Çfarë diskriminimi: Kryetari i Malishevës thotë se një invalid s’mund të jetë Nënkryetar komune

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, po deklarohet hapur se një invalid, i cili ecë me karrocë, s’mund të jetë Nënkryetar komune.
Ai nuk po e pranon në pozitën e Nënkryetarit invalidin Fetah Rudi, ndaj të cilit ishte bërë një atentat në vitin 2000.
Sidoqoftë, Ragip Begaj po thotë se Rudi në këtë gjendje s’mund të kryej punën si duhet.
“Për shkak të problemeve shëndetësore Fetahu nuk mund ta ushtroj funksionin e nënkryetarit”,ka thënë Kryetari i Malisheves, Ragip Begaj.
Madje, Kryetari i Malishevës ka thënë se me LDK’në janë marrë vesh që të mos propozohet Fetah Rudi për pozitën e Nënkryetarit.
“LDK-ja e ka shkelur marrëveshjen që kishim për koalicion, marrëveshja ka qenë që Fetah Rudi të sistemohet diku tjetër, ndërkaq për nënkryetar të propozophet dikush tjetër i LDK-së dhe ata na e sollën Fetahun si propozim”, ka theksuar Begaj.
“Unë nuk kam asgjë kundër Fetahut në asnjë aspekt por prap mendoj se ai për shkaqe shëndetësore nuk mundet me e krye punën e nënkryetarit të komunës”, ka qenë këmbëngulës Begaj.
Ndërkohë, Kryetari i Komunës ka shkuar edhe më larg, duke e diskriminuar invalidin Fetahu, duke thënë se ka edhe në Gjermani invalid që mbajnë pozita udhëheqëse, veçse atje janë kushtet tjera.
“Atje është Gjermani, kushte të tjera janë atje, personat me aftësi të kufizuara i kanë kushtet për çasje në çdo objekt e zyre”, ka shtuar ai, për portalionline.
Kryetari i degës së LDK-së, i zgjedhur tash së voni në këtë post, Sami Kafegjolli, ka thënë për “Online” se edhe atij dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së kryetari Begaj u ka thënë se “Fetahu nuk mund ta ushtrojë atë funksion dhe se LDK e ka shkelur marrëveshjen”.
“Për neve Fetah Rudi është nënkryetar komune, ai i ka fituar votat”, ka thënë Kafegjolli.
Por Kafegjolli duke parë kundërshtimin e kryetarit të Malishevës ka kërkuar një zgjidhje.
Vet Fetah Rudi, i kontaktuar nga “Online” ka deklaruar se nuk ka patur asnjë shkelje të marrëveshjes nga ana e LDK-së.
“Nuk ka pas marrëveshje të veqantë për mua”, ka theksuar ai. Rudi ka deklaruar se nuk ka pengesa që mund ta ndalojnë atë të ushtrojë funksionin e nënkryetarit.
“Pse jam në karrocë, të gjitha punët mundem me i krye dhe nuk më pengon kjo, unë jam që 15 vjet në karrocë”, ka theksuar Rudi.
“Unë po e pres vetëm realizimin e marrëveshjes, ky është vendim i kryesisë së LDK dhe duhet të zbatohet”, është shprehur Rudi.
Rastet e politikanëve në botë që kanë ushtruar funksione nga karroca e invalidit
Wolfgang Schauble, ministër i financave në Gjermani, më heret ministër i punëve të brendshme. Ka qenë edhe kryetar i CDU-së. Është përdorues karroce të invalidit që nga viti 1990 pas një atentati. Nga viti 1984 deri më 1991 ai ishte anëtar i kabinetit të Helmut Kohl. Së pari ishte ministër federal i çështjeve të veqanta dhe shef i zyrës, pastaj ministër federal i brendshëm. Mes viteve 1991 dhe 2000 ai ishte kryetar i CDU-së, partisë më të fuqishme gjermane. Ai ka shërbyer përsëri si ministër federal i brendshëm në kabinetin e parë të kancelares Merkel nga 2005 deri më 2009. Sërish më 2009 Merkel ia ka besuar postin e ministrit, tani atë të financave. Atëherë 67 vjeçar ai ishte ministri më i moshuar dhe me shërbimin më të gjatë në parlament në historinë e Republikës Federale Gjermane. Ai ishte gjithashtu njëri nga 7 ministrat e Kabinetit paraprak të Merkelit që kishin mbetur në fuqi. Më 2014 “Wall Street Journal” e ka quajtur Schaublen “personin e dytë më të fuqishëm në Gjermani, pas Angela Merkelit”.
Por ka edhe plotë raste të tjera të politikanëve në botë që kanë ushtruar funksione të rëndësishme duke qenë përdorues të karrocës së invalidit.
Në Australi Graham Edwards, ka qenë deputet i parlamentit ndonëse i kishte humbur të dy këmbët në luftën e Vietnamit. Iliesa Delana, nga Fiji ka qenë deputet dhe asistent i Ministrit për Rini dhe Sport që nga viti 2014, i ka të amputuara të dy këmbët qysh si fëmijë. Karpal Singh, deputet i Parlamentit të Malajzisë, përdorues karroce pas një aksidenti, me probleme neurologjike edhe në krahun e tij të djathtë. Në Norvegji ka qenë ministër i Mjedisit Guro Fjellanger, përdorues i karrocës së invalidit. Edhe deputeti nga ky shtet Tove Linnea Brandvik, ka qenë përdorues karroce për shkak të një sëmundje neuromuskulare. Në Ishujt Solomon ka qenë Martin Magga i cili kishte mbetur në karrocë invalidi pas një sëmundjeje të rëndë më 2009 derisa shërbente si ministër i Shëndetësisë. Ai ka dhënë dorëheqje nga Kabineti, por e ka ruajtur vendin e tij në parlament në zgjedhjet e përgjithshme 2010. Shërbeu si deputet, në karrocë invalidi deri në vdekjen e tij më 2014. Në Sri Lanka Senarath Attanayake, ka qenë përfaqësuesi i parë i zgjedhur me aftësi të kufizuara në këtë shtet. Ai ka qenë ministër i Bujqësisë. Ishte edhe personi i parë me aftësi të kufizuara që u bë avokat në Sri Lankë. Ai ishte në varësi të plotë nga karroca e invalidit për shkak të një infektimi që në moshën 2 vjeçare. Në Britani, Anne Begg, ka qenë deputete nga viti 1997-2015, ndonëse ishte përdoruese e karrocës. Edhe në SHBA janë disa raste të tilla. Tammy Duckworth, kongresiste nga Illinois, i ka humbi të dy këmbët e saj dhe ka dëmtuara krahun e saj për shkak të një sulmi me raketë në luftën e Irakut. Max Cleland, ish senatori amerikan nga Gjeorgjia, ka qenë invalidë i shumëfishtë, i ka patur të paralizuara të dyja këmbët dhe një krah, për shkak të një shpërthimi në Luftën e Vietnamit. John Seainson, ish-Guvernatori i Miçiganit, poashtu i kishte humbur të dy këmbët për shkak të një minë tokësore në Luftën e Dytë Botërore por kjo nuk e ka penguar që ai të jetë guvernator. Në botë ka edhe plotë raste të politikanëve që me aftësi të tjera të kufizuara kanë ushtruar funksione të larta shtetërore të nivelit qendror.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj nuk po e pranon për Nënkryetari një person i cili lëviz me karrocë të invalidëve. Begaj e ka quajtur Fetah Rudin person që s’mund të mbajë pozitën e Nënkryetarit për shkak të problemeve shëndetësore. Në këtë mënyrë, Kryetari i Malishevës ka bërë diskriminim të hapur ndaj një invalidi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!
» Ja çfarë thotë BIK-u për imamët e arrestuar
» Ja çfarë thotë Anita për arrestimin e Ramushit
» Ja çfarë thotë Dr. Pali për Albulena Haxhiun
» Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi