Shefqet Dibrani - DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR (01.05.2016)
Faqja 1 e 1
Shefqet Dibrani - DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR (01.05.2016)
Shefqet Dibrani
DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR (01.05.2016)
STANDARDET E DY FISHTA DHE KOMUNIKIMI SELEKTIV NUK JANË KULTURË E LDK-së
Pavarësisht standardeve të dyfishta që po i aplikon Kryesisë Qendrore e LDK-së në Prishtinë, Dega e LDK-së në Zvicër, do të vazhdojë të jetë aktive dhe në funksion të procese dhe reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë, por assesi nuk do të bëhet mbështetëse e klaneve të interesit dhe e diktaturave komuniste të cilët kanë lënduar procesin zgjedhor dhe nuk njohin gjuhën e dialogut dhe të komunikimit siç po vepron kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Dega e LDK-së në Zvicër, e udhëhequr nga kryetari i Degës z. Shefqet Dibrani, me përkushtim është duke i përcjell rrjedhat politike në LDK, me theks të veçantë aventurat politike të tipit Salih Morina, Armend Zemaj dhe të Teutë Rugova, të cilët me revanin e tyre janë shndërruar në levë të Isa Mustafës i cili haptas është kundër LDK-së, kundër demokracisë duke instaluar brenda partisë metodat e linçimit, injorimit, përjashtimit dhe nuk njeh gjuhën e dialogut. Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e LDK-së në Prishtinë, haptas e kanë lënduar një proces zgjedhor i cili ka qenë i rregullt, transparent dhe krejtësisht në përputhje me standardet që i parashohin dokumentet përcjellëse të LDK-së. Por ardhja në Zvicër e matrapazëve palë - palë, tashmë edhe e këtyre deputetëve për ta legjitimuar dhe forcuar një grup dështakësh të cilëve delegatët e Kuvendit të VIII-të zgjedhor ua kanë përcaktuar ardhmërinë e tyre në suaza e degës së LDK-së në Zvicër.
Kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë me një deklaratë publike ua pat caktuar këtij grupi një afat kohor (gusht – shtator 2015), për ta përsëritur Kuvendin e VIII-të, por ky grup i udhëhequr nga ambiciet karrieriste të Haki Latifit nuk arriti të organizoj e mobilizoj anëtarësinë e cila qartë është pozicionuar për reforma dhe për kandidatët që kanë dalë nga vota e lirë. Por mos mbajtja e Kuvendit të thirrur edhe nga Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë do të thotë vazhdimi i mbështetjes edhe më tej është jo valid, antistatutar dhe antidemokratik. Por pse e bëjnë këtë Salih Morina, Armend Zemaj dhe Teuta Rugova askush nuk mund ta dijë përveç dyshimit të hapur se janë shndërruar në levë të përdorshme të Isa Mustafës i cili nuk e ka ndërmend ta ndal avazin e tij në shkatërrimin e LDK-së në përgjithësi dhe të Degës së LDK-së në Zvicër në veçanti.
Këta deputet servil të Isa Mustafës me sytë e vet e kanë mat kapacitetin për organizim të në një manifestim të dështuar ku mund të shihen edhe përmes fotografive të publikuara në të cilat vend parësor kanë zënë selfiet me tre deputet për të cilët nuk kanë ardhur në sallë më shumë se sa dyzet veta.
Por janë këta deputet servil të Isa Mustafës të cilët me votën e tyre e bënë Hashim Thaçin president të Kosovës i cili ka qenë kundërshtar themelor i LDK-së dhe i dr. Ibrahim Rugovës, prandaj Dega e LDK-së në Zvicër me shqetësim e sheh implikimin e Teuta Rugovës në këtë mes, kurse qëndrimet e saj politike Dega i përjeton rëndë, sepse janë të rënda dhe fyese për ne që e njohëm mirë dr. Rugovën dhe që kemi punuam për te, për demokracinë, për LDK-në dhe për proceset nëpër të cilat kalonte Kosova.
Por Teutë Rugova është dashur të mësoj nga babi i saj dr. Ibrahim Rugova, i cili asnjëherë nuk ka ardhur në Zvicër për të mbajtur takime selektive, siç po bënë ajo. Degës dhe aktivistëve të saj i vjen shumë keq prandaj shprehim indinjatën tonë për këtë sjellje të saj të cilës nuk i takon t’i bëjë shërbime kaq të ulëta kundërshtarit të babait të saj siç ishte për të gjallë të tij Isa Mustafa, prandaj është dashur dhe e ka pasur obligim moral edhe Teutë Rugova për të takuar ndonjërin nga bashkëpunëtoret e babait të saj, por assesi nuk është dashur të bëjë selfie dhe të takohet me njerëz të Bahnhofeve dhe matrapaz të cilët gjithmonë kanë penguar proceset demokratike që i udhëhiqte dr. Ibrahim Rugova dhe i mbështeste Dega e LDK-së në Zvicër.
Një dalldisje primitive deri në shkallë marrëzi është ajo e deputetit Armend Zemaj i cili kohëve të fundit e ka humbur busullën dhe nuk i ka hije të keqpërdor deri në këtë nivel pozitën e deputeti për të krijuar mirëqenie sociale, sepse edhe për të flitet se është bosi kryesor i të paktës një kazino në Kosovë dhe krejt këtë autoritet që e ka fituar e ka bërë në saje të rastit tragjik të kolonel Tahir Zemajt, pasi krejt Deçani dhe Kosova e dinë kapacitetin e tij intelektual dhe karakterin e një njeriu bajagi injorant i cili si askush tjetër bënë pazare edhe mbi tragjiken e familjarëve të tij siç ishte kolonel Tahiri bashkë me Hasanin dhe Enisin.
Armend Zemaj po dëshmohet se është bërë si gjeli që hip mbi pleh vetëm sa për tu dukur më madh sepse sa për dijen e tij dhe njohjet që i ka për zhvillimet politike në Kosovë i dëshmoi edhe një Pllakë e vendosur kohë më parë në fshatin Voksh të cilën e bëri për konsum patriotik, për të cilin edhe vet e din se nuk e ka asnjë grimcë. Por Dega e LDK-së në Zvicër e sugjeron Armend Zemaj të shkojë në arkivin e Degës së LDK-së në Deçan dhe le të shikojë se sa ndihma i kanë ardhur degës nga veprimtarët dhe aktivistët e LDK-së në Zvicër, kurse ky servil i Isa Mustafës dhe aplikues i standardeve të dyfishta nuk është në gjendje të takoj as veprimtarët e LDK-së por as bashkëluftëtarët e axhës së tij kolonel Tahir Zemaj, në emrin e të të cilit ka përftuar shumë Armendi, i cili si duket paska ardhur në Zvicër, me mision për ta rehabilituar një grup të dështuar, i cili edhe ashtu është injorant dhe sillen sikurse të ishin zvarranik të politikave titiste që janë instaluar edhe brenda LDK-së.
Sa i përket deputeti Salih Morina, Dega e LDK-së në Zvicër nuk duhet të humbas kohë, por sugjerojmë prokurorin e shtetit te bëjë një inspeksionim në dikasterin ministror ku ai ka udhëhequr më parë, për t’i parë artefaktet e Kosovë si janë katandisur e ku kanë përfunduar, këto gjëra fliten se paskan ngjarë vetëm për shkak të paaftësisë së tij profesionale, por se ka vend edhe për të nisur aktakuzë për vepër penale e dënueshme me të gjitha ligjet e vendeve demokratike.
Andaj Dega e LDK-së në Zvicër nuk befasohet pse këta deputet përfaqësojnë mendimin teknokrat dhe antidemokratik të Isa Mustafës, as pse e lëndojnë procesin zgjedhor brenda LDK-së, as për atë pse nuk e kanë kulturë për debat, komunikim dhe dialog të brendshëm. Por shqetësohemi se deklaratat e Isa Mustafës, gjuha vulgare dhe fjalori pervers i tij, injorimi, linçimi dhe përjashtimi janë bërë mani edhe e këtyre deputetëve të dëgjueshëm të cilët me demagogjinë e tyre po aplikojnë standard të dyfishta, andaj Dega e LDK-së në Zvicër është e shqetësuar pse kaq shumë edhe brenda LDK-së është lënduar demokracia dhe injorimi shitet si komunikim i brendshëm partiak.
E përsërisim mendimin e thënë që në fillim të kësaj deklarate se Dega e LDK-së në Zvicër, pavarësisht standardeve të dyfishta që po i zbaton Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, pavarësisht misionarëve politik që vijnë për t’i rehabilituar njerëzit e dështuar, me ngulm dhe besim do të punojë për reforma dhe do të bëhet avangardë e ndryshimeve në LDK. Gjithsesi Dega e LDK-së në Zvicër, do të vazhdojë të jetë aktive në të gjitha proceset e brendshme dhe të jashtme, por assesi nuk do të bëhet mbështetëse e klaneve dhe diktaturave komuniste të cilët nuk njohin konkurrencën dhe votën e lirë!
St. Gallen, 01.05.2016.
Shefqet Dibrani – kryetar i degës së LDK-së në Zvicër.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» DEKLARATË E DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR
» DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR
» Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet
» Deklaratë e Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani
» Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër
» DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR
» Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet
» Deklaratë e Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani
» Ja si rrodhi Kuvendi i VIII i degës së LDK-së në Zvicër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi