerash, ne kumtese. Ministria e Jashtme e Serbise thote se te ngarkuarit me pune te Ambasades se Shqiperise ne Beograd i eshte bere e ditur se deklaratat e tilla i demtojne raportet e fqinjesise se mire dhe bashkepunimin rajonal.

Nderkohe, burime prane Ministrise Jashtme shqiptare, konfirmuan mbreme per gazeten "Koha Jone" se pales serbe i eshte kthyer ne menyre te menjehershme pergjigjja. Ne pese pika, Beogradit i eshte bere e qarte se nuk behet fjale per kurrfare provokimi ndaj Serbise.

Fillimisht deklarata ve ne dukje se bashkepunimi mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, bazohet ne respektin e ndersjelle i cili vjen natyrshem dhe ka per yll polar, integrimin evropian.

Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e Republikes se Shqiperise, jane te vendosur qe te ecin perpara me liberalizimin e levizjes se lire te njerezve dhe mallrave dhe uljen e barrierave, thuhet ne noten pasuese te MPJ shqiptare.

Politika e jashtme e Republikes se Shqiperise, ndjek ne politiken e saj te jashtme, ne menyre konsekuente objektivat e perbashketa per integrimin euroatlantik te vendit dhe Republikes se Kosoves, thuhet me tej ne reagimin zyrtar te MPJ i cili i ka mberritur autoriteteve ne Beograd.

Republika e Shqiperise, beson dhe mbeshtetet fort ne idene se bashkepunimi dhe integrimi rajonal, eshte parakusht per integrimin evropian te vendeve te Ballkanit, eshte nje tjeter pike e notes zyrtare.

Republika e Shqiperise, eshte e hapur per cdo nisme qe synon integrimin rajonal dhe ne kete kuptim, ajo ka aplikuar heqje te njeanshme te regjimit te vizave per qytetaret e Republikes se Serbise pergjate sezonit turistik, - thuhet ne piken tjeter te notes zyrtare te qeverise shqiptare.

Ndersa evidentohet edhe fakti se ne kete kuader, me Malin e Zi po aplikohet nje pike e vetme kufitare, duke besuar se levizja e lire e njerezve, mallrave dhe ideve, eshte menyra me e mire per te ecur drejt integrimit evropian te qytetareve te rajonit.

Ne fund te notes zyrtare te MPJ, nuk harrohet te ftohet edhe Republika e Serbise, si vend fqinje, qe te bashkepunohet ne drejtim te liberalizimit te levizjes.

Si erdhen perplasjet Tirane-Beograd

Berisha: Bashkimi i kombit, projekti im

Kryeministri Sali Berisha, ne nje interviste per Tv "Klan", u shpreh fundjaven e kaluar ne funksion te bashkimit te kombit, nje ideal i te gjitheve, ne menyre qe te gjithe shqiptaret, kudo qe jane ta ndjejne veten njelloj ne trojet e tyre. Ai u ndal ne projektin qe tha se "konsiston ne bashkimin e kombit shqiptar, ne zhdukjen e pasojave te ndarjes se padrejtesise nder me te medhate qe Evropa ka njohur ndonjehere, ndarjes se tij". Kurse sqaroi: "Ne kete kontekst, se sapo e them kete fjale ndodh qe dhe njerez qe rrine afer meje, thone se cfare ka ndermend ky. Po kam ndermend qe shqiptaret ne Shqiperi, Kosove dhe kudo qe ndodhen ne trojet e tyre, te ndjehen njelloj". Ne nuk mund te injorojme se nje shekull ndarje nuk ka pasur pasojat e veta, - deklaroi Berisha, duke vazhduar: "Le te me thote dikush, pse duhet te jene pikat kufitare mes Shqiperise dhe Kosoves" dhe krahasoi: "Pse po te kalosh nga Strasburgu ne Keln, nuk sheh asnje polic, doganier, asgje, madje une shpesh flija ne Keln kur nuk gjeja vend ne Strasburg. Pse ti mund te ecesh, udhetosh me makine nga Brukseli ne Strasburg dhe te kalosh ne 3 apo 4 shtete, pa te ndaluar askush. Kurse ketu, duhet te ndalim ne dy pika kufitare, Morine dhe Qafen e Prushit". Berisha beri thirrje qe keto t'i zgjidhim me shpejtesi, duke treguar edhe se "kam marre me dhjetera mesazhe nga qytetaret kosovare, per mundimin qe gjenin ne piken kufitare te Morines, per te ardhur ne Shqiperi dhe radhet e gjata qe krijoheshin". Berisha njoftoi se "do t'i kerkoj edhe Malit te Zi te njejten gje". Duke pohuar se "nuk mundet ne asnje rrethane, qe Shqiperia dhe Kosova te konsiderojne njera-tjetren si shtete te huaja", Berisha sqaroi se "natyrisht kjo nuk do te thote dhe nuk ka te beje aspak, me sovranitetin e secilit vend".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Beogradi sulmon Berishën Empty Tirana i përgjigjet Beogradit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:37 am

Tirana i përgjigjet Beogradit

Beogradi sulmon Berishën Berisha_astrit_ibrahimi-490x320

“Ne kemi një projekt dhe ky projekt është që t’i bëjmë shqiptarët ta ndjejnë bashkimin në çdo gjë”, ka deklaruar Sali Berisha (Foto: Astrit Ibrahimi)


Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ndaj akuzave të Beogradit zyrtar për provokime nga Berisha që cenojnë integritetin territorial të Serbisë.

Gazeta tiranase Start, duke u thirrur në burime në MPJ, shkruan se palës serbe i është kthyer menjëherë përgjigjja dhe i është bërë e qartë se nuk bëhet fjalë për kurrfarë provokimi ndaj Serbisë.

Deklarata vë në dukje se bashkëpunimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, bazohet në respektin e ndërsjellë i cili vjen natyrshëm dhe ka për yll polar, integrimin evropian.

“Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë, janë të vendosur që të ecin përpara me liberalizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe uljen e barrierave”, thuhet në notën pasuese të MPJ shqiptare.

“Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë, ndjek në politikën e saj të jashtme, në mënyrë konsekuente objektivat e përbashkëta për integrimin euroatlantik të vendit dhe Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagimin zyrtar të MPJ i cili i ka mbërritur autoriteteve në Beograd.

“Republika e Shqipërisë, është e hapur për çdo nismë që synon integrimin rajonal dhe në këtë kuptim, ajo ka aplikuar heqje të njëanshme të regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Serbisë përgjatë sezonit turistik”, thuhet në pikën tjetër të notës zyrtare të qeverisë shqiptare.

Ndërsa evidentohet edhe fakti se në këtë kuadër, me Malin e Zi po aplikohet një pikë e vetme kufitare, duke besuar se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe ideve, është mënyra më e mirë për të ecur drejt integrimit evropian të qytetarëve të rajonit.

Në fund të notës zyrtare të MPJ, nuk harrohet të ftohet edhe Republika e Serbisë, si vend fqinj, që të bashkëpunohet në drejtim të liberalizimit të lëvizjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi