Ramiz Dërmaku:VARGJE TË MBUJTURA ME ZËRIN E LIRISË DHE NDËRGJEGJEN E KOMBIT
Faqja 1 e 1

VARGJE TË MBUJTURA ME ZËRIN E LIRISË DHE NDËRGJEGJEN E KOMBIT
Poezitë e Neki Lulajt kanë forcë dhe vrull të madh. Fjala e tij i ndez zemrat e lexuesisit, nxit ëndërrat e tyre. Është zëri i lirisë që e përshkon dhe e bën të hyjë në ndërgjegjën e kombit. Këto vargje flasin qartë për nivelin e lartë intelektual e poetik. Penat si ai i duhen kombit dhe Atdheut.
Ramiz Dërmaku
Ja disa fjalë lidhur me librin e krijuesit, intelektualit, poetit dhe atdhetarit, zt. Neki Lulaj!Të shkruash për Dardaninë e autorit dhe poetit të Rilindjes sonë kombëtare bashkëkohore, do të thotë të jesh i nderuar dhe i respektuar, siç është edhe autori librit. Nuk po e them këtë nga simpatia që kam ndaj tij, por i shtyrë nga kontributi permanent që ka dhënë ndaj çështjes kombëtare dhe Atdheut.Ditë më parë isha duke u përgatitur të shkoja në punë. Papritmas cingërroi telefoni. Mora receptorin dhe hapa lidhjen, dëgjova një zë burri, zotërues i një fjalori të pastër të gjuhës shqipe. Pasi u prezentua, shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse e vëllazërore. Unë kërkova nga Nekiu të më tregojë shkakun thirrjes, pasi unë pas pak minutash duhej të shkoja në punë. Nekiu kërkoi adresën time që të ma dërgojë librin e tij të freskët "Dardania ime". Dhe pas 24 orësh libri arriti tek unë. Vëllimi i tij është një përkushtim lirik me preokupime nga e përgjithshmja deri tek e veçanta. Poezia e sotme shqipe për çdo ditë po marshon me hapa gjigantë e të sigurtë drejt sukseseve. Kalimin cilësor të poezisë së sotme nga një poezi deklarative me tematikë jo të pasur dhe strukturë uniforme po kalon në një faze të re të poezisë më të pasur, si nga motivet e llojllojshme, poashtu edhe nga mënyra e të shprehurit. Këtë e kushtëzoi paraqitja natyrave të fuqishme krijuese moderne, individuale e poetëve Ismajl Kadare, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Dritëro Agolli, Din Mehmeti, Sali Bashota, e së fundi këtyre iu bashkua edhe intelektuali, poeti dhe atdhetari Neki Lulaj.
Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë, aktivitetin atdhetar e patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë. Ata me guximin, vendosmërinë e dashurinë e madhe që kishin ndaj kauzës nacionale, dhe duke e ditur rëndësinë e shkrimit, krijuan edhe në kohën kur shqiptari, për një fjalë goje dënohej me vite te tëra. Amanetin e intelektualëve e rilindësëve tanë me shumë sakrifica e vendosmëri e guxim po e realizojnë shumë pena të njohura, si në trojet etnike, poashtu edhe në diasporë. Në mesin e këtyre intelektualëve që jetojnë e veprojnë në diasporë, padyshim duhet cekur edhe poetin dhe atdhetarin e Rilindjes së ditëve tona, zt. Neki Lulaj, pastaj krijues tjerë si Baki Ymeri, Engjëll Koliqi, Nurije Nuhiu, Shaban Cakolli, Pal Sokoli, Alma Papamihali, Sadik Krasniqi, Arif Molliqi, Liman Zogaj, Xhevat Muqaku, Deshnim Hebibi etj . Autori i librit, zt. Neki Lulaj, duke u ndeshur me jetën e vështirë në gurbet, me mallin e mërzinë që ndiente ndaj atdheut, vendosi që të gjitha ato t'i shkruajë në fletore, sepse duke i shkruar, siç duket, ai shuante mallin dhe komunikonte me familjen dhe Atdheun. Kështusoj, autori edhe më tepër do të motivohet për të shkruar, kur shihte lirinë që gëzonte populli gjerman, e ndjente dhembje të thellë për popullin shqiptar i cili jetonte në robëri.
Neki Lulaj është një poet i kalibrit të lartë i kohës sonë bashkëkohore. Ky u ngjan rilindasëve tanë, ky shkruan ate që e prokupon, ate çka e mundon, shkruan ate që duhet shkruar, për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me realitetin në të cilin kalonte Kosova. Poezitë e Nekiut kanë forcë dhe vrull të madh. Fjala e tij i ndez zemrat e lexuesisit/popullit, nxit ëndërrat e tyre. Është zëri i lirisë që e përshkon dhe e bën të hyjë në ndërgjegjën e kombit. Dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme, që rrjedh që nga fëmijëria e tij kur babai Halili, i spjegonte për historinë e popullit shqiptar. Kjo dëshirë hyri në kokën e Nekiut, siç kishte hyrë edhe vetë jeta e tij. Motivi kryesor që e preokupon poetin është: Ja të vdesim ja të rrojmë për liri! Ky është një motiv i revoltës shpirtërore dhe i kryengritjes së popullit dhe çlirimin e tij nga pushtuesi. Autori I Dardanisë sime, duke i parë padrejtësitë që i bëheshin e po i bëhen edhe sot popullit shqiptar, në kokën/mendjen e tij mbretëronte vetëm një fjalë, e ajo është fjala Liri. Në punën e Neki Lulajt, ndjenja e lirisë çfaqet e gjithëpushtueshme e thellë, e butë, dhe shpeshë gjymimtare, e sertë dhe drithëruese, dhe përherë e pashtershme, edhe kur punon për Atdheun. Si ilustrim po citojmë vargjet e tij: “Hej Lokja ime Dardane/ kush të shëmtoi kështu?/ Tokë e kulla kush t'i dogji?/ Oxhaqe e burra qëndrese,/ Shkolla e çerdhe pa fëmijë?/ Strofulla zogjësh në vetmi.”
Nga këto vargje të shkrura nga dora e zemra e poetit, tregojnë qartë se poeti shpirtërisht e ka përjetuar luftën dhe së bashku me popullin ka ndarë dhembjen. Poeti e kuptoi herët se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë dhe ky vendosi t'i bëjë një rezistencë pushtuesit serb. Ky motiv i Nekiut në vargjet e tij tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur ai kriojon tabllonë e zymtë dhe të frikësuar, kur në mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërishtë robërinë nga tërë kjo mund të konkludojmë se “Pa lirinë njeriu s'rron:” Neki Lulaj është patriot i lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut. Kur shqetësimi i poetit bëhet më i madh e më i mprehtë, dhembja për humbjen e lirisë merr përmasa mbinjerëzore, autori revoltohet dhe largohet nga atdheu/Kosova. Tek poeti guximi fisnik i mendimit dhe fryma patriotike nuk do të shuhen kurrë. Pra, me plotë të drejtë mund të themi se intelektuali, krijuesi dhe poeti Neki Lulaj, është ndër penat më të zgjuara në Kosovë, në trojet etnike shqiptare dhe në Diasporë, një burim i pashterrshëm energjishë krijuese, siç thekson një mik i tij, një vullkan i pashuar sentimentesh morale dhe patriotike. Ai thot shkurt e shqip: Kosova është Dardania e zemrës sonë, shkëmb graniti me Shipkovicën tejmatanë Prizrenit, me Drenicën në Zemër dhe me Mitrivicën në veri, atje ku shqipja nis e fluturon.
Për poetin Neki Lulaj, nuk ka nevojë të flasim. Këto vargje flasin vetë dhe qartë për nivelin e tij të lartë intelektual dhe poetik. Nuk është fjala për simpatinë që kam ndaj tij, por i shtyrë nga kontributi permanent që ka dhënë ndaj çështjes kombëtare dhe Atdheut. “Penat si ju i duhën kombit e Atdheut!” Kështu shkruan në komentin e tij atdhetari e gazetari, ish i burgosuri politik dhe njohësi i mirë i gjendjes aktuale, Idriz Zeqiraj. Poeti Neki Lulaj tani e ka konsoliduar personalitetin e tij si krijues dhe publicist. Poezia ka qenë dhe mbetet si hobi i tij artistik. Në krijimet e tijj zotërojnë temat historike, përkatësisht personazhet që kanë që kanë hyrë në historinë tonë më të re. Autori në vargjet e tij na shkruan edhe për historinë e Kosovës, duke e paraqitur ate here të përgjakur dhe herë të bekuar. Dr. Ibrahim Rugova sipas autorit është ikonë e kombit, strateg i diplomacisë dhe arkitekt i pavarësisë. Nekiu me mjaft sukses e përmbyll me vargjet mjaft domethënëse: "Eshtrat e patriotëve i bëmë shtiza flamuri, dhe heshta të mprehta që luftuan me barbarë.”
Autori nuk e harroi as Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i harroi as kokat më të afta dhe formuesit e bërthamave të para të UÇK-ës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, Ministrin e parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemën, Sali Çekun, Agim Ramadanin. Shkruajti për bjeshkët tona të larta, për natyrën dhe pasuritë natyrore, për luftën që bëri UÇK-ës, për dëshmorët e saj: Ahmet Krasniqin, Tahir Zemën, Agim Çelaj, Salih Çekun, Agim Ramadanin, komandant Drinin, Xhemajl Mustafën, Bardhyl Ajetin..., për të persekutuarit, për të martirizuarit, por edhe për sakrificat dhe sukseset e tyre. Shkroi edhe për të humburit, të pagjeturit Shkroi po çka nuk shkroi! Shkroi edhe për kriminelët, bajraktaristët, karrieristët, enveristët, marksistët, butakët, sahanlëpirsit, tradhëtarët, gënjeshtarët, kuislingët. Shkroi edhe për artistët, edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, dhunimet, helmimet, vrasjet. Por nuk harroi të shkruajë edhe për anët pozitive dhe sukseset të cilat na shpien drejt çlirimit e ndërtmit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Në fund i themi: Të lumtë dora e pena! Të priftë e mbara dhe shëndeti, o Neki Lulaj, ty dhe mbarë familjes sate!
(2 shtator 2011, Weingarten-Gjermani)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramiz Dërmaku:MUNGESA E LIRISË DHE OPTIMIZMI SHQIPTAR
» Ramiz Dërmaku:MUNGESËN E LIRISË – SI DHEMBJE PËR FATIN E POPULLIT
» Ramiz Dërmaku:KOSOVA, TAHIR ZEMAJ DHE KORBAT E KOMBIT
» Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
» Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi