Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:32 pm

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! U1_SulejmanLokaj

Sulejman Lokaj Piktor - Aktor- Regjisor

Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore ''progjimnazin'' e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit.
Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë.
Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup.
Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës.
Pos ekspozitave individuale, ka amarrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive.
Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.
Ky është libri i parë i tij. Botimi i parë doli në Tiranë, (shqip dhe anglisht)
Më 1999, në Tiranë, botoi edhe librin e dytë: “Intervistë me Prometeun”.
Jeton në Gjakovë tok me bashkëshorten e vet të devotshme, zonjën Shqipe Grezda-Lokaj, mësuese në pension.

kanë dy bij e tri bija e nipa e mbesa
e shumë-shumë stërnipa e stërmbesa
kanë shumë pritje dhe shumë shpresa
Artisti ynë është i një të fisme nane
edhe i fortë bash sikur një dru thane!

I ka dramatizuar afër 20 romane, dhe as ju ka kërkuar asnjë centi, as i ka dhënë kush asnjë kacidhe!!!

Kadri Mani

_______________


Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! U1_SulejmanLokaj-Evrope
Piktura paraqet Nobelisten Nënën Terezë, rrethuar me pllumba paqeje
EVROPË,

NDËRGJEGJEN KU E KE?!


E Botoi EUROLINDJA, korrik 2002

Biblioteka
Botime të veçanta

Redaktor
Rrahman Dedaj

Recenzentë
Kadrush Radogoshi
Qamil Gexha

Kopërtinën e punoi
Sulejman Lokaj

Radhitja kompjuterike
Vabiola Agalliu

Faqosja
Xhina Çaçi

Ribotuar në shtypshkronjën
“Eurolindja”, Tiranë 2002
Botim i tretë


Drenicës martire dhe heroike

Ky shkrim nuk është poezi
as histori,
nuk është monografi,
mbase nga të gjitha, nga pak
nuk e di.
Po dhembja dhe revolta
me siguri


I


Evropë,
po të prezantohem
me këtë gjuhë të mbarë,
që kontinuitetin e saj
qysh nga zanafilla,
nuk e ka ndalë.

Evropë, un jam shqiptar,
I truallit tënd farë
I pellazgut dhe Ilirit trashëgimtar.

Gjashtë të dhëna mitike dhe dy fetare
Prejardhjen time tregojnë...

E dhëna e parë thot se:
Nga Dheukalioni i biri i Prometeut
I cili nga përmbytja e parë
Bashkë me gruan e tij Pirrën shpëtoi
Prejardhjen kam

Pra, fillestar i civilizimit
pas përmbytjes së parë mitike jam.
Sipas të dhënës së dytë
Dardani, i biri i Zeusit dhe i Elektrës
i pai im ishte
dhe se, Atlasin apo Atlantin
(Atin e lashtë apo Atin e lënë)
gjysh (nga nëna) e kishte.

Sipas të dhënës së tretë
jam bir i Iliirit, nip i Kadmit
(vëllaut të Evropës),
dhe në këto troje, “Kadimi” jetoj
(që nga Kadmi, pa ia nda).
Qysh kur dielli rrezet e para lëshoi
Qysh kurZoti, Pellazgun
njeriun e parë krijoi,
qenja ime: Pellazge-Iliro shqiptare
pandërprerë në këtë vend gjallëroi.

E dhëna e katërt mitike
prejardhjen time nga Iliri
biri i ciklopit Polifem dhe
nimfës Galatea e dëshmon.
Polifemi zjarrin (vullkanin) përfaqëson
Galatea dheun e zi (të galem) simbolizon
Prej nga Pellazgët: Kelti (i kthejllti, i qiellti)
apo: syqiellti, Gali: (i galmi. Zeshkani)
apo, syziu dhe Iliri (ylli, ylliri)
apo, sy ylliri – u krijuan
dhe sipas të dhënave mitiko-hisotrike
kontinentin evropian e populluan.

Sipas të dhënës së pestë,
psardhës i Foroneut jam
(Fyrës sonë) birit të Inakut
(Yn – Akut – ujit tonë,
apo deti Jon)
vllait të Ijes –(Ijonës) – jam
i cli nga përmbytja e dytë me gruan shpëtoi
dhe civilizimin e përmbytur të Dheukalionit
birit të Prometeut, e rigjallëroi.

Sipas të dhënës së gjashtë mitike
Jam bir i Unapishtimit (Ujt – pështimit)
për të cilin libri i lashtë asir:
“Epi i Gigameshit” na mëson
se utnapishtimi, nga përmbytja
e tretë, me të shoqen shpëton
dhe civilizimin rifillon.

Sipas të dhënës së parë fetare
Kasm i biri i Adamit dhe Evës
apo i Ademit dhe Havës,
ashtu qysh Bibla dhe Kurani na mëson.

Sipas të dhënës së dytë fetare
bir i Nuhut (Noes) jam, që botën
nga përmbytja e katërt shpëton
dhe civilizimi i tij edhe sot vazhdon.
Pra Europë, nga Pellazgët:
Dheukalioni, Dardani, Kadmi,
Polifemi, Foroneu, Utnapështimi
Adami dhe Noa (Nui-N’uji)
popuj që ke, janë krijuar.
Por nga shpërnguljet dhe dyndjet,
gjuha e parë Pellazgjike
me fjalë të reja ka ndryshuar
dhe gjuhë të reja janë krijuar.
Për fat, gjuhaa shqipe ngeli
Prejardhjen pellazgjike për të na e krijuar.

Dituria e parë e njeriut, mitika, na mësoi
se komiteti yt, emrin e Evropës,
motrës së Kadmit huazoi.
Kjo bijë e mbretit fenikas Agenorit (Agimit)
me bijtë e saj dhe të Zeusit:
MINOSIN, SARPEDININ dhe
RADAMANTIN
(Minushin, Shperrpodonin dhe Radhëmantin)
mbretërinë e parë në Kretë, themeloi
dhe qytetërimin e parë në Evropë filloi.

Ndërsa, vllai i sa Kadmi,
me të bijtë dhe bjat që
gruaja e tij HARMONIA
(bija e Aresit dhe Afërditës) ia lindi,
Gadishullin Ilirik dhe Evropën polli
dhe shumë fise e mbretëri ilire krijoi.

Prandaj Evropë, në këtë truall,
që emrin e hallës sime trashëgoi
civilizimi yt nga djemtë e saj vazhdoi.
dhe unë, stërnipi i saj ende ekzistoj.

Pra, ndjenja e gjakut të përbashkët më cyti,
që prejardhje e civilizimiz tënd, të ta përkujtoj,
por edhe qenien time në këtë civilizim ta dëshmoj
dhe sadopak, ndërgjegjen tënde, të fjetur ta zgjoj.



vijn
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:34 pm

II


Dymijëvjeçari i krishtërimit, kontributin tim
në kulturën dhe civilizimin e Evropës
dhe botës e mjegulloi.
Mosnjohja e të vërtetave rreth
pranisë së sllavëve (skllavëve)
në Iliri, mjegull të madhe krijoi.
E berenda kësaj mjegulle gënjeshtrash,
në gjiirin tënd Evropë
sot, pa të drejtë lëngoj!
Dhe me këtë lëngim të pafajshëm
ndërgjegjen tënde Evropë,
anjëherë deri sot, nuk arrita ta zgjoj.

Qysh kur kushëriri im, romak
Shën Konstandini i Mahd,
iliri, nga Naisusi (Nishi),
më 313 pas Krishtit, në “Ediktin e Milanos”
fenë e krishterë e legalizoi,
populli im pellazgo-iliro-shqiptar
ndër të parët ishte
që këtë fe e përqafoi,
dhe që nga ai çast, në qytete e fshatra,
faltore (kisha e manastire) ndërtoi.
Derisa iliri tjetër, perandori JUSTINIAN
në Konstandinopojë,
kishën Shën (“Ajo”.) Sofia ndërtoi,
e cila me bukurinë madhështore,
të gjitha të tjerat i tejkaloi.

Deri sa fenë legalizuan
Shumë të krishterë ilirë,
Nga romakët paganë pësuan.

Më 7 korrik të vitit 117 pas Krishtit.
Shën Asti Ipeshkëv nga Durrësi,
Nga perandori TRAJAN
Është ekzekutuar.
Pas tij, numri i martirëve edhe
me katër të tjerë është shtuar.

Mësuesit: Shën Maksimi dhe Shën Prokuli,
dhe nxënësit: Shën Flori e Shën Lauri.
Dy të parët në kohën e perandorit ADRIAN
(117-138) pas Krishtit,
për Krishtin jetën në zjarr e dhanë.
të dytët, më 18 gusht 152, pas Krishtit
martirizuar i kanë.

Binjakët, Flori dhe Lauri
Skulptorë të njohur ishin,
Ulpianën e Dardanisë vendlindje kishin.
Shenjtorë të Krishtit,
qysh në shekullin e dytë, ilirët:
Papa Shën Eleuteri, Shën Frigaci
dhe Shën Damjani, janë.
Këta të fundit edhe në Angli,
krishtërimin përhapur kanë.

Nga vitet 331-420, dijetari i madh ilir
Shën Jeronimi,
nga Stridoni i Durrësit veproi
dhe mendjen më të ndritur
në Evropën e asaj kohe, përfaqësoi.
Biblën, “Vullagaen” nga hebreishtja përktheu
dhe shumë vepra të tjera shkroi.
Si selretar i Papë Demastit punoi,
dhe më në fund, jetën
në Bet-lehem e përfundoi.

Bibla e përkthyer prej tij,
nga të krishsterët e Perëndimit
edhe sot përdoret,
krishtërimi evropian me të krenohet.

Mes viteve: 366-414, ipeshkëvi,
muzikanti i madh dhe poeti
Shën Niketë Dardani, jetoi.
Himnin e parë “Të duam”
(Të duam, o Zot) Jezusit ia kushtoi
dhe në mbarë botën e krishterë
emrin ee vet e përjetësoi.

Ky himn edhe sot,
në të gjitha kishat këndohet
edhe muzika tjetër kishtare
e Niketës, mësohet.

Pas këtyre, Shën Paulini dhe Shën Martini,
numrin e martirëve e shtuaan,
në emrin e Krishtit dhe të krishtërimit
jetën e tyre flijuan.

Shën Martini biri i një komandaanti
të Shën Konstandinit të Madh
në mes të viteve 330-397,
në Tours të Francës jetoi.
Në luftë për çrrënjosjen
E paganizmit, jetën flijoi.

Edhe Gjergj Alabani, Pesshkop i Durrësit,
në shek. IV gjermanët paganë i krishtëroi.

I martirizuari tjetër, ilir i Sishjes së Panonisë
ipeshkvi Shën Kuirinili ishte
perandori romak: Maksimi.

Martiriizimi i Shën irineut,
ipeshkvi tjetër, ilir
nga Sirmiumi romak, iliri Dioklecian
duke e tërhequr zvarrë,
para shtaorës së Dionisit e masakroi.

Pastaj, Shën Martini e Shën Luani,
shenjtorët martirë i shtuan,
të cilët si inxhinierë, në Dalmaci e Itali punuan.

Shën Emilianin, (362-363) pse idhuj paganë theu,
për së gjalli, në furrë të druve
e dogjën e shkrumuan.

Në shekujt XI-XII edhe muzikanti ilir,
Jan Kukuzeli jetoi,
muzikën kishtare, qysh në atë kohë e komponoi.
Në qendrën e njohur kishtare të Ballkanit,
në Atosin e shenjtë veproi.
Aty në kishën shqiptare të shek. IX jetoi
dhe fondin e muzikës së krishterë e pasuroi.

Edhe Shën Terciani, françeskani ilir nga Vlora
në vitin 1491 nga Peraandoria Otomane u
martirizua.
Numri i shenjtorëve iliro-shqiptarë
edhe më shumë u shtua.

Në shekullin XVIII Kliment Albani,
Papë u kurorëzua.

Evropë, numri i të shnjtëruarve
Iliro-shqiptarë nuk ka të mbaruar,
të cilët historiaa e krishtërimit duhet kujtuar
e që unë këtu me këtë rast mund t’i kem harruar.

Edhe Priftërinjtë katolikë shqiptar,
Andrea Bogdani, Luk Bogdani, Pjetër Bogdani,
Gjon Bogdani, të shenjtëruar janë.

Por, edhe priftërinjët ortodoksë, shqiptarë:
Shën Ozana, Shën Greia, Shën Angjelina,
(bija e Arianitit),
e Shën Maksim Greku, oreolin e shenjtërisë
rreth kokës kanë.

Edhe 96 shqiptarë të Karadakut të Shkupit
shenjtorë janë, që në Anadoll të Turqisë
mes viteve 1846-1848 u martirizuan,
edhe 64 tjerë, gjatë
Luftës së Dytë Botërore pësuan.

Të shenjtë janë edhe 133 priftërinjë e murgesha,
që gjatë komunizmit u persekutuan,
shumica e të cilëve, në 24 universitet
të Evropës studimet i mbaruan.

Për këtë titull të shenjtë edhe
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
dhe Nënë Tereza u propozuan,
sepse njerëzimit dritë shenjtërimi i dhuruan.

Andaj pyes, Evropë, ndërgjegjen ku e ke
nën këtë qiell e njëjti diell a na nveh?


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:35 pm

III


Kështu pra, Evropë,
të gjithë këta shenjtorë që përmenda
e shumë të tjerë që harruar i kam,
të gjithë iliro-shqiptarë ishin dhe janë,
që për Krishtin dhe fenë e krishterë,
jetën e tyre flijuar kanë.

Por ç’ti bësh Evropë, fati e kishte shkruar
që 70% të bijve e bijave, të këtyre shenjtorëve
në konfesionin islam janë rreshtuar.

Shqiptarët e krishterë, pos me shenjtëria,
edhe me vepra tjera krishtrimin begatuan,
Shumë mjeshtër shqiptarë,
si Andrea Aleshi e të tjerë,
kisha e katedrale ndërtuan.
Ikona e freska nëpër të gjitha kishat e Ballkanit
Piktorët (zografë) shqiptarë pikturuan.
Kështu, edhe qrtin figurativ evropian
(pikturë, skulpturë, arkitekturë) pasuruan.

Qenia ime si shqiptar i krishterë, Evropë
edhe pas viti 1054,
kur feja në dyy degë u nda, vazhdoi.
Natyrisht, populli shqiptar, pasi të dy sferave
të Bizantit dhe të Romës u takoi
katolicizmin dhe ortodoksizmin, të dy ja i
përqafoi.
Të gjitha ato lufta “Ikonoklaste”
në truallin e evet i përjetoi.
Kur e kërkoi nevoja, me të gjithë të tjerët
në “kryqzata” luftoi.
Bizantin e Romën me personalitete
Profane e fetare nderoi.
Deri në shekullin e XV, nga ti Evropë,
me asgjë për të keq nuk dalloi.

Andaj pyes: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?
Ti, nëna ime e lashtë, ti njerka ime e re!
Pse në gjirin tën si bonjak më le.
Asnjë përkdhelje kurrë nuk ma dhe.



IV



Kur më 1453 Perandoria e Bizantit ra dhe
rreziku
nga Perandoria Otomane Evropën e kkrishterë e
kaploi,
fatkeqësia ime si shqiptar i krishterë, filloi.

Frika nga otomanët, edhe pa rënë Bizanti na
Kishte kapluar
që kur, aleanca e krishterë ballkanike,
Në Luftën e Maricës dhe të Kosovës patë
dështuar.
Kur, Perandoria Otomane disa pjesë të Ballkanit
tanimë i kisshte pushtuar.

Në luftën e Kosovës 1389,
që në truallin tim arbëror u zhvillua,
bashkë me gjithë Ballkanin edhe unë luftova,
dhe në këtë luftë më së shumti u dëmtova,
por, radhët e heronjve, me shumë princa të
njohur:
Kastrioti, Muzaka, Jonima, Millesh Kopiliqi,
E trima të tjerë i begatova.

Kur kjo luftë e përbashkët
e aleatëve të krishterë ballkanikë,
si të thuash, brenda ditës, në Kosovë dështoi,
shumiva e aleatëve, mes tyre edhe Serbia,
vazalitetitn në Perandorinë Otomane pranoi.

Unë, edhe pas kësaj disfate, luftën e vazhdova
dhe deri në rënien e Shkodrës më 1479,
por edhe pas saj, shpatën nga dora nuk e
lëshova.

Në anën tjetër, serbët,
që, në luftën e Kosovës
bashkë me të tjerët,
as një ditë të plotë nuk luftuan,
tërë këtë luftë e përvetësuan,
gjithë botën, e sidomos ty Evropë
me gënjeshtra ju mbuluan.

Pra, Evropë, edhepse as kush më mirë se ti
të vërtetën nuk e di
gënjeshtrat e serbit i besove,
praninë time në këtë luftë e mohove
në këtë mënyrë, me vetëdije të plotë,
qenien time shqiptare në çdo aspekt e
shkatëroove.

Evrop ku je? Ndërgjegjen ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë, ti njerka ime e re!
Pse, në duart e skllavëve më le?

Të vërtetat e kësaj lufte,
shkencërisht po u gjurmuan
shumica e princërve dhe e mbretërve
që në Luftën e Kosovës u dalluan,
shqiptarë të krishterë dalin,
që për të mbrojtur atdheun
dhe krishterimin luftuan.

Këtë luftë më vonë
Skënderbeu e dëshmoi,
kur në krye të popullit shqiptar,
25 vjet pandërprerë për atdheun e të parëve
dhe krishtërimin luftoi.

Por, edhe 11 vjet pas vdekjes së tij,
populli shqiptar luftën vazhdoi
derisa, me rënien e Shkodrës (1479),
si të thuash, kapitulloi.

Kur në truallin tim
nga luftrat shqiptaro-otomane
gjaku rrëke shkonte,
në qytetet e mia Evropë, arti dhe
kultura e Renesancës lulëzonte,
dhe askujt ndërmend nuk i shkonte,
që këtij populli të vogël t’i ndihmonte,
por bënin sehir, kur ky popull i vetmuar
perandorinë më të fortë, me vite e qëllonte.

Pra, Evropë, ma gjej një popull në botë,
që për 36 vjet rresht kundër kësaj
perandorie të ketë luftuar?!
Cili është ai, që më tepër se Skënderbeiu
e populli i tij, krishtermit t’i ketë ndihmuar?!

Po Evropë! Skënderbeu me popullin e tij,
vërtet Evropës i ndihmoi,
por kataklizma dhe mjerimi im,
sidomos, pas vdeeljes së tij vazhdoi.

Evropë,
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, 25 vjet luftoi,
populli edhe njëmbëdhjetë vjet pas tij
qëndresën nuk e lëshoi.
Kështu pra shqiptari, 36 vjet
otomanëve u rezistoi,
dhe askush nga Evropa nuk i ndihmoi,
përkundrazi, Venediku,
disa pjesë të atdheut ia pushtoi.
Ndonjë ndihmë të vogël, herë pas herë,
miku nga Napoli Alfonsi
dhe Selia e Shenjtë ia dërgoi.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:37 pm

V


36 vite Evropë, çdo ditë më kanë vrarë.
M’i kanë kallur shtëpitë,
koshat e drithit në oborr
dhe të lashtat në arë.
Ma kanë plaçkitur bagëtinë,
çdo gjë me vlerë ma kanë marrë,
motrat, vëllezërit e vegjël
m’i kanë rrëmbyer,
në Anadoll m’i kanë dërguar
në fenë e tyre m’i kanë kthyer
m’i kanë vrarë e dhuanuar.

Kështu pra, unë banori yt, Evropë,
me gjoks të keqen e përballova,
u rraskapita, u shkatërrova,
Pas përparimit tënd, Evropë,
Disa shekuj stagnva.

Në fund, Evropë,
pa fajin tim, ”primitiv” më pagëzove
dhe nga prania ime në gjirin tënd
ditë e mot u turpërove.

Mjerimi im nga osmanët,
që nga viti 1479 u shtua,
kur plang e shtçpi
e çdo gjë tjetër m’u shkatërrua
dhe numri ibanorëve,
nga luftërat m’u zvogëlua.

Shumë shqiptarë gjatë luftës,
dhe pa “exhel” i mbuloi,
shumëkush për të shpëtuar jetën,
në dhera të huaja shkoi,
dhe dalëngadalë, shumica prej tyre,
atdheun dhe gjuhën harroi.

Pjesën tjetër që në atdhe ngeli,
mjerimi e varfëria e shkeli.
Në robërinë otomane 500 vjet
edhe në ndërgjegjen tënde, Evropë, mbet.

Prandaj, edhe një herë të pyes:
Evropë, ndërgjegjen ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë, ti njerka ime e re?!
Për vuajtjet e mia edhe ti fajtore je!

Kur një popull pesë shekuj,
nën zgjedhën e huaj kalon
fenë dhe zakonet e të parëve,
ndosh që i harron.

Ndryshimi, që pësova Evropë.
edhepse e di mirë sa shumë rezistova,
urejtjen tënde ndaj meje shkaktoi.
Këtë qëndrim tëndin, Evropë,
fqiu i im, serbi, shfrytëzoi,
me fjelë e me libra të shkruara,
kundër meje rebeloi.
Si fjalë të padëshirueshme në Ballkan,
për shkak të fesë islame
para teje Evropë, më prezentoi.
E kush? Ardhacaku barbar, që fe e kulturë,
në Ballkanin Ilirik, prej meje mësoi.

Kur unë, në luftërat e pandërprera,
për liri e vatan u dërrmova,
Serbi edhe truallin që më ka mbetur
të ma gllabrojë tenton,
edhepse, që nga shekulli VII,
kur shkeli në Ballkan,
në tokën time ilire gjallëron.

Kjo lakmi e serbëve,
ndaj tokave të mia, që nga ardhja,
e tyre si “skllav” të avarëve,
në këtë truall ka filluar.

E lakmoi skllavi serb këtë tokë,
se ishte: Skit, skitnik,
nomad pa atdhe, pa shtëpi e katandi,
dhe diku i duhej jetuar.
Dhe, në pronat iliro-shqiptare
si serb (shërbëtor0 jetën filloi.
Dalëngadalë, duke shërbyer, besim fitoi,
dhe padroni ilir ndonjë skaj të pyllit,
ta ndërtojë shtëpinë, ia lëshoi.
Diku-diku, ndonjë copë tokë,
me dhunë e gllabëroi,
dhe pak nga pak, rrënjët
në truallin tim të lashtë,
serbi (shërbëtori, skllavi)
i deridjeshëm, i lëshoi.
Aq më tepër, tokën time në të cilën,
që nga Adami, Dardani,
Polifemi, Pellazgu,
Kadmi, Iliri – pandërprerë (Kadimi) jetoi
serbi si “djep” të vetin
para gjithë botës e promovon!
Ti Evropë edhe pse e di të vërtetën
këtë gënjeshtër ende e beson!

Pra Evropë ku je?
Ndërgjegjen ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë,
Ti njerka ime e re!
Pse lejove të dëmtohet kaq keq
Një tokë, një komb një atdhe?,





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:38 pm

VI



Sipas enciklopedive, të cilat
Ti Evropë, vetë i ke shkruar,
serbët të pa fe, paganë,
deri në fund të shekullit IX ishin,
dhe se, Romë e Bizant, ne “hall”
me këta “skitnikë” rënë kishin.
Për të shpëtuar nga ky hall,
Bizanti në vitin 885 veproi
misionarët fetarë: selanikasit
Qirilon dhe Metodinë,
serbëve ua dërgoi.
që fenë e krishterë t’ua predikojnë
por, edhe germat se si shkruhen
t’ua mësojnë.
Kështu, nëntë shekuj
pas iliro-shqiptarëve
krishtërimin filluan ta përvetësojnë.

Po në shekullin IX edhe
bërthamën e aprë të shtetit “serb”
në Ras (Resave) në tokën ilire filluan.
dhe kështu, fe, shtet e pushtet,
që në bërthamë, paralelisht kultivuan
dhe gjithmonë, feja pushtetin
e pushteti fenë,
në të mirë e në të keq e ndihmuan.

Në fillim, kur me ndihmën
E misionarëve të dërguar,
fenë e krishterë serbët pagan pranuan,
si “vëllezër” të krishterë,
për tu “falur” e “lutur” i shfrytëzuan.

Edhe pse kombëtarisht
E gjuhësisht dalloheshim
Në anën tjetër, për shkak
të fesë së njëjtë të krishterë,
shpirtërisht me njëri-tjetrin afroheshim.

Evropë, kur ata fenë tonë
të krishterë ta marrin filluan,
ne si vëllezër të nkë besimi feje i afruam,
të falen të luten në kishat tona i pranuam.
Derisa kishat e veta i ndërtuan.
Në atë kohë, shqipëtarë e serbë
E të gjithë të tjerët,
Nënshtetas të Bizantit e Romës ishin
Gjuhën kishtare të këtyre dy perandorive
Në kishat tona, gjuhë zyrtare kishim.

Kur serbët më në fund,
Nga shekulli IX-X, XI-XII-XIII
Në fenë kristiane, dalëngadalë u konvertuan
Nën dinastinl iliro-shqipëtare
Të NEMANIDËVE u përforcuan,
Trubullirat e vitit 1054,
Tëndarjes së krishtlrimit në dy degë,
Nemanidët i shfrytëzuan,
Dhe gllabërimin e tokave iliro-shqipëtare,
edhe përtej shtetit të tyre “RAS” e vazhduan,
dhe për herë të parë edhe një pjesë tjetër, të Dardanisë ilire (Kosovën)
më 1185 e okupuan.
Dalëngadalë Perandorisë Bizante
iu kundërvunë.

Në kohën kur nga Roma rrezikuan hetuan,
me mbretërit bizantinë u pajtuan,
duke u dhënë e marr gra të bukura u miqësuan.
Për ta përforcuar edhe më shumë miqësinë,
tani kur feja në dy degë ishte ndarë,
serbët, në fenë ortodokse të Bizantit kaluan.

Kur, përkrahjen e “mikut” fituan
dhe kur, kah fundi i shek. XIII
tërë Dardaninë e pasur okupuan,
të parat kisha të tyre “Nemanide”
mbi themelet e kishave tona, së bashku me ne
t’i ndërtojnë e t’i ndryshojnë filluan,
dhe shumë kisha tona ( të ritit katolik)
në ritin e tyre ortodoks i adaptuan.
Që madhlrimin e “shenjtë” të pushtetit okupues
të Nemanidëve të dëshmojnë
emrat e tyre, kishat ua kushtuan.
Bile edhe si “”shenjtorë” Rastrko Nemanidin
“Sveti Savën” në fillim të shek. XIII
proklamuan!

Kur në gjysmën e parë të shek.XIV
Dushan Nemanja, veten “Car”
(Perandor) e proklamoi
dhe kur, nën sndimin e tij:
Serbnë, Shqipërinë dhe Greqinë bashkoi
ritin e krisshterë katolik,
në tokat e pushtuara shqiptare
rreptësisht, me prerje kokash ndaloi.
Atëherë edhe shfrytëzimi i kishave katolike,
të adaptuara në ortodokse me dhunë, pasoi.

Këtë dhunë fetare deri në shkatërrimin
e Serbisë “Peraandorake”,
deri në Luftën e Kosovës,
Nemanjidët egërsisht e vazhduan.
Shqiptarët duke iu lutur Zotit në gjuhën serbe,
gjuhën edhe kombin e vet
shumë prej tyre e harruan,
dhe në “serb” u konvertuan,

kështu, dalëngadalë, shqiptarët
emrat e trashëguar ilir,
në emra fetarë
të ortodoksiznit serb, i ndërruan.
Shumë shqiptarë, me vullnet e eme dhunë,
nga fisi Gash, në Gashiq ndryshuan,
të fisit Berishë u bënë Berishiq.
prej fisit Kastrat u bënë Kastratoviq,
mbiemrat Balë u bënë Baloviq.
nga Dashi doli Dashiq,
nga Basha, Bashoviq,
nga Gjukaj, Gjukanoviq, dhe Gjukiq,
nga Dukaj, Dukoviq,
nga Zogaj, Zogoviq,
nga Prekaj, Prekiq,
nga Prekali, Prekaloviq...
nga Vasa, Vasojeviq.

Dhe qindra mbiemra tjerë,
në Kosovë, Shqipëri, Greqi, Maqedoni,
Serbi dhe në Mal të Zi
edhe sot të ndryshuar janë,
që shqiptarët gjatë okupimit serb,
nën dhunën e fesë ortodokse “serbe”,
ndryshuar kanë.

Se çfarë dhune, Car Dushani
e çdo pushtet serb
mbi shqiptarët kanë ushtruar,
dëshmon fakti, Evropë, se në Kosovë,
Maqedoni e Greqi, sot,
shqiptarët ortodoksë janë sshuar
sepse, nga dhuna e papërshkruar,
në serbë, malazezë, maqedonë,
grekë dhe bullgarë
të gjithë janë shndërruar!

Kjo e vërtetë e hidhur edhe një të vërtetë
edhe më të rëndë zbulon:
Të gjithë vendasit e lashtë “serbë” të Kosovës,
të cilët mendojnë se serbë janë,
prejardhjen e tyre shqiptare kanë,
prej të cilëve sot, pos kolonistëve të ardhur,
urrejtjen dhe presionin e papërshkruar,
shqiptari, iliri Dardan përjeton.

Pra Evropë, ku je?
Ndërgjegjën ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë.
Ti njerka ime e re!
Pse lejon të shkatërrohet
Një tokë, një komb, një atdhe?


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:44 pm

VII


Por, nganjëherë thonë,
në fatkeqësi fati bulon,
fatkeqësia e quajtur Lufta e Kosovës,
dhe invazioni osman
solli fatkeqësinë në njërën anë,
por solli edhe shpëtimin e kombit tonë.

Jam i bindur, Evropë, se këto që i thashë,
e ke vështirë t’i kuptosh,
prandaj të lutëm, këto që do t’i them
përpiqu mirë e mirë t’i dëgjosh dhe analizosh.

Së pari, sikur Dinastia e Nemanidëve
në krye me kishën ortodokse serbe,
ekzistencën ta vazhdonte,
në Balkan, pos shtetit serbo-sllav,
asnjë shtet dhe asnjë komb tjetër,
nuk do të ekzistonte!
Mendja më thotë, se një fat i tillë
edhe Evropa mbarë do ta “gëzonte”.
Në atë kohë antagonizëm i madh mes
katolicizmit dhe ortodoksisizmit mbretëronte.
Serbia, ashtu si edhe tash,
përkrahjen e tërë ortodoksizmit sllav
sidomos të Rusisë, gëzonte.

Fati deshi që këtyre dy antagonizmave,
kontradikta tjetër (feja Islame) iu kundërvu
dhe në këtë mënyrë,
rreziku që përbrenda u evitua.
Feja islame, me këtë rast,
nga Perandoria Osmane u përfaqësua,
dhe në Ballkan, rrebeshi i kësaj Perandorie
më së shumti mbi kurrizin
e popullit shqiptar rëndoi.
Por, fati deshi, që shqiptari,
duke marrë fenë islame,
nga serbizmi, pjesërisht shpëtoi.

Me ardhjen e osmanlinjve në Ballkan,
Fatkeqësia ime dy formash filloi.
Shqiptarët ortodoksë,
Të cilët në Kosovë ishin shumicë.
Si dhe pakicën serbe të Kosovës
Perandoria Osmane, e cila tani
Perandoria Bizantine përfaqësonte, i toleroi.
Këtë tolerancë, Perandoria Osmane ndaj fesë
ortodokse ,
gjatë sndimit 500 vjeçar e vazhdoi.
Kjo tolerancë e sulltanve,
(perandorëve të rinjë bizantinë).
tërë ortodoksizmin ballkanik e favorizoi.
Bile, edhe “kreun shpirtëror” të Bizantit,
(tani të Stambollit), Sullati zëvendësoi,
në këtë mënyrë Rusinë, “vëëllanë e madh”
të ortodoksizmit ballkanik, e qetësoi.


Perandoria Osmane, atëherë
tërë mllefin e saj,
dhe vazalëve të saj ortodoksë,
kundër Romës e katolicizmitevropian e drejtoi,
për zhdukjen e të cilit, lloj-lloj torturash provoi.

Nga këto tortura dhe ndjekje
më së shumti, populli katolik shqiptar pësoi.

Sidomos pas luftërave të Skëderbeut,
trajtimi ç’njerëzor ndaj këtij populli
çdo masë njerëzore e kaloi.

Kjo gjendje e vështirë,
shqiptarët i pat shtrënguar,
zhdukjen, apo braktisjen
e atdheut për ta pranuar,
ose të pajtohen me fatin,
Islamizmin duke përqafuar.

Për fat të keq, shqiptarët
të tria këto mënxyra deri në
shpalljen e pavarsisë më 1912,
i kanë përjetuar.
Por,edhe sot për fat të keq,
gjysma e popullit shqiptar,
në Kosovë, në Çamëri, Greqi,
Mal të Zi, Maqedoni, Serbi,
nëpër mënxyra
ende janë duke kaluar.

Megjiatë, procesi i islamizimit
te shqiptarët, aq lehtë nuk kaloi.
Ky proces plotë pesë shekuj,
në tokat shqiptare vazhdoi.

Popullsia ortodokse shqiptare,
pjesa më e madhe e saj,
gjatë gjashtë shekujve të kishës
së përbashkët me pakicën serbe,
gjuhën dhe përkatësinë
kombëtare harroi,
dhe në popullësinë e ashtuquajtur
“rajë” (ra=e re) kaloi.


Ndërsa popullisa katolike
pjesërisht shpëtoi,
por të zitë e ullirit,
nga osmanllinjtë përjetoi.



VIII



Në shkeujt XVIII e XIX, në Evropë e botë
shumë procese përparimtare filluan.
Të gjitha këto lëvizje e ndryshime
në të gjithë lëmenjtë shoqërorë,
nga zhvillimi i dijes dhe shkencës, pasua.
Dhe dalëngadalë, popujt e mabrë botës
ndjenjën kombëtare ta zgjojnë filluan.

Te shqiptari ndjenja kombëtare,
mbi atë fetare gjithmonë qëndroi,
këtë më së miri Skënderbeu e dëshmoi,
kur shtetin e parë kombëtar në Evropë krijoi...

Shqiptarët e të dy konfesioneve:
katolikë dhe ortodoksë, fenë islame
në shekujt XVII-XVIII me shumicë e pranuan.
Ortodoksët shqiptarë për ta ruajtur kombin
nga serbizimi i mëtejmë, në Islam (kaluan)
ndërsa katolikët, për ta shpëtuar
jetën nga osmanllinjtë, dhe kombin
nga serbizimi, por edhe nga latinizimi
islamin “përqafuan”,
bile në një familje të dy fetë i ushtruan.

Mbi shqiptarin, vërtetë, okupimi otoman
fizikisht më së shumti rëndonte,
por, shpirtërisht Evropë,
nga tre “okupues” të tjerë,
edhe më të rrezikshëm, shqiptari lëngonte.

Këta “okupues”: kisha ortodokse
serbe dhe greke,
por edhe ajo e Vatikanit ishin,
që secila prej tyre
shqiptarit, kombin ia cenonte.
Prandaj, shqiptari fenë islame
me shumicë e pranonte
sepse asaj, përkatësia kombëtare,
aq shumë nuk i interesonte.

Luftërat e shqiptarëve
kundër Perandorisë Osmane
këtë të vërtetë dëshmuan.
Ngase, kundër osmanllinjëve,
më së shumti shqiptarët
e konfesionit islam luftuan,
derisa më në fund, personalitete
të njohura të shtetit turk
shqiptar islamik, pavarësinë
nga Turqia prokalmuan,
dhe për të, qindra herë
me Perandorinë Osmane,
në beteja të pandërprera u ballafaquan.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:46 pm

VII


Por, nganjëherë thonë,
në fatkeqësi fati bulon,
fatkeqësia e quajtur Lufta e Kosovës,
dhe invazioni osman
solli fatkeqësinë në njërën anë,
por solli edhe shpëtimin e kombit tonë.

Jam i bindur, Evropë, se këto që i thashë,
e ke vështirë t’i kuptosh,
prandaj të lutëm, këto që do t’i them
përpiqu mirë e mirë t’i dëgjosh dhe analizosh.

Së pari, sikur Dinastia e Nemanidëve
në krye me kishën ortodokse serbe,
ekzistencën ta vazhdonte,
në Balkan, pos shtetit serbo-sllav,
asnjë shtet dhe asnjë komb tjetër,
nuk do të ekzistonte!
Mendja më thotë, se një fat i tillë
edhe Evropa mbarë do ta “gëzonte”.
Në atë kohë antagonizëm i madh mes
katolicizmit dhe ortodoksisizmit mbretëronte.
Serbia, ashtu si edhe tash,
përkrahjen e tërë ortodoksizmit sllav
sidomos të Rusisë, gëzonte.

Fati deshi që këtyre dy antagonizmave,
kontradikta tjetër (feja Islame) iu kundërvu
dhe në këtë mënyrë,
rreziku që përbrenda u evitua.
Feja islame, me këtë rast,
nga Perandoria Osmane u përfaqësua,
dhe në Ballkan, rrebeshi i kësaj Perandorie
më së shumti mbi kurrizin
e popullit shqiptar rëndoi.
Por, fati deshi, që shqiptari,
duke marrë fenë islame,
nga serbizmi, pjesërisht shpëtoi.

Me ardhjen e osmanlinjve në Ballkan,
Fatkeqësia ime dy formash filloi.
Shqiptarët ortodoksë,
Të cilët në Kosovë ishin shumicë.
Si dhe pakicën serbe të Kosovës
Perandoria Osmane, e cila tani
Perandoria Bizantine përfaqësonte, i toleroi.
Këtë tolerancë, Perandoria Osmane ndaj fesë
ortodokse ,
gjatë sndimit 500 vjeçar e vazhdoi.
Kjo tolerancë e sulltanve,
(perandorëve të rinjë bizantinë).
tërë ortodoksizmin ballkanik e favorizoi.
Bile, edhe “kreun shpirtëror” të Bizantit,
(tani të Stambollit), Sullati zëvendësoi,
në këtë mënyrë Rusinë, “vëëllanë e madh”
të ortodoksizmit ballkanik, e qetësoi.


Perandoria Osmane, atëherë
tërë mllefin e saj,
dhe vazalëve të saj ortodoksë,
kundër Romës e katolicizmitevropian e drejtoi,
për zhdukjen e të cilit, lloj-lloj torturash provoi.

Nga këto tortura dhe ndjekje
më së shumti, populli katolik shqiptar pësoi.

Sidomos pas luftërave të Skëderbeut,
trajtimi ç’njerëzor ndaj këtij populli
çdo masë njerëzore e kaloi.

Kjo gjendje e vështirë,
shqiptarët i pat shtrënguar,
zhdukjen, apo braktisjen
e atdheut për ta pranuar,
ose të pajtohen me fatin,
Islamizmin duke përqafuar.

Për fat të keq, shqiptarët
të tria këto mënxyra deri në
shpalljen e pavarsisë më 1912,
i kanë përjetuar.
Por,edhe sot për fat të keq,
gjysma e popullit shqiptar,
në Kosovë, në Çamëri, Greqi,
Mal të Zi, Maqedoni, Serbi,
nëpër mënxyra
ende janë duke kaluar.

Megjiatë, procesi i islamizimit
te shqiptarët, aq lehtë nuk kaloi.
Ky proces plotë pesë shekuj,
në tokat shqiptare vazhdoi.

Popullsia ortodokse shqiptare,
pjesa më e madhe e saj,
gjatë gjashtë shekujve të kishës
së përbashkët me pakicën serbe,
gjuhën dhe përkatësinë
kombëtare harroi,
dhe në popullësinë e ashtuquajtur
“rajë” (ra=e re) kaloi.


Ndërsa popullisa katolike
pjesërisht shpëtoi,
por të zitë e ullirit,
nga osmanllinjtë përjetoi.



VIII



Në shkeujt XVIII e XIX, në Evropë e botë
shumë procese përparimtare filluan.
Të gjitha këto lëvizje e ndryshime
në të gjithë lëmenjtë shoqërorë,
nga zhvillimi i dijes dhe shkencës, pasua.
Dhe dalëngadalë, popujt e mabrë botës
ndjenjën kombëtare ta zgjojnë filluan.

Te shqiptari ndjenja kombëtare,
mbi atë fetare gjithmonë qëndroi,
këtë më së miri Skënderbeu e dëshmoi,
kur shtetin e parë kombëtar në Evropë krijoi...

Shqiptarët e të dy konfesioneve:
katolikë dhe ortodoksë, fenë islame
në shekujt XVII-XVIII me shumicë e pranuan.
Ortodoksët shqiptarë për ta ruajtur kombin
nga serbizimi i mëtejmë, në Islam (kaluan)
ndërsa katolikët, për ta shpëtuar
jetën nga osmanllinjtë, dhe kombin
nga serbizimi, por edhe nga latinizimi
islamin “përqafuan”,
bile në një familje të dy fetë i ushtruan.

Mbi shqiptarin, vërtetë, okupimi otoman
fizikisht më së shumti rëndonte,
por, shpirtërisht Evropë,
nga tre “okupues” të tjerë,
edhe më të rrezikshëm, shqiptari lëngonte.

Këta “okupues”: kisha ortodokse
serbe dhe greke,
por edhe ajo e Vatikanit ishin,
që secila prej tyre
shqiptarit, kombin ia cenonte.
Prandaj, shqiptari fenë islame
me shumicë e pranonte
sepse asaj, përkatësia kombëtare,
aq shumë nuk i interesonte.

Luftërat e shqiptarëve
kundër Perandorisë Osmane
këtë të vërtetë dëshmuan.
Ngase, kundër osmanllinjëve,
më së shumti shqiptarët
e konfesionit islam luftuan,
derisa më në fund, personalitete
të njohura të shtetit turk
shqiptar islamik, pavarësinë
nga Turqia prokalmuan,
dhe për të, qindra herë
me Perandorinë Osmane,
në beteja të pandërprera u ballafaquan.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:47 pm

IX



Evropë!
Shqiptarit të shkretë,
i cili aq shumë për liri luftoi,
të lirohet nga robëria shekullore
askush nuk i ndihmoi,
që shtetin kombëtar në truallin e tij
të lashtë, ta krijojë,
dhe fuqitë e “gjenit” të tij krijues,
përparimit të kombit t’ia kushtojë.
Për këtë shkak të gjitha
energjitë kreative,
shteteve okupuese
dhe vendeve të tjera ua dhuroi.

Kjo dukuri, që nga njeriu i parë mitik
PROMETEU filloi.
Për shkak të aftësisve,
tërë jetën në luftëra me zotëra e kaloi,
Zeusi, disfatën e vet në
aftësitë kreative të Prometeut e hetoi.
Prandaj në çdo mënyrë e torturoi.


Kështu edhe Evropa, si duket, veproi,
që të mos dalin në shesh të vërtetat
e lashtësisë time,
500 vjet me robëri më gjykoi.
Por aftësitë e mia kreative
dhe shqpirtin tim krijues, megjithatë
nuk mundi të mi robërojë.

Me këtë rast, ngjarjet
dhe personalitetet e lashta,
disa mitike e disa heroike, si:
Prometeu, Atë–lanti, Epimeteu,
Meneti, Dheu-kalioni, Utnapishtini,
Dardani, Troja, Priami, Akili,
Odiseu, Eneu, Heleni,
Aleksandri i Madh, Pirrua,
e sa e sa të tjerë, po i kaloj
dhe me ngjarje dhe personalitete
të kohës më të re po filloj.

Pikë së pari, familja iliro-shqiptare
Nemanjid, nga skitnikët
(skitët, nomadët, skllavët=sllavët,
apo serbët=“shërbëtorët”),
por edhe nga shqiptarët
(atëherë të krishterë)
“shtetin serb” mesjetar krijoi.

Forcimin e shtetit serb
shqiptari i fisit kelmendi,
Gjergji i Zi (Karagjorgji)
më vonë e vazhdoi.
Të cilit në kryengritjen Serbe,
(1804) sipas disa të dhënave,
arbanitase Gjergj Olimpasi,
më shumë arbanitar (arvanitas)
të (Greqisë), në këtë kryengritje i ndihmoi.
Për Olimpasin thonë se
me Hajduk Velkon gjatë
kryengritjes Serbe u vëllazërua,
dhe pas vdekjes së Velkos,
me gruan e tij u martua.

Disa nga shkrimtarët serbë
e më shumë personalitete të tjera,
dihet se prejardhjen shqipatre kanë.
Shqiptarët dikur, kokat e ditura
Romës dhe Bizantit i dhanë.
Shumë perandorë romakë e bizantinë,
dihet, se të gjakut shqiptarë janë.

Edhe shtetin kombëtar Italian, të bashkuar,
arbëreshi Gjyszepe Garibaldi e krijoi,
kur qytetet, (shtetet e deriatëhershme),
me revolucion i bashkoi,
pasiqë edhe subjekti arberesh i Italisë
në këtë përpjekje i ndihmoi.

Edhe arbëreshët që,
pas vdekjes së Skënderbeut,
në shumë vende të Italisë mërguan,
ata që ishin ortodoksë,
nga asimilimi italian shumica shpëtuan,
kulturën, doket, zakonet,
dhe traditat shqiptare denjësisht
deri më sot i vazhduan.

Me qindra letrarë arbëreshë
e krijues të lëmenjëve të ndryshëm,
kulturën shqipatre, italiane
dhe evropiane e begatuan.
Shumë prej tyre, me poste
të larta shtetërore u nderuan.
Edhe në kohën e humanizmit
dhe renesansës shumë shqiptarë
të Italisë u dalluan,
shkencën, artin dhe kulturën italiane,
evropiane dhe botërore e përparuan.

Gazuli, Tomeu, Karpaçi dhe familja Albani,
postierave në shumë lëmi u shquan.
Familja Albani pos, që Papë Albanin,
(Klimentin-Kelmendin) dha
edhe shkollën e tyre krijuan.

Shumë shqiptarë,
për shkak të represioneve turko-serbe,
në Evropë, Azi, Afrikë,
Amerikë dhe Australi mërguan.

Për fat të keq shumë prej tyre,
origjinën shiptare harruan.
Por, megjithatë, me shumë tipare,
nga popujt tjerë u veqçuan.

Sidomos, arbëreshët në kohën e Skenderbeut,
tipari luftarak, nga të tjerët i dalloi.
Këtë tipar shqiptari, me siguri,
nga luftërat shumëvjeqare,
kundër të huajve të shumtë trashëgoi.

Gjatë pushtimit otoman,
shumë shqiptarë në Rumani kaluan,
dhe në të gjithë lëmenjtë,
me aftësi edhe këtu u dalluan.

Familja shqiptare Gjika,
dinastinë e njohur rumune formoi.
Kjo principatë, pos të mirave tjera,
akademinë e parë themeloi
dhe dhumë koka të ndritura,
në art e kulturë, siq ishte
Elena Gjika (Dora D’Istria)
Rumunisë dhe Evropës ia dhuroi.

Elena Gjika në atë kohë,
në nëntë gjuhë të huaja
-vetë-veprat e veta i shkroi,
dhe, më shumë vepra të saja,
thesarin e kulturës ballkanike,
Evropiane e botërore e begatoi.

Shumë shqiptarë, që,
artin dhe kulturën,
Evropiane e botërore pasuruan.
Unë këtu, me këtë rast,
përmenda vetëm ata që mu kujtuan.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:48 pm

X



Por... Shqiptarët e okupuar me aftësinë e tyre,
Perandorinë Otomane më së shumti ndihmuan.
Mbi dyzet pashallarë, sadrazemë, vezirë
e qindra qeveritarë të lartë iadhuruan.

Arkitektë të shumtë shqiptarë si:
Sinani, Mehmet Isai, Mehmet Sedefqari e të tjerë,
qytetet e Perandosirës me vepra të mëdha i zbukuruan.

Mjeshtria arkitekturale e Mehmet Isait,
“Sedefqarit” në mabrë botën u dëgjua,
nga mendja dhe duart e tij “mrekullia e shtatë” e botës
mauzoleu: “Taxh Mahall” në Indi, u konstruktua,
nën mbikëqyrjen e tij ndërtimi vazhdoi, derisa u përfundua.

Sami Frashëri me vëllezërit, Naimin e Abdylin,
Pos kulturës shqiptare edhe kulturës turke i ndihmuan.
Samiu, jo vetëm që kulturën shqiptare e turke begatoi,
por edhe themelet e drejtshkrimit turk
dhe të shumë disiplinave shkencore i filloi.

Shkencëtari shqiptar, Hoxhë Hasan Tahsini,
Universitetin e Stambollit themeloi.
I pari, detyrën e rektorit të këtij Universiteti e ushtroi.

Pastaj shkrimtarë e poetë të tjerë shqiptarë,
kulturën dhe letërsinë e Turqisë begatuan,
janë aq shumë, saqë, nuk i zë fleta po t’i numroj.

Edhe “Babai” i Turqisë, reformator i madh,
Mustafa Qemail “Ataturku”,
prejardhje shqiptare kishte, të mos harroj.

Thonë se një familje shqiptare,
edhe bërthamën e parë
të shtetit të Libisë krijoi.

Një tjetër familje shqiptare, në Siri sundoi.
Pashko Vasa si guvernator, në emër të Portës së lartë
në Libi qëndroi e veproi dhe me njerëzi administroi.

Meehmet Ali Pasha, Egjiptin e qeverisi.
Me gjitha të mirat e begatitë e stolisi.
Sundimi i Egjiptit nga pasardhësit e tij,
175 vjet pandërprerë vazhdoi,
derisa në fund, mbeti i fundit
i kësaj dere Faruku, Egjiptin,
kryengritësit Naser ia dorëzoi.

Ali Pashë Tepelena,
Perandorinë Otomane
me shqiptarët e tij trima,
me vite e kundërshtoi,
në anën tjetër, Kryengritjen Greke
me ushtrinë e tij e ndihmoi,
dhe shtetin grek e themeloi.

Që nga viti 1821, kur organet
e para shtetërore “grekë” u krijuan,
pesë shqiptarë “postin”
e kryetarit të “shtetit grekë” e ushtruaan.

Kur më 1828, Evropa mbretin
Oton, Greqqisë ia drgoi
dhe parlamenti u themelua,
shqipja si gjuhë zyrtare
në parlament, para mbretit,
nga parlamentarët “grekë” u propozua.

Por greku si gjithëherë, në këtë mirësi,
farën e së keqës hudhi përmbi.
Prej asaj dite etniteti shqiptar,
i cili, në atë kohë në Greqi,
numerikisht ishte i parë,
skizmatizmin grek pëërjetoi,
derisa erdhi në atë gjendje,
sqë edhe sot,
ta quaj veten shqipta,
askush nuk guxon.
Edhe pse, sipas studimeeve
të Atë Anton Belushit,
numri i shqiptarëve
në Greqi i kalon 3 milionë.

Greqia, kur shtetin e vet forcoi,
shqiptarët e islamizuar të Greiqisë,
me grekët e Trqisë i ndërroi.

Në luftërat ballkanike, me bekimin tënd Evropë,
Vilajetin shqiptar të Janinës, Greqia e opkupoi,
popullin shqiptar të Çamërisë e masakroi,
dhe nga trojet e veta shekullore gradualisht e dëboi.
Në këtë mënyrë, kontributi fqinjësor i Ali
Pashë Tepelenës e i gjithë ahqiptarëve, kot shkoi.

Pra, Evropë, për të gjitha këto,
e shumë të zeza tjera,
fajtore kryesore je,
sepse asnjëherë deri sot,
për këto padrejtësira,
zërin ngritur nuk e ke.
Përkundrazi, vendet
më pjellore të Shqipërisë
më 1913 në Londër,
serbit dhe grekut jua dhurove
dhe, në këtë mënyrë,
civilizimin në të cilin thirresh,
por edhe fenë e Krishtit e harrove,
e nxive e turpërove!

Evropë!
Nëse njeh humanizëm, demokraci,
civilizimin dhe të Krishtit fe,
si mnde ta ndash në disa copa
një tokë, një komb, një atdhe?!
Pra, Evropë e krishterë,
Ndërgjegjen ku e ke?
Ti, nëna ime e lashtë,
Ti, njerka ime e re!
Pse e bëre copë-copë
Një tokë, një komb, një atdhe?!
Fjalët e Krishtit kujto:
“Atë gjëqë vetes nuk ia do
as të tjerëve mos jua dëshro!”


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:49 pm

XI



Kur në luftërat ruso-turke,
Perandosirë Otomane,
themelet ia dobësuan,
të gjitha shtetet tjera ballkanike,
që nën robërinë osmane lëngonin,
lirinë e ësndërruar fituan.

Shqipërisë, në vend që t’i jepej liria,
me bekimin tënd, Evropë,
gjymtyrët e trupit ia gllabëruan.

Vetëm nga Sanxhaku i Nishit,
mbi 700 vendbanime shqiptare,
në vitet (1876-1877) u rafshun
dhe mbi 300.000 banorë shqiptarë
u dëbuan dhe u masakruan.

Ne shqiptarët e shkretë edhepse
në Lidhjen Shqiptare të Prizreniit (1878)
themelet shtetit i vumë
dhe në rrugë njerëzore të drejtat legjitime
nga Kongresi i Berlinit kërkuam,
jo vetëm që asgjë nuk fituam,
por edhe me coëtimin
e truallir atror na dënuan,
fqinjve ua dhuruan!

Edhepse, në luftë të pabarabartë,
kundër Otomanit u ngrita
Ti, Evropë, nukmë ndihmove
përkundrazi, solle anijet
dhe në bregdetin e Ulqinit i afrove
dhe, të heq duart nga trojet e mia, më detyrove.

Pse, Evropë, pozitën dhe qëndresën time
gjatë shekujve, gjithëmonë e dobësove?
Pse, Evropë ti, që veten të krisshterë
dhe humaniste e quan,
barbarëve u ndihmove?
Apo, mos ndoshta, nga, vëllai i madh i serbit,
rusi, u frikësove?!
Dhe gjithnjë të luhet me fatin tim,
Si macja me miun lejove!

Pra, Evropë, sikur shtetin shqiptar
në Kongresin e Berlinit ta kishe krijuar
ky kontinet yni, i quajtur Evropë,
në shumë aspekte kishte lulëzuar
Nga gjendja ime koloniale në zemër të tij
sot, nuk do të ishe turpëruar,
kur kolonitë, së ekzistuari kanë pushuar.

Turpërohu Evropë!
Popullin më të lashtë
të truallit tënd Pellazgo-Iliro-Shqiptar
në koloni e ke shndërruar!
Kështu, potencialin tim krijues
të ndrydhur, me shekuj të dhuanuar
ta shpreh lirisht dhe
të ta dhuroj ty, Evropë, e ke penguar
dhe si qenie, që di vetëm
të fshijë e të pastrojë rrugët e botës
edhe sot më konsideron e trajton.
Edhepse me pupla të mia krenohesh
këtë gjë krejtësisht e harron.

Por, s’ke faj se robëruesi im serb,
shumë gënjjeshtra t’i ka servuar,
dhe aq shumë të ka mashtruar,
saqë, edhe librat që ti vetë
për mua i ke shkruar, i ke harruar!
S’është çudi, një proverb thotë:
“Gënjeshtra e përsëritur
disa herë bëhet e vërtetë
edhe për vetë gënjeshtarin,
që nga goja e ka nxjerrë”.

Mos i shkoftë mendja serbit se,
çdo vend tëndin, Evropë,
si “djep” të vetin, Evropë,
dhe nëse vazhdimisht
këtë gënjeshtër e përsërit,
më në fund, edhe ai vetëdo ta besojë,
e ti do të ngelesh me “gishta në gojë!”

Kështu, pra Evropë,
gënjeshtrave të serbit,
edhepse e di se,
nuk janë të vërteta, u besove
dhe djepin tim,
djepin që edhe gjyshin tim,
pellazgun Daradan e përkundi,
si “djep” të tij, serbit ia dhurove
dhe qenien time,
njerëzore e kombëtare
në këtë mënyrë
e mjerove e shkatërrove.

Që nga Kngresi i Berlinit
e deri më sot, truallin tim,
gjithnjë ma cungan,
miliona vëllezër e motra
nga plangjet e tyre u shpronësuan,
në katër anët e botës,
me plagë të shpirtit u mërguan
dhe qindra mijë të tjerë, “pa exhel”,
me tokën e zezë u mbuluan.

Kur shteti im në
Lidhjen e Prizrenit i themeluar
me fajin tënd, Evropë,
në Berlin dështoi,
lufta ime për ta fituar lirinë,
megjithatë, nuk pushoi.
Këtë përpjekje shqiptari,
në pesëdhjetë kryengritje e dëshmoi,
por pa ndihmën tëne, Evropë,
çdo krengritje dështoi,
sepse tokat e mia, që me gjak i çliroba,
serbi dhe greku, me bekimin tënd,
vazhdimisht, m’i gllabëroi.

Me Revolucionin “Xhon Turk” (1908),
Perandorinë Osmane, unë e dërrmova,
dhe deri në shpalljene e pavarësisë (1912)
kryengritjet nuk i pushova.


Por... mu në çastin kur,
atdheun nga otomanët e çlirova
dhe pavarësinë më
28 nëntor 1912 proklamova,
nga fqinjët e mi lakmitarë e grabitës,
prapë, rretheqark u sulmova.

Fqinjët grabitës, rraskapitjen time,
në luftra me osmanët shfrytëzuan
dhe si qentë e çartur
rreth e rreth m’i lëshuan.
Në emër të një “Aleance balkkanike”
i shpallën luftë Turqisë
e këndej, gllabëronn tokat e Shqipërisë,
duke i shpallur para botës,
si “Toka të shenjta” të Serbisë!
Thuase i kanë sjellur këto toka,
nga tajfat e steepet e Skitisë, Rusisë!


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:50 pm

XII


Evropë!
Unë në Vlorë më 28 Nëntor 1912
pavarësinë për të gjitha trojet
dhe të gjithë shqipëtarët,
që në ato troje jetojnë e shpalla,
por me ndërhyrjen tënde,
më 1913 në Londër,
në shumë pjesë u ndava.
Edhe kësar rradhe,
me bekimin tënd Evropë,
u dogja, u poqa, u dëbova, u vrava!


E tani, Evropë,
ngjarjet e përmendura më parë
edhe një herë t’i rishikojmë,
që të mundemi për së afërmi,
më drejt të gjykojmë.


Kur shteti Nemanid serb i Resavës,
në shekullin 12-13,
Dardaninë (Kosovën okupoi),
as njëqin vjet të okupuar
nuk mundi ta mbajë, as ta mbrojë.
Okupimi serb, më 1389
okupimi otoman e zëvendësoi.
Nën këtëokupim i tërë
Ballkani 500 vjet lëngoi.
Nga shtetet e Ballkanit
vetëm Shqipëria, siç thamë,
osmanlinjtë 36 vjet,
pa ndërprerë i luftoi.

Okupimi osman i tokave shqiptare,
nga ish okupimi serb, megjithatë dalloi,
ngase otomani, edhepse vërtet,
në çdo pikëpamje më shkatërroi,
zhvillimin arsimor e kulturor ma ndaloi,
por, tërësinë territoriale në
njëfarë dore nuk ma cenoi.

Këtë e dëshmon fakti se aty,
ku popullsia shqiptare, ishte shumicë,
vilajetet autonome i krijoi.
Ndoshta edhe ky fakt deridiku ndikoi,
që shumëkush fenë islame pranoi.
Dhe, mu ky ndërrim i fesë, Evropë,
urrejtjen tënde ndaj këtij populli e shkaktoi.

Në katër vilajetet: (Janinës, Manastirit,
Kosovës dhe Shkodrës),
shumicën e banorësve shqiptarët përbënin
dhe në admistratë dhe ushtri,
të shumtën e rasteve shqiptarët shërbenin.

Kur më 28 Nëntor 1912 delegatët,
përfaqësues të të gjitha vlajeteve
në Kuvendin e Vlorës u bashkuan
të gjithë njëzërit, pavarësinë,
e të gjitha trojeeve shqiptare e proklamuan.

Por... nuk na doli ashtu, si mendduam,
dhe për kaq sa shumë luftuam...
Luftërat, aspiratat, ëndërrat,
idealet e çdo gjë tjetër,
me fajin tënd, Evropë, përsëri dështuan,
kur më “aminin” tënd, nga trojet e të parëve
një Shqipëri “torzo” pa gjymtyrë fituam.
Ndërsa, në gjymtyrët e ndara,
pastrimin e paparë etnik,
masakra dhe dëbime,
që sÇmirren me mend, përjetuam,
saqë në vendet, që dikur
shumicën e banorëve ne sshqiptarët përbënim
në minoritet u shndërruam.

Ata që nga masakrat
dhe etnocidi shpëtuan,
në shumë vende të botës,
sidomos në Turqi mërguan.
Numrin e shteasve turq
me mvi 7 milion e shtuan.

Emrat e tyre sot ndyrshe shqiptohen
Në asnjë statistikë tani nuk tregohen.

Me minimizimin e shqiptarëve sot,
sidomos, Maqedonia prinë
vepron kështu sepse,
si popull “hibrid” që është,
s’mnd të ketë shtet, e dinë.

Maqedonët, nuk u ngopën,
që truallin me merin e ilirëve
Makedhon na përvetësuan,
por vazhdisht edhe
nunrin na zvogëluan,
e shpallën veten shumicë dhe
me bekimin tënd, Evropë,
me merin tonë Makedhoni,
shtetin e tyre “kombëtar”
sllavo-bullgarët krijuan

Kjo ngju se me numrin
e popullsisë shqiptare,
që shumicën përbënte
gjithnjë manipuluan.
Që të zvogëlonin,
këtë numër, shqiptarët
si turq i regjistruan
dhe me qindra mijë
në Turqi i përzunë.

Sa i përket emrit
të ilirëve maqedonë,
të cilët këta sllavë të përtej
Karpateve i përvetësuan.
i kemi fajet ne sshqiptarët pse,
emrin e bukur ilir: Maqedon
që nga fjala shqipe: Mak-dhon
(vend që mak prodhon) del.
Si dhe emrin: Dardan –dardh-dhan-
(vend që jep dardha)
ti përdorim nuk vazhduam,
dhe emrin Maqedon
të na e marrin të huajt lejuam.
Edhe ti Evropë toleron,
që skllavi e mongoli të quhet Maqedon.
Është njësoj skur të quhet Dardan,
që as në farë as në gjak s’i kanë!

Kështu pra Evropë, pak me faje t’mia,
e më shumë me tuajat,
shumë padrejtësira,
në kurrizin tim u grumbulluan.

Pra Evropë, ku je?
Ndërgjegjen ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë
Ti njerka ime e re!
Pse e ndave copë-copë
Një tokë, një komb, një atdhe?!


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:50 pm

XIII



Por, Evropë, ndoshta më në fund,
edhe ti vetë u vetëdijësove,
sepse sot, “një rend të ri shoqëror”
si duket e proklamove.
Sipas fjalëve të tua,
qëllimi i këtij rendi të ri është
një Evropë të bashkuar të krijojë,
të shpresojmë pra,
se ky rend i ri, padrejtësitë,
që janë bërë, t’i përmirësojë,
por edhe disa gabime,
që bëra nga “inati”,
po qe e mundur të m’i arsyetojë

Pra, Evropë, nga padrejtësitë tua,
në kohën e Skënderbeut pësuam.
Një pësim edhe më të madh,
Në Kongresin e Berlinit përjetuam.
Në Londër më 1913,
tërësisht më shkatërrove,
Pjesët e atdheut tim me gjithë popull,
të huajve jua dhurove
dhe një gjysmë Shqipërie krijove.
Sikur, pas Luftës së Parë Botërore,
në Konferencën e Paqes,
Amerika të mos na ndihmonte
as kjo copë Shqipërie që mbet sot,
nuk do të ekzistonte.

Këto padrejtësitë tua Evropë,
shumë negativisht ndikuan
shqiptarët të mllefosur,
nga këto padrejtësi,
në “taborrin” komunist u rreshtuan,
dhe në aleancë me armiqtë shekullorë,
“shpëtimin” kërkuan.

Njëfarë “baba Lenin” dinakëriht
e dhelpërisht na mashtroi,
se “sistemi socialist e komunist,
kombet e ndara do t’i bashkojë,
dhe secili, në liri, paqe e harmoni,
me të tjerët do të jetojë”!
Këtë bindje pastaj,
Lufta Nacionalçlirimtare
Kundër nazi-fashitmit dhe
Jugosllavisë mbretërore,
Në Luftën e Dytë Botërore e përforcoi.

Kështu, pra, populli shqiptar
edhepse “Boshti nazi-fashist”
nga rbëria jugosllave,
na liroi e na bashkoi,
në aleancën botërore, antifashiste, luftoi.

Gjatë kësaj lufte të përbashkët,
në bazë të programit,
të proklamuar “Komunist”
në fshatin Bujan,
në malësi të Gjakovës,
më 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944,
me rezolutë, pavarësinë e Kosovës synuam
bashkimin e saj me Shqipërinë e proklamuam.

Këtë rezolutë, me pëlqimin e aleatëve,
amerikanë, anglezë, e rusë e aprovuan,
dhe luftën e përbashkët,
me “vëllezërrit” serbë, kundër Hitlerit,
deri në fitore vazhduam,
bile edhe me vëllezërit tanë
në Drenicë luftuam!!!

Kur lufta mbaroi dhe tërë bota
nga Hitleri u lirua,
Kosova, edhepse si të gjithë
për çlirim nacional luftoi,
përsëri nën serbët
më 1945 u robërua,
edhe në zemrën e Evropës,
prapë në koloni u shndërrua.

Në njëfarë autonomie
në të akuadër të Serbisë, më 1945
nën administrimin ushtarak
me dhunë u “inkuadrua”.

Kështu, pra Evropë,
Edhe “baba Lenin” ashtu si ti,
Na mashtroi e tradhtoi.
Lufta Nacionalçlirimtare
si dhe lufta e Pavarësisë,
në “bisht të sorrës” shkoi!

Kështu shqiptari përsëri edhe
me bekimin tënd, Evropë,
nën robërinë e serbit kaloi.
Gjatë luftës e pas saj,
në “paqe” 47.000 vëllezër,
në forma të ndrysme,
nën maskën e komunizmit,
m’i vrau, m’i masakroi.

Pra, Evopë, ku je?
Ndërgjegjen ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë,
Ti njerka ime e re!
Në duart e t’huajve pse më le?
Psee lejove që të luhet me ne?

Por, megjithatë, edhe në këto rrethana,
një reze drite edhe fatin tim e ndriçoi,
dhe, shpresën në fitoren përfundimtare,
ditaditës ma shtoi.
Ajo rreze shpresëdhënëse,
dritëdhënëse, shkolla ishte,
në të cilën, për të parën herë,
pas mijëra vjetësh,
në gjuhën time mësova,
cili jam e ç’kërkoj, u vetëdijësova,
dge pandërprerë, në atë Jugosllavinë
“vëllazërore” të Titos,
të drejtat e mia kërkova.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:51 pm

XIV


Kur vetëdija kombëtare,
nëpër shkolla,
të secili shqiptar u ngrit,
nevoja për vetëvendosje,
e pavarësi dita-ditës u rrit.
Kjo nevojë, në forma të ndryshme,
shtetit SFRJ disa herë iu paraqit.

Në insancat më të larta shtetërore
të realizohet “Rezoluta e Bujanit” u kërkua.
Kur, kjo kërkesë e ligjshme,
për pavarësinë e Kosovës,
as me këtë rast nuk u respektua,
mbarë Kosova për të drejtat e saja
kushtetuese, në demonstrata u çua,
dhe përsëri, çdo rrugë e Kosovës,
me gjakun e bijve të saj u shtrua.

Nga këto kërkesa të përgjakura,
njëfarë autonomie kushtetuese më 1974
brenda RSFJ-së më në fund u fitua.

U hapën shkolla të larta,
fakultete, Universiteti,
Akademia e Shkencave
dhe Arteve u krijua.
Për dhjetë vjet jo të plota,
gjendja kulturore
dhe ekonomike e Kosovës,
u përparua.

Ky përparim i shqiptarëve
nga shovenizmi serb nuk u tolerua,
nga Akademia e Shkencave
dhe e Arteve të Serbisë,
nga akademikët shovenë,
e koka tjera “nacoste” serbe,
“Memorandumi” i turpshëm
dhe “Libri i kaltër” u përpilua.

Me skenarë afatgjatë,
zhdukja e qenies shqiptare,
si gjithherë u planifikua.
dhe krijimi i Serbisë
së madhe u përurua.

Realizimet e këtyre përurimeve,
menjëherë filluan dhe,
asnjë vit i potë nuk kaloi
themelet e shtetit artificial të RSFJ-së
nga Serbia hegjemoniste u dërrmuan,
kur parimet themelore të Kushtetutës
së Krahinës Soc. Autonome
të Kosovës u ndryshuan.

Asnjë nga republikat e RSFJ-së
këtë padrejtësi të Serbisë,
nuk e kundërshtoi,
por, këtë gabim e padrejtësi
secila e shfrytëzoi
dhe shkëputjen nga RSFJ-a,
njëra pas tjetrës e realizoi.

Serbia, secilën republikë,
pos Maqedonisë me luftë e pengoi.
këtë këshillë, së pari, në Kosovë
barbarisht e demonstroi,
kur me tanke e tortura t ndrysme,
të papara më 1981,
demonstratat gjithëpopullore,
në rrugët e Prishtinës e mbarë
Kosovës me tanke i sulmoi,
me gjendjee të “jashtëzakonshme”,
(si në vitin 1945) prapë
shpirtin ma ngulfoi.

Që nga viti 1981 e deri më sot,
më vrau, më plagosi,
ma rrëmbeu ekonominë,
më flaku në rrugë, më varfëroi.
Mbi 800.000vëllezër e motra,
me lloj-lloj torturash,
nëpër burgje e kazamate
serbe m’i trajtoi.

Sa e sa djem nga shërbimi ushtarak,
në arkivole “hermetike”,
në shtëpi m’i dërgoi!
dhe e gjithë kjo, Evropë,
ndërgjegjen tënde nuk e ngacmoi!
Bile, lejove që në Bosnjë,
në truallin tënd,
serbi, luftën më të ndtë barbare,
që ka parë ndonjëherë
njerëzimi ta zhillojë.

Sa e sa qatete, para syve tu i rrafshoi,
qindra mijë shpirtra të pafajshëm
me dhe i mbuloi.
qindra mijë të tjerë
i gjymtoi e sakatoi.
Dhe sikur të mos ndërhynte Amerika,
as ndërmend ta ndalësh s’të shkoi.

Kështu pra Evropë,
nga gjakderdhjet tona
të vazhdueshme, “vëllezërit”
tjerë përfituan,
edhepse, tokën me varre të pafajshme
ne shqiptarët, çdoherë e mbuluam...

Më në fund,
edhepse të gjithë ishin sllavë,
ashtu si dhe serbi,
u ndanë prej tij dhe shpëtuan.

Pra, Evropë, ndërgjegjen ku e ke?
Ti, nëna ime e lashtë,
Ti, njerka ime e re!
Ja ç’ndodh kur ndanë në disa pjesë
Një tokë, një komb, një atdhe!

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:52 pm

XV


Kur kërkesën time,
për republikë të barabartë
në Federatën Jugosllave,
askush s’e ndihmoi,
Serbia, më 28 mars 1989,
autonominë e Kosovës e suprmoi,
populli në këmbë u ngrit
dhe rrugët e Kosovës
gjaku, përsëri i vërshoi.

Serbia në mbështetje të kësaj dite,
shpalljen e kushtetutës vrasëse,
me një banket solemn e kremtoi.
Ksovën e shkretë, me mbi 22 të vrarë.
me mbi 100 të plagosur e të masakruar
e 237 intelektualë, të burgosur, të izoluar,
në burgjet e Leskocit, Prokuples,
Vranjës, Nishit... të ngujuar
të gjithë të fyer e të tortuaruar,
zemrën e çdo shqiptari, Evropë,
atë ditë pikëllimi e ka kapluar...

Që nga këto ditë,
protestat e popullit të Kosovës,
edhe më tepër u shtuan.
Ato si çdo herë,
me tanke e gjakderdhje u penguan.
si shumë të tjera,
gjendjen e jashtëzakonshme,
dhe orën policore
për Kosovën, aplikuan.
Bile, më 1990,
mbi 6000 nxënës na i helmuan.

Të gjitha këto masakra,
populli shqiptar
për ta mbrojtur kushtetutën
dhe subjektivitetin e tij
nuk u frenuan.

Në këtë gjendje dramatike,
sidomos minatorët e Kosovës,
të vendosur u treguaan.
Këto padrejtësi të Serbisë,
me grevë urie në zgafellat e
nëntokës së Nënës Kosovë,
disa ditë u kundështuan.

Minatorët në zgafella,
në gjendje të mjeruar
edhe akcionin
e pajtimit të gjaqeve filluan,
të cilin, rinia studentore
në krye me Anton Çettën,
intelektualët dhe mbarë
popullin e Kosovës
me entuziazëm e dinjitet
e vazduan.
Që nga shkurti 1990,
kur aksionin për pajtim
në fshatin Lumbardh
të Deçanit e filluan,
brenda një viti,
mbi një mijë gjaqe,
e mijëra plagë e ngatërresa
u pajtuan.

Të gjitha gjaqet, plagë e ngatërresa,
Lirisë së Kosovës ia kushtuan,
kush babën, tjetri vëllain,
birin ose binë dhuruan,
në vend të “kurbanit”,
në themelet e liirisë
dhe pavarësisë së Kosovës e flijuan .

Themelit të pavarësisë,
edhe gjaku i freskët i luftëtarëve të rënë,
në demonstrata, iu bashkua.
Kështu, themeli i lirisë,
pavarsisë, pajtimit dhe
bashkimit kombëtar u ndërtua.

Këto lëvizje gjithëpopullore,
Evropë, klimën e ndryshuan,
dhe popullin e Kosovës,
nga komunizmi serbo-sllav,
më në fund, përfundimisht e larguan,
dhe pluralizmit demokratik perëndimor,
të cilit edhe i përkisnin, iu drejtuan.

Kur okupatori serb,
vendosmërinë tonë për pavarësi,
në çdo vend dhe kuvend
të Kosovës e hetoi,
dyert e Kuvendit të Kosovës, mbylli
dhe eme tanke e polici i rrethoi.

Por, Kuvendi i Kosovës,
në përbërje të delegatëve shqiptarë
në shesh, para dyerve të mbyllura,
më 2 Korrik 1990,
“Deklaratën Kushtetuese,
për Pavarësinë e Kosovës”,
njëzëri nga deputetët
e kuvendit e proklamoi.

Më 7 shtator 1990,
në Kaçanikun legjendar,
edhe Kushtetutën
e Republikës së Kosovës e aprovoi.
Të dyja këto pastaj më 1991,
me referendumin për pavarësi,
apo më mirë të them:
me “Besën shqiptare” i mishëroi,
dhe secilin shqiptar,
ta mbajë me këtë “Besë” e obligoi.
Këtë besë edhe
”gjaku i falur e hyjnizoi”.
Institucionalizimi i shstetit tonë
me zgjedhjet plutaliste,
parlameentare dhe presidenciale,
më 1992 vazhdoi.

Në këtë mënyrë,
Republika e Kosovës, nën okupim,
në “gojë të ujkut” fnksionimin
e saj shtetëror filloi.
Çlirimin nga okupatori serb Evropë,
pa luftë, me dalog e me
mjete paqësore e proklamoi.
Ndihmën tënde dhe të aktorit,
ndërkombëtar e koërkoi,
që e drejta jonë
pa gjakderdhje të triumfoi.

Pra Evropë ku je?
Ndërgjegjen ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë,
Ti njerka ime e re!
Pse e ndave kaq keq,
Një tokë, një komb, një atdhe?!
Për shkak të kësaj ndarjeje,
Po luajnë sot me ne!



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:53 pm

XVI


Edhepse, gati një dekadë,
që kur shpallëm vetëvendosjen kaloi,
dhe, lloj-lloj forma të dhunës,
shqiptari nga serbi përjetoi.
Ndihma jote Evropë,
por edhe e të tjerëve,
deri tani mungoi.

As, Serbia deri sot, dialogun
paqësor nuk e pranoi,
sepse, kur sanksionet e luftës
të Bosnjës ia hoqe,
ky qëndrim yti, Evropë,
Serbinë e trimëroi.

Por, pos snksioneve,
edhe qëndrimet tua
në rezolutat e herëpashershme
serbin e trimëruan,
kur ti Evropë, ashtu si serbi,
në truallin tim “pakicë” më quan.

Në këtë mënyrë, tokat e mia,
që ia fale Serbisë dikur,
edhe sot me dinakëri, po ia ruan
e 95% të shqipëtarëve,
ne truallin e tyre kosovarë i ke lënë
nën thundrën serbe të okupuar.

Edhe pse e shpallëm pavarsinë,
ti Evropë, ta pranojmë një farë lloj
autonomie kerkon,
të bëhemi kushedi për të saten herë,
“kurban” për dhelpëritë
e tua insiston.

Evropë,
në kongresin e Berlinit (1878).
Në Londër, (1913),
pas luftrave grabitqare ballkanike,
Në Paris (1919)-1921),
në Konferencën e Paqes,
pas Luftës së Parë Botërore.
Në Prizren (1945), kur Serbia,
vendimet e LNÇ-së, të vulosura
në Rezlutën e Bujanit i mohoi.
Për të gjitha këto
Raste që numrova,
për qejfet tua u flijova!

Pse Evropë?
Ç’faj kam bërë?
Kujt i bëra ndonjë të keqe,
që bë truallin tim të lashtë,
kaq shumë prej teje pësova?!

Asnjë pëllëmbë tokë,
kujt nuk ia okupova,
sytë nuk ia nxora,
as këmbët, as duar,
s’ia shkurtova,
askënd nuk mjerova.
Vetëm për lirinë time,
vazhdimisht në këtë truall
lufotva.
Megjithatë, Evropë,
më flijove, më sakatove,
dhe serbit, i cili “fatin e tij”,
në fatkeqësinë time, krijoi,
që kur tokat e mia ilire
okupoi, i ndihmove.
Ndoshta, mos po ti nxjerr sytë,
mos, po ti pret veshtë, hundën,
kokën, duart e këmbët
e “organet tjera”, u frigove...!

Dikur, Evropë,
kur si të pashkollë dhe pa dije,
më dinit dhe më trajtonit,
ishte e lehtë të më flijonit,
por tani, kur në truallin tim,
dy Universitete dhe dy Akademi
Shkencash e Artesh kam,
është e pamundur,
lojëra me mua të planifikosh!
Dhe s’i të teket, të më flijosh.

Që nga 2 Korriku 1990,
ky “Brez i Republikës”,
dëftesat dhe diplomat,
me vulën
e Republikës së Kosovës
mban në gji.

Cili është ai shqiptar i shkolluar
dhe i vetëdijësuar,
që këtë “Besë” të dhënë,
në referendum, mund ta thyejë?!
Dhe për padrjetësitë e tua, Evropë
për të satën herë të bëhet fli?!

Jo, jo Evropë,
kur, një popull njëherë,
kombëtarisht vetëdijësohet,
s’ka fuqi që mund ta ndalë më,
vullnetin e tij për liri
apo, nga ky vullnet të largohet!

Tani Evropë, të lutem,
dhelpëritë e “interesat” harroi,
ato të nxijnë para meje,
se edhe un biri yt jam,
bëhu nënë e mirë,
më ndihmo pavarësinë ta gëzoj,
që edhe me mua të krenohesh.
Edhe tani po s’më ndihmove,
më paq në qafë mua dhe veten,
se nuk do të kesh më kohë as të pendohesh!

Evropë, unë jam shqiptar,
i truallit tënd, farë,
i Pellazgut dhe i Ilirit trashëgimtar,
nuk mund të qëndroj më
si rob i një shteti barbar.

Nuk ju kuptoj Evropë, dhe botë,
kur na thoni:
“Nën një kulm,
me shtetin serb duhet të jetoni”.
Vallë, a është e mundur që ju,
ti keni harruar:
të gjitha skenaret, elaboratet,
e memorandumet, të cilat kokat
naciste serbe: Garashanini,
Cfijiqi, Xhorxheviqi, Çubrilloviqi,
“nobelist” Andriqi, Aademia
e Shekncave dhe e Arteve të Serbisë,
e sa e sa të tjerë,
për zhdukjen e popullit shqiptar,
njërin ndër më të lashtit në Evropë,
ndoshta edhe në botë, përpiluan –
a ëstë e mundur, pra
që të gjitha këto “tmerre”
ti harroni?!

Në anën tjetër,
asnjë “fjali”
për “zhdukjen e serbëve”
të “shkruar”
nga shqiptarët nuk mund të gjeni,
tërë historinë tonë po ta gjurmoni!

Përse Evropë,
me atë që gjatë
gjithë historinë e tij,
skenar për zhdukjen time
hartoi, të jetojë kërkon?!
Cili interes të shtyn,
që vazhdimisht të më bësh,
“Kurban”, çfarë të shtrëngon?!
Mos vallë, krenohesh
Kur gënjashtërat,
e regjimeve serbe mbron?
Kur e di fare mirë se Serbia
Pos dhunës dhe armës, asnjë
argument tjetër për truallin tim,
Kosovën, nuk disponon!

Ne shqiptarët, serbin,
që kur kaloi Karpatet
dhe trojet tona
shkeli si okupator
gjithnjë e trajtojmë dhe veten të robëruar
nga serbi, si koloni të fundit
në zemrën tënde,
Evropë, e konsiderojmë.
Prnadaj prej tij dhe prej jush
shtëpinë e okupuar,
të na lëshojnë ërkojmë,
dhe në fqinjësi të mirë,
si popuj të civilizuar të jetojmë.

Ky truall i Dardanisë ilire,
Kurrë djep as“tokë e shejtë,
as “Jerusalem” i Sebisë nuk ka qenë.
Por pellazgo-iliro-shqiptare
që kur nxen dielli, dem-baba-dem.

Ato kisha dhe manastire,
që Kosovën zbukurojnë,
vet ne shqiptarët kur
ishim të krishterë i ndërtuam.
Dhe deri sa kaluam në Islam,
nga ato kisha e manastire,
si ortodoksë e katolikë shqiptarë
lutje Zoitit ia drejtuam.

Natyrisht, edhe ndonjë kishë,
të “Nemanitëve” kur ramë
nën okupimin e parë serb,
në shek.XIII-XVI, ndërtuam.
Si të krishterë që ishim, ato kisha,
edhe ne i shfrytëzuam.
Dikush me “hatër” e shumica me dhunë.

Duhet ta dish edhe vetë Evropë,
se islamizmi i këtyre torjeve,
pas Luftës së Kosovës (1389),
shumë kohë vazhdoi,
dhe aty ka fundi i shek.XIX,
dhe fillimi i shek.XX
më 28 Nëntor 1912 përfundoi.

Por edhe robëria osmane,
e cila nga fundi i shek. XVI
e deri në fillim të shek.XX,
në shpatullat e te dy palëve rëndoi.
Deri sa më në fund,
pas 500 vjet robërie,
Perandoria Osmane uli bishtin,
dhe andej nga erdhi, shkoi.

Por tani, Kosovën,
popullsia shqiptare,
e islamizuar e mbizotëroi.
Pakica serbe, kishat tona i trashëgoi.
Ndërsa popullsia shqiptare katolike,
kishat e veta përsëri i “adaptoi”.
secili ti falet Zotit,
në mënyrën e vet vazhdoi.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:54 pm

XVII


Ti mirë e di Evropë,

Megjithatë po ta përkujtoj,
edhe okupatori turk,
gjatë atyre 500 vjetëve,
në të gjitha qytetet e ballkanit,
shumë xhami e kisha ndërtoi.
Udhëpërshkuresi turk Evlia Çelebiu,
qysh në shek.XVII, vetëm në Beograd,
49 xhami ndërtoi.
A s’paska të drejtë Turqia, pra Evropë,
që aty ku kanë ngritur xhami,
“Tokë të shenjtë”
të sajën të konsiderojë?!

Deri kur Evropë,
regjimet gënjeshtare ekuazi,
shkencëtarë serbë,
për kishat “serbe” në Kosovë,
do të të vënë në lojë?!
Me gënjeshtërat e vazhdueshme,
Të kanë bindur se toponimet,
antroponimet në Kosovë,
të gjuhës serbe janë.
Ndoshta, për këtë arsye ti Evropë,
mendon se të drejtë
në këtë tokë kanë.

Nëse është kështu atëherë
Serbia trojet e veta,
le ti shikojë,
në vetë Beogradin, rrugët,
sheshet, parqet, emrat:
Kalemegdan, Tashmajdan,
Surqin, Haraburmë, Terazi,
e shumë emra të tjerë në gjuhën turke janë.

Evropë, të gjitha ato xhami të Beogradit,
dhe të gjitha qyteteve
të tjera të Serbisë
të cilat i përmend Çelebiu,
serbët rrënuar i kanë.

Ndërsa, kishat dhe manastiret
e bukura ortodokse,
të cilat mjeshtërat,
iliro-shqiptare ndërtuar i kanë,
edhe me jetë i ka mbrojtur shqiptari fisnik,
gjurmët e të parëve, në pragjet e tyre vazhdimisht
në kujtesë i ka ruajtur shqiptari islamik,
përkatësinë e krushterë të gjyshërve,
stërgjyshërve të tij, kështu i kanë nderuar,
e mbrojtur njerëzisht.

Kur shqiptarët, gjatë 500 viteve,
të okupatorit osman,
në islam kaluan,
serbët e paktë dhe shqiptarët e skizmatizuar,
në kishat tona ortodokse pa pengesa,
ti luten Zotit vazhduan.
Nga shqiptarët katolikë dhe islamikë u nderuan,
dhe asnjë të keqe për shkak të fesë kurrë nuk pësuan.

Edhe sot, të gjithë serbët
që në Kosovë duan të jetojnë,
këto kisha e të gjitha,
të drejtat njerëzore,
do ti gëzojnë.
Por, kjo vlen për ata që,
në emër të kolonizimit serb,
tokat e etërve tanë shfrytëzojnë
e me krime ndaj shqiptarëve,
veten e tyre e mëkatojnë.
Të gjithë ata serbë,
që në Kosovë duan njerëzisht,
e në paqe jetën ta vazhdojnë,
si qytetarë të barabartë,
dhe të nderuar do ti trajtojë.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:57 pm

XVIII


Me rezisencën paqësore, Evropë,
tetë vite plot ankth kaluam;
shumë shqiptarë u vranë, u burgosën,
dhe lloj-lloj torturash, përndjekjesh,
barbarizmash e masakrash përjetuam.

Thonë, çdo durim e dhunë ka kufij
dhe “dy duar janë për një kokë”,
prandaj u përhap fjala se dhuna serbe
Kosovën nxiti dhe UÇK-në
(Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës), krijoi
e cila nga dhunuesi serb
këtë Tokë, do ta mbrojë.

Por, propaganda serbe e tërë makineria e saj,
këtë UÇK-ë si “grup terrorist” shqiptar,
para batës e prezantoi,
dhe, si shkas për ta shtuar shkallën e dhunës
ndaj Kosovës këtë shpifje e shfrytëzoi.

Më në fund, që nga 28 Shkurti,
e deri më sot, 8 Mars 1998,
kur nga zemra e plastë, po i radhis këto fjalë,
policia serbe dhe njësitë speciale të saj,
me tërë arsenlin luftarak
Drenicën heroike e sulmuan,
dhe mbi 80 viktima, Evropë,
fëmijë, pleq e plaka, djem e vajza,
burra e gra (edhe shtatzëna)
në shtëpitë e tyre të pambrojtur,
e në gjumë, barbarisht i likuiduan.

Me propagandën e tyre gënjeshtare,
se po i likuidonin “terrositët” shqiptarë,
në ërë botën lajmin lansuan!
Ti, Evropë, me shtetet e tua
këtë gënjeshtër e besuat
dhe zellin e vendosmërinë
për të vrarë fshatarët shqiptarë,
në shtëpitë e tyre, në gjumë,
Serbisë ia shtuat.

Këto gënjeshtra,
logjika e shëndoshë nuk i pranon.
Cili njeri normal mund të besojë,
se “terroristi”, katër policië serbë vret
dhe i ndjekur nga forcat tjera policore,
në gjirin e familjes së tij shumantarëshe,
të luftojë kundër policëve shkon?
Asnjë “terrorist” familjen e vet,
në këtë mënrë, nuk rrezikon.

Regjimi serb, me murtajë, helikopterë,
tanke, raketa e topa, shtëpitë e
shumë fshatrave sulmoi.
Njerëz të pafajshëm vrau
dhe legje të tëra, në gërmadha
e shkrumb e hi i shndërroi.
Vetëm familjes Jashari,
nga Prekazi i Poshtëm,
mbi 50 anëtarë, gra, pleq
e fëmijë ia masakroi!

Dhjetë anëtarë të familjes
Ahmeti nga Likoshani,
dhe dy mysafirë, pasi u dorëzuan,
i morën dhe pa gjyq
në mënyrën më barbare,
duke jua nxjerrë stë e duke
jua prerë duart i ekzekutuan.

Disa ditë kufomat e shpërndara
nëpër oborre e ara, t’i mblidhnin
e t’i varrosnin nuk lejuan.

As ekipeve humanitare dhe
Kryqit të Kuq Ndërkombëtar,
t’u vijë njerëzve në ndihmë
me ushqim, nuk ju mundësuan...

Grupi i parë prej 24 të masakruarve,
dy ditë pas krimit, edhepse të gjitha
rrugët bllokuan, në prezencën
e 2-3 qind mijë njerëzve,
mes Lokoshanit e Qirezit më
3 Mars 1998 në varre u lëshuan.

Grupi i dytë prej 53 të masakruarve,
disa dtë pas vrasjes policët,
larg sve të opinionit, natën i groposën.
Të nesërmën një grup drenicakësh,
zhvarrosën kufomat, dhe sipas,
zakoneve shqiptare i rivarrosën.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 11:57 pm

Thonë se ende ka kufoma të djegura,
të pazbuluara, se edne del zypi,
nga fshatrat e djegura dhe nga
shtëpitë e shkrumbuara.
Mbi 100 gra me fëmijë të tyre
mbahen nën arrest në një shtëpi,
pa bukë e pa unë të ngujuara.
Të gjith fshatrat e Drenicës,
janë totalisht të bllokuara.

Me mijëra fshatarë, shtëpitë e tyre,
i kanë braktissur, nëpër Kosovë,
nëpër miq, por edhe në Maqedoni,
Shqipëri e Mal të Zi, janë arratisur.

Situata në Kosovë, “pikës së vlimit”,
çdo ditë e më tepër po i afrohet,
nga vrasjet e njerëzve të pafajshëm,
nga terrori shtetëror serb,
që çdo ditë e më tepër po shtohet.

Ti, Evropë e botë, tani për
zgjidhjen e çështjes së Kosovës,
po konsultoheni me vonesë,
dhe në vend se tragjedinë, të ndaloni,
në këto troje me urgjencë.
Ju pa kkrijuar kushtet e barabarta,
të fillojë “dialogu”,
Beorgrad – Prishtinë kërkoni!

Dhe si mund t bëhet dialogu,
në mes tytave të topave,
varreve të posahapura,
fshatrave të rrethuara e të rrënuara,
shtëpive që ende tymon,
fare nuk mendoi.
Apo me sjellje të tillë përsëri,
barbarit serb, nga frika e rusit,
doni t’i ndihmoni?

Është e vërtetë, që ne,
rezistencën paqësore e repektojmë,
në vend të luftës dialog
të barabartë kërkojmë.
Por, për dialog të dy palët,
duhet të jenë të lirë dhe të barabartë
që vërtet, “pa kushte”, ta fillojnë.
Ne, luftë frontale nuk kemi bërë,
që tani konditat e paqes t’i shtrojmë.

Ne, asgjë më shumë nuk kërkojmë,
vetëm se, pavarësinë e shpallur,
me paqe e mirëkuptim ta realizojmë,
pa qenë nevoja, për një të drejtë legjitime,
të cilën e kishim dhe na takon të luftojmë.

Është njerëzore të ndahemi si miq,
si miq e fqinj, në harmoni,
mijëra vjet të jetojmë.
Po vepruam kështu, gjeneratat e sotme
dhe ato që vijnë pas nnesh
do të na bekojnë.

Unë, ty, o serb, edhe pse
shumë të zeza më solle,
nuk të urrej, jam në gjendje
të të toleroj, por si okupues
të tokës mëmë dhe si dhunues
më, në këtë truall, nuk të duroj!

Pra, Evropë, nëse serbi,
që më mban shekuj të okupuar
e edhe tani më mban të rrethuar
dhe më masakron,
kushtet për dialog nuk i krijon,
le të më vrasë si vrau Drenicën,
se shqiptari përtej shtëpisë së vet
s’ka se ku shkon!

Por, një ditë prej ditësh,
durimit tim fundi i kalon!
S’paska më vështirë se ai,
që ushtron terrorin,
për terrorizëm të akuzon.

Pra, Evropë, ku je?
Ndërgjegjën ku e ke?
Ti nëna ime e lashtë,
Ti njerka ime e re!
Pse e ndave cop-copë,
Një tokë, një komb, një atdhe?!
Lejon, që në truallin tënd
Barbarisht të luajnë me ne?

Ti fare mirë e di Evropë,
se shqiptari terrorin ndaj askujt,
kurrë nuk ka ushtruar,
por vetëm për të mbrojtur veten
me armë e pa armë,
gjithëmonë burrrisht ka luftuar.

Azem Galica me Shotën,
qindra xjandarë serb i kanë turpëruar.
Sa herë janë rrethuar,
gjithënjë rrethin e kanë çarë,
dhe nga ngujimi, pa therrë në këmbë,
gjithmonë kanë shpëtuar,
edhe pse pos pushkës
(siç mund ta ketë tani edhe UÇK-ja)
asnjë armë tjetër nuk ju ka qëlluar.

Në, Drenicë, policia i vrau
familjarët e shkretë,
që mbronin pragun e shtëpisë së vet,
se këtë traditë e kanë
nga Ahmet Delia “amanetet”,
i cili këtë me të birin,
me një sëpatë e një pushkë
të rrëmbyer, nga armiqtë e vet,
në kohën e mbretërisë jugosllave,
po në Prekaz, dke mbrojtur
shtëpinë e fqiut të vet,
tetë xhandarë të armatosur i vret!

Ti Evropë, rri anash,
pra, dhe viktimat numëro,
e pastaj në “Hagë”,
kriminelët “gjyko”!
Por, atëherë do të jetë, shumë vonë,
mos harro!!

Evropë!
Për hatër të Atit, të Birit
e të Shpirtit Shenjtë
mos u beso gënjeshtarëve të regjimit serb,
por zbuloje të vërtetën sa më shpejt.
Laje sadopak borxhin dhe ndërgjegjen
se, për të gjitha vuajtjet e mia,
fajtore je evetë.

Pastroje ndërgjegjën, Evropë,
që në gjirin tënd të jetojmë
në Evropën e bashkuar.
Rendin e Ri shoqëror
të gjithë tok, ta krijojmë
lirinë e lumturinë ddke e gëzuar.

Pse Evropë, duke e pasur nënën time
me njerkën më detyrove
dhe më detyron për të jetuar,
kur vetë vëlleërit sllavë të një gjuhe
e gjaku, nga serbi u ndaanë
e pavrësitë e tyre i kanë realizuar?!

Nëse ndonjëherë kjo botë e padrejtë,
do të thirret në ndërgjegje e njerëzi,
për “ndërgjegjen” dhe “njerëzinë” tënde,
Evropë, (po nuk u përmirësove)
do të flitet e shkruhet zi e më zi!!

Pastroje ndërgjegjen Evropë,
sa ende ke mundësi,
popullin e ndarë shqiptar
bashkoje përsëri.

Pse Evropë?
Me ata që nuk i kam,
as në gjak e as në farë,
nën një kulm me ta
më shtynë të rri?!

Pse? Pse? Pse?
Psenë fare nuk e di!!
E di që jam shqiptar
I truallit tënd farë,
I Pellazgut dhe ilirit
trashëgimtar.

Pra, Evropë ku je?
Ndërgjegjën ku e ke?
Ti nëna me e lashtë,
Pranoje birin tënd
Jo më si njerkë,
Por si nënë ike e re!
Se më ke në gji
Dhe çare pa më dashur nuk ke!

Gjakovë, më 28 shkurt deri më 8 mars 1998
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?! Empty Re: Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi