Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR

Shko poshtë

DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR Empty DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2015 9:56 pm

DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR
Nga mbledhja e Kryesisë së Zgjëruar, mbajtur më 20 qershor 2015 në Langendorf (SO)


DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR 11537606_10206852131204723_1455274144724877029_o

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës absolute të nëndegëve, sot, në Langendorf, nën drejtimin e kryetarit të Degës - Zotëri Shefqet Dibrani, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Zgjëruar të Degës së LDK-së në Zvicër. 
Temë kryesore e këti takimi ishin rrjedhat politike në LDK, sidomos ato pas vendimit të Kryesisë Qendrore në Prishtinë të marra më 26.05.2015, vendim ky i pabazë, tendencioz dhe i njëanshëm përmes të cilit mohohen dhe anulohen rezultatet e zgjedhjeve në Kuvendin e VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër. 
Pas diskutimeve të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit legjitim dhe kryesitë e nëndegëve në Zvicër shprehin indinjatë dhe shqetësim të arsyeshëm ndaj këti vendimi absurd dhe jodemokratik dhe se, poashtu, ngrisin zërin e protestës për përjashtimin e Degës së LDK-së në Zvicër nga punimet e Kuvendit të VIII-të Zgjedhor në Prishtinë si dhe shprehin mospajtueshmëri me format e diktatit dhe të imponimit për një Kuvend i cili zhvillohet në masa të shtuara të policisë - si në shtetrrethim; ku përjashtohen mjetet e informimit, ku injorohet diplomacia ndërkombëtare dhe përfaqsuesit e shteteve mike, ku votohet me aklamacion dhe ku nuk lejohen kundërkandidatët.
Nga kjo mbledhje, Kryesisë Qendrore dhe kryetait Isa Mustafa, ju bëhet me dije se veprimet e tyre kundërstatutare e jodemokratike, mund të jenë të denja vetëm për sistemet moniste e diktatoriale, e kurrësesi të pranueshme e të denja për Lidhjen Demokratike të Kosovës të themeluar e të udhëhequr nga Presidenti Historik Ibrahim RUGOVA.
Përfaqësuesit legjitim dhe kryesitë e shumicës absolute të nëndegëve të LDK-së në Zvicër ndjehen të fyer, të anashkaluar e kërcnuar edhe për faktin se në Kuvendin e LDK-së nuk lejohen të hyjnë delegatët nga Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, janë përjashtuar në mënyrë të heshtur Dega e LDK-së në Skënderaj, e cila si krahinë në asnjë mënyrë nuk është dashur të përjashtohet nga Kuvendi i VIII-të i LDK-së, madje as delegatët që ishin familjarë të heronjëve dhe dëshmorëve nga radhët e LDK-së siç janë e bija e Jusuf Gërvallës, i biri i Smajl Hajdarajt - komandantit të Rugovës si dhe deputetit të LDK-së, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit, familjari i Salih Çekajt, etj.
Andaj, vendimi i Kryesisë Qendrore për t'a anuluar një Kuvend i cili duhej të ishte shembull për Kosovën, ku kandidatët u zgjodhën me vota të fshehta dhe me kundërkandidat, ku gjithçka kryhet me transparencë - madje duke filmuar e incizuar gjithçka si dokument faktik, për ne është krejt i papranueshme dhe tejet i dëmshëm për proceset dhe sfidat me te cilat së shpejti do të ballafaqohemi në planin e përgjithshëm.

Nga kjo mbledhje dalin këto kërkesa:
- Të anulohet vendimi i Kryesisë Qendrore i datës 26.05.2015 rreth Kuvendit të Degës së LDK në Zvicër,
- Të kërkohet falje për lëndimin që i është bërë Diasporës, shtyllës kryesore të mbijetesës e të proceseve shtetformuese të Kosovës,
- Të ndërpritet forma e injorimit dhe moskomunikimit,
- Të lejohet mendimi ndryshe brenda LDK-së. 

Përfaqësuesit e shumicës absolute të Nëndegëve të LDK-së në Zvicër e pranojnë dhe e njohin legjitim Kuvendin e VIII të Degës dhe rezultatet e zgjedhjeve; sëkëndejmi i njohin për përfaqësues legjitim edhe kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër dhe kryetarin Zotëri Shefqet Dibrani, të cilët do të vazhdojnë të jenë kurdoherë mbështetëse aktive të proceseve përparuese dhe reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe në Kosovë, por assesi nuk do të bëhen mbështetës të klaneve të interesit dhe diktaturave komuniste. 
Dega e LDK-së në Zvicër apelon edhe tek faktori ndërkombëtar që të mos lejojë instalimin e formave të diktaturës dhe mendësisë moniste, përjashtuese e persekutuese në LDK dhe në Kosovë.
Dega e LDK-së në Zvicër me të gjitha strukturat e saj organizative dhe udhëheqëse do ta vazhdojë punën e saj si kërkesë e antarësisë dhe bashkatdhetarëve, duke u bazuar në rezultatet dhe vendimet e Kuvendit të VIII-të Degës, mbajtur më 10.05.2015 dhe do të jetë kurdoherë mbështetëse e reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë!

Langendorf/SO, 20.06.2015.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi